Protestohet për dhunimin e afreskeve. Bumçi: S’jap dorëheqje për një kishë (VIDEO)

11 Janar 2013, 15:14Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Ngjarja shokuese e dëmtimit me gjasa të vjedhjes së afreskeve të Onufrit të disa ditëve më parë në Kishën e Shën Premtes në krahinën e Shpatit në Elbasan, ka mbledhur në protestë përpara Ministrit të Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shoqërisë civile.

Ata akuzuan këtë Ministri për mbajtjen në heshtje të ngjarjes së shëmtuar dhe mosmarrje të përgjegjësisë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.

“Jemi shumë të shqetësuar edhe nga dorëheqja që Ministria bën ndaj mbrojtjes së monumenteve të kulturës, edhe ndaj dorëheqjes që Ministria bën për të informuar qytetarët dhe taksapaguesit që i mbajnë me rroga këta njerëz që kemi në shpinë, kështu që kemi vendosur që në mënyrë vullnetare të bëjmë edhe deklaratat e shtypit që i takon të bëjë Ministria. Ky është hapi ynë i parë dhe më vonë, në mënyrë vullnetare do të shkojmë të bëjmë edhe mbrojtjen e monumenteve dhe në mënyrë vullnetare do t’i largojmë këta njerëz nga vendet ku rrinë këtu dhe do t’i zëvendësojmë me njerëz të tjerë, të cilët e marrin përsipër, qoftë informimin e publikut, qoftë mbrojtjen e monumenteve të kulturës, të cilën e kanë për detyrë ligjore dhe shtetërore,” thotë Artan Shkreli.

“Është i papranueshëm qëndrimi i Ministrisë së Kulturës, në kuptimin, që tërhiqet ndaj problematikës së mbrojtjes së monumenteve të kulturës, ndërkohë që ai është një qëndrim dhe një detyrim kushtetues i këtij institucioni. Ne jemi këtu në fakt për të inkurajuar marrjen në dorë të fateve të trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e institucioneve të shtetit për të kryer detyrën e tyre që është detyrë kushtetuese,” thotë Lorenc Bejko.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe anëtar i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Auron Tare bëri thirrje për dorëheqje të ministrit Bumçi dhe Drejtorit të Trashëgimisë Kulturore.

“Kërkojmë dorëheqjen e të gjithë njerëzve përgjegjës për këtë masakër, duke nisur nga ministri i Kulturës, Drejtori i Trashëgimisë dhe të gjithë sistemit tjetër përgjegjës që ka të drejtën e ruajtjes së këtyre monumenteve, siç ia kërkon ligji detyrimin që e kërkon ligji dhe i kërkojmë dorëheqjen e tyre si një gjest që të vendoset një lloj kriteri i pagimit të përgjegjësive, sepse këtu në këtë vend nuk merr asnjë përgjegjësi”, tha Tare.

Një thirrje u bë për përgjegjësit kryesorë të kësaj ngjarjeje, ose më saktë, për ata të papërgjegjshëm që e kryen atë.

“Të tilla objekte nuk kanë treg. Po ju bëj thirrje atyre që i kanë marrë më mirë t’i kthejnë atje ku i kanë marrë, sepse do të shkatërrohen objektet duke i çuar nga një vend në tjetrin, sepse ato nuk mund të shiten”, thotë Artan Lame.

Ndërsa ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, duke folur në një konferencë shtypi, ka thënë se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqje pse u vodh një kishë.

Duke u ndalur tek protesta e organizuar nga ana e Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në lidhje me skandalin e dhunimit të afreskeve të Onufrit në Kishën e Shën Premtes në Valësh të Elbasanit, Bumçi ka thënë se nuk merr për bazë pseudoforume.

“Ata nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk kanë nxitur asnjë debat apo ide. Për më tepër kanë pasur postet më të larta të trashëgimisë kulturore në kohën e qeverisjes socialiste”, ka thënë Bumçi.

Sipas tij, është e drejtë civile që të kërkohet dorëheqja e ministrit, por “nëse vidhet xhamia e Et’hem Beut, mos duhet bërë përgjegjëse ministria”.

Bumçi ka thënë se nuk mund të ruhet dhe mbrohet çdo kishë dhe xhami në vend, pasi ato janë me qindra.

51 komente në “Protestohet për dhunimin e afreskeve. Bumçi: S’jap dorëheqje për një kishë (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    nuk jep dorheqje…e!!!!
    po mire bre hajt ne vrim te sh….es,kur thone zulute nga malakastra……[kisha nje te tille ushtar,per cdo gje,nuk dinte fjale tjeter……….]

    1. Kosta says:

      Janë pikturat e Onufrit o IDIOOOOOOOOT!

      1. ka mundesi says:

        Po mor Bumc idioti, po,edhe per xhamine e Et’hem Beut do te japesh doreheqje. Biles per ate pa e diskutuar fare me njeri sepse e ke ne mes te shehshit qe e bete vete si lesh bythe me ate labirinth te shemtuar. Ca kujton ti,mos duhet te presesh e dhe ti qe te behen vrasje ne mes te Tiranes dhe pastaj te diskutosh nese do te japesh doreheqje apo jo? Iiiiidjooooot!!!

  2. elio says:

    ka te drejte biri…por nuk ka kuptuar qe jo cdo kishe e xhami ka pikturat e onufrit…nejse kete biri nuk e di..eshte totalisht injorant ministri i kultures…

  3. kapterri says:

    ta zeme se nuk mbrohet.

    por kryesoret duhet te mbrohen ama, po te kishte pak shqiptarizem.

    po me cilet fjalosemi ne. ketaj i ka nxjerre saliqen serbi nga hunda.

  4. Bumçlliku says:

    Mbro leket e pasurite e tuja o bumç se si e keni katandis shqiprine juve nuk ka rob zoti qe i bon derman .

  5. Albania1 says:

    Te lumte mos e jep dorheqen ? i do qeveria ca gagac si puna jote dhe ca thuthuq si Sokol Olldashi ? Desh harrova keni dhe Astrit Patozin me shikimi e tij si Pule Deti, por keni bere nje gje te mire …. hoqet qafe nga ministria pasardhesin e Enverit …dora vet Lul Basha ? Pa harruar Familjen e latmadhenis se tij qe i ngjajne aq shume aktoreve te Filmi SHARRA 7 ?

  6. Labi Vlore says:

    Nuk e di nese eshte per te qeshur apo per te qare,te kesh minister kulture nje person si Aldo Bumci??

    1. mirel says:

      eshte per te qare o shqiptar.
      Se nuk eshte gje e lehte te kesh minister dhe te papergjegjshem dhe idiot.
      Se eshte bere krim kombetar ndaj atyre afreskave.
      Dhe kriminelet kane mbrotje qeveritare.
      Po ne paskemi patur bark te forte me keta bashibozuke.

  7. Bossi says:

    ky eshte komplet ka….r

  8. dritani says:

    Keta flasin a thua se jeta ne Toke ka nisur diten kur mori Saliu pushtetin.
    Po para 1992 o mjeshter si ruheshin?

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Qe nuk jeni te afte … Kete e dime. Por duhet te jeni te afte per ti arrestu keqberesit.
    Me piktura te Onufrit eshte e mbushur Shqiperia biles nje e ka pas bere i ndjeri Onufri edhe ne seline e PD !
    Me ben pershtypje se si nuk po del ne ndonje deklarate Kisha Ortodokse Greke e Janulles. Per censusin kishte shume deklarata nga ana e tyre kurse per pikturat e Onufrit s’po degjojme asgje. Natyrisht qe janulles trashigimia e popullit Shqiptar pak i intereson.

    1. Orthodhoksia Shqiptare says:

      Boll me keto ironizime dhe tallje. Ju ka zene syte injoranca dhe nuk dini c’te flisni me. Shko informohu njehere dhe pastaj fol. Kush kujton se i ka bere denoncimet per kete veper kriminale si dhe per te tjera qe jane bere kunder trashegimise fetare dhe kulturore shqiptare?Te pakten dy nga artikujt qe informuan per kete ngjarje jane bere nga stafi i Kishes Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise. Por ju nuk keni si t’i njihni sepse gjeja e vetme qe dini te beni ne lidhje me Kishen eshte te shani apo ironizoni Kryepiskopin Anastas. Sa i dhimbset Fortlumturise se Tij trashegimia fetare, kulturore bile dhe vete populli shqiptar nuk i dhimbset as vete shqiptareve. Shpresoj qe kur ta kuptoni kete te mos jete teper vone.

      1. Ben Chicago says:

        grekut nuk ka si ti dhimset shqiperia
        po te ishte nje shqiptar jo i shitur te greku ,ne vend te janullatosit ,ortodoksia shqiptare do mbronte me mire interesat e ortodokseve shqiptare dhe te shqiperise
        edhe greku me i mire do te coptoje shqiperine
        jane edukuar qe me qumeshtin e nenes qe shqiperia e jugut eshte greqi

        1. Orthodhoksia Shqiptare says:

          E c’te te them une ty? Kur keni sy e nuk shikoni , e veshe e nuk degjoni c’mund t’ju them une? Po ju them kete: Kryepiskopi eshte i Krishtere me pare, e pastaj eshte grek. Dhe per te Krishterin e vertete nuk ka greke, shqiptare, sllave etj etj . por ka vellezer dhe motra ne Krishtin. Ai keshtu i shikon te gjithe pasi qe ne qumenshtin e nenes eshte edukuar si i Krishtere. Por sic thashe dhe me lart, shpresoj ta kuptoni se kemi te bejme me nje shenjt qe tani, dhe para se te jete vone. Para se te jete vone jo per te, se ai e ka vendin prane Perendise, por per ne te tjeret.
          Kaq po te them une dhe do lutem per ty se gje tjeter s’kam ne dore. Argumente kam sa te duash, por po nuk t;u hapen sy e veshe do te jete e kote te harxhoj kohe ty dhe te tjere si puna jote.

          1. Taulant says:

            “Per krishterin e vertet nuk ka grek,shqiptare,sllave etj”,Greku I vrau me kohe jo-ortodoksit qe kishte ne shtetin e tij.C’eshte ky plehre qe flet keshtu?Ne jemi shqiptare pastaj otrodokse,myslimane,katolike etj.
            O ortodoks,je nje I lajthitur I rrezikshem dhe jo me pak kriminel se ata myslimanet qe vrasin njerez ne emer te allahut.Ndryshimi yt eshte se nuk ke bythe te vrasesh myslimane ose nese ke do vrasesh se shpejti.
            Mos e harro:FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
            VARI K… JANULLATOSIT DHE MYFTIUT.
            KOMBI MBI GJITHCKA.

      2. Aleksander says:

        Denoncojne te paret ata qe kane njohuri te paret.-I dijne ngjarjet perpara se te ndodhin !!!

  10. dhembeli says:

    Keta jane ministrat qe shkateruan dhe vlerta kulturore te kombitp,te papergjegjshem injorante dhe pa le c’far shkolle kane mbaruar e si e kane mbaruar,se do kishte Aldua pak pergjegjesi per ato qe flet.
    Po ja zhdukin vlerat keti vendi ne embrion!

  11. Albert says:

    Ky eshte thjesht nje cope plehre!!! Ky nuk eshte as kaucuk natyral,ky eshte nje materie sintetike! Nje kufome shetitese!…Bastard i rraces shqiptare!…

  12. London says:

    Minister me kot qe ka Berisha.

  13. tak fak says:

    Ke te drejte o Aldo, jemi merzitur kot me kot me ty. S’te kane vene aty te merresh me kulturen e shqiptareve, por vetem ate te babes Sali. Ne Salihan s’ka pse te kete doreheqje, as kulture. Une te uroj te mos te ta vjedhin prape ate makinen Q7, se ajo eshte e rendesishme, ku do ulesh bythen ti, jo se cfare themi ne neper forume.

  14. realiteti alla shqiptar me shkerdhatokracine ne krye. says:

    ne ka shqiptar antikulture eshte mjeker preri aldo bumci.

  15. Sali Katallani says:

    Nuk pret njeri gje nga ty o Bumce, e dime qe je i pafuqishem, ty te bene minister me shqelma bythesh se mos doje vete ti !

  16. ilir says:

    qa sjep dorheqjen ti mor palaqo po kush te pyt ty per dorheqje se te shkarkon saluku per ni minut meju qu kari poju jeni tan si cartana aty po edhe pak muj se zdo jeni ma jo.

    1. tafa says:

      keta s’do jene me ndofta vertet, po kush jane ata qe do te vijne… bir selman i nenes ke te qaj me pare jane te gjithe…

  17. pika neve says:

    o zot i madh. Mor Bumce e di ti qe ata te atyre ‘presudoforumeve’ jane qytetar te republikes, dhe ti duhet tu japesh llogari EDHE atyre qe cke me te. Edhe mos te jen pjesetar te asnje forumi, ata jane qytetaret qe qeveria jote perfaqeson.

    Po thuaj kujt tja thuash kto koncepte, kur ky thote qe smund te ruhet cdo kish e xhami…..ti vetem per kete prononcim duhet te largohesh urgjentisht, edhe sikur mos te kish ndodhur gje.

  18. gjoni prej shkodre says:

    Marre dhe faqja e zeze per ty qi po njollose dhe nxine emnin e paraardhesve te tu.

  19. Gezimi says:

    Tani po bindem plotesisht qe ky minister eshte krejtesisht jo vetem i paafte, por dhe indiferent mbi detyren e tij. Ne nje vend tjeter do ish dorehequr me kohe, madje do merresh dhe i pandehur, por ketu jetojme nje realitet absurd!

  20. jani says:

    Fajin e ka drejtori qe mbulon zonen . Ai militant duhet ndjekur penalisht , ka shperdoruar detyren.

  21. Shqiptari says:

    te tjeret kane vrare dhe sju ka hyre gje ne kembe, Pse ti Budallacke je?!

  22. Gledis says:

    Komfirmim me te mire per paftesine e kesaj qeverie nuk ka …pervec se konfirmojne ijnorancen …se sdine te dallojne Onufrin …nga te tjeret

  23. afresku says:

    Perfundimisht ti e ke mendjen fresk fare.

    Kjo pergjigje mund te quhet pergjigja e te paaftit.

    Pergjigje e mefte dhe pa nivel.

    U dogje shume shpejt o Aldo.

    Do kishe nje te ardhme tjeter nese sdo ti i she futur kesaj rruge,.

  24. Zoti says:

    Po jane pikturat e identitetit tone morre i mete.

    Je dhe katolik more idiot. Me fe, me shkolle, me kulture, me ligj, nuk te takon te kthesh kete pergjigje more injorant.

    Jane afresket e Onufrit, mo trap. Jane identitet i kombit.

    O injorant qe smeriton te kesh fene katolike si fe.

    More trap.

  25. spartan says:

    Me kete idiotin nuk po merrem, se nuk ia vlen. Por po filloj te merrem me opoziten aktuale qe mbas 6 muajsh do jete ne pushtet.
    Mbani shenim:
    U dhunuan afreske te Onufrit se Ministri nuk di si ti ruaj?!?!?!
    Eshte shperdorim detyre! Ka ligje qe te denojne dhe duhen te zbatohen, sidomos ne rastin e ketij idiotit, qe eshte idiot, pranon te behet minister dhe del e thote idiotlliqe.
    Po nuk u denua ky nuk fillon ndryshimi, persa kohe cdo idiot aspiron te bej karrier…
    Filloni nga gjerat me te thjeshta ne dukje se ato jane stermbullari qe kemi kaq shume probleme sot.

  26. Yeti says:

    A don me ta thy apo don me ma thy?

  27. q says:

    Ju lutem, eshte dhender i Safetit, nuse dhe vjeherre qe ka ne pjese, e ka mare “denimin e perjetshem” .

  28. EuroMaloku says:

    PO PERSE DONI TA HIQNI ORE TE URUAR…
    ZERENI SE NUK KA QENE KURRE …

  29. Horri i Bulevardit says:

    Smund te kerkoni doreheqje te ndonje zyrtari qofte edhe minister, kur ky nuk eshte emeruar nga populli, ky eshte emeruar nga shefi partise dhe vetem atij i jep llogari, populli per sistemet totalitare, eshte thjesh nje turme, qe duhet shperfillur.
    Ne ne fillim per ta ngushelluar vehten tone si shqiptar, krahasonim politikanet me lindoret, por lindoret me kohe dolen para nesh, atehere filluam ta krahasojme vehten me aziatiket e Mao Ce Dunit, prape e genjyem vehten se edhe ata iken dhe na lane shume mbrapa, atehere filluam ta krahasojme vehte me Afriken, perseri Afrika ne demokraci po na le ne shume mbrapa, edhe me ate bicim doreheqje, qe tek ne per cudi, nuk do ta degjoje njeri, megjithese ne fjalorin tone ekziston si fjale, por qe i ikin te gjithe kesaj fjale sikur ti vi era mut.
    Imagjinoni te kishim ne atehere bythe dhe ti kerkonim Enver Hoxhes, jep doreheqje edhe Hena do te kishte ikur nga ky ndryshim ne mentalitetin taliban.
    Aldo te jape doreheqje,

  30. Imzot Bumci says:

    Kam nje pyetje per ata qe e njofin nga afer: Ky Aldoja ka lindur idiot apo u be kur filloi te meret me politike?

  31. Ben Chicago says:

    po para per te sjelle kockat e tradhetarit ahmet zogolli a kishte ky aldo berisha
    dhe ka guximin te thote qe nuk ruaj dot te gjitha kishat
    po jo te gjitha mor idiot por onufri eshte i vecante
    po para per makine super te blinduar 700 000 euro per saliun
    po para per ashensor ne godinen tre kateshe te kryeministrise
    etj .etj.

  32. beso says:

    ky ka 2 vjet qe po kerkon eshtrat e Skenderbeut neper Turqi qe ti sjelle ne Shqiperi.Nuk behet fjale te rrisi cilesine e diellit,se eshte janar akoma.Tamam koqe kandari,nga ata qe peshojne mire per kulturen e kungullit.

  33. """"""" says:

    Ku ndodhet kjo aleanca kuq e zi keto ditè sikur ashtè e ngarkuar shumè me probleme dhe nuk i del koha te pakten te shkruaj njè artikull per ketè problem apo i ka rènè arni per thes siç e thotè populli!

  34. arbeni nga tepelena says:

    budalla je! meten e kapen mat e se rruajti e jo me ty per ca piktura rri ore mos e krasit fare.

  35. joni says:

    o aldo qe nuk ishe per kete pune ne e dinim kete,por dhe qe ke mbaruar ndonje medrese nuk eshte cudi dhe prandaj nuk e vret per nje kishe ti.por ke harruar se ai eshte Monument kulture i kategorise se pare dhe keshtu ti perdhos punen e disa brezave te afte specialistesh qe i kane mirembajtur keto vepra me vlera kombetare duke i konservuar dhe restauruar. ti meriton jo vetem shkarkim por dhe njekje penale per deklaratat dhe mosveprim ne baze te ligjit.turp e faqezeze

  36. SKENDER BEU I VJETER says:

    MENDOJA QE AI DEBILI QOR I DURESIT QE NUK DINTE PER ESHTRAT E ISMAIL QEMALIT ISHTE ME HAJVAN SE KY BUMCI,POR ME KETO QENDRIME QE MBAN ALDO ITALIANI SHOH SE QENESHE ME HAJVAN SE HAJVANI ME BUDALLA QE ESHTE NE RRADHET E PD =SPITALIT PSIKIATRIK TE SHQIPTARVE.

  37. FLORI says:

    KY ALDOJA, SIKURSE EDHE MINISTRAT E TJERE, S’KANE ASNJE LLOJ LIDHJE ME DETYREN QE I BESOHET.

    KY KUALICION, PD+LSI+PR, ETJ. ME BINDJE TE PLOTE, ESHTE E GJITHA NE PAPERGJEGJSHMERI!!!

  38. dashnor says:

    Si the zotrote , pse nuk ben diçka AK-ja e Spahiut per pikturat e Onufrit ? Megjithe mend e ke , apo tallesh ? Spahiu kushedi sa do te çirrej sikur te kishin vjedhur ndonje cope qilim apo lecke tjeter nga ndonje xhami ( gje tjeter me vlere , nuk kane xhamite ), pa persa i perket kishave , per AK-ne , me mire te zhduket kristianizmi , jo vetem ne Shqiperi po edhe ne tere Evropen ( ne mos e ka bere kete veprim ndonje antar i Partise se Spahiut , i derguar prej tij , sipas urdhrave te financuesve islamiste qe i bejne kesaj Partie talebaniste e ultra-fashiste ) . Dashnori .

  39. doda says:

    @Ben Cikago
    Ti je loqa me e modhe ne kete forum. Ku rri ti ne South Chicago se aty e ke vendin.

  40. Koz Dynjaja says:

    Normalisht duhej te delnin me radhe Ministri Bumci e te deklaronte qe po merreshin masa dhe do nxirrte pergjegjesite. Dikush nga policija o qendrore ose lokale e te deklaronte qe jemi ne ndjekje te keqberesve ,Dikush tjeter qe nuk po e gjej e te shtronte ceshtjen se kujt i intereson ky demtim ..(le te genjenin )…………….dhe jo ..skandal pergjigje….dhe te mendosh qe ne kohe te turqise , ne kohe te mbretit ,ne kohe kur diktatura nuk lejonte besimet , ne kohe lufterash e pushtimesh nuk ka patur kaq deme ne kete fushe ……

  41. qytetar says:

    Largohu ose përgjigju pët shpërdorim detyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje