Oketa: FRD do jetë forcë qeverisëse pas 23 qershorit

10 Janar 2013, 18:44Politika TEMA

Në selinë qendrore të FRD-së në Tiranë u mbajt mbledhja e kryesisë, e cila diskutoi çështje organizative, që lidhen me strukturat dhe programin e partisë.

Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Oketa në një dalje publike për mediat, theksoi se FRD është e gatshme të hyjë në zgjedhjet e qershorit 2013.

“Do të kemi një muaj intensiv për të bashkëbiseduar me shqiptarët që nga jugu në veri, për të diskutuar pikat kryesore të programit dhe për të ndezur motorët e fushatës zgjedhore.  FRD ka një ecuri mjaft pozitive, pavarësisht presioneve që vijnë nga të dyja krahët e politikës së vjetër. Në mbledhje u diskutua edhe puna e 19-të departamenteve, të cilat po hartojnë programin zgjedhor të FRD-së. Janari do të jetë muaji i dialogut intensiv me qytetarët në mënyrë që në konsultim me ta ky program të jetë sa më afër qytetarëve”,” tha Oketa.

Lidhur me synimet e partisë në këtë vit zgjedhor, Sekretari i Përgjithshëm shprehu besimin se FRD do të jetë një forcë përcaktuese në vendimmarrje si dhe forcë qeverisëse pas 23-qershorit.

16 komente në “Oketa: FRD do jetë forcë qeverisëse pas 23 qershorit”

  1. Ben Chicago says:

    uroj qe tju dali fjala
    por mos perfundoni si ceka,pollo,tritan prasi,etj.

  2. Ilir Guri says:

    Zoti Oketa ka nje program te zhvilluar dhe ka besimin e popullit!
    Kjo Parti do jete vendimtare per te hequr Doktorin nga pushteti
    i neveritshem dhe vjelles gangstere me gjithe qeveritaret qe duhej
    te shkojne ne burge, nuk di se cka thote Z.Oketa per ket ceshje te burgosjes te Sali Berishes dhe Jozofine.
    Pritet te flas cka mendo, se AKZ e ka lajmerue se te gjithe te korruptuerit do shkojne ne burge!

  3. kavajsi says:

    Aleanca pd+lsi+pdiu+pr+pdk do ti fitoje zgjedhjet kjo eshte e sigurt.rama nuk e mund dot kete koalicion.ndersa sa per frd dhe ak nuk jane gje tjeter vecse dy particka te pershtira qe do zhduken pas zgjedhjeve.sali berisha e meriton te qeverise edhe per 4 vjet.ndersa ne zgjedhjet lokale te 2015 pd do te fitoje ne bashkine kavaje me rekord votash.

    1. fl says:

      E ndryshove prape pseudonimin per leshuar bajgen e radhes. Ore po e dime qe jeni votues te mencur. Keni zgjedhur tju prije Sali Beirsha i Vicidolit dhe jeni komuniteti me i begate ne Evrope ?

    2. Vetem revolucion says:

      O kavajas,njesh fare je plako.Cfare malli pi,na thuaj te lutem,se qenka i mire.Te thuash qe Birisha yt,meriton akoma te qeverise,kesaj i thone te kesh 2 b”ythe,nje ta çash e nje ta mbash.A lum ne per ju me kete mendje.

  4. hasan says:

    Qe do te jeni ne pushtet,nuk ka piken e dyshimit.Ketu Oketa ka te drejte te besoje,poooor nga cili krah do te rrjeshtohet????????????Kete a mundet te na e thote?Do te behet krah,apo paterice?

  5. Dukati says:

    Sa të ketë kavaja hajvanë noterik do fitojë Berisha. ptu injorantë.

  6. shqiptari i ndershem. says:

    Shqiptaret jane ndergjegjesuar.

    saliu ka cof, hijeja e tij sundon, ai deri ne gryke i ka mekatet qe do ta cojne ne gjyq para popullit,bashke me gjykatesat e implikuar ne krimet e saliut.

    Krejt te kundert me te jane i gjithe stafi i F R D-ke, perpara shqiptare te ndershem tek ju kemi besim partite e tjera jane te mbytura me para te pista.

    Vdekjen ajduteve politikane,rofte populli shqiptar i ndershem dhe liri dashes.

  7. Meleku says:

    Kryeministri i ardhshem i qeverise do te jete nga FRD.
    Opozita do te largoje nga drejtimi Ramen, Ruçin, Braçen dhe Ballen si bashkeautore te deshtimit.
    Ne Shqiperi do te krijohet nje e majte e re, pa Tom Doshin, Ndue Kolen, Paulin Sterkajn, Erion Veliajn dhe pa te gjithe anetaret e tjere te bandes tulla-llaç qe mban ate qe quhet opozite nen kontroll.
    Majko do te jete nje nga bashkethemeluesit e forces se re te majte.

  8. Pilo Lala says:

    Oketa ka qene gjithmone njeri i ekuilibruar dhe i ndershem.
    Kete e tregoi kur i hapi dyert Prokurorise mbas ngjarjes Gerdecit, ku u gjet edhe faksi qe i dergonte Fatmir Mediu Shkelzen Berishes per Gerdecin.
    Saliu e largoi menjehere Oketen nga detyra per ate faks qe u kap.
    Partia e Topit do jete faktor ne stabilizimin e PD ne opozite vitin tjeter.

  9. Sum Gruda says:

    Marova tuj te shiquar, ne pamje eshte krenar por levize ore
    na co ne zgjellje te parakohshme se keshtu maruam me banden qe kemi si udheheqje te Partise Shtet. Duhet koalicion me Partine Socialiste dhe Partia e Enver Hoxhe nese eshte kunder ketij rregjimit. Doktori duhet debuar me gangsteret e tij qe mbyten popullin e shkrete, lane popullin pa catie, pa buke e uje, pa energji ngohtesi femija pa shkolla pa ngrohtesi dhe rruge. Mos shiqoni luksin se nuk do fitoni duhet ndyre duarte ne vaj dhe gras per te qene mekanike, edhe ju per te qene nje kondidat duhet lagur duke hecur te shkojshe ku te varferi jetujne se ate nuk kane rruge te shtruara. Nese nuk i mbani keto qe ju thome nuk do fitoni ndonji vote.

    1. radikalisti says:

      A ka njeri ne kete forum qe ma perkthen kete fraze: -Mos shiqoni luksin se nuk do fitoni duhet ndyre duarte ne vaj dhe gras per te qene mekanike, edhe ju per te qene nje kondidat duhet lagur duke hecur te shkojshe ku te varferi jetujne se ate nuk kane rruge te shtruara. Nese nuk i mbani keto qe ju thome nuk do fitoni ndonji vote-.
      E kam lexuar 10 here dhe nuk e marr vesh ça ka dash te thote ky merhum
      me pseudo.Sum Gruda.

  10. azemi says:

    po shkoj kavaja deri ne vitin 2015 ju lumt edi rames .kavajen e ka marre ne dore hajduteria dhe injoranca.ervin rroshi po ben gerdine duke vjedh hapur vete kryetar vete brigadier , nuk le asnje te punoje kavaja ka shku ne pogradec dhe me ne tirone.prisni dhe pak kur te plasi dhe pastaj te shohim sa ka fitu edvin rama ne kavaje .socialistet s kane e s duhet te kene lidhje me kete moster ne pushtet.te gjithe duhet te bashkohemi te largojme keta plehra si edi rama qe po turperojne kavajen .pd -ja duhet te tregoje veten qe eshte parti demokratike , jo si ps-ja qe vendos me urdher injorantet e trafikantet qe paguajne ramen.shkoni vulosni nje leter ne bashki,do prisni kur te vi mashtrusi i pogradecit.

  11. troja says:

    Ke shume te drejte.Pse nuk tha dhe Meta keshtu si ju,ne 2005? A nuk sulmoi ai Saliun sa te gjithe kujtuan se do i fitonte vete zgjedhjet?
    Edhe qellimi juaj eshte i njejte me te Metes,lufte sot me mullinjte eres dhe kualicin neser me Berishen.
    Qellimi juaj u dekonspirua dje nga Saliu,kur tha se kemi koalicionin me te fuqishem,dhe vertet e ka.Ka Meten,do kete FDR e Bamirit,do kete AK e Kreshnikut,ka Nard Noken me 40 hajdute,ka Mediun,me vrases dhe hajdute dhe ju do keni nje minister ne pushtet,Bamirin qe nuk leshon dot pronat.Dhe pronat e mare jashte ligjit i mbron vetem Saliu.

  12. YLLI says:

    GEZUAR 2013.Per te gjithe shqipetaret kudo qe ndodhen. Kemi vite qe presim dicka me te mire,me konkrete per demokracine dhe menyren si qeveriset vendi.GJat ketyre vieve trazicioni te pafund si e djathta dhe e majta kane meritat por dhe gabimet e tyre.Cilat peshojne me shume?Pergjigja dihet.GABIMET(per mua te denueshme)…Por ja kjo eshte: shoqeria,miqesia,militantizmi,drejtesia jone. GJithmone ata qe meren me politike berje perfitojne ne shpine te shoqerise.Por a thua valle ka nje fund te ;pangoptesise,sharjeve,fyerjeve,huliganizmave,vrasjeve,mos drejtesise.Do lutesha te jemi cdo minute,ore, dite,muaj,vite me human.le te bejme pyetjen,cbera sot?(kujt i rashe me qafe?sa vodha sot?cbejne te tjeret qe nuk vjedhin,a rojne, apo jemi te gjith nje tufe?)Ju lutem mjaft me aakuza.Le te veproje me mire drejtesia.Besoj, shumica duam ne krye te vendit njerez me sa me pak duar dhe goje te perlyera.

  13. Gezimi says:

    E vleresoj qendrimin tuaj ndaj klikes ne fuqi (sigurisht ne se eshte e sinqerte), por kam menndimin se pa koalicion ju nuk keni kurre pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje