Biznesi: Po na masakrojnë me gjobat dhe ryshfetin që duhet t'u paguajmë zyrtarëve

22 Janar 2013, 18:03Politika TEMA
Biznesi: Po na masakrojnë me gjobat dhe ryshfetin që duhet

Dhomat më të fuqishme të tregtisë ankohen se biznesi përballet me raste të shpeshta korrupsioni, kryesisht tek tatimet dhe dogana.

“Ne kemi shumë raporte dhe dëshmi nga anëtarët tanë që na tregojnë se korrupsioni ndodh në baza frekuente dhe që lidhet kryesisht me mbledhjen e taksave. Gjithashtu ka dëshmi edhe për doganat. Njerëzit thonë se u kërkohet ryshfet nga zyrtarët me qëllim që të kryejnë në kohë procedurat e zhdoganimeve”, thotë David Anderson, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Ne kemi raportime dhe ankesa nga anëtarët tanë për një sërë çështjesh dhe më kryesoret lidhen me zbatimin e ligjit paparashikueshmërinë dhe procedurat arbitrare e administrative në përgjithësi. Unë mendoj se Shqipëria ka një kontekst ligjor të mirë në përputhje me standardet ndërkombëtare, por vuan nga moszbatimi i ligjeve. Kjo është veçanërisht e theksuar në çështjet e taksave, ato të pronësisë intelektuale dhe në dogana”, tha Andrea Gebbeken, presidente e Dhomës Gjermane të Tregtisë.

Raportet e institucioneve ndërkombëtare si Davos apo dhe Banka Botërore e cilësojnë korrupsionin si një nga faktorët më problematik të biznesit në Shqipëri.

“Ky nuk është vetëm një problem i brendshëm po fjala përhapet tek investitorët e huaj se Shqipëria ndoshta nuk është një vend i mirë për të bërë biznes. Dhe sigurisht që kjo pengon investimet. Kur biznesi detyrohet të paguajë për të bërë biznes, kjo prek likuiditetin e tyre dhe dëshirën e tyre për të qëndruar në biznes”, theksoi Anderson.

“Korrupsioni frenon si investimet e huaja ashtu dhe ato lokale. Nëse ti nuk parashikon dot se çfarë administrata apo autoritetet do të bëjnë dhe nëse nuk mund të mbështetesh në procedura administrative të mirëpërcaktuara, kjo çon në hezitim të biznesit”, shtoi Gebbeken.

Por ryshfetet nuk janë forma e vetme e korrupsionit. Biznesi thotë se edhe mënyra e sjelljes së zyrtareve të qeverisë ndaj sipërmarrësve është një formë që nxit në korrupsion

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar me procesin e hartimit të legjislacionit. Jemi të shqetësuar se Këshilli Konsultativ i Biznesit, i cili supozohet të jetë forumi për dialogun biznes- qeveri nuk funksionon. Mbledhjet zhvillohen rrallë, dominohen nga përfaqësuesit e qeverisë dhe ne nuk ndjejmë se ka një forum efektiv aty për biznesin, ku mund te shtrohen çështjet në mënyrë efektive dhe të gjenden zgjidhjet konkrete”, tha Anderson./TCH

11 komente në “Biznesi: Po na masakrojnë me gjobat dhe ryshfetin që duhet t’u paguajmë zyrtarëve”

  1. shkodrani says:

    I nderuar z.Anderson….une jam nje tregtar i falimentuar nga moszbatimi i ligjit nga ana e administrates se sotme…
    Konkretisht,ne doganen e shkodres nuk mund te kalosh mall pa u zhdoganuar ne baze te referencave te aplikuara arbitrarisht…
    Kodi doganor i RSH e shpreh qarte kur duhet aplikuar referenca doganore por ligji ekziston….vetem ne leter..!!
    Ne jetojme ne vendin me te korruptuar ne planet,aqsa arrijme te korruptojme dhe manipulojme dhe institucionet nderkombetare te cilat monitorojne proceset ne Shqiperi…
    Ky vend nuk behet…!

    1. fshatari says:

      Mos u merzit o shkodran se e ben Rama pas 23 qershorit!keshtu po thone shume njerez dhe ata dine se cfare thone!beso edhe ti dhe mos u deshpero!

  2. elena says:

    z.David Anderson!Të kesh Ministër te Financave nje fshatar të rëndomtë nga një fshat 8 ore ne kembe larg nga qyteti,i cili eshte rritur vetem me bageti dhe qe ne karieren e tij profesionale nga ekonomist i thjeshte agrar u be menjehere Minister,por edhe më e keqja e paradoksi i tij eshte se si këshilltar te tij sot ka një njeri me shkolle te mesme prej Korce qe nuk ka punuar asnje dite ne pune si ekonomist sepse eshte me arsimin”militant i PD-se” e quhet Elvi Fundo,bile nuk ka as CV -e tij ne faqen e kabinetit te ministrit sepse ai nuk ka as CV e nuk se ç’te pasqyroje.Ju lutem bejani kete pyetje z.Bode ne lidhje me keshilltarin e tij dhe degjoni pergjigjen,bile insistoni qe ky keshilltar te shkruaje CV e tij ne faqen e ministrise edo te habiteni se kush na drejton

  3. Petro says:

    Cudi te madhe po thoni!Ky eshte rezultat i militantizmit te Partive.Njelloj jane te dyja palet.Shihni Bashkite e medha qe drejtohen nga socialistet.S’ka si te jete ndryshe.Do te vuajme akome. Duhet nje fryme e re.Te pakten jasht ketyre dy partive te medha.

  4. vlora 1912 says:

    Ky eshte nje nga treguesit me te mire se si fuksionon nje shtet/shoqeri. Ju teveqelat, tifoza te partive dhe pushtetareve, lexoni me vemendje dhe shtine ne koke se cfare thone te tjeret per vendin qe drejtohet nga injorantet, hajdutet dhe te korruptuarit. Ka shume nga ata koke pagdhendur qe vetem ndryshne mendjen pasi vdesin.

  5. I larguari says:

    z Anderson biznesi ne shqiperi nuk egziston fare ka vetem uzurpim pushtetesh ku edhe ju merrrni pjesen tuaj per ti quajtur “biznes” te investoret ne shqiperi jane dy lloij investore mafjoza te lidhur me pushtetare dhe “Idote biznesi ” qe orvaten te ngrene biznesin me fntazi

  6. DENI says:

    Po pse qaheni more i nderuar, eshte shteti juaj dhe BE ato te cilet i japin mbeshtetje kesaj qeverie dhe atyre te meparshmeve, tani ju ka ardhur radha juaj per gjoba, se bizneset shqiptare qe nuk kane mbeshtetjen e njeres apo tjetres pale kane falimentuar me kohe.

  7. ani says:

    Dhe keto te huajt i ka tredh sala qe s ja mban te tregojne
    se si po trajtojne tatimet e doganat? Me ato provinciale, 90% kane
    mbaru agraren si ritke fshatari qe na kremos surratin,e gjen kollaren
    me te pamundur n treg… por qe dhe kete se pjerdhin te tatimet e veta,
    se aty komandon familja…

  8. kuq e zi says:

    Ju zotrinj e keni pak qe ju marin ryshfetin,se amerika e la shqiperin ne fund te Europes http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  9. Rexhin says:

    Z.David njerezit e pa afte,dhe militante e partive ne funksionet shteterore jane kanceri i shqiperise.

  10. guri says:

    Shume mire tua bejne ju po i mbani ne pushtet me votat e vjedhura qe u numruan nga ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje