Një peshk ton shitet në Japoni për 1.7 milion dollarë

5 Janar 2013, 15:05Lifestyle TEMA

Një peshk i vetëm ton është shitur në Japoni për çmimin rekord 1.7 milion dollarë. Kjo shumë është sa trefishi i rekordit të vitit të shkuar.

Sipas BBC, ofertat e larta bëhen në fillim të vitit në një ankand që zhvillohet në tregun e peshkut Tsukiji në Tokio.

Edhe blerësi, rrjeti i sushit Kiyoshi, që pati vendosur rekordin edhe një vit më parë, tha se çmimi ishte paksa i lartë.

Shitja vjen në një moment kur ambientalistët kanë ngritur zërin duke thënë se peshku ton po shkon drejt zhdukjes.

Peshku është kapur në verilindje të Japonisë dhe peshon 222 kilogram, 47 më pak se peshku i vitit të kaluar.

Por çmimi nuk reflekton madhësinë e peshkut, por më shumë lidhet me publicitetin që bëhet.

Blerësi tha se në këtë mënyrë inkurajohet biznesi i tij, por edhe bizneset kudo në Japoni.

Në këtë mënyrë një kilogram peshk ka kushtuar 7.600 dollarë.

2 komente në “Një peshk ton shitet në Japoni për 1.7 milion dollarë”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Edhe ne mund te bejme ndonje prove, te kapim Saliut dhe ta nxjerrim ne treg ne ankand, e fillojme ankandin me 10 miljon euro minus, qe do te thote, kush na e merr Saliun, i japim edhe 10 miljon euro bakshish, se me fitim do kemi te paguajme 10-miljon dollare dhe e heqim qafe se ta kemi dhe te na vjedhe miljarda.

    1. agim says:

      KU TE SHKON MENDJA MORE QERRATA PO SALIU JU DUHET RURARALEVE MORE HORR I BULEVARDIT SI THUA TI TE IKE SALIU NA NGELET PA NGRENE MUT RAMYU BENI PJATALARESI ,KELMEND KATUNDARI,ETJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje