Babai i një vajze 23- vjeçare, që mbeti viktimë e një përdhunimi horror në Indi, ka bërë vetë publik emrin e vajzës, që ishte mbajtur sekret deri më tani.
Badri Singh Pandey tha se ai do që bota të mësojë emrin e vajzës së tij, Yoti, që vdiq në një spital në Singapor, 13 ditë pas përdhunimit brutal në Nju Delhi.
“Jam krenare për të. Zbulimi i emrit të saj do i japë kurajë femrave të tjera që i kanë mbijetuar sulmeve,” tha Singh Pandey. “Ato do gjejnë forcë nga vajza ime”.
Sulmi brutal ka shkaktuar zemërim në mbarë Indinë, duke sjellë demonstrata masive në mbrojtje të të drejtave të grave.
Babai i viktimës e ka dhënë intervistën nga fshati ku ka lindur. Familja ka shkuar atje për të kaluar zinë.
Ai tha se nuk ka ndonjë dëshirë të shohë fytyrat e meshkujve të akuzuar për sulmin barbar seksual ndaj fëmijës së tij. Ai shtoi se thjesht do t’i shohë ata të dënuar e të varur.
“Vdekje për të gjashtë ata. Ata njerëz janë bisha. Ata duhen bërë shembull për shoqërinë që të mos lejojë gjëra të tilla që të ndodhin më”.
Ai tregoi se e bija kishte komunikuar me të përmes një letre të shkruar.
“Ajo na tha se donte të jetonte dhe të qëndronte me ne. Por ishte fati që pati fjalën e fundit,” tha babai i 23- vjeçares.
Pesë burra dhe një 17 vjeçar janë akuzuar për këtë krim të rëndë.
Kjo masaker dhe denimi qe do te vij me vone, te kutjon denimin e fundit me vdekje qe eshte dhene ne shqiperi ne 93′ ku 3 djem te rinj u varen ne qender te fierit per makaberine e tyre
http:// vetemshqip.al/denimi-i-fundit-me-vdekje-ne-shqiperi-foto/
S’ka koment per kete ngjarje te rende.
Eshte mire qe ne Indi ka shtet, dhe ata kriminele do te marrin vendimin kapital, Keshtu duhet te ishte dhe ketu per shume kriminele qe kane bere klrime te renda dhe rrine rehat neper burgjet e Shqiperise. Fshatar i varfer babai i vajzes, por shume burre me kuraje, u jep zemer vajzave, nepermjet fatkeqesise se vajzes se saj. Bravo i qofte.
Ketu, nuk besoj se do ta kishte bere ndonje baba, ne ato kushte qe ai eshte.