CEZ: Heqja e licencës, veprim i paligjshëm. Do nisim një arbitrazh ndërkombëtar

21 Janar 2013, 19:59Politika TEMA

Zyra e shtypit e CEZ Group në Çeki ka njoftuar se do të nisë një arbitrazh ndërkombëtar pas heqjes së licencës.

“Enti rregullator ka vendosur sot që të heqë licencën për CEZ Shpërndarje. Sipas CEZ, këto hapa janë në dhunim të legjislacionit vendas dhe korporata do të depozitojë një protestë formale ndaj vendimit. Në të njëjtën kohë, CEZ do të nisë hapat e parë për një arbitrazh ndërkombëtar,” thuhet në deklaratën e CEZ.

“Pronari ekzistues, CEZ Group, kështu humbet të drejtat e aksionarit dhe nuk ka asnjë shanse se si të mbrohet ndaj këtij shpronësimi. CEZ në parim e kundërshton këtë sjellje duke e quajtur të papajtueshëm me standardet evropiane dhe ligjet në Shqipëri. Për këtë arsye kompania do të ndërmarrë hapat ligjore sa më shpejt dhe njofton qeverinë shqiptare për qëllimin që ka për të nisur një arbitrazh ndërkombëtar,” thekson deklarata.

12 komente në “CEZ: Heqja e licencës, veprim i paligjshëm. Do nisim një arbitrazh ndërkombëtar”

  1. kel ukaj says:

    Ishalla ja heqin liçencen. Sa te paafte qe jane mama mia. Sa shtrejt do e paguaje shteti shqiptar. Keni per te pare.

    1. G says:

      Keto jane lojra. Te gjitha ne dem te popullit te varfer shqiptar.
      Mban kush pergjegjesi per kete marrveshje te deshtuar???
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/turp.html

    2. Altin21 says:

      Po cdo paguaje shteti mo? Ti dhe une me taksat tona do ta paguajme. mos do i vere gje Sala nga xhepi???

  2. ILIRET says:

    Turpi i privatizimeve te Berishes.
    Keshtu do te ndodhte kur si karte krediti per te kryer pagesat, sherben tesera e PD…

    1. Po kshu nodh per fat t’kamunistave. Ndaj duhet me i pague taksen kalamovje te Doktorit me pas sukses te plote 100% pastaj

  3. asip rubla says:

    kjo eshte loje e aty shpellarit qe ta mer tani cez per para zgjedhjeve dhe ta shikon si shkojne ato e tja kthej prap atyre dibrani

  4. anonim says:

    Ku i plas Berishes per arbitrazh nderkombetar. Se mos do paguaj nga xhepi i vet gje. E humben gjyqin me General Electric dhe nuk ju be vone per 10 milion euro. Kane humbur dhjetra gjyqe me ish pronaret ne Strasburg qe shkojne mbi 2 milion euro dhe nuk ju behet vone. Fundja po i humben zgjedhjet akoma me mire se i shtohen borxhet atyre qe vijne pas tyre.

  5. lavdosh says:

    A nuk e kuptoni qe kjo eshte nje loje e paster Mafie.
    Sali Berisha pasi e voli CEZ-in nepermjet kompanive subkontraktore, po i heq licensen dhe do fitoj keto:
    – Perdori shperndarjen e energjise per te vjedhur zgjedhjet e ardhshme. Votoni per ne dhe nuk paguani energjine elektrike
    – Arbitrzhi nderkombetar do demshpêrblej CEZ-in me shuma te medha, Sali Berisha ka 50% te ketij shperblimi te garantuar, pjese e aferes se piste me drejtuesit e CEZ
    Me kete veprim, humbesi i vertete jane Shqiptaret sidomos at te ndershmit. Brezat e ardhshem do paguajve haracet, Berisha me kriminelet e tij i kane siguarur fitimin.
    Ne kete mes te vjen keq per opoziten qe nuk e kupton lojen qe po luhet dhe nuk reagon
    Populli dihet te ngrihet ne kembe te mbroj te drejtat e tij

  6. pirati detit says:

    hap ca vende pune qeveria para zgjedhjeve dhe pastaj borxhet i ngelen te tjereve.

  7. Artur says:

    Une spara marr vesh nga keto arbitrazhet mor vellezer. Di qe kam qene i vogelne vitet 90′ dhe kam frike se do vdes pa drita kur te plakem. Nje gje me ben pershtypje. Kaq rrace aristookratikisht zonja paskane qene keta patriotet e kryeministrit. Kudo i sheh drejtore etj etj, Edhe Administratori i ri i cez-it u zgjodh nje bir i trojeve te berishes. Dollapi ia thone me duket. Ve bast qe eshte rritur me llampe vaji dhe qiri dhe dic duhet te marre vesha nga elektriciteti.
    A marrin vesh nga drejtorlleku qytetas-fshtrasit jo tropojane te shqiperise?

  8. per Lavdoshin!
    Ti mendon se drejtuesit e opozites nuk e kuptojne aferen e Berishes me CEZ jo more zoteri ata e kuptojne por ne nje rast si ky qeveria nuk mund te ndeshkohet por ne mijra raste qe qeveritaret kane vjedhur shqiptaret dhe shqiperine ndeshkohen qe ç’ke me te prandaj opozita dhe kreret e saj me vendime te mara ne forumet e tyra dyhen qe te shprehen se do te bejne drejtesi, kaq do te mjaftonte dhe nuk i duhen popullit ti shpjegosh “programin ” e qeverisjes ndryshe se nuk i kupton ai e do prere e qarte qe keta kopuke qe kane drejtuar ne keta 8 vite do hyjne ne burg dhe pike.

  9. qytetar says:

    Gjygji në arbitraszhin ndërkombëtar me ÇEZ do të jetë varri ekonomik i Shqipërisë për kater vitet e ardhshme, njëkohësisht do të na prokurojë edhe një errësirë të zgjatur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje