Brenda spitalit fantazmë të Çernobilit (FOTO)

5 Janar 2013, 18:50Lifestyle TEMA
Brenda spitalit fantazmë të Çernobilit (FOTO)

27 vjet pas aksidentit më të rëndë tragjik bërthamor në historinë botërore, ky spital fantazmë është tregues i asaj që ndodhi atë ditë e më pas.

Spitali pranë centralit bërthamor të Çernobilit është braktisur, ndërkohë që fotot tregojnë mobiljet e dëmtuara, krevatet e thyer dhe dyshekët e palarë në dhoma të ndryshme.

Katastrofa ndodhi rreth mesnatës më 26 prill 1986, kur inxhinierët e centralit bërthamor të Çernobilit kryen një test për reaktorin numër katër.

Testi rezultoi gabim dhe shpërthimi lëshoi një re bërthamore që u përhap në shumicën e Europës. Qindra mijëra njerëz u zhvendosën, kurse Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia perëndimore ishin më të prekurat.

Qyteti i Pripiatit, dikur me 50 mijë banorë dhe simbol i progresit, tani është një qytet fantazmë.

Qyteti kishte edhe këtë spital të madh. Shumë njerëz u trajtuan aty për radioaktivitet pas aksidentit deri në momentin kur qyteti u evakuua.

Kjo zonë është cilësuar nga revista Forbes si një vend unik për tu vizituar.

Imazhet janë realizuar nga fotografi zviceran Timm Suess.

Spitali është vizituar nga 7500 persona në vitin 2009. Turistët paguajnë 130 euro për të shkuar në vendin ku niveli i radioaktivitetit është 35 herë më i lartë se normalja.

Të paktën 28 njerëz vdiqën menjëherë nga radioaktiviteti, kurse më shumë se 6 mijë vdiqën më vonë si pasojë e kancerit.

4 komente në “Brenda spitalit fantazmë të Çernobilit (FOTO)”

  1. Prof. Dr. Sali Ram Berisha says:

    Ky asht vendi ideal ku do kaloje pjesen e mbetur te jetes …
    http://imazheshqip.blogspot.com/search?q=mos+e+beso+po+deshe

  2. Fllad says:

    Nje vend i mire per te kaluar jeten qe i ka mbet saliserbvicidolit dhe kelyshve te vet.

  3. piperk says:

    Ky spital meriton te jete i tille,mbasi ka radiacion te larte,por pse nuk shkoni e beni foto tek spitalet e dok.Berishes ne zonat e veriut,ne spitalin psikiatrik Elbasan,kirurgjine e Elbasanit,spitalin e operacioneve te veshkave ne Tirane,ne spitalet e komunave malore etj.Jo Cernobili ka rene atje,por murtaja Saliane.

  4. hugo says:

    i thoni ilire metes te veje te mbledhine skrape se paska plote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje