Sot erdhi sërish 21 janari, i një tjetër viti, me një ngjarje që ka mbetur në vendnumëro.
Qindra qytetarë iu bashkuan kortezhit që nisi nga selia e Partisë Socialiste, për të vazhduar drejt Kryeministrisë. Turma kryesohej nga familjarët e katër viktimave. Fëmijë, bashkëshorte, nëna dhe vëllezër të përlotur, me katër portretet në duar, me katër foto që flasin në heshtje, dhe ashtu i respektuan edhe përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarët që janë solidarizuar me katër viktimat, me katër familjet e tyre, me heshtje.
E teksa kortezhi marshonte, qindra qytetarë të tjerë kishin qëndruar në dy anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, që shoqëronin me duartrokitje homazhin, ndërsa pas hyrjes në bulevard të gjithë turmën e shoqëroi një muzikë funebre.
Zef Rexha, nga Puka, pohon se: “Qe një humbje e madhe e katër personave që u viktimizuan duke përdorur mjetin më të madh të demokracisë, protestën ndaj dhunës dhe terrorit të komunistit më të egër, Sali Berisha. Sot përsëri bëjmë homazhe ndaj të ndjerëve dhe protestë që të jepet drejtësi, të dënohen shkaktarët dhe vrasësit, të njohur tashmë. Në këtë pushtet drejtësia përdoret për padrejtësi”.
Ai shton se nëse Bushi u përcoll me këpucë kokës, Berisha do përcillet me plumb kokës, pasi sipas tij, vendi ynë mund të çlirohet nga rrënjët e Berishës vetëm me revolucion.
E teksa njerëzit vijojnë të ecin me karafila në duar dhe kurora, Marash Marashi më tregon: “Isha prezent në miting dy vite më parë. Më arrestuan, por më liruan në mungesë të provave. Kam qenë prezent kur ushtari ka gjuajtur Ziver Veizin. Kurrsesi ai nuk është vrarë nga plumb rikoshet. Veizi po qëndronte paqësisht, me duar në xhepa përpara Kryeministrisë. Jam i gatshëm të dëshmoj, ndonëse nuk jam thirrur asnjëherë në gjykatë. Sa të jetë Sali Berisha, nuk do të dënohet askush”.
Duket se drejtësia qëllimisht po harron, pasi ata nuk kanë qenë aty, gjykojnë, por nuk e dinë se çdo të thotë të shohësh teksa humbet një jetë.
“Nuk do ta harroj kurrë 21 janarin. Kam qarë si fëmijë tërë kohën në shtëpi. E kam përjetuar shumë keq. Kam qenë dhjetë metër larg kur është vrarë Aleks Nika. Këta po rivriten nga drejtësia. Duam drejtësi përderisa dihet se kush janë autorët, legeni Ndrea Prendi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Duhet drejtësi, se ato kufoma nuk do të gjejnë paqe bashkë me ne”, tregon Mimoza Pëllumbi.
Në vend të lapidarëve përpara Kryeministrisë qëndronin krenare katër foto, portretet e viktimave, në vendet ku ata mbetën të vrarë dy vite më parë. Një ndalesë përpara secilit përloti shumë njerëz, po aq sa i bëri krenar prë ata çfarë ata kërkonin paqësissht.
E teksa homazhet vazhdonin para portreteve, fluturimi i një avioni mbi bulevard, instiktivisht bëri që shumë koka të çoheshin lart dhe për një moment mendja të fluturonte e lire, drejt qiellit, drejt viktimave pa drejtësi. Pikërisht atë moment pranë meje qëndronte një zonjë, e cila mbahej për krahu nga një burrë. Ngashërehej në heshtje, me sy të përlotur. Ishte bashkëshortja e Faik Myrtaj. Me përlotje dhe ofshama e shoqëronte dhe vëllai i Hekuran Dedës të ëmën. Katër viktima me nënë e babë gjallë.
Mirëpo, edhe sot përpara Kryeministrisë ishte ngërthyer gardhi i uniformave, uniforma që nuk lejuan më pas as studiot televizive të transmetojnë drejtpërdrejtë nga kinema Millenium, ku po transmetohej një dokumentar mbi katër viktimat.
E ndonëse dy vite hetime, thjesht nuk është bërë asgjë në nder të katër viktimave.
“Amerika është shtet i ligjeve dhe jo i burrave”, thotë John Adam, ndërsa tek ne ndodh e kundërta. “Burrat” po bëjnë ligjet.
Hani ngjalen edhe ju si krietari se ju sjell ne vete…he xhan…
Permbysjet me dhune nuk sjellin Demokraci te qendrueshme,por vetem e armiqsojn nje shoqeri,prandaj vetem permbysje me vote.
Jemi mesuar te degjojm,qe Rama i nxiti,Berisha i vrau.Kur do te mbaroje kjo loje e ndyre?
Perse nuk u perdoren plumbat e gomes?-kur dihej qe demonstrata ishte paralajmeruar dhe jo spontane!Ne 1997-en policet i pergjigjeshin me gure demonstruesve,dhe ky ishte skandal per autoritetin e Shtetit.Policet perdoren pa rrespekt dhe si mashe per pushtetaret.
U vran shqiptare,u derdh gjak ne rruget e Tiranes-dhe kur?-ne Demokraci!
Si mund te zhduki nje Shtet plaget e gjakmarrjes,kur ky Shtet vret qytetaret e tij dhe fajtori mbetet jetim?-dhe akoma me keq luhet ping-pong me dhimbjen e te afermeve te tyre,duke fajsuar njeri tjetrin!
U vran 4 shqiptare te pafajshem,hallexhij qe demonstronin me shprese per te permisuar jeten e tyre.PS-ja te kete kujdes,te mos abuzoje me viktimat per akses politik,por te premtoje se do te nxjerri vrasesit dhe doren e zgjatur mbas vrasesve para ligjit,ndryshe padrejtesia do kthehet ne nje padrejtesi tjeter.
Nje udheheqes qe perçan dhe ndan popullin e tij ne dy turma armiqsore qe eskalojn ne dhune sa here perballen me njeri tjetrin,esht i pavlere.
Gati 23 vjet politike konfliktuale,vetem e vetem per karriken e nje personi.
Opozita nuk esht armik,por thjesht nje mendim ndryshe,ku njeh vetveten,kur vleresohesh apo nevleftesohesh mbrenda mendimit te nje grupi dhe jo nje personi,si Berisha,Ram,Meta,Mehdiu Leshi……..
Mjaft duke indetifikuar personin me Partin,kjo nuk sjell tjeter perveçse “Mbreter” te pakurorezuar.Por rastesia sjell edhe “Mbreter” budallej,qe jemi detyruar ti durojm njezet vite pastaj.
Eshte humbje kohe te merresh me 21 janarin 2011, shqiptaret duhet te largojne Berishen para zgjedhje qe te bejn te mundur zgjedhje te lira dhe demokratike. Ju lutem mos u merrni me te kaluaren duke kujtuar ate dhe duke mbajte Berishen ne pushte, pra nuk do te kete drejtesi me Berishen ne pushtet. Shpreh keq ardhjen per ato 4 shqiptar qe nuk jetojne me.
Vdekje, vdekje, vdekje kriminelëve vrasës të shqiptarëve; Salih Shpellarit, Lulzim Idiotit dhe atij Prend Robotit.
Saleh kerma dhe i gjithe rrethi i tij banditesk, duhet te terhiqet zvarre rrugeve te Tiranes..
Te vrafte zoti te vrafte or Ndrea Prendi me gjithe ate LLupun e te tjere qe nuk fisni hapur e te shpetoni vehten dhe qetesoni njerit e urte e te ndershem , por mbroni hajdutet dhe vrasesit e vertete.
Nderim per te vraret e 21 janarit dhe dhente zoti force femijve dhe familjareve te tyre per te perballuar dhimbjen nga vdekja e babit.
si eshte kjo pune kshu mer jahu. edi rama e merr tjetrin e con ne goje te ujkut tani thote qe ujku duhet te denohet. or mik ujku/shteti ate pune ka te vret po e ngacmove. ketu flitet sikur neve te jemi ne suedi a danimarke qe ti gjuash policit e shtetit si ne 21 janar e shteti te rri e te boje fresk.ktu or mik te vret tjetri pse e shikove ne sy shtremet jo mo me bo dhune. une them shyqyr qe pati vetem kaq e nuk i iku menja nenji gardisti ti korrsiste mire ata ne shesh. or mik ujku ate di te te haje. puna eshte pse i covi ky llacifac rrumun njerzit ne goje te ujkut e i la ne meshire te fatit ky eshte problemi.
O IDIOT demokraci kemi dhe mos spekulloni me edi ramen dhe gojen e ujkut.Protestat jane e drejta e cdo njeriu .Prandaj sbehet ky vend ,mire e tha KONICA o shqiperi te kam ……
ngushellime viktimave te 21 janarit
sali berishe tradhetari do vij nje dite qe do i paguaj bashke me familjen e tije
ZOTI vonon por nuk harron