Policia braziliane arreston një... mace, po hynte në burg

5 Janar 2013, 18:08Lifestyle TEMA

Policia në Brazil ka arrestuar një mace pasi tentoi të hynte në burg me mallra kontrabandë.

Maces së bardhë i ishin ngjitur në trup disa gjëra, ndërsa policia e ndaloi atë sapo kaloi portën kryesore të burgut.

Sipas BBC, incidenti ndodhi në një burg në Arapiraca.

Mes gjërave të konfiskuara kishte mjete për gërmim si dhe një celular me karikues e kufje.

Një zëdhënës i burgut tha se: “Është e vështirë që të zbulosh se kush është përgjegjës për këto veprime pasi macja nuk flet”.

Në këtë burg ka 263 të burgosur.

Zyrtarët thanë se gjërat që po fuste në burg macja mund të përdoren për t’u arratisur, ose për të komunikuar me jashtë.

1 komente në “Policia braziliane arreston një… mace, po hynte në burg”

  1. Pavarësia says:

    Hajde ,,shkencë” hajde! Prit kur ta aplikojnë dhe burgaxhijtë tonë këtë ,,marifet-shkencë”! Këtu, macet hynë serbes në burg, madje shumë më tepër të ngarkuara. Policët tanë i kanë shumë ,,xhan” macet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje