Është mesditë dhe në një ditë normale ky duhet të ishte orari i pikut të punës në atë që njihet si tregu çam në kryeqytet, por në fakt nuk është aspak kështu.
Rrugicat e ngushta të këtij tregu duken të shkreta dhe shumë pak njerëz interesohen për mallrat që ndodhen në tezgat apo dyqanet e vogla. Tregtarët duken jo thjesht të mërzitur, por më shumë të pashpresë, sepse siç thotë ata vetë, prej kohësh njerëzit që vijnë për të blerë këtu numërohen me gishtat e dorës.
Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku e shoqëruar nga e shoqëruar nga kryetari i PS-së për Njësinë Nr.10, Erjon Osmanaj, si dhe të zgjedhur socialistë në pushtetin vendor është takuar paradite me biznesmenë të vegjël dhe të vetëpunësuar në tregun çam në Tiranë.
“Shumë keq jemi. Aq keq jemi sa s’di ç’të të them. Ja është ora 12.30 dhe nuk e kemi bërë sefte, s’kemi shitur asgjë. Është shumë keq”, thotë një grua e moshuar, që shet veshje të ndryshme. Ajo u tregon përfaqësuesve të PS-së se me këtë biznes mbahet e gjithë familja e saj. Pak më tutje një tjetër tregtar shprehet: “Njerëzit sjellin lekët, lekë s’ka, do mbyllim qepenat, çdo bëjmë. Shumë dyqane mbyllen. Janë të sforcuar njerëzit”.
Dhe në fakt përveç mungesës së blerësve, ajo që bie në sy menjëherë në tregun çam është numri i madh i qepenave të ulura që dëshmojnë për mbylljen masive të bizneseve të vogla, për shkak të falimentimit të tyre dhe pamundësisë për të mbajtur veten. “Nuk ka as shitje asgjë, siç e shikoni vetë. Nuk kalojnë fare. Këtu është vështirësia më e madhe. S’kalojnë qytetarët, s’blejnë, ose dhe kalojnë e janë shumë të varfër nga xhepat. Këtë po e shikojmë vetë çdo vit është rënie. Kemi marrë mallin ka një muaj dhe s’vjen njeri të afrohet”, tregon një burrë rreth të 50-ve.
Deputetja socialiste pasi i ka dëgjuar me vëmendje të gjitha shqetësimet e sipërmarrësve të vegjël, i ka siguruar ata për angazhimin e Partisë Socialiste për heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe trajtimin e kësaj kategorie, si një partner në zhvillimin ekonomik të vendit. “Puna e parë që kemi thënë, është që do heqim menjëherë taksën e biznesit të vogël. Po menjëherë. Kur them taksa e biznesit të vogël, them taksa e të vetëpunësuarve, siç jeni ju, sepse juve konsideroheni si biznes, por në fakt jeni të vetëpunësuar”, ka theksuar deputetja Ledi Shamku. Ajo dhe përfaqësuesit e tjerë të PS-së kanë garantuar sipërmarrësit e vegjël se kjo parti është e vendosur për t’i dhënë fund një herë e mirë abuzimeve të administratës tatimore, që krahas taksave dhe tatimeve larta, po u marrin më shumë frymën tregtarëve edhe me gjobat abuzive, që vendosin në mënyrë të padrejtë.
hahahahaha,paska dhe treg cam….!!!!????
o Zot ,cpo na degjojne veshet e shikojne site……!!!
Z./z.nja Tourkofagos, thjesht per informacion dhe jo debat, “tregu cam” eshte nje treg qe historikisht ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistoje ne Tirane…emri qe mban eshte thjesht simbolik!Ndoshta ky informacion eshte i ri per ju…por s’ka asgje per tu habitur ..e akoma me shume per t’ju lutur Zotit ?
thx
Emri qe mban nuk esht simbolik sepse ky treg esht hapur nga camet , nga familja nuriu dhe prandaj e mori kte emer …
Neser shkon Mima dhe Bulku deputetet e PD tek tregu cam dhe dalin te gjithe i presin me buzeqeshje e shtrengime duarsh.Mire tu behet se ata ishin te pa kenaqur nga taksat me Edin tani me Lulin po i mbyllin fare dyqanet.Nuk ka rruge e rrugice ne Tirane qe nuk shikon qepena te mbyllur te shume dyqaneve dhe njoftimin “jepet me qera”.Nderkohe qe nuk kane shitje cmimet i ngrene nga dita ne dite,kete se kuptoj fare.
gjith pasuria e shqiptareve eshte perqendruar ne 10% te popullsise, te cilet pazaret e tyre i bejne ne europe.
pjesa tjeter e popullsise qe jane per te tregu mezi shtyjne muajin.
keshtu qe paraja nuk qarkullon.
mos morese na moret ne qafe,po te pabeset ku do bejne shopping??me siguri tek haleja e saimir manes nje kodoshi tjeter,dhe me uraten e fevzi turkut.
Kjo Qeveri interesohet per Fazllicin, jo per Shqiperine.
Katrahuren ne KESH dhe CEZ e beri Fazllici me shitjet dhe blerjet e ortakes Argia Berisha. Ajo kerkon 3% per cdo kilovat.
keta camet qe mbyllin dyqanet duhet te jene “kamunista”, dhe i ka paguar Edi Rama qe te mbyllin dyqanet.. sepse Saleh e ka ba Shqypnine te dyten ne Europe pas Gjermanise dhe te katerten ne vote per mire-qen-ie ekonomike. miracle of freedom.. Saleh plehu…
po nuk falimentoi tregu çam, nuk ka per te pas punë Teg-u. Duan ti falimentojne te gjithe bizneset e vogla sepse vetem ashtu do kete pune te TEG.
Shikoni cbehet,te medhenjte po hapin supermarkete,e teg,te vegjlit falimentojne,po ngushtohet tregu i punes,rregullatori taksa e diferencuar,falimentimi i biznesit te vogel shqetesim i madh per qytetaret
këtu ka i gjo burra!
me dixhitalizimin e salbanisë,njerzit nuk shkojnë më fizikisht në dyqone!ata i porositin on-line!edi rama akoma nuk e ka kuptu se tregtarët,nuk i thonë të vërtetën!ata akoma kujtojnë se edi osht kretar bashkiet!e mashtrojnë për të mos paguar taksa nga shitjet on-line!
për dixhitalizim jemi të parët në botë!tashti nuk do të ketë më shitje me listë,dhe ajo do të dixhitalizohet!sala ka për ti falur gjithë tregëtarëve ëndrrën e tij,I-Pad!kështu që ata nuk do të kenë më fletore ose blloqe!kursehet letra,pastrohet pamja e shqipërisë!harrohet dhe blloku i metës!