Babai punëson njerëz që t’i vrasin birin... në lojën video

7 Janar 2013, 20:22Lifestyle TEMA

Një burrë në Kinë ka punësuar disa ‘vrasës’ virtualë që të gjurmonin dhe të vrisnin avatar-in e të birit në video- lojëra.

Lajmin e bëjnë të ditura mediat lokale që thonë se zoti Feng kishte punësuar të rinjtë që të ‘vrisnin’ të birin 23- vjeçar, që shpenzonte shumë kohë duke luajtur online.

Ai shpresonte se këto veprime do të ndikonin që ai të mos luante më kaq shumë.

Biri i tij vazhdimisht pyeste lojtarët se përse e gjurmojnë kaq shumë.

Mësohet se baba e bir janë pajtuar pas zënkës për këtë ngjarje, por një ekspert thotë se një veprim i tillë nuk është se do ndikojë shumë në shkëputjen e të birit nga loja online.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje