Hedhin në gjyq kompanitë e pijeve: Fajtore për krimet tona

5 Janar 2013, 19:43Lifestyle TEMA

Pesë të burgosur në Idaho, SHBA, për krime që variojnë nga vrasja deri tek posedimi i drogës, thonë se alkooli është fajtor për krimet e tyre. Për këtë arsye ata kërkojnë kompensim nga kompanitë e birrës dhe verës.

Të burgosurit kanë ngritur një padi duke kërkuar plot 1 miliard dollarë ndaj tetë prodhuesve më të mëdhenj të birrës dhe verës në botë, duke pretenduar se ata duhet t’i kishin paralajmëruar se pijet krijojnë varësi.

Të burgosurit Keith Brown, Steven J. Thompson, Woodrow J. Grant, Cory A. Baugh dhe Jeremy J. Brown, e kanë ngritur padinë në gjykatën e qytetit Boise.

Të burgosurit thonë se kompanitë Miller Brewing Company, Anheuser-Busch, Adolph Coors, Brown-Furman, American Brands Inc, Pepsi-Cola, RJR Nabisco, Gallo’s Winery, Ernest Gallo dhe Julio Gallo Winery duhet të vendosin etiketa me paralajmërim se produktet e tyre ju bëjnë që të krijoni varësi.

Kompanitë nuk kanë reaguar, ndërkohë që të burgosurit nuk kanë akoma një avokat.

Të burgosurit thonë se i kanë kryer krimet pasi kanë konsumuar alkool.

7 komente në “Hedhin në gjyq kompanitë e pijeve: Fajtore për krimet tona”

    1. Bilal shkodrani -ish badigard i Tosit te Maries says:

      Tallu ti, po prit kur te vije prape nga fillimi i pranveres Tosi i Xhoanes

  1. info1 says:

    Kuran

    2:219. Të pyesin ty për verën(alkolin) dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën”! Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).

    5:90. O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
    5:91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?

    ————-

    I Madhi qe ka krijuar universin, njeriun dhe cdo gje e din se ceshte mire per njeriun dhe e din ceshte keq.

    Mjafton te lexojne Kuranin dhe ti binden qe te mos kene varesi nga alkoli apo gjerat e tjera te ndaluara dhe te demshme per njeriun.

    1. vlora says:

      Pirth te cfryesh shoku ekuran.Si puna e atyre qe idhen ne er me brezin plote me dinamit, se dhe ata Ekuranin lexojne para se te nisen per te virgjereshat ne boten tjeter.

    2. trojani says:

      ik ore gogol,se na e shpife ti me gjithe kuranin… ki mendjen se mos ngren padi dhe per ty dhe kuranin me keto shashka qe hedh.

    3. Kristi Kosta says:

      – O info 1-
      Edhe kur ja hyp grus, kuranin lexon fillimisht (qe te eksitohesh)?

  2. DuaPune says:

    Me birre koti se kjo miller high life nuk ka. Eshte funderrine fare pa shije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje