Për shkak se ushtarët që shkojnë në Afganistan përfitojnë një pagë të majme, kjo është kthyer në një burim korrupsioni
Një grup efektivësh të Forcave Komando në Zall Herr kanë denoncuar drejtuesit e Forcave Tokësore për korrupsion dhe nepotizëm në përzgjedhjen dhe caktimin e emrave që do të marrin pjesë në misionin e nisur dje në Afganistan.
Vetëm një ditë para nisjes së kontigjentit të 12-të paqeruajtës me mision në Herat dhe të kontigjentit “Eagle 6” me mision në Kandahar, lista e emrave ka ndryshuar.
“Vetëm nga efektivët e forcave komando, që do të marrin pjesë me mision paqeruajtës në Herat, janë ndryshuar katër emra, duke i zëvendësuar me persona të pastërvitur, të dëmtuar si dhe në kundërshtim me listën rendore të togave përkatëse siç e parashikon rregullorja”, denoncon në gazetën “Shekulli” njëri prej efektivëve.
Ndërkohë, kolegu i tjetër pretendon se kjo listë është ndryshuar nga shefi i personelit të Forcave Tokësore, B.Nuredini dhe shefi i operacioneve të këtij regjimenti, Sh.Shllaku dhe më pas është firmosur nga vetë komandanti Zyber Dushku.
“Ndryshimi i emrave është bërë pas ndërhyrjes me miqësi dhe me para. Duhet t’i paguash nga 2 deri në 5 milion lekë të vjetra ndonjërit prej drejtuesve të Shtabit të përgjithshëm, komandës së Forcave tokësore apo edhe ministrit të Mbrojtjes që emri të të futet në këto lista”, denoncon efektivi, i cili punon prej vitesh si ushtarak me pagesë.
Sipas tyre, në urdhrat e heqjes së tyre nga lista është renditur se janë në listën rezervë të personave paqeruajtës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, misioni në Herat të Afganistanit mendohet të jetë i fundit dhe është “shumë i kërkuar” pasi efektivët paguhen me 9 mijë lekë të reja në ditë plus rrogën mujore të çdo efektivi.
Po dihet qe kriteret e pranimit perkufizohen te “Miku i forte” dhe “Xhepi me i thelle”. Per te tjerat ska rendesi.
Nuk esht gje e re per ne kjo, se te paret e filluan PPSH dhe sigurimi shtetit, qe fusnin spiunet ose njerezit e vet, ne vend te atyre me biografi te keqe, qe jo rastesiht qellonin edhe me te miret dhe pasojat, spo i them.
Nje pervoje te tille kam hequr edhe vete, ne lojrat mesdhetare qe u zhvilluan ne Bursa te Turqise, nga 6-vete qe ishim ne ekip, qe ja dolem ne garat 100-200 dhe 400 metersh, dy dite para udhetimit, une dhe nje tjeter u zevendesuam me nje nga Dinamo dhe nje nga Partizani.
Por te pakte shyqyr qe keta jane thesht ushtare se edhe po u vrane, ja kane bere gati medaljen e trimerise qe rane ne lufte kunder pushtuesit afgan ne token afgane.
Shqypnia po ndryshon! O burra PerPara!
E KEMI THEN SHUME HERE QE SHQIPERIA NUK KA
USHTRI, AS LEKE DHE AS BREKE.