Një britanik, që fitoi në llotari plot 148 milion sterlina, e ka mbyllur më në fund dyqanin e tij të muzikës.
Adrian Bayford, baba i dy fëmijëve, pati dalë në punë në dyqan pavarësisht shumës gjigande që kishte fituar. Ai tha se i pëlqente shumë puna që bënte, ndaj kishte rifilluar të shiste.
Por pak muaj më vonë, ai e ka mbyllur dyqanin, duke thënë se ia kishin nxirë jetën njerëzit që i kërkonin para.
Të gjithë mallin që kishte në dyqan e ka nxjerrë në shitje me çmime të ulura dhe tani ai është mbyllur.
Megjithatë ai ka lënë një pusullë në dritare ku shkruan se do rifillojë një biznes të ri, sërish duke shitur e riparuar mjete muzikore.
Kur fitoi llotarinë, ai hyri automatikisht në listën e më të pasurve në Britani. Ai ka blerë një vilë prej 6 milion sterlina, ndërsa udhëtimin e parë e ka bërë në Skoci me një avion personal.