Zabit Deda: Kjo qeveri s’do të zbardhë vrasjet e 21 janarit. Na vdiq dhe babai, u sëmur që kur vdiq vëllai

21 Janar 2013, 11:30Politika TEMA

Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar 2011, thotë se kjo qeveri nuk do që të zbardhet vrasja e vëllait të tij.

“Të zbardhet çështja e 21 janarit, por kjo qeveri nuk ma do mendja se do t’i zbardhë vrasjet, pasi kjo vetë ka dhënë urdhër, vetë i manipulon. Asnjë kriminel nuk është brenda, por të gjithë janë jashtë duke bredhur hoteleve dhe rrugëve si dhe dalin jashtë me viza. Qeveria i lkë dorë të lirë, pasi është kjo e fundit që ka urdhëruar vrasjen,” thotë ai për Shekullin.

Ai rrëfen se jetojnë në varfëri e në borxhe.

“Faleminderit që na japin dyqanet me lista,” thotë ai, duke shtuar se “Nuk na pranojnë as për të kërkuar një certifikatë në Bashkinë e Kamzës, pasi duket sikur jemi duke bërë ndonjë krim atje”.

Zabiti rrëfen se i ka vdekur babai, që ka vuajtur shumë humbjen e të birit.

“Që kur vdiq vëllai, ai ka qenë i sëmurë, herë në spital dhe herë në shtëpi. Më 1 janar na vdiq babai,” thotë Zabiti.

1 komente në “Zabit Deda: Kjo qeveri s’do të zbardhë vrasjet e 21 janarit. Na vdiq dhe babai, u sëmur që kur vdiq vëllai”

  1. fl says:

    Ke shume te drejte. Mos harro qe atij Llupos kete plehra i dhane dhe shtepi per prinderit vitin e kaluar. Ja futen me zor ne liste emrin, se kishte pak te tjere qe prisnin me vite. Mos llap dhe ne te mbajme familjen, tipike mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje