Lista e zgjedhësve e Flamurit, mungojnë 28 deputetë

7 Janar 2013, 10:51Politika TEMA

Në listën paraprake të zgjedhësve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim  me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile janë shfaqur mangësitë e pra.

Në këtë listë, sipas gazetës Shekulli, nuk rezultojnë 28 deputetë të Kuvendit. Bëhet fjalë për 15 deputetë të PD-së, 10 deputetë të PS-së dhe 3 deputetë të LSI-së.

Nga deputetët e PD-së nuk figurojnë emrat e ministrave Genc Ruli, Vangjel Tavo, Spiro Ksera si dhe emrat e deputetëve Lefter Maliqi, Selami Xhepa, Luçiano Boçi, Ledina Aliolli, Rrajmond Hoxha, Gjok Uldedaj, Florian Mimaj, Ilir Rusmali, Luan Skuqi, Rajmonda Bulku, Kosta Barka, Kreshnik Çipi.

Për PS mungojnë emrat e deputetëve Ermonela Felaj, Fidel Ylli, Marko Bello, Gazmir Bizhga, Hazir Gashi, Klodiana Spahiu, Ilir Bejtja, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Dashamir Peza.

Ndërsa tek LSI deputetët Lefter Koka, Vangjel Tavo dhe vetë kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli, këto janë lista paraprake dhe ka mjaftueshëm kohë për të bërë rregullimet e duhura deri në hartimin e listës përfundimtare.

4 komente në “Lista e zgjedhësve e Flamurit, mungojnë 28 deputetë”

  1. jani says:

    Pse vetem deputetet?

    Edhe familja ime nuk ekziston ne listen e zgjedhjeve.

    1. Epirioti II says:

      Te thuash jane vetem lista paraprake eshte MASKARADE GJIGANDE.
      20% e deputeteve nuk jane ne lista. Mqs ata jane me te rendesishmit i bie qe me popullsine normale gabimi eshte me mbi 20%.

      Listat paraprake bazohen tek ato te zgjedhjeve paraardhese, me perditesim te veprimeve te gjendjes civile ne 2 vitet e fundit. Si te tilla gabimi ne to nuk duhet te kaloje 1%-2%.

      PS te kerkoje urgjent kush dhe si i pergatiti keto lista dhe te kerkoje menjehere shkarkimin e tij.

  2. viktor hoti says:

    Së Pari Mund të mos ketë asnje gabim.Kështu një pjesë mund të kenë lënë shtetësinë, të tjerë mund të kenë ndryshuar emrat, ndonje mund të jetë kopil i pa regjistruar ne gj.civile , një tjetër mund të ketë vdekur etj.Mund të ndodhë që njeri ka marrë shkëputjen nga një lagje a qytet e nuk e ka bërë fare transfertën.

    Së dyti Kur me deputete e ministra behen gafa të tilla merre me mend si vete puna me kabane .
    viktor hoti

  3. ARON says:

    Bejne gabime qesharake qe te fshehin te tjera zullume,si di saliu te beje gjithmone .Epo duhet te nxene ekspertet ,merruni me keto mungesa sa te fshehim te tjera halle.po zgjedhje jo e jo qe zben sala por per vjedhje i pari.kapeni hajdutin ,po ku jane gjurmet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje