Milo: Të mblidhet sa më parë tryeza e opozitës për t’u përgatitur për zgjedhjet

13 Janar 2013, 18:04Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, kërkoi mbledhjen sa më shpejt të tryezës së partive opozitare, me qëllim zyrtarizimin e frontit të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Ai apeloi për veprime konkrete për të treguar që opozita nuk është e fragmentarizuar.

“Të organizohemi nga pikëpamja e strukturës, të shpallim objektivat elektoralë dhe të përcjellim mesazhe optimizmi me qëllim që elektorati ynë të marrë sinjalet e duhura”, theksoi Paskal Milo, raporton TCH.

Zoti Milo mbështet idenë që fronti opozitar të zgjerohet sa më shumë dhe të nisë aksionin e përbashkët për të fituar këtë betejë me qeverinë Berisha.

“Partitë duhet të shfaqen tani sepse ka ardhur momenti. Duhet të japin shenjën se janë kundër mazhorancës qeverisëse. Nuk ka kohë për të humbur”, shtoi Milo.

12 komente në “Milo: Të mblidhet sa më parë tryeza e opozitës për t’u përgatitur për zgjedhjet”

  1. e drejte says:

    zoti milo respekt , keni te drejte , bashkouni dhe fitorja eshte e jona , por bashkim me ilir kok lopen nuk ka

  2. Briri cjapit says:

    i ka nje 100 vete ky Milua qe kerkon te beje front>>> Ik ore legen shkrije ate partine dhe bashkohu me PS. Personalisht mendoj se PS duhet te beje aleance vetem me frd dhe ak te tjerat me gjinushra e milora e co jane merre me leng…Rama nuk duhet te vonohet per t’i ofruar ne koalicion dhe per t’i bere te qarte te pakten ak se ne qeverisje do te kete 20% te qeverisjes..

  3. albi says:

    Me çudit kjo dalja e Milos,per faktin qe akoma nuk e ka kuptuar(por nuk dua ta besoj)qe Edvin Rama nuk don miza ke veshet.Komentues a e imagjinoni ju Ramen kryeminister(mos ardhte kure ajo dite)i cili duhet te beje kompromis me Milon,Gjinushin,apo ndonje tjeter sepse ka nevoje per voten e tyre,mua me duket e pabesushme dhe jam i bindur qe Rama pranon te jete gjithe jeten ne opozite(duke thirrur i kam fituar, por mi vjedhin) dhe kryetar i PS se sate te gjunjezohet para Milos, Gjinushit,apo Kreshnikut o Topit per nje vote ne kuvend e pa imagjinushme.
    Si e mendoni ju’?

  4. Mr. G says:

    Boooo… degjo dhe kete palikarin e fshatit Himar te na japi leksione per te permbysur Berishen. Sa antar partie ka ky perkthyesi i Qillomandroit Janullatos? Ike more mercenar i Athines thyej qafen ne ate kaurristanin tend te qelbur se ti nuk mere dot votat e familjes sate jo te te votoin ti shqiptaret. Ike more parazit shtroju punes dhe leri peripatot.

  5. katarakti says:

    Problemi kryesor nuk eshte nese bashkohet opozita me Milon, Gjinushin, Topin apo Kreshnikun. Problemi eshte se Sala nuk e leshon kolltukun per qamet. Si t’i kete fituar zgjedhjet si t’i humbe. Padyshim qe opozita duhet te marre pjese ne zgjedhje, te perpiqet te mbroje voten, por ne rradhe te pare ajo duhet te diskutoje se çfare do beje kur Sala te deklaroje se ka fituar si do qe te jete rezultati, dhe te mos e leshoje pushtetin. Kjo eshte çeshtja…

  6. Spirro Janaqi says:

    Fiksojeni kete fytyre te opozites:eshte i vetmi nga politikanet opozitare qe ka heshtur ndaj shitjes se detit…
    Duke filluar qe nga kreu i opozites,Edi Rama,por edhe shume te tjere ,e denoncuan shitjen e detit qe qeveria beri.
    Perkundrazi,i vetmi politikan opozitar qe ka heshtur dhe hesht ndaj shitjes se detit , eshte PASKAL MILO!!
    Kush me thote se pse??!!

  7. Spirro Janaqi says:

    Fiksojeni kete fytyre te opozites:eshte i vetmi nga politikanet opozitare qe ka heshtur ndaj shitjes se detit…
    Duke filluar qe nga kreu i opozites,Edi Rama,por edhe shume te tjere ,e kane denoncuar shitjen e detit qe qeveria beri.
    Perkundrazi,i vetmi politikan opozitar qe ka heshtur dhe hesht ndaj shitjes se detit , eshte PASKAL MILO!!
    Kush me thote se pse??!!

  8. laraska says:

    Ca fronti flet ti more? po ku ke marr vota ti ndonjehere? Dil njehere vetem ne votime te shohim sa merr? A ta mban? Sic thote nje me siper as votat e familjes tende smerr dot o i shkrete. PS eshte komardare shpetimi per te gjithe ju. Merrni votat si koalicion se njerezit votojne PS, jo ju, dhe pastaj beni lek te madh ne kurrizin tone. Populli dhe Shqiperia ne vend numero. Rri urte me mire

  9. dymi says:

    Ore po kur hiqet edhe ky si politikan i madh e vizionar, qe ka vetem 2 vete e nje cerek antare partie.

  10. altin says:

    Paskali eshte nga Palasa nje fshat mbi Gjileke afer Himares dhe ka thene se e ka mesuar te flase shqip ne klasen e pare.Mund te jete me origjine te larget nga Mirdita dhe ky si tourkofagosi e Bollano.Eshte i matur e serioz por vota ska vec ato te familjes se vet.

  11. Petro says:

    Eshte domosdoshmeri historike qe ne keto zgjedhje te mos kemi nje opozite te fragmentuar por nje bllok opozitar pa dallime krahu dhe bindjeje politike. Te gjithe te bashkuar kunder Berishes. Ky motiv do ti bashkonte dhe motivonte te gjithe per te vepruar. Nga ana tjeter FRD-ja, qe duket se po ja ngushton Saliut bazen elektorale, ka per ta katandisur Saliun si Aleks Xinxa (personazh ne filmin Vendimi prodhim i Kinostudios “Shqiperis e Re” 1980).

  12. ajdin says:

    Berisha nuk eshte budalla qe te zgjodhi ty si aktor MINISTER MROTJE,te luash teater me kete popull budalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje