Talljet në rrjetet sociale shtyjnë drejt vetëvrasjes një 14-vjeçare (FOTO)

7 Janar 2013, 12:51Lifestyle TEMA
Talljet në rrjetet sociale shtyjnë drejt vetëvrasjes një

Në Itali prej disa ditësh kanë shpërthyer polemika të shumta pas vetëvrasjes së 14-vjeçares së quajtur Karolina. Kjo e fundit është hedhur nga një ndërtesë e lartë, pas një feste në Novara, ku dhe jetonte me të atin, që kishte disa muaj që ishte divorcuar.

Nga hetimet paraprake, mësohet se adoleshentja është vetëvrarë pas fyerjeve dhe fjalëve kundër saj në rrjetet sociale. “Ju e vratë me fjalët tuaj”, shprehen miqtë e 14-vjeçares në Facebook.

Në faqen e saj tashmë janë postuar me qindra mesazhe që shprehin zemërim, ndërkohë që rrjetet sociale kthehen edhe një herë tjetër shkak për vdekjen e të rinjve.

 

8 komente në “Talljet në rrjetet sociale shtyjnë drejt vetëvrasjes një 14-vjeçare (FOTO)”

  1. Mato evlati says:

    keshtu ndodh kur skan kontroll prinderit e lene femijet 24ore ne dite pas ekranit te pc.

    1. besnik says:

      Ne demonkraci prindi as qe guxon ta kontrolloje femijen, anise pse zyrtarishte kerkohet te behet kjo gje, sepse me me rendesi eshte konsumi.
      Viktime e shoqerise “moderne” kjo bukuroshe. Keqardhje.

      1. dritani says:

        Kush ta ka thene?
        Ne qofte se quan “drurin” kontroll ke te drejte.

    2. Vlonjati says:

      Nuk po merret sh c’behet, gjynh,vajze e re. Ne SShqiperi eshe e kunderta , po te shau njeri shkon e vret , nuk vret veten

  2. Genard says:

    Paska qene shume e embel dhe kinge! Me vjen keq!

  3. shqiptari says:

    Rrjetet sociale kane kufizime moshe, qe sic dihet nuk zbatohet. Kete problem s’e permendin pasi s’te lene sponsorizimet.

  4. Hmmm says:

    Rrjetet sociale, ashtu si televizioni krijojne ate qe quhet kulti i individit. Sic e tha siper dhe Besniku, mediumi televizion/kompjuter e transformon debatin dhe rrjedhimisht transformon aftesite e njeriut per te kuptuar ceshtje komplekse, pasi atij i serviren ne formen e show-business dhe e paafteson ate per te kryer nje aksion ne jete. Ne rastin e kesaj, vetvrasja nuk quhet aksion, por eshte akt deshprimi suprem. Aksion ne rastin e kesaj do ishte ti pervishej mbrapsht atyre qe e shanin. Fundja te gjithe ne shkolla edhe kemi henger sharje, grushta e shqelma por edhe jemi pergjigjur ama. Sot njerezit e kane te pamundur te hapin nje liber perpara 1900, ne nje subjekt shume normal dhe te kuptojne se cfare thuhet, sepse edhe librat shkruhen ne nje menyre shume infantile. Shkolla eshte cakorduar fare, dhe ky kult i individit te brishte vazhdon dhe perhapet sepse i leverdis ekonomise konsumuese. Europa dhe Amerika ne kete aspekt kane rreshkitur tatepjete dhe per kete kane faj elitat e tyre. Ne rastin Shqiptar edhe ne kemi patur ca raste po jo aq shume sa perendimi, sepse tek ne gjerat i marim pak dhe me te qeshme, jemi dhe popull ne pergjithesi me dinamik dhe mendoj se edhe ketij koqimi do i rezistojme.
    Sa me larg femijet deri ne moshen 12-14 vjec nga TV-rat e pislliqet e tjera elektronike si facebook.

  5. Viva Vitta says:

    Shikoni me kujdes fotot nr. 4,5,7,8 e 9 dhe në syte e saj duket qartë trishtimi, pasiguria, por dhe egërsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje