AK: Do konfiskojmë pasuritë e paligjshme të Berishës për t’i shndërruar në azile për moshën e tretë

19 Janar 2013, 13:35Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi shpalli sot strategjinë dhe programin e saj për rritjen e pensioneve në Shqipëri duke prezantuar të gjithë studimin e përgatitur nga një grup i gjerë ekspertësh të ekonomisë dhe sigurimeve shoqërore.

Aleanca Kuq e Zi deklaroi se do të ndryshojë rrënjësisht dyshemenë e pensioneve nëpërmjet reformimit dhe rritjes progresive.

“Aleanca Kuq e Zi është qartazi kundër rritjes së moshës së pensionit pasi kjo do të bllokonte rinovimin e administratës dhe nuk ka asnjë mbështetje apo referencë krahasuese. Sistemi i pensioneve është një zinxhir i gjatë korruptiv dhe abuziv. Sot në sistemin e pensioneve ka ende persona të vdekur ku familjarët e tyre vazhdojnë të marrin pensione apo zyrtarë të korruptuar të ndryshojnë referencat e viteve të punës. Aleanca Kuq e Zi shpreh shqetësim të thellë që Shqipëria është i vetmi vend në kontinent që diskriminon mbi 500 mijë pensionistë. Niveli i pensioneve të fshatit është nga 5.500 lekë deri në 8.300 lekë, në qytet nga 8.600 lekë deri 13.000 lekë. Ky nivel dysheme i pensioneve të fshatin aplikohet në 84% të popullsisë duke e zhytur atë në një mjerim total,” tha kreu i AK, Kreshnik Spahiu.

“84% e popullsisë marrin pension të nivelit të fshatit ndonëse mesatarja e faturave mujore është disa herë më e lartë. Ata paguajnë për drita mesatarisht 5000 lekë në muaj, për ujë 1200 lekë në muaj, 1200 lekë transport publik, 4500 lekë medikamente minimalisht. Në gjithë këtë listë të gjatë faturash, kjo qeveri nuk bën gjë tjetër veçse i shpejton vdekjen çdo pensionisti. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku farmacitë aplikojnë listat e borxhlinjve, ku mijëra pensionistë i marrin ilaçet me listë se nuk kanë të ardhura t’i paguajnë. Kjo qeveri dhe kjo politikë “gjakpirësish” në këto 23 vite i ka trajtuar pensionistët si të burgosur ose internuar. Pensionisti shqiptar merr më pak të ardhura se të burgosurit nëpër Europë. Një i burgosur për një krim ordiner nëse punon gjatë shlyerjes së dënimit arrin të përfitojë 100 deri në 200 euro në muaj. Qeveria greke në këto 23 vite i trajtoi mijëra shqiptarë që ndryshonin kombësinë me një pension dymbëdhjetë herë më të madh, 380 euro në muaj për një pensionist, ndonëse ata nuk kishin jetuar dhe punuar asnjë ditë në Greqi dhe nuk kishin derdhur kurrë sigurime shoqërore,” vijoi Spahiu.

Kreu i AK tha se kjo parti do të rrisë ndjeshëm shtresat dhe numrin e taksapaguesve dhe kontribuuesve të sigurimeve shoqërore, do të ndërpresë abuzimet dhe vjedhjet në sistemin e pensioneve dhe do të akordojë një plan buxheti efektiv dhe të veçantë për pensionistët.

“Skema dhe referencat do të ndryshojnë me qëllim që të mos ketë diferenca për pedagogun apo inxhinierin pensionist të viteve ‘80 me pedagogun dhe inxhinierin pensionist të viteve 2000. Kriza dhe tendenca sociale e ndarjes së familjeve dhe fëmijëve në emigracion ka shkaktuar një përqindje të lartë të kërkesave për t’u strehuar në azile, por fatkeqësisht sot ndërtohen vetëm pallate dhe fshatra turistik për ministrat dhe kunatat e tyre. Aleanca Kuqezi premton se do të sekuestrojë të gjitha pronat, pallatet dhe fshatrat e ministrave dhe shtetasit Berisha, për t’i shndërruar pasurinë e pisët të tyre në azile për pensionistët,” tha Spahiu.

Në përfundim, Aleanca Kuq e Zi ngriti departamentin e politikave sociale dhe pensioneve.

34 komente në “AK: Do konfiskojmë pasuritë e paligjshme të Berishës për t’i shndërruar në azile për moshën e tretë”

  1. Pelasgian says:

    me leket e bishes ka munci qe te behen azile per te gjithe pleqt e ballkanit e jo vetem te shqiperise qe konsiderohet si shtet me popullsi te re dhe jo te moshuar . edhe pse voten juve do ja u jap , akoma nuk kam shum besim per ndeshkimin e atyre qe do lene karrigen sepse kshtu ka ndodh edhe me Tosin qe sot jeton si krajl ne vien .

    1. Pyetesori says:

      Bojeni tamam, beni edhe nje dhome muze kunder salihaustit;-)
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html

  2. Vlora says:

    urojme qe te jene te verteta te gjitha keto qe deklaroni.

    ne kete faze qe ka vajtur shqiperia jane te domosdoshme.

    do ta tregoje koha.

  3. plaku says:

    Bravo, AK, me ne fund e kuptoi se, ajo duhet te vere ne radhe te pare gishtin ne qeverisjen e gabuar dhe te korruptuar dhe pastaj per ceshtjet nacjonale.
    Gishti duhet vene ne plage dhe me fakte dhe premtime jo populiste, ti tregohet popullit gjendja katastrofale e jeteses, duke i dhene atij edhe alternativat ( jo vetem duke share ) per daljen nga ky batak qe vjen ere 100km larg.
    E kam thene disa here se, vetem rinia dhe ekonomia do ta nxjerre plakun rrugaç, Salen, ne pension.Barku, baku miq, vjen perpara ideologjise.

  4. Pirdh te shfryhesh. says:

    O Kreshnik k…..ari, ti behu gati per vete per azil, se nuk te beson njeri.

    Mos mendo se do genjesh edhe shume akoma. Pasurite e Berishes i kishe ne dore kur ishe nenkryetar i KLD-se, dhe nuk shkon qe te merresh me to tani qe nuk je asgje.

    Megjithate po e luan bukur lojen e Bosit tend Sali Berisha, por mos mendo se njerezit nuk e dine qe ti punon per te mbajtur ne pushtet Sali Berishen dhe pasurite e tij.

    Hajt tani Spahi, mos u merr shume me politike se nuk te ndez makina ty!

    1. mbaroi says:

      Nje fije shprese po e shohim te AK! E kush me shume se pensionistet ka nevoje per nje ndihme? Ata kane punuar gjithe jeten e neperkemben nga kjo qeveri e qelbur dhe nga gjithe qeverite e tjera te qelbura perpara saj

      1. niku me dylbi says:

        shume te drejte ke per sa i perket pensionistave. po sa ishte ne KLD (2007-2012) pse nuk u sigurua ky qe gjykatat te merreshin me ndeshkimin e korrupsionit. Se KLSH ka bere donocnime here pas here sa me la gojen kuptohet, por skemi pare asnje te denohet. Denimet i japin gjykatat qe jane nen kontrollin e KLD. Pra Spahiu nga 2007-2012 s’beri gje. Do thuash ti po hajt se po do bej tain. Po mire ja e marin se e ka seriozisht ky. Po e di ti, se ky qe smerr vesh nga ligji e dime te gjithe, po qe te konfiskohet pasuria sdo te thote i shkon ne arke shtetit direkte. Mbetet pasuria e ngrire deri sa te dal vendimi gjykates. Sa te dal vendimi gjykates do kalojne ca kohe se flitet per shuma te medha dhe nga nje pisllik do dal tjetri, plus qe i kan ne emer te njerezve te vet e kshu me radhe. Pra ato lek te konfiskuara sdo futen ne ark te shtetit te nesermen pas zgjedhjes. Arka ekzistuese eshte bosh, skane as per te paguar punonjesit e pesionet e ulta qe kemi. Pra si do i bejne keta te gjitha keto? apo rrena me bisht, hajt se populli i ha keto. pse sflasin per gjerat edhe me te rende qe jane urgjente e spresin? apo kane frike mos i prishet imazhi shef berishes edhe me shume.

      2. niku me dylbi says:

        kush e hodhi poshte ekspertizen e huaj per videon e metes? gjykata e kontrolluar nga Spahiu qe ishte ne KLD. Pse si lindi ne zemer atij atehere per te vene drejtesi kur ishte para nje rasti flagrant korrupsioni aktiv. E di sa lek do kishte marr shteti nese Meta do ishte denuar?

      3. Pirdh te shfryhesh. says:

        Epo shyqyr qe pordhe, se me duket u cfryve. Ike ore mbushuni qelebesira te Saliut te fshehur nen masken e Spahiut!

        Po ku ju con mushka o derdimen, akoma mendoni qe Shqiptaret jane ata budallenjte e 1992-it? Pensionistet e Shqiperise, jane katandisur si ne Afrike, po thuaj shyqyr qe kane femijet neper Europe e bote dhe i ndihmojne me ndonje kacidhe, se ju te Saliut apo Spahiut do ti kishit vdekur me kohe.

        Ptuuuu, plehra te ndyra, si ju mban ky vend.

  5. Abuzime nga sigurimet shoqerore says:

    Nje punonjes qe ka kontribuar 45 vjet duke derdhur tatimin per sigurimet shoqerore mer njelloi si ai qe ka paguar per 35 vjet.10 vjet per ke kane punuar keta punonjes ? Ne ke sistem jemi z.Kryeminister ?

  6. Gezimi says:

    Oh, sa do ma donte zemra te realizohen te gjithe keto premtime. Si kudo ne bote, dhe ketu, jo te gjitha mund te realizohen, por te pakten te funksionoje ligji ndaj atyre qe e kane shkelur deri me sot me dy kembet, si psh qeveritaret e sotem dhe ata te djeshem. Keshtu do i kthehej shpresa ketij populli te drobitur. Qofte e thene te behet!

    1. papi says:

      burr i mencem shume zotrote

  7. niku me dylbi says:

    shpresoj se do fillsosh nga pasuria jote. pastaj te vazhdosh me ndeshkimiin e punes tende ne KQZ e 96 (zgjedhjet me skandaloze ne shqiperi) dhe me fallsifikimin e dokumentave me vajt ne angli ne 97. Dhe ne fund te merresh me vitet e tua ne KLD apo cjane dhe plot variacion me gerdec e 21 janar…….ato vitet e para ne gjykatene tiranes po ti falim se ke boll gjynafe me la dhe pa llogarit ato.

    http://www.presheva.com/lajme/6141-lisen-bashkurti-shqiptaret-e-lugines-ta-pranojne-serbine.html

  8. ligji says:

    Si keshtu,do te sillni perseri diktaturen e proletarjatit,ku nuk do te jete me nevoja per gjykate,prokurore e avukete,pasi ligjin do ta beje partija?
    Genjeshtare ordinere…!

  9. Shqiperia says:

    Kur Intelektualet behen vegla e pushtetit ne ate vend nuk ka perparim.
    Pushteti ne nje vend demokratik krijohet nga mundesia dominante ne ate vend.
    Mundesia dominante eshte ajo e shumices ..Shumica eshte turme . Shoqerine perpara
    e cojne individet e spikatur ELITAT.

  10. Ivani i madh says:

    une jam dakort tju jap votat e familjes e te fisit tim me nje kusht me qe rihni gjoksin se do shpini para hekurave dhe kofiskimin e pasurise se tyre po te beni nje deklarate me emer e mbiemer te firmosur e telegalizuar para drejtesise se ne te kunder te pergjigjeni per mos realizim te tyre para ligjit si mashtrim e tradheti kombetare .Ja u mbam behen ja sheshi ja mejdani felliqesirat tek kazani cfardo qofshin keta te majte te djathte te qendres a nacionaliste, popullit si prishin pune vetem e pastrojne nga nje diare.

  11. mitati says:

    Jane mashtrime.Besoj se kurren e kurres nuk keni per ta bere kete veper.Jemi ngopur me premtime dhe s’ka bir nene qe te na mbush mendjen.Ne jemi pensionist dhe si te tille kete e desherojme shume.Po e bete kete me zbritjen e Sales nga kali,ne do t’ju mbeshtesim edhe pse jemi ne ditet e fundit te jetes tone.

  12. protestanti says:

    Te roje AK-zi.
    Edhe pse nuk jam antar i AK do votoj per kete parti te gjykojme kodoshin sali qe i ka bere shqiptaret skllever frikamane edhe tani ne demokraci.

    Ne gjyq sali komunistin me xhis e fis per gjithe katraurat e pa para qe ka kryer.Ti sekuestrojme pasurine qe ju ka grabitur shqiptareve,jemi me ju me partine AK-zi.

  13. WEB says:

    Me ne fund niku vendosi te behej serioz ,dhe te merret me problemet e verteta te popullit ,se deri tani merrej me heqje tabelash dhe me emra femijesh

  14. selam says:

    Nuk mund ta perbaltni dot Kreshnik Spahiun ju korbat e privilegjuar te Saliut.Kreshniku sepse eshte si ju u distancua dhe u largua nga pislliku i pushtetit te Berishes&Co.Zoteri Spahiu vec vazhdo keshtu se populli te do dhe do te te votoje me 23 qershor.Duke votuar AK populli do te shpetoje nga katrahura ku e kane futur PD&PS.

  15. vlora 1912 says:

    Sekuestrimi i te gjitha pronave (te te gjitheve pa dallim parties) te vene ne menyre te paligjeshme dhe ne kurriz te popullit eshte nje veprim drejte per ndertimin e nje shteti modern. Por te shohin nese edhe keta jane njelloj si pushtat e sotem.

  16. altin says:

    Shume shqiptare kane ndryshuar qendrimet ndaj dy partive kryesore, monopol hajdutesh qe nuk ju behet vone per ekonomine ne shqiperi dhe aq me pak per ceshtje kombetare.Me beri pershtypje tek opinioni i Fevziut dhe Fatos Lubonja kishte filluar te mendonte se alternativa e nje force te re politike do te ishte zgjithja me e mire.
    Respekte AK jeni ne rruge te mbare.

  17. brace says:

    Ne vecanti partia komuniste,hajdute e shkatrruese per vendin,qe drejtohet nga diktatori i fundit flliqsira nga vicidoli,duhet me cdo kushte te lrgohet,ne zgjedhjet e 23 qershorit,me nji here duhet te merret deri ne nji DREJTESIA me kta vrases.Tju konfiskoje pasurite e vjedhura,e tju bllokoje parate qe kane te depozituare ne ne vende,e jashte vendit,ne emrat e tyre,e te afermeve e te besuarve tyre.Kyte e dime te gjithe plaku eshte nga vicidoli,pervec nji apartamenti qe ka te tijne,si shqiptaret e tjere,pasurite tjera i ka te vjedhura,duhet hetohen deri ne nji ky e banditet e tije,AK e FRD jane e ardhmja e kombit

  18. Agron says:

    Parate e vjedhura i bie te jene aq sa per te ndertuar gjithe Shqiperine, se kush do t’ia vjedhe popullit 3 milione Euro ka vjedhur qindra milione e miliarda Euro. apo nuk e kupton kete kreshin spahiu faqeziu.

    Po ti kreshnik spahiu faqeziu duhet te dalesh bashke me hajdutet e milionave te popullit shqiptar para drejtesise se popullit shqiptar dhe te te japin denimin e merituar se ti nuk beje punen ne KLD dhe gjyqtaret e Shqiperise nen mbikqyrjen tende ishin e vazhdojne te jene maja e korrupsionit dhe vjedhjes se popullit shqiptar. Ti perfundimisht je nje berishian qe ashtu si familja mafioze hajdute e popullit shqiptar edhe ti do dalesh para gjykatesit popull.

    Mund te te besohet ty qe i le gjykatat shqiptare me te korruptuarat ne bote or faqezi? Po te funksionin gjykatat hajdutet e popullit shqiptar te veshur me kostume pushteti dhe familjaret e tyre funderrina dhe hajdute nuk do guxonin.

    Poshte Hajdutet ne Pushtet te Popullit Shqiptar. Poshte Mbikqyeresit e Gjyqtareve qe merrnin milionat ne detyren shteterore per t’i emeruar qe ata te vidhnin popullin shqiptar. BURGU i pret se shpejti me gjykimin e Popullit Shqiptar.

  19. Dajti says:

    Shpresojme tju dalin pensionistat per pronat qe do sekuestroni.
    Mashtruesa.

  20. Ndoc Sukaj says:

    Mire e ke more Kreshnik nese Berisha te le me Hipe(me hipe ne kalin e pushtetit)

  21. Lili says:

    Vetem me ndihmat e institucioneve te ndryshme qe kan ardhur ne Shqiperi nga v. 1991 e deri me sot Shqiperia do te kishte spitale – rruge – shkolla e pensione te mjaftushme dhe pronat e shqiptarve nuk do te ishin shperbere – Po kush i administroi po kush i vodhi ??? ndaj ka te drejte AK – te verifikoj se tek kush kan vajtur keto para ? gjenden se globi rrotullohet aq eshte , por do burra korrekt te mencem te urte -qete , te kualifikuar .

  22. tahipi says:

    Agron shko e meso njehere te flasesh shqip more djale e mos komento ketu pa lidhje,dhe do besh mire te´shkosh e te mjelesh dhente tani dhe ki kujdes!mendohu njehere pastaj komento he djale i mire se ti nuk e kupton mire kush eshte horri dhe hajduti,se ste lene gomari dhe cjapi te shohesh lajmet.

  23. nastradini says:

    Eshte me te vertet per t’u cuditur KOMEDIJA qe luan KRESHNIK SPAHIJA. Sepse konfiskimi i pasurise nuk mund te behet pa vendim gjykate ne nje shtet Demokratik. Dhe kete duhet ta dije mire nenkryetari i derinatishem i KLD-se famoze te Sali Berishes. Ketu lind pyetja:

    KU E DI VENDIMIN E GJYKATES KRESHIK SPAHIJA KUR TE MARE PUSHTETIN?

    qe te konfiskoje si bolsheviket e Stalinit apo te Enverit Pronen Private dhe ta deklaroje kete serbes-serbes para ithtareve te tij? Se ndryshe do te besonim qe do te heqe Saliun per t’i zene vendin ne nje pushtet te njejte me te, me Institucione dhe Gjykata te varura, qe i binden vetem urdherit te BOSIT bolshevik.
    Sa per pensionistet dhe pensionet mire ben qe premton shume, por nuk ka thene asnje fjale se ku do t’i gjeje LEKAT per te lumturuar keta mjerane ne kohe krize. Kur Shqiperia nuk PRODHON pothuaj ASGJE.

  24. edi says:

    Mire sala po ju ku i gjeni paret me bo fushata

  25. Nebi Halipaj says:

    I qendroj strikt opinionit tim personal se kryetari i AK z. Kreshnik Spahiu eshte nje çiban politik i partise ne pushtet dhe ne funksion te nje kobure te plasur ne doren e z Sali Berishes, ju kujtoj fjalimin e Z Spahija ne diten e varrimit te Azem Hajdarit ku nen kujdesin dhe shoqerine e <<>>> rrembyene radio televizionin Shqipetar duke i dhunuare punonjesit atje mori ne dore mikrofonin dhe deklaroi perpara gjithe shqipetareve rezultatin e fitoren e grushtit te shtetit.
    Eshte nje utopi e radhes e atij populli qe te besoje dogmat e nje sharlatani te radhes ne politiken e degjeneruare dhe anti popullore, anti kombetare . Popull i dashur dhe i shume vuajtur shqipetar mos u genjeni kur ujku vesh lekuren e qengjit ajo eshte strategjija e tij per grabitje te medha. Mendoni per fatet e tuja dhe sidomos femijeve tuaj te pa fajshem.
    Beni kujdes ne votime mos u rrembejne fjalet e bukura se ata kur te hipin ne karrike kane nje platforme si praktike dhe ideollogji panvarsisht se duket qe jane te konfliktuare ne aparence. Ju kujtoj se e gjithe klasa politike ne shqiperi ka nje origjine te erret korruptive motoja e tyre eshte korrupsioni i shfrenuare ne te gjitha sektoret e jetes dhe kurre nuk mund te mendohet per ndershmeri.

  26. Nuk ja vlen te merresh me ta, dhe le tja leme kohes. says:

    Si konkluzion per te gjithe, vota per Kreshnik Spahiun dhe FRD-ne e Topit, eshte vote per Berishen.

    Neqoftese i votoni keto dy parti, keni votuar ne menyre indirekte Sali Berishen dhe PD-ne! Eshte nje ekuacion shume i thjeshte, dhe po nuk e besoni prisni 2013-en qe ta vertetoni!

    KJo eshte e verteta!

  27. kristian says:

    nuk e di pse kam pershtypjen qe ak ka nje program fashist dhe propagandon pa asnje lloj pergjegjsie

    1. Black Mamber says:

      “kristian” edhe Greket kete pershtypje qe ke ti shprehin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje