Njeriu më i shpejt i planetit, Usain Bolt, fitoi medaljet e arta në Lojërat Olimpike Londra 2012, pasi mendoi për prapanicën e të dashurës së tij, e cila i dërgoi fotografi të saj pak para garave.
The Sun zbulon se sekreti i suksesit të xhamaikanit është prapanica e të dashurës së tij, atletes së re Megan Edwards. Ishte vet ajo që i dërgoi së pari një fotografi të saj nga plazhi, me në qendër prapanicën e saj të përkryer.
“Mendo për prapanicën time në vijën e finishit”, i kishte shkruar ajo Boltit, para se ky i fundit t’ia kthente pak para garaës së 5 gushtit në Londër: “Po, mund ta bëj këtë”.
Dhe, pasi rreth 80 mijë spektatorë dhe miliona njerëz në televizor e kanë parë atë duke thyer rekordin me 9.63 sekonda, Megan e përgëzoi për suksesin, dhe Bolt ia ktheu mesazhin: “Po mendoja për prapanicën tënde”.
Teksa po përgatitej për garën e 200 metrave, Bolt kërkoi edhe një fotografi të bukuroshes, por ajo harroi t’ia dërgonte, dhe përkundër kësaj, ai e fitoi garën dhe e mori medaljen e tij të dytë të artë.
Por, kur ai ia kërkoi për garën e 4×100 metrave stafetë, Megan nuk hezitoi dhe u detyria t’i dërgojë një fotografi tjetër të prapanicës së saj, ndërsa Bolt fitoi medaljen e tij të tretë në Lojëra Olimpike, Londra 2012, kësaj radhe me kolegët e kombëtares.
“Ajo është e ngazëllyer që ndihmoi Boltin drejt gjetjes së rrugës për suksesin. Ai është ekstrem i fokusuar, por fotografitë e saj mund ta kenë motivuar shumë”, ka thënë një mik i Megan.
Megan Edwards dhe Usain Bolt kanë qenë një kohë të shkurtër në lidhje, por janë ndarë për shkak se atletja nuk ka dashur të jetë vazhdimisht në distancë me rekordmenin dhe legjendën e atletikës.
Po perpara se te njihte te dashuren, per prapanicen e kujt mendonte kur thyente rekordet..!! Sa kollaj eshte nganjehere te mbushesh faqet e gazetave pa pune fare..
Ouuu!
E imagjinoni sa do ishte rekordi i Usain nese do te ishte prapanica e Vergaras?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/sofia-vergara-sexy-exotic-woman.html
Si kuptoj dot disa njeres.Shprehen gjithmone kunder se bukures.
Po te jete kaq e thjeshte atehere e gjetem ilacin per te fituar zgjedhjet, para votimit duhet te mendojme fytyren si prapanice te Saliut dhe te hedhim voten.
Eshte e kunderta!
“Rekordemeni” Sali mendon per prapanicen tone prandaj “fiton” gjithmone zgjedhjet…