Gruaja e Aleks Nikës: Urdhëruesit dhe vrasësit e tij do vihen një ditë pas hekurave. Ne s’i falim këta bastardë

19 Janar 2013, 10:32Politika TEMA
Gruaja e Aleks Nikës: Urdhëruesit dhe vrasësit e tij do vihen

Aleks Nika me te shoqen

“Hidhërimi dhje dhimbja për Aleksin është e njëjtë si në 21 janar, ditën kur u vra. Shpirti i tij dhe i shokëve të vdekjes nuk mund të kenë qetësi pa u dënuar fajtorët. Vajzat, nëna dhe motrat kërkojnë babain, djalin dhe vëllain e tyre”.

Kështu është shprehur për GSH, Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili u vra në demonstratën e 21 janarit.

Vrasja e Nikës nuk është zbardhur ende dhe aktualisht hetimet janë pezulluar.

“U bënë dy vite nga e premtja e zezë e 21 janarit. Nuk e di se  në çfarë faze janë hetimet e prokurorisë. Na thonë se çështja është pezulluar. Po kush do ta ndjekë, policia shkencore? Ajo është në krah të vrasësve për shkak të ndërhyrjeve politike”, pohon Rajmonda nëna e tri vajzave.

Ajo deklaron se zbardhja e vrasjes së Aleksit do të ndodhë një ditë kur: “Të vihet shteti i së drejtës. Ne besojmë se urdhëruesit dhe vrasësit e Aleksit do të vendosen para hekurave. Ne nuk i falim këta bastardë që na mbyllën derën. E vranë djalin vetëm se erdhi në demonstratë në Tiranë”.

Raimonda i bën thirrje kryeprokurorit Llalla që të zbardhë vrasjen e Aleksit.

“Kryeprokurori duhet të zbardhë vrasje e Aleksit. Të bëjë si duhet detyrën, ose të lërë postin. Ai duhet të hedhë dritë mbi të vërtetën e vrasjes së bashkëshortit tim dhe të dalë mbi politikën. Kryeprokurori duhet të hetojë dhe gjejë vrasësin e babait të fëmijëve të mi”.

13 komente në “Gruaja e Aleks Nikës: Urdhëruesit dhe vrasësit e tij do vihen një ditë pas hekurave. Ne s’i falim këta bastardë”

  1. Ah Ali, Ali, ç`na bëre ! says:

    E dashur Rajmonda,
    behu e forte megjithese e kuptoj qe dhimbja eshte e madhe.
    Vajzat e tua ngelen jetime, qe Reksi ( qeni ) i vajzave te Argites se Berishes te rritet ne bolluk.
    E kuptoj qe eshte shume cinike, por me ler ta them keshtu.
    Mesa shof nuk ka meshire kristiane per basterdet e Berishes dhe une jam me ty.
    Mos i ler vajzat pa dashuri. Jepja ate dyfish edhe per Aleksin se keshtu i ke dhene rruge ndeshkimit edhe per bastardet e bastardeve.

    Zoti eshte i madh e dashur dhe ti je e re dhe do ta shikosh me syte e dhe te vajzave te tua se si do i ndeshkoje halet e kallupit Berisha and Fa.

    Ke solidaritetin tim njerezor dhe jo vetem timin.

    Mos u dorezo !

  2. alban4eva says:

    jam shume dakord me ty zonje, dhe ngushellimet e mia te sinqerta per kete humbje tragjike..

    pergjegjesi kryesor per keto vrasje dihet kush eshte, ai quhet Saleh kerma, dhe pas tij e gjithe turma e tij e kacakeve, qe nje dite do perfundojne pas hekurave dhe do dhjesin ne qyp..

  3. e verteta says:

    Shpirti i Aleksit do te prehet ne paqe, kur te denohen me burg te perjetshem urdheruesit kryesore, Saliu dhe Luli.
    I paharruar per jete kujtimi i atij djali te mrekullueshem qe nuk e kuptoi kurre perse e humbi jeten ne lulen e moshes dhe la femijet jetime dhe gruan te re.

  4. Shqiptari says:

    E nderuar zonje! Jemi dhe ne te hidheruar per humbjen u burrit tuaj si dhe te tre te tjereve qe u vrane nga dora kriminale dhe urdheri i dy bastardeve.Sigurisht qe e drejta gjithmon del, sa do qe e pengojne por duhet sa me shpejt qe keta bastard te japin llogari per shume krime te tyre, prandaj ju si familje dhe i gjithe rrethi juaj familjar e shoqeror,dashamiresit tua bashke me ne popullin qe na ka dhimbur vrasja e ketyre 4te pafajshmevej,nuk duhet te ndalojne per asnje moment duke diskretituar keta vrases, me voten tone pa frike dhe pa medyshje ne dt 23Qershor.Duhet te jete nje date qe te behet simbol i ndryshimt i te gjithe te keqijave qe ka pare keto 22vjet ky vend nen regjimin e nje monstre si kur ishte ne pushtet,opozite dhe perseri tash ne pushtet,ti kthejme Shqiperise dinjitetin dhe nderin qe i mungon,te shuajme kete lufte te re klasash te tipit demokratik qe ka injektuar ky monster,ta duam e jo ta urrejm njeri tjetrin per bindjet politike,te mos e shikojme njeri tjetrin si verior apo jugor por si banore te kesaj Shqiperie.

  5. ligji says:

    Nuk paska qene fare keq,sa te hidhej ne demostrate per “buken e gojes”,sic duan te thone…C’far nuk ben indoktrinimi…!

    1. fatmiri says:

      “ligji”- i pa shpirt! Kriminel i lindur, bashkepuntor i krimineleve Berisha e Basha.

  6. rudini says:

    zonja Rajmonda,me vjen keq per çfare ju ka ndodhur….por drejtesi ne kete sistem nuk duhet te presesh.beju “burre”dhe hiq qafesh njerin nga urdheruesit ndofta kreun e tyre…….je akoma e re edhe sikur te besh ndonje dite burg hallall!!!!por dije se do te jesh simbol i njerezve te ndershem qe besoj ka akoma ne shqiperi…..do te te ndihmoja me gjith shpirt,mjafton te kerkosh me çte mundem do te te jem prane…..nuk jam vrases dhe nuk e kam per fis,por keta gangstere te veshur me petkun e politikaneve,kjo fare e keqe duhet te pakesohet deri ne zhdukje….me shume rrespekt.

  7. O ZOT says:

    Po moj nuse po aty e ke pse se kap ed corapekuqin?

    1. hasan says:

      Po surrategersira nuk ka faj a?Mos e perdor emrin e Zotit se do te ndeshkoje,po ishallah ta uroj ty personalisht.Te paakten mos komento kur je fyl nga koka.

  8. hakihakiu says:

    po pse moj rajmonda u vu adriatiku prokuror per te zbardh apo mbuluar ngjarje

  9. ligji says:

    Rudini
    ti je nje nga ata “njerezit e ndershem” qe kerkon te te behet simbol Rajmonda fatkeqe?Po sikur ti zoteri nuk ngjan fare me shqiptaret e ndershem,perkundrazi ngjason me tepet me ata qe s’lene gure pa levizur qe te fusin vllavraje ndermjet shqiptareve.Vetem se nuk dihet akoma mire nga i merr keto udhezime dhe ku e ke folene,brenda apo jasht shqiperise…

  10. alba says:

    edhe une jam dakord me Rudinin.Ketu ka vetem vetegjyqesi se ai do mendohet per femijen e vet Reks ,nuk ka kohe per femijet e tu.Hallall AK-se per te bere azile per pleqte me shtepite e berish-mutit

  11. sali kanibali says:

    te lumte keta bastarde nuk mund te falen ne asnje menyre ,, bastard si sali gerdeci e kane vendin ne litar ,, vetem ai dhe vetem ai mund dhe ben krime ndaj popullit te tij ,, ky nje super kriminel nje kanibal qe do vetem e vetem te shkateroje vendin e tij per interesat e tij dhe te serbeve ,, mallkuar qofte ky kriminel

  12. gezim myrtaj says:

    shko dhe kerkoj llogari edvin rames qe i mblodhi atje dhe pastaj te denohen te tjeret por pergjegjesi kryesor eshte Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje