Ndonëse, ka pasur shumë të shoqëruar për vrasjen e 21- vjeçarit nga Fieri, Andi Prifti, ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes, policia ka ngritur dyshimet se viktima është vrarë dhe më pas është hedhur në kryqëzimin e rrugëve në fshatin Seman të rrethit të Fierit. Gjithashtu, nga ekspertiza mjekoligjore është konstatuar se Prifti nuk është vrarë me armë zjarri, po me thikë. Dyshohet se ai është qëlluar me thikë në fyt dhe kraharor, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Gjithashtu, dyshohet se 21- vjeçari është marrë peng nga vrasësit që prej mbrëmjes së të shtunës dhe mund të jetë ekzekutuar të dielën.
“Andi është rritur mirë dhe ka pasur gjithnjë sjellje të admirueshme. Të gjithë e kemi njohur për djalë të mbarë dhe të respektueshëm. Nuk dimë ç’të themi për motivin”, shprehet një prej banorëve të lagjes për gazetën Shqip.
Xhaxhai i Andit tregon se i nipi ka njoftuar familjen që po shkon të marrë 60 mijë lekë të reja që i kishte fituar në një pikë lojërash fati. Madje iu kishte thënë që të mos gatuanin pasi e kishte porositur ai darkën në një piceri.
“Di që prindërit e Andit kanë tentuar ta telefonojnë, pasi ai është vonuar, por telefoni ka rezultuar të ishte i fikur. Pasi kanë pritur deri pas mesnatës dhe kanë kërkuar të arrinin një kontakt me të, kanë njoftuar policinë”, tregon Pandeli Prifti.
Andi Prifti, i cili është përcjellë dje për në banesën e fundit, ishte student në vitin e dytë pranë Fakultetit Juridik në Tiranë.
Nuk kishte faj Xhaxhi ate kohe qe kriminelet i varte dhe i linte 24 ore te varur ne mes te qytetit qe ti shikonin te gjithe.
jo more ti varim ke sheshi, e pastaj te na thone Taliban?
Pse anerikaneve me karrige elekrtike e dhoma gazi ca emri tu veme ?
Qello Dulle se na iku!!!
Nuk ka fjale, nuk ka komente. Tani te gjithe jemi deshmitar se drejtesia ne kete vend mungon me shume se kurre. Kriminelet jane te pandeshkueshem,ata sot po bejne cte dojne dhe askush nuk po i ndeshkon.Eshte tragjikisht e dhimbshme dhe shpreh ngushdhimet e mia familjareve.
Nuk kam fjale,krimi po merr permasa mostruoze ne shqiperi,te gjithe jemi te kercenuar dhe nuk e dime ca na pret.Nuk mund te justifikohet me varferine pasi ne gjithe jeten te varfer kemi qene,besoj eshte degradim moral e shpirteror.Prindrit duhet te mblidhen ne familje te edukojne femijet,njerezit duhet te mendojne seriozisht te jene me tolerant,me miqesor dhe te heqin dore nga grykesia.Per qeveritaret nuk di ca mund te thuash…por pa dyshim jane provokues te urrejtjes, te agresivitetit dhe depresionit.Na ndimofte ZOTI…
ne kete vend gjithcka ka marre fund, shteti, drejtesia, qetesia, siguria, etj.. thjesht se ne shqiptaret kujtohemi ne momentin e fundit, kur anija po mbytet..
pd perfaqson krimin. sa te jene keta ne qeveri harojeni rendin dhe qetesine.
ngushellime pa fund nenes e babes se djaloshit. ai duket si shpirt ne foto nje djale qe qesh dhe qe degjojme qe paska qene aq i rregullt…o perendi gjeji ata maskarej qe prinderve tju qteesohet sado pak shpirti. per drejtesi as qe besojme se gjyqtaret meritojne vec acid fytyres…
Cdo dite po degjojme krime te papara.Nuk ka faj vetem shteti per cfare po ndodh por mungesa e kultures si popull qe eshte shume e theksuar.Shikoni burgjet e evropes po mbushen me shqiptare.Shtetet fqinje kane shume probleme me ne, per veprime te pa ligjshme.
Keto kafshe duhet te varen ne litar e te rrine aty ne mes te qytetit