Vret veten se nuk paguante kredinë: Të paktën kështu nuk do u nxjerrin ju jashtë

7 Janar 2013, 11:39Politika TEMA

Bajram Rushani, 50 vjeç, i dha fund jetës së tij më 4 janar në periferi të Korçës duke menduar se vetëm kështu mund ta shpëtonte familjen e tij nga rreziku i humbjes së banesës.

“Thoshin se burri im vuante nga depresioni mendor pasi ne nuk kemi qenë në gjendje të mirë ekonomike, por kjo nuk është asgjë  mes shqetësimeve dhe problemeve që kemi kaluar dhe po kalojmë  për çështjen e shtëpisë dhe rrezikut se ku do ta fusim kokën”, shprehet për gazetën Shqip Kimete Rushani, bashkëshortja e të ndjerit.

“E vërteta është se burri im kaloi në një gjendje depresioni për shkak të apartamentit që e kemi përfituar nga Enti i Banesave dhe që nuk kemi qenë në gjendje ta paguajmë me këstet mujore. I kemi kaluar si i kemi kaluar proceset gjyqësore. Të gjithë na kërcënonin se do të na nxirrnin nga shtëpia, por dy muajt e fundit e kemi ndjerë vërtet frikën dhe për këtë arsye im shoq u bë keq”.

Kimetja shprehet se ata nuk janë në gjendje të paguajnë dhe për këtë arsye bashkëshorti ishte shprehur se do të vetëvritej që “të paktën do të dëgjohet se unë po vras veten dhe nuk do t’ju nxjerrin nga shtëpia”.

Ajo tregon se gjatë muajve të fundit, pas deklaratave të tij dhe disa tentativave për vetëvrasje, familjarët i qëndronin nga pas  Bajramit, mirëpo dita e premte ka rezultuar fatale për të afërmin e tyre.

“Rri pas banjës se nuk mbyllet dera. Mund të vijë ndonjë fëmijë, më tha dhe i besova”.

Kimetja tregon se ka qëndruar për ca kohë duke pritur derisa ka dëgjuar ca zhurma të çuditshme nga jashtë dhe pasi ka hyrë në banjë, ka parë që burri nuk ka qenë aty, por është hedhur nga dritarja.

3 komente në “Vret veten se nuk paguante kredinë: Të paktën kështu nuk do u nxjerrin ju jashtë”

  1. hamdurulam says:

    Ne vend qe ta kercenonin per ta hequr nga shtepia do ishte me mire t’i gjenin nje pune dhe ti mbanin 1/4 e pages per te shlyer kredine .

    1. ZGJOHU says:

      Kush tja gjej punen??? Shteti i krimineleve??? Ne jemi katandisur si stani pa bari. Nuk mund te rregullohet ai vend pa ndergjegjen e vete popullit qe po e vuan dhe pa u ndershkuar kriminelet, hajdutet, qe po vjedhin dhe kafshaten e gojes nga ai popull i fjetur. Jemi katandisur te gjithe shqipetaret si “Bukuroshja e Fjetur”. Gjithe keto histori qe kemi mesuar per kombin tone ne te cilat shquhemi per Trimeri, Burreri e Besnikeri po me duken si perralla. Me duket se na paskan ushqyer me genjeshtra kaq kohe me keto histori te rreme, se tani po e kuptoj sa frikacake qe fshihemi mbrapa fustanit te grave e te pabese jemi. Zgjohu o Popull i Mjere, se tu kalb mishi e po te bie ere. Nuk eshte nevoja te vetevritemi e as te vrasim njeri tjetrin, por mjaftojne disa shembuj nga shushunjat qe po na pine gjakun pa meshire dhe do te behemi vertete nje vend per tu patur zili.

  2. pa fjale says:

    Ngushellime. Ndjej dhimbje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje