Nga Rusia me shumë dashuri (FOTO)

6 Janar 2013, 20:02Lifestyle TEMA
Nga Rusia me shumë dashuri (FOTO)

Aktori Gerard Depardieu i dha lamtumirën e tij Francës, ndërsa u prit në Rusi nga presidenti Vladimir Putin, që i dorëzoi personalisht pasaportën e re ruse.

Depardieu u largua nga vendi i tij pasi qeveria ka vendosur që të taksojë me 75 përqind ata që fitojnë mbi 1 milion euro. Kurse në Rusi ai do gjejë një taksë të sheshtë prej 13 përqind për të ardhurat personale.

Depardieu, që ka bërë mbi 150 filma, është një figurë popullore në Rusi, ku është shfaqur në disa reklama, ndërkohë që ka bërë në vitin 2011 një film për Rasputinin.

Depardieu deklaroi para largimit nga Franca se ai ka nisur që të punojë që 14 vjeç si magazinier dhe gjithmonë i ka paguar taksat.

Përgjatë 45 viteve, ai thotë se ka paguar 145 milion euro në taksa, ndërkohë që sot punëson 80 njerëz.

23 komente në “Nga Rusia me shumë dashuri (FOTO)”

  1. Tironci Lugano says:

    Se ka pasur te lehte te largohet.Por kur te marrin gjithe ato para nuk mendohet dy here.

      1. Kulla bjeshkve says:

        Z.Deda,,nje pyetje kisha,,,mos je ish gazetari per ekonomin te gazeta Zeri i Popullit…..

        1. Dede Kola, New York says:

          @ Kulla bjeshkve
          Jo bre, nuk kam punue kurr gazetar i zanit te popllit

    1. Argita_B says:

      Fiton 8 mije euro dita, iken se si pelqen te paguaje taksa!! Nje cope pijaneci i degraduar qe nje hère thote se ka qene familje komunistash´ me pas del ne krah te Sarkozy, me pas te dktatorit te ouzbekistanit, e me pas braktis vendin qe e ngriti ne piedestal per pune parash!
      Nje njeriu qe nuk i kercet as kur i vdes djali..Depardieu eshte karikature e Frances.

  2. plaku says:

    Kam mendimin se, ne Rusi do paguaje me pak taksa por ama nuk do kete ate nivel jetese nga pikpamja e kultures, miqve, atdheut, etj.
    Nuk e di ne se ja vlente kjo qe beri. Si do kujtohet ne historine e artit francez. Mos valla barku ( xhepi ) qendrojne me larte se arti, kultura, vlerat njerezore ? Who knows ?
    Filozofi i madh grek ka thene : Shumica e njerezve jetojne per te ngrene, ndersa une ha per te jetuar.
    Kuptohet se madheshtia e Aristotelit qendron ne ate qe jo shume njerz ( si puna e Depardieut ) kane brumin per te qene si ai (Aristoteli).
    Nuk e di se, pse mu kujtuan vargjet e patriotit te madh hungarez Petef i cili ka thene : Per dashurine jap jeten, per atdheun jap dashurine.
    Kuptohet se, une nuk kam asnje te drejte ta vleresoj kete veprim te tij. Ai dhe vetem ai duhet ta di vete se, cfare ben me jeten e tija.

    1. Hmmm says:

      Atehere pse prrallis o Plaku. Ti thote nje pleher burokrat komunist paguaj me teper taksa, nderkohe qe ky ka vershuar me miliona taksa gjate jetes se vet, cfare do te thote kjo. Pastaj cfare atdheu, vete po i dhjesin te gjitha me globalizim. Vete po e promovojne kete kulture, jeto ku ndihesh me mire. Edhe ai shkoi ne Rusi. Cti besh Ruseve qe u semuren nga kanceri bolshevik, pa do ishin shume me perpara sot, ata dhe gjithe Europa Lindore qe moren ne qafe.
      Shume mire ka bere qe ka ik. Franca shtet komunist, prandaj dhe tek ne nuk ndryshon gje, sepse komunistet jane ne krye dhe ne Evrope.

      1. plaku says:

        Hmmm,
        Ti thua se, Franca eshte shtet komunist. Do te te isha mirenjohes ne se me thoje se, cfare kupton ti me nje shtet komunist ??
        Kanceri bolshevik ishte ai qe, e ktheu Rusine gjigande nga nje vend feudal ne nje vend me industri moderne i cili shpetoi Europen dhe boten nga murtaja hitleriane.
        A e di se, cfare do te thote fjala bolshevik dhe menshevik dhe se kur kane lindur keto nocjone politike. Apo ti i perdor pa ju ditur kuptimin ?

        1. Hmmm says:

          Ti e dinke historine perseprapthi, jo per fajin tend, mosha dhe sistemi ku je rritur bejne te veten, jo 20 apo sa vite ke jashte shtetit por dhe 300 te rrish prap ti ai do mbetesh. Po mos ishte Hitleri, i cili e ngriten vete dhe e lane kunder kancerit Bolshevik sot gjithe Europa do fliste sllavisht ore Plak. Por cfare historie di ti, je akoma me librat e xhaxhit. Hitleri ne shume aspekte ishte si Martin Luteri. Po mos dilte Luteri Gjermania sot do fliste sllavisht. Shiko ne pjesen verilindore emrat dhe etimologjite e qyteteve se sa afer ishin. Mire keq Hitleri nuk ka qene me i poshter se sa Miloshevici qe vriste me kile, apo Pol Poti, apo Cecil Rhodesi qe sot i kane vene dhe emer ne saje te trusteve te veta “shkollareve me te mire” (Rhodes Scholar). Historia kshu eshte, e shkrujten fitimtaret, bolsheviket dhe perendimi qe e ndane torten atje ku i leverdiste te dyja paleve. Thone edhe per Japonezet monstra, por Kinezet pse cfare jane, mos jane njerez me te mire, nuk na paskan bere krime ne Tibet, Vietnam e kudo ku futen hundet. Rri plaku se historia eshte ceshtje komplekse, dhe kur lexon nje liber te nje drejtimi, merr mundimin te lexosh dhe anen tjeter argumentative dhe ti sintetizosh. Si Shqiptar nese je i tille duhet ta dish mire kete koncept se ne vete vuajme nga kjo padrejtesi qe te tjeret na damkosin e na shkruajne se cfare jemi e si ishin e cfare do jemi.

      2. Hmmm says:

        Dhe sa per dijeni, as Enveri nese i bejme llogarite nuk taksonte 75%. Cfare do me teper ti, komunizem burokratik, iteracion modern ky. I ke pare ore plak se kush jane ne krye te Europes. Shifja pak biografine Barrosos dhe na shpjego pak principet e demokracise se kush e ka zgjedhur Barroson dhe komisionin e tij te jete atje ne krye. Ti ? Une ? Ai ne Itali ? Kush i ka zgjedhur keta njerez ? Me voten e kujt ?

    2. kulmaku says:

      Ja ke fut kot plaku….Jane me qindra mije shqiptar neper bote qe jo vetem kane marr nenshtetesin e vendit ku banojnedhe kane ndruar emer e mbiemer( numeri me i madh eshte ne Ameroken e Veriut),por sa here vizitojne Shqiperine,pendohen dhe thone se nuk kane per shkuar me.Jeta eshte shume e shkurter dhe mireqenija ekonomike,perspektiva e femijve dhe niveli i lart edukative,shendetsor,kulturor,,etj,,jane paresor ne jeten e gjithesejcilit duke bere qe atdheu te jete thjesht nje formalitet.Xhepi mu, patrilla mu,ku mbushet xhepi, atje eshte atdheu,thote greku.

      1. plaku says:

        kulmuku,
        Une kam mendimin se, Depardieu kishte ne France nje mireqenie ekonomike, perspektive per femijet dhe nivel te larte edukativ, shendetesor, kulturor etj.
        Une mendoj se, atdheu jane shoket, prinderit, komshinjte, gjuha, zakonet dhe se, Atdheu qendron me lart se xhepi. Depardieu e kishte dhe e ka xhepin plot por ai eshte nje egoist i mjere.
        Si e spjegon faktin ti qe, ai eshte francezi i vetem qe, dime neve qe, kane nderruar pasaporten.
        Une di se ne France ka me mijra artiste, shkencetare, porfesore, piktore, etj. me rroga te larta qe, nuk e lane vendin e tyre sic beri ky njeri egoist dhe pa nivel si Depardieu.
        Jam kurjoz te di se, cfare do te shkruajne ne historine e kinematografise franceze per kete njeri egoist.
        Une mendoj se te gjithe ne kemi detyra dhe te drejta kundrejt atdheut. Nje president i madh amerikan ( nuk me kujtohet emri ) ka thene njeriu nuk duhet te pyesi se cfare ben atdheu per ne por cfare bejme ne per atdheun.
        Kujdes, une po flas per Depadieu qe, i kishte te gjitha ne France dhe jo per ne emigrantet qe, jetojme me sakrifica ne kurbet me qellim qe, femijet tane te jetojne ate qe, kemi enderuar neve ne kete bote.
        Pershendetje.

    3. femrat ruse says:

      ka ikur per femerat ruse atje se me ato para qe ka me 100 usd nata blen rusen me te bukur,
      kurse ne france kurvat e mira e rrjepin…

  3. valter says:

    Ne televizionet franceze diskutohet shume per Depardieu dhe nese ai eshte ber i pasur (padyshim qe talenti i tij ka ndikur shume) ka qen populli francez ai qe ka paguar per te pare filmat e tij, pra eshte ber i pasur me leket e popullit francez. Asnje njeri ne bote nuk eshte supermen, te pasurit duhet te kuptojne se pasuria qe ata kane rrjedh nga puna dhe varferimi ose paksimi i pasurise se popullit, nje shperndajre e pabarabarte. Depardieu ashtu si edhe te gjithe francezet nuk besoj se ka punuar 24 ore ne dite, ka ber jete lluksi, qejf pa mase dhe ka punuar 8 ore ne dite. Por meq putin eshte si puna e ketij toni qe perdor taksen e sheshte pasi ashtu u instereson klases se pasur do vij nje dite qe situata do gjeneroj dhe populli do dale ne rruge (revolucion).

  4. sokol says:

    Ky ka marre fund;vetem per vodka e kurva e ka mendjen nuk i rruhet shume per Francen;360 dite te vitit eshte tape.Do perfundoje si Marlon Brando

  5. Dardan says:

    Do e mbaje putini me kavijare e vajza te reja ket derre

    1. Cakalli7 says:

      qef paska per te bere me mire se ta cosh nga qielli 5 here ne dite

  6. nastradini says:

    PSE EDI RAMA ARTISTI DUHET TE MESOJE NGA DEPARDJO AKTORI?

    Dhe te heqe dore me ne fund nga taksa PROGRESIVE si sepate mbi koken e zengjineve pasanike dhe barkderrave kapitaliste. Sepse ata kane nje zgjidhje fare te thjeshte. Ikin dhe ja mbathin me vrap me gjithe pasurine e tyre nga lemeria komuniste, qe do t’i kollofise per nje cast, sa te hapesh dhe te mbyllesh syte, thjeshte me nje vendim qeverie produktin e punes shumevjecare te tyre. Sic kerkon te beje dallkauku komunist Holland ne Francen e civilizuar. Mirpo butaforia e kesaj historie KOMIKE eshte se legjenda e filmit francez, Depardjo ka gjetur te shpetoje koken dhe pasurine nga komunisti Holland, pikerisht ne Memedheun e Komunisteve te gjithe Botes, ne Rusine Bolshevike. Qe po corrodit mjaft nastradinin, por edhe miqte persa i perket sistemit te vlerave ne shoqerite demokratike dhe konservative te shteteve evropiane perendimore. Qe sa me shpejt duhet t’i therrasin trunit te mykur dhe llogjikes pragmatike me politiken ndaj kapitalit dhe pasanikeve. Ndryshe Boten nuk e pret ASGJE e mire.

    1. Argita_B says:

      Kapitalizmi nder difektet e tija ka dhe perversitetin “intelektual”.
      E thene ndryshe, kur pjesa me “e zgjuar” e sistemit, perdor kete zgjuarsi vetem per pasurimin e saj dhe harron qe per te krijuar ate pasuri ka nevoje per pjesen tjeter te shoqerise, sistemi kapitalist prek limitet e tij dhe futet ne nje faze autodestruktive.
      Depardieu i kerkohet ashtu si dhe shume te pasurve te tjere te solidarizohet per nje periudhe 2 vjeçare dhe te kontroboje me teper me te ardhurat e majme qe ka. Keto para kontribojne ne mbijetesen e sistemit i cili i dha mundesine te pasurohet, duke punuar 8 ore ne dite, sa nje puntor dhe duke mare 80 here me shume se sa puntori ne fjale.
      Eshte normale qe te gjithe ata qe kane mundesine te kontribojne ne rimekembjen e sitemit qe jetojne dhe pasurohen te japin nje pjese te fitimeve te tyre per komunitetin.

  7. Lyhnida says:

    Nastradin, shume dakord me ty! Egoizmi dhe kerkimi i nje jete me te mire, nuk jane gjera te ndaluara ne nje shoqeri te lire, perkundrazi, jane motive te forta per te ecur perpara. Ajo qe propozon Hollande, do te thote: 3 muaj puno per vete dhe 9 muaj per mua. Sa kuptim ka kjo?! Por problemi nuk qendron te taksa progresive. Edhe amerikanet rane dakord, republikane e demokrate, per te taksuar me shume familjet qe fitojne mbi 450mije USD ne vit. Kjo ishte e domosdoshme per kapercimin e gremines fiskale! Mirepo Hollande e ka cuar kete ne ABSURD. Cfare po ben ai ngjan me shtetezimin komunist. E frikshme ku po e con Francen…kurse ‘arratia’ e Depardieu ne Rusi me kujton shprehjen ” vdiq mbreti (bolsheviku Hollande), rrofte mbreti (rasputini Putin)

    1. nastradini says:

      Nuk eshte vetem aktori famoz Depardjo qe po iken nga Franca Komuniste e dallkaukut Halland. Po te lexosh median franceze ne menyre masive dhe ne panik po largohen pasaniket franceze te cdo lloji: Artise, sportise, biznesmene dhe futbolliste. Shumica ka kerkuar te shpetoje koken dhe pasurine ne Belgjike dhe po krijon nje eksod te vertete pasanikesh ne kete vend. Mbetet te shiqojme sesi do te reagoje populli francez, ndryshe me kulture te lashte demokratike. Sepse e kane nje mesim te hidhur nga historia me Jakubinet gjakatare, qe ishin baballaret e komunisteve te sotem.
      Ne SHBA Obama ngriti pragun tatimor per pasaniket ne menyre mjaft modeste, por humbi luften me biznesim qe riinveston fitimin e tij. Sepse ketu fshihet edhe “lepuri” amerikan: Nderkohe qe gjithe amerikanet e mesem paguajne rreth 35 % te te ardhurave te tyre ne shtet, milioneret dhe miliarderet e biznesit paguajne vetem 12 % te tyre. Pse keshtu? dhe Si keshtu? Mund te revoltohen shume vete. Po keshtu eshte! thote nastradini sepse mund te verifikohet fare lehte. Por ky opsion vlen vetem kur Barkderri Miliarder amerikan i ri-ivenston miliardat e tij ne biznese te ndryshme, qe ne “HA-MERR-IK” jane me shumice, ne formen e fondeve dhe bursave, te firmave lloje-lloje dhe prodhimeve lloje-lloje. Per keshillime te pasanikeve ka plot edhe agjente te posacem bursash, qe kane mesuar murafetet dhe vleresimin e riskut ne Universitete Famoze Boterore, jo si ato shqiptare. Qe dine te luajne ne Bursat Financiare me LEKAT pasanikeve me mire se Fatos Nano Albanezi ne Kazinote e Vjenes. Presidenti Obama tentoi qe kete tatim thelbesor, sepse ketu edhe fshihet “lepuri” amerikan ta ngreje nga 12 % ne 15 %, por me sa duket nuk j’u hap parashyta ne lufte me interesat e biznesit dhe ne fund i ngjiten edhe damken e komunistit ne kurriz. Megjithate edhe kjo qe u arrit eshte nje hap perpara ne rrugen drejt barazise me karar.

  8. bato says:

    Shume mire e ka bere dhe shume te tjere kane per te ikur,demokracia e leshit e frances eshte kthyer ne ‘demo’-cratie ne ‘faire’-cratie shume mire e ka bere qe ka ikur dhe shume e sigurte eshte qe do te ikin te gjithe sepse te paguash 75 perqind eshte nje shume marramendese dhe akoma me keq kur keto leke ikin ke afrikanet qe ne france kane mbijetese me te mire se nje francez me te ardhura normal,per mendimin tim franca ka marr fund,franca per mua eshte si nje gjethe peme qe ka rene ne toke dhe sapo fillojn ta hajne krimbat !

  9. mergime says:

    O PLAKU i nderuar!
    ska thënë hungarezi po personazhi i shkrimtareve tan shqiptarë (arbereshë Jeronim De Rada http://sq.wikipedia.org/wiki/Jeronim_de_Rada ) http://www.youtube.com/watch?v=QKyRoYEPBxs
    http://www.youtube.com/watch?v=D89d4u0x-_s
    De Rada lindi me 1814 e Petefi me 1823!
    p.sh.MILOSAO në(Këngët e Milosaos) se Për Dashuri jap jetën or për Atdhe edhe Dashurinë! Mos shkon larg kur kemi tonat thenje!
    Gjithe te mirat ,thjeshte vetem per info jo per kundershti apo dic negative, polemika e ksi tjera…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje