Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Zana Xhuka, e dekretuar nga presidenti Bujar Nishani si propozim për kreun e ILDKP, nuk i përmbush kriteret për të qenë në krye të këtij institucioni. Në nenin 12 të ligjit “Për deklarimin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, thuhet se një Inspektor i Përgjithshëm mund të zgjidhet kandidati që plotëson kushtet e mëposhtme:
a)të jetë shtetas shqiptar, b) të ketë arsim të lartë si ekonomist financiar ose jurist, c) të ketë vjetërsi pune në profesion jo më pak se dhjetë vjet dhe moshë mbi 35 vjeç, ç) të mos jetë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore, d)të mos jetë i dënuar për vepra penale.
Ndërkohë në CV e shqyrtuar nga GSH, vihet re se kandidatja Xhuka nuk plotëson dy nga kriteret.
Në ligj thuhet se duhet të ketë arsimin e lartë si jurist ose financier, ndërkohë që Zana Xhuka ka mbaruar administrim -biznes në Shkodër, një shkollë që ka mundur ta kryejë për dhjetë vjet 1993-2003.
Gjithashtu në pikën ku thuhet se kandidati duhet të ketë jo më pak se 10 vjet vjetërsi pune në profesion, vihet re se Xhuka nuk e ka këtë eksperiencë, pasi tashmë është zëvendësministre e Mbrojtjes, ndërsa më parë ka punuar si pedagoge e jashtme dhe mësuese matematike.
Presidenti ka dekretuar kandidaturat e Zana Xhukës dhe Shkëlqim Ganajt për kreun e ILDKP-së, mirëpo ende nuk dihet se kur do të merren në shqyrtim nga Kuvendi këto dy kandidatura.
I nderuar Z. Baze. Zana Xhuka me te vertete nuk i permbush kriteret ligjore sepse ka nje pengese te pakapercyeshme. AJO ESHTE MBESA E SALIH XHUKES, FIRMETAR I DEKLERATES SE PAVARSISE, pedagoge prej 15 vitesh si dhe doktore shkencash.
Nese do te kishte qene mbesa e ndonje funksionari te nomenklatures komuniste apo te Sigurimit te Shtetit askush nuk do te kishte trilluar fakte te paqena.
Cfar ligji mer se na cmenet komplet. Po e din Doktori se kush munet me i plotsu kushtet e kush jo. E me dhan viston Doktori tan ligjet kapercehen. Edhe mu mund me m’caktu Doktori po ja qi se kom krijue akoma besimin e tij se jom te radhet e denmokratve t’nershem
Po pse vetem per ket Zana Xhuken ka lind djelli oj ti Alma ??
E ngrohu kolltukun per 8 vjet si zv. ministre, tani don ta ngrohe edhe 8 vjet te tjera ne krye te ILKDP.
Kur qenka pedagoge dhe doktore shkencash, pse nuk i perkushtohet profesionit te pedagogut. Per me teper qe fiton shume me teper te ardhura. Ja psh Argita fiton 12 mln ne muaj. Te themi se Zana nuk do te jete kaq e suksesshme sa Gita, por do fitoje gjysmen e saj, pra 6 mln ne muaj. E kupton se shume jane krahasura me postin e kreut te ILKDP-se, ku rrogen do ta kete maksimumi 1,5 milion. Pra do te fitoje 4 here me pak ketu ku ajo synon.
Apo e kam gabim moj e nderuara Alma ?????
Se perndryshe me duhet te mendoj se kjo Xhuka ben hajer vetem ne pune shteti e sja mban me dal ne treg. Po edhe pune shteti edhe jep mesim per shtu te ardhurat sikur nuk shkon apo jo ? Se duan edhe te tjeret te hane buke oj ti. Prandaj ato perrallat se Zanen e kena inat se ka paraardhes firmetar mos na i trego
Dmth kjo ka bere per 10 vjet administrim biznesi ne nje universitet sekondar di ai i shkodres, dhe ka marre doktorature, pastaj 8 vjet zv ministre dhe tani ne krye te inspektoriatit te pasurive…Sikur te ishte Gezim Kulufi do ta kishim vene zv minister ne vend te kesaj kaqoles…
Nejse e meriton…stermbesa e firmetarit te pavaresise…pfffffff
Keto jane zakonet e thashethemeve per te ndihmu kandisatin tjeter. Tek MAPO nje dite thuhej se personi tjeter ka qene prokurori qe ka denu Ramiz Aline, Eshte teksnicieb , ka punuar prej vitit 2004 ne ate institucion etj.
Nuk kam shume informacion per mua me duket se shume politikane (te mazhorances dhe opozites) jane te interesuar te jete ky personi tjeter se iu ka mbyllur letrat duke u bere nderre jo te vogla.
Nuk besoj se kjo eshte ajo qer presin qytetaret nga ky institucion. Boll me qoka!
nuk e njoh fare kete zonjen dhe s’kam degjuar te flitet ndonjehere per te,por do jete ndonje kandidature e tipit Maqo Lakrori vs Edi Rama,sic thote arjoni me larte per te favorizuar kandidatin tjeter.me vjen keq qe e paska pranuar propozimin per te poshteruar veten kjo.
Te nderuar lexues. Zana Xhuka ka kryer Universitetin e Tiranes , dega Matematike ne vitet 1984-1988. E ka kryer ne kohen kur shkolla ishte shkolle, dhe ka mbaruar me rezultate te kenaqshme. Une e kam pasur ne klase , prandaj kjo qe shkruaj eshte e vertete.
Te beje Matematiken ne ate kohe eshte si te besh sot 10 universitete private per finance apo juridik, prandaj formimin e ka me se te mjaftueshem per ate vend pune.
Xhuka ahhaaaa. Cfare gallate
Te merresh me gjoja presidentin tone eshte humbje kohe, megjithate disa gjera duhen thene. Ja cfare thote ne shkrimin e tij per nacionalizmin:
“Veç në një gjë bashkohen të gjitha; që për t’i zbatuar llojet dhe nënllojet e pafundme të nacionalizmit, si atë të vjetrin, të riun, të mirin, të keqin, ndërtuesin, shkatërruesin etj., etj., duhet të jenë përgatitur paraprakisht studime frymëzuese të hollësishme, hulumtime të thella akademike, duhet të jenë bërë plane dhe të jenë ndërtuar strategji të vënies në zbatim të secilit nacionalizëm nga studiues, akademikë, politikanë, përfaqësues të lartë të religjionit, filozofë, dijetarë nga të gjitha fushat e dijes.”
Reket ne kete menyre te shpjegoje se nacionalizmi shqiptar nuk eshte i rrezikshem.Po nacionalizmi shqiptar nuk eshte as i rrezikshem e as agresiv ndaj fqinjeve e kujtdo tjeter!Por ashtu sic e parashtron ne kete paragraf do te thote qe hedh poshte gjithe historine tone te para Pavaresise.Si nuk paskemi pasur ne “studime frymezuese te hollesishme”, “hulumtime te thella akademike”.”Si nuk paskemi bere plane dhe ndertuar strategji”etj.
Po mire c’ishte vepra e S Frasherit”Shqiperia c’ka qene,c’eshte e cdo te behet”?
C’ishte Rilindja Shqiptare?
Po Lidhja e Prizerenit c’ishte?
Po vargjet e Mjedes “… Qysh prej Tivarit deri n’Preveze….etjetj?
Po vepra e I Qemal Vlores e te gjithe firmetareve te Pavaresise nuk ishte veprimtari thellesisht politike kombetare dhe nacionalizem i paster e i shendoshe?
Gjith cfare thuhet ne kete paragraf te gjoja presidentit nuk eshte thene nga meraku per t’i mbushur mendjen te huajve se shqiptaret nuk jane nacionaliste te rrezikshem e agresiv ndaj te tjereve.Jo kete e demonstron paster historia jone.Meraku i gjoja presidentit,me kete dizertacion me nje grumbull nacionalizmash behet thjesht e vetem per te mbrojtur e justifikuar ustain e tij,Sa-lehin per nacionalizmin e vonuar e plotesisht te dale kohe.