Deputeti socialist, Taulant Balla, ka denoncuar faktin se ambasadorët shqiptarë janë vënë në shërbim të Argita Malltezit, në mënyrë që biznesmenët e huaj që duan të investojnë në Shqipëri, të kalojnë nga zyra e vajzës së kryeministrit.
Balla e faktoi këtë lloj ndërmjetësimi duke treguar disa komunikime përmes postës elektrokine të ambasadorit të Shqipërisë në Arabinë Saudite me biznesmenin pakistanez Zanfar Ansar, i cili kërkonte të investonte në sektorin e energjetikës.
Deputeti socialist ka theksuar se me gjithë kërkesat legjitime të opozitës për të pasur një përgjigje nga fëmijët e kryeministrit për mënyrën e dyshimtë të pasurimit të tyre marramendës, e vetmja përgjigje që ka ardhur nga oborri kryeministror ka qenë balta ndaj opozitës.
DEKLARATA
Argita Berisha, vajza e babit Kryeministër, vazhdon të mos tregojë cilat janë universitetet shqiptare që e paguajnë më shumë se çdo profesor në Amerikë.
Plot 146 milionë lekë të ardhura në një vit të vetëm për vajzën e Kryeministrit nga mësimdhënia. Na e thuaj o zonjë, meqë jemi dhe në ekonomi tregu, cilat janë këto universitete që ju paguajnë ju sa rroga e 20 drejtorëve shkollash marrë së bashku?
Dje treguam fakte të reja të konfliktit të interesit të Argita Berishës. Përmes kontratave, faturave dhe korrespondencave të zonjës Berisha dhe ortakes së saj me një biznesmen të huaj, faktuam se si vajza e Kryeministrit u kërkon përqindje të investimit nga investitorë të huaj, përqindje që nuk shkojnë pak, por në disa miliona euro; vetëm që babai Kryeministër të hedhë firmën e të japë licencat që këta investitorë kërkojnë.
Sot po paraqesim fakte të reja. Sot po tregojmë se si vajza e Kryeministrit Argita Berisha, shfrytëzon ambasadorët e Republikës së Shqipërisë si ndërmjetës në komunikimin me biznesmenë të interesuar të investojnë në Shqipëri.
Po po, Argita Berisha shfrytëzon Ambasadorët e Republikës si të ishin punonjësit e saj në firmën private. Dhe këtë e bën sepse për familjen e Sali Berishës shteti nuk është i shqiptarëve, por shtetin e shohin si të tyrin, për ta mjelë e shfrytëzuar në funksion të pasurimit.
E mbani mend Sali Berishën kur në mes të një mitingu u tha shqiptarëve:
Ju duhet të punoni fort për të pasuruar familjen time. Ky është thelbi. Të gjithë shtetin Argita dhe Shkëlzen Berisha, fëmijët e Kryeministrit të vendit, e kanë vënë në shërbimin e tyre personal.
Ja prova e parë: Ambasadori i Shqipërisë është vendosur si ndërmjetësi ndërmjet biznesmenit Zafar Ansar dhe zonjës vajzë të Kryeministrit.
Ka edhe një provë tjetër. Një e-mail direkt i zonjës Argita Berisha për biznesmenin ku i shpjegon procedurat e ofertës drejtuar KESH-it.
Zonja Argita, a e dinte babai juaj se ju po bënit ndërmjetësen ndërmjet një biznesmeni dhe një kompanie publike sepse KESH është një kompani tërësisht shtetërore.
Dy fjalë të fundit për zonjën Argitë: Ti flet për ekonominë e tregut, por harron se në çdo vend demokratik ekonomia e tregut bazohet tek konkurrenca e ndershme.
Në Shqipëri, në të gjitha bizneset ku fut duart ti o vajza e Kryeministrit, konkurrenca vdes. Sepse ti je mishërimi i konfliktit të interesit, tamam si në rastin kur kërkon miliona euro që babai yt të firmosë dhënien e koncensionit.
Konkurrenca vdes sepse ti Argita Berisha, ndryshe nga sipërmarrësit e tjerë, përveç se ke në dorë firmën e babit Kryeministër, ke në shërbimin tënd edhe të gjithë shtetin, tamam si në rastin e Ambasadorit të sipërpërmendur.
Ndaj, boll u dhe shqiptareve të varfër e të papunë leksione mbi ekonominë e tregut, se aty ku shkel ti ekonomia e tregut zhduket!
Zonja Vajzë e Kryeministrit përsëri nuk përgjigjet.
Dhe në vend që të përgjigjet kërkon përgjigje për një trillim të saj. Është e qartë që kjo është rruga për ta bërë çdo gjë baltë e terr dhe për t’i neveritur shqiptarët duke bërë të duken të gjithë njësoj.
E dini pse nuk përgjigjet zonja Vajzë e Kryeministrit? Sepse kjo familje që ka marrë peng qeverinë e këtij vendi di vetëm të përbaltë këdo që i kërkon llogari dhe asnjëherë pranon të japë llogari. Saliu me politikën e tij të vjetër myk, ka korruptuar politikën shqiptare, familjen e tij dhe çdo raport të Shqipërisë me të vërtetën.
E vetmja gjë e re në gjuhën e tyre që kur i kanë kthyer edhe gjykatat e këtij vendi në anekse të shtëpisë së tyre, është: “hajde në gjykatë”!
Unë të them e nderuar zonjë tregojuni shqiptarëve pse dhe kush ju paguan juve për mësuesi si në Amerikë, 12 milionë lekë në muaj, zonja Vajzë e Kryeministrit përgjigjet hajde në gjykatën e babit!
Unë i them e nderuar zonjë tregojuni shqiptarëve ç’është kjo shkencë që hidhen investitorët nga dera e babit kryeministër tek dera e vajzës konsulente për të marrë firmën e babit; zonja Vajzë e Kryeministrit përgjigjet burimet e mia janë transparente dhe tarifat i cakton tregu i lirë se s’jemi në diktaturë!
Në fakt e nderuara zonja Vajzë e Kryeministrit ne jemi në demokraturë, se po të ishim në diktaturë mua babi juaj do më kishte vrarë me kohë sikundër edhe ka deklaruar vetë në parlament, ndërsa po të ishim ne demokraci gjykatat s’do ishin të babit tuaj, mediat s’do e kishin frikë babin tuaj, institucionet që merren me burimet e parasë së fituar në këtë vend s’do e kishin mendjen tek babi juaj kur t’ju verifikonin fitimet përrallore me mësuesi e me radhë. Dhe në fakt as babi juaj s’do ishte në kryeministri po diku gjetkë me kohë e me vakt.
Prandaj, përfitoni ju e nderuar zonjë, dhe madje i lejoni vetes të bëni zëdhënësen e qeverisë duke mos dhënë përgjigjen që jua kërkon tanimë mbarë opinioni publik, por duke i kërkuar llogari opozitës për shpifjet që sajoni vetë familjarisht, njësoj siç planifikoni familjarisht edhe punët e qeverisë.
Jua thashë edhe dje e po jua përsëris edhe sot:
Me atë 100 milionëshin i keni hapur vetes një gropë që e zgjeruat sot me një pallat pa lidhje, po kjo është një gropë ku si rrallëherë do bini vetë brenda në sytë e gjithë Shqipërisë që do t’u shohë siç jeni: Fole shpifjesh!!
Sepse po jua përsëris, ne nuk kemi dy standarde dhe kur e kemi nisur këtë betejë me ju e kemi ditur mirë çfarë balte na pret, por e kemi nisur dhe do ta bitisim se kemi me vete të vërtetën për ato që themi ne e për ato që na sajoni ju përditë në shtëpinë tuaj, nga ku nxirrni përditë çarçafë plot me baltë kundër opozitës.
PO, SHUME MIRE ZOTI BALLA ,POPULLI KA NEVOJE TE MESOJE TE VERTETAT E HIDHURA DHE PASTAJ TE MENDOHET MIRE PARA SE TE HEDHE VOTEN.KY ESHTE TREGUESI ME I MIRE DHE NDIHMESA ME E MADHE QE PO I BENI VENDIT NE KETO KOHE TE VESHTIRA,PO TURP PER PERFAQSUESIT E TJERE QE POPULLI I PAGUAN ME GJAKUN DHE DJERSEN E TIJ KU JANE?KU ESHTE B BLUSHI KU JANE TE TJERET ?A MOS VALLE VETEM SAIMIR TAHIRI,ERION BRACE APO TAULAND BALLA JANE OPOZITARET E QEVERRISE,APO TE TJERET NUK KANE KOHE SE JANE TE ZENE ME BIZNESE.KAM NJE PROPOZIM TE THJESHTE QE KANDIDATI PER DEPUTET NE KUVENDIN E ARDHSHEM TE SHIKOHET DHE PASTAJ TE PROPOZOHET E MERITON APO JO TE PERFAQSOJE POPULLIN NE ATE KUVEND.SA AKTIV AI KA QENE GJATE LEGJISLATURES,NE TE KUNDERT AI NUK VLEN ATEHERE PSE DUHET TE ZGJIDHET?
Ministria e jashtme duhet ta coje urgjentish kete palo ambasador per te bere nje kurs anglishtje
E bukur kjo me carcafin. Shenje virgjerie tropojano-serbe. Ketij kombi i ka marre m…i shalet.
u lumte qe i nxirrni te palarat sales dhe soj e sorrollopit te tij,po shpresa eshte e pakte se ky popolua yne genjehet me 1 cope torte,,u tall sala
C’jane keta PALO ‘ambasadore’ me BROKEN ENGLISH!
Balla ke te drejte,por kam frike se edhe nga ish socialiste nuk kane qef ti hapen petet lakrorit.BIZNESMENJA ARXHIDA KA PARE MONIKAT E XHOJAT E KA THENE U BE DETI KOS.Ka plasur cipa ajo nuk arrin ta kuptoje krimin por kerkon ta legalizoje se ketu te tere vjedhin.
Sa per ambasadoret e rrepublikes e ministrat ata nuk dallojne fjalen rrepublike nga mbreteri.ATA PUNOJNE PER ‘NALTMADHENINE’ SALI.
Vetem FAIK konica ish ambasador ne Amerike nuk erdhi asnjehere ne atdhe se nuk ja varte naltmadhenise e kish frike se e QERONTE.
E-mail eshte nje skandal shteteror. Ne nje vend demokratik k/ministri do te jepete doreheqjen menjehere. E papranueshme kjo lloj indiference nga e tere shoqeria shqipetare. Ku jane intelektualet. E dime qe drejtesia ka vdekur me kohe, por shoqeria, qytetaria duhet te tregojne vlerat e tyre. Skandalet jane bere normalitet. Cohuni o te mjere. Cfare prisni? A po harrova. Fajin e ka Edi Rama. Ai duhet te vije e t’ju mare per dore. Dhe kur ju vret Saliu ne qender te Tiranes fajin e ka Edi se nuk ju dha garanci per jeten ne emer te Saliut.
E ca ka ne kete faile o katunari Taulant cfare ka o i shemtute ku jane provat e dickaje te pervetesuar ajo avokate punon ik e kendo nje kenge
per xhaxhin Enver e na fol pak per pallatin e menopauzes e te 100 milionshit te dhuruar.
cfare prove do ti? ne nje vend te demokracise perendimore kjo indicie sherben per nje hetim te plote nga prokuroria dhe ka mjaft prova per korrupsion dhe pse te mbetur ne tentative, vetem ne shqiperi kane mbetur ca fosile si puna jote qe presin qe te shkruhet me shkrim kapital pranimi i korrupsionit dhe eshte i vlefshem vetem kur futen paret ne xhep,boll hengren mut 8 vjet tani mos e hapin gojen se vine ere e qelben.
E ca ka ne kete faile o katunari Taulant cfare ka o i shemtute ku jane provat e dickaje te pervetesuar ajo avokate punon ik e kendo nje kenge
per xhaxhin Enver e na fol pak per pallatin e menopauzes e te 100 milionshit te dhuruar…..
Taulanti i ka kenduar xhaxhit Enver kur ishte kalama, kurse Saliu jot o trap shpelle, i ka pi shurren kur ishte i martu dhe e qujte veten komunist dhe besnik i partise.
E lexova emailin e ambasadorit dhe nuk kishte asgje te keqe sepse ka sugjeruar Argita Malltezin pasi i ka thene 100 here te zgjidhte ke te donte vete dhe ja ka bere shume te qarte qe nuk mban asnje pergjgjesi per sugjerimin e tij.
Inteligjenca eshte ajo qe ben dallimin midis individeve.
1- Nuk mundet nje ambasador te beje sugjerime te perveceme (Shko tek X apo Y)aq me teper kur fjala eshte per vajzen e k/ministrit.
2- Ambasadori eshte perfaqesuesi me i larte i shtetit ne nje vend. Zoti ambasador i kerkon zoterise ta denoje ose vet ambasadori te denoje vehten e tij????????????????????????????????????????
3- Ambasada ka perfaqesuesin e saj qe meret me punet e biznesit dhe jo ambasadori!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
4- Anglishtja e tij eshte nje turp me vehte. Me mire hic se sa nje shemtire!
Nuk po flas per aludimet qe mund te behen (dhe me te drejte). Te rendita vetem fakte dhe jo spekullime.
Ehe une e lexova mesazhin e ambasadorit qe ne fakt eshte bisede skype-i dhe jo e-mail prandaj dhe gabimet jane te pranueshme. Nuk ka asgje te keqe. Detyra e nje ambasadori eshte te promovoje investimet ne vendin e vet dhe per hir te se vertetes jane investitoret e huaj vete qe kerkojne dike me influence e lidhje per t’iu lehtesuar gjerat ne vend. Per me teper znj. Malltezi eshte profesioniste ne zanatin e vet dhe lidhjet patjeter qe jane vlere per te. E kush nuk do donte t’i kishte!!! Ti z. Mero, a e hape gazeten TEMA per shkak te suportit qe te jepte shteti i Berishes, si u bere me leke ti!!!, Nese jo, perse nuk vazhdon ende ta botosh? Mos flisni sikur vini nga nje planet tjeter. Edhe znj. Malltezi do haje buke me zanatin e saj dhe kliente mund te jene edhe te huaj. Kot nuk thone me mire nje mik se sa nje ciflig. Paveresisht se ambasadori nuk e ka patur parasysh kete kur i ka thene qe une ju rekomandoj te vazhdoni me Argiten jo per shkak te lidhjeve por per shkak te aftesive dhe angazhimit te saj.
Ashtu sic hane edhe shtinot ne kurriz te femijeve te pastrehe dhe jetime, me donacione qe shkojne nen emrin e ytre por qe i gllaberon organizate e Sllobodanka Berishes, ku brenda jane edhe shtinot me perfaqesuesen e saj, por keto gjera do dalin ne drite atehere kur te filloje investigimi dhe do te keni turp qe te shifni njerzit ne sy.
Qe Argita do haje te gjithe e dime, ske nevoje te na e thuash ti, por po ha shume me teper se ci takon, duke lene ne varferi ekstreme mbi 90% te shqiptareve, po ku dini ju se cdo te thote te gdhihesh me barkun bosh.
1-Ky eshte e-mail moj zonje (qe s’ka rendesi fare).
2-Meso te perkthesh sakte anglishten! Ambasadori i shkruan:”Mendimi im eshte te vazhdosh me Argiten, jo vetem per shkak te lidhjeve te saja, por edhe ……….”.
3-Flitet per shfrytezim posti dhe jo per garrim te barabarte.
4-Detyra e nje ambasadori eshte te mbroje interesat e vendit dhe jo te promovoje individe te vecante.
5-Kush e beri vleresimin e zonjes ne fjale si nje profesioniste e afte?
6-Sa per Meron ai mund te flase per biznesin e tij.
7-Nqs miliona euro per ty jane nje cope buke atehere ti paske ardhur nga nje planet tjeter.
8-Me mire nje mik se sa nje ciflik? Ke te drejte se babi i vajzes e ka kthyer shtetin dhe Shqiperine ne nje ciflik.
Kushtetuta e Shqiperise ka nevoje per ndryshime.Ne te duhet te kete nene te vacanta per te drejtat e familjeve te politikaneve te larte, Ne te duhet thene qarte se ata nuk duhet te behen pjese e klanit qeverise.Te mos lejohen ne poste me pergjegjesi,por vetem ne pune te thjeshta.Njerezit e rrethit te larte familjar nuk duhet te behen ministra,ambasadore ,drejtore doganash,etj.Ne shqiperine tone te varfer numri i te papuneve eshte shume i larte pse vajza apo djali i kryeministrit duhet te jape mesim ne disa fakultete,kur ka me qindra te tjera te papune,qe mund ta bejne shume mire nje pune te tille.Pse duhet qe ne kushtet e nje papunesie masive disa njerez duhet te bejne disa pune,kurse te tjeret te rrine papune.Vetem keshtu mund te vendosur drejtesia ne pune dhe ne shperblim,Vetem keshtu ecet perpara ne nje shoqeri demokratike.Shikoni se cfar po ndodh sot ne Siri.Hafez Asadi ishte president,i biri na u be president si i ati dhe po shkaterron nje vend te tere.Deri tani per te hequr qafe kete pusht kane dhene jeten me se 60 mije binj nenash dhe per te vendosur drejtesine.Kete po bejne edhe koreanoverioret.Kur vdiq Kim Ir Seni , ngarkuan te birin qe ta zevendesonte dhe tani pas vdekjes se te birit sundon nipi,sikur te mos kete njerez te tjere te afte.Demokracia nuk i njeh dinastite,Sot edhe monarkite e vjetra po kthjellohen dhe po bejne ndryshine ne sistenmin zgjedhueor.
Eshte e kjarte se, nje nga detyrat kryesore te gjithe ambasadoreve ne bote te te gjitha vendeve eshte qe, ata te jene si ura bashkuese midis atyre qe, duan te bejne investime ne Shqiperi dhe qeverise shqiptare. Kjo gje ne te gjitha boten behet nepermjet zyrave avokatore qe, jane specializuar per keto pune.
Bile ambasadori yne ne kete leter i thote investitorit te huaj se, ai mendon se, investori duhet te vazhdoje bisedimet me Argiten jo per shkak te lidhjeve te saja por te zotesise se saja. Ambasadori me shume takt i thote investorit te huaj se, ky ishte vetem, thekson vetem mendimi im.
Nuk arrij te kuptoj thelbin e ketij shkrimi. Ne e dime se, Sala dhe familja e tij jane te korruptuar, por te kritikosh Argiten me materjalin e mesiperm eshte shume qesharake dhe idiote.
Fakti qe, Argita ben konsulence juridike dhe kerkon shume leke kjo eshte nje e drejte e saja. Fakti qe, kerkon shume ose pak leke, kete e vendos tregu. Ne se investitori ka interes mire ne se jo, ciao.
Mendoj edhe nje here se, kritika kunder vajzes se Sales duhet te jete me profesjonale dhe bindese. Ne e dime se, ajo vjedh duke perfituar nga firma e babait, por ta kritikosh ne menyre kaq jo profesjonale nuk arrin qellimin, perkundrazi.
ore, po mire ambasadorleshat shqiptare do puthin doren e argites,
po kta xhambasadoret MIQ,
Kampione te Demokracive kampione
qe na japin men not’ e dit’
si e kon’ hallin a xheba,
oooo miq…
SA HERE CE PAPAGALLI SHARLLATAN PALLA KA BERE AKUZA TE TILLA NDAJ PD ,PS I KA HUMBUR ZGJEDHJET SIC SHIFET RAMa PO NDJEN KENAQESI ME HUMBJET,
Pa shtuar ison në këtë unison, desha të cek diçka gjuhësore:
Mirë, do huazojmë fjalë të huaja, por pak me kujdes:
Fjala “biznesmen”, me atë e-në tek rrokja e fundit e bën fjalën të përdorshme (nëse vërtetë ashtu) për më shumë se një të tillë. Pra, kemi një biznesman dhe dy biznesmenë. Akoma më qesharak përdorimi i të njëjtës edhe për femra. Ato s’mund të jenë “as bisnesmane, as biznesmene, por businesswoman, (njëjës) dhe businesswomen. (shumës). Sa për germëzimin fonetik të tyre mund të negociohet, por kurrësesi s’mund të jetë e njëjtë si për burrat. Kështu edhe për kongresman, kongresmenë, kongreswoman dhe kongreswomen. Ndryshe do quhej kongresburre.