Baraj: Dyshoj se ish-ministri peruan ose pastronte para, ose planifikonte sjelljen e mbetjeve në Shqipëri

19 Janar 2013, 11:48Politika TEMA
Baraj: Dyshoj se ish-ministri peruan ose pastronte para, ose planifikonte

Deputeti socialist, Besnik Baraj, i intervistuar nga Lorenc Vangjeli për JAVA-n e kësaj jave, rrëfen për njohjen e tij me ish-ministrin peruan.

“E kam takuar 2 herë. Në Tiranë,” thotë Baraj, që pohon se në të dy takimet janë ndarë keq. Pasi flet për mungesën e seriozitetit të ish-ministrit peruan dhe stafit të tij, të tërë napolitanë, Baraj ngre dy hipoteza për prezencën e tij në Shqipëri: “Dyshimet e mia janë se pas këtij projekti ose fshihej një tentativë për pastrim parash, ose projektimi i një dere për të sjellë në Shqipëri mbetje të rrezikshme urbane apo industriale”. Baraj i ka vetëm në nivel dyshimesh, nisur nga mungesa totale e efektivitetit ekonomik dhe duke gjykuar nga dosja e paraqitur, por fakti që ata këtë projekt nuk e bënin në Napoli, por në Fier, dhe argumentet qesharake për këtë, janë më shumë se dyshime.

Sa për “përfshirjen” e Bashkisë Fier, Baraj sqaron se pushteti vendor nuk ka tagër të bëjë politikat dhe strategjitë. Bashkia Fier po përpëlitet për të gjetur një zgjidhje për problemin e mprehtë të mbetjeve urbane, dhe “në këtë rast, kryetari i bashkisë, z.Zeqo mori një propozim që iu duk interesant dhe kërkoi ta prezantojë në qeveri”.

http://respublica.al/artikuj/2013/01/19/baraj-dyshoj-se-ish-ministri-peruan-ose-pastronte-para-ose-planifikonte-sjelljen

9 komente në “Baraj: Dyshoj se ish-ministri peruan ose pastronte para, ose planifikonte sjelljen e mbetjeve në Shqipëri”

  1. kukumjacka says:

    Nje deputet del publikisht dhe deklaron: dyshoj! Po na plasi se dyshon ti! Ju te tere dyshoni ne veprimet e njeri tjetrit, prandaj jeni bere deputete! Se mos shfaqni vlera te tjera! Psh. Te ndiqni nje ceshtje me autoritet dhe pergjegjesi e te ndriconi publikun! Turp! Njemije here turp!

  2. adi says:

    Edhe unë dyshoj. Ai mund të ketë ardhur të vrasë Edi Ramen.

  3. e verteta says:

    Me dyshime ju organizuar demostraten me dhene te papare dhe u bete shkak te vriteshin 4 shqiptare…

  4. real says:

    Gjithcka ne kete gazete sipas dyshimeve shkruhen…

  5. Bathorja says:

    Une dyshoj se ka ardh ne Shqiperi me hanger fergese Tironse

  6. Ramizi says:

    Sa rrogetare qe paska mender me thone kryeministri!

  7. interpoli says:

    Po pse bere ndonje denoncim kur i pate keto dyshime?

  8. interpoli says:

    Une dyshoj se ka ardhur ne Tirane per te ngrene pace ?
    Po pse s’bere ndonje denoncim kur i pate keto dyshime?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje