Vjedhin 14 milion lekë në Tiranë me karta të klonuara, zhduken malajzianët

21 Janar 2013, 11:38Politika TEMA

Dy shtetas të Malajzisë kanë mbërritur në vendin tonë, ku kanë vjedhur brenda një ditë 14 milion lekë dhe janë larguar.

Policia ka bërë me dije se personat në fjalë i kanë bërë vjedhjet duke përdorur karta krediti të klonuara.

Vjedhja është vënë re nga banka e nivelit të dytë, që ka bërë bilancin.

Sipas Panorama, Sau Pen Mu, 32 vjeç, dhe Chian Kee Sing, kanë hyrë në Shqipëri nga Greqia dhe brenda 24 orësh kanë kryer vjedhjen dhe janë larguar.

Materialet janë dërguar pranë Prokurorisë së Tiranës, që ka nisur procedimin penal ndaj tyre.

9 komente në “Vjedhin 14 milion lekë në Tiranë me karta të klonuara, zhduken malajzianët”

  1. kali kuq e ka nji huq says:

    mir qe vodhen po per tu larguar pse u larguan?!

  2. Beso says:

    Pse budallenj ishin te rrinin aty?

  3. Teta says:

    Ne dogane ste lene te kalosh nje shishe uje , sidimos ne aeroport e keta kane kaluar pa u kontrolluar 14 milion leke( qe se dime jane te reja apo te vjetra).Nuk hone se nga cili kufi jane larguiar se leket shqiptare nuk i hyjne ne pune as dreqit, keshtuqe do ti kene bere valute qe ti fusnin ne pune.Jemi bere vend han pa port vijne vjedhin dhe ikin pa e marre vesht njeri.

  4. Xha Temja says:

    Rdhe lagjia jone sot u gdhi pa asnje pusete, te gjitha i kishin vjedhur. Por kjo eshte gje fare pa rendesi. Per ne problem mbetet kriza globale, ngrohja diellore, ceshtja came dhe sidomos lapidari i Presheves.

  5. kapo says:

    he me se atyre qe kane ja kane marre po he

  6. Bazarxhevap says:

    Eshte mire, qe ata te nuk dine qe te ruajne informacionin e kartes se tyre te debitit apo kreditit, te mos i perdorin ato fare, sidomos per blerje ne internet.

    Gjithashtu, edhe sikur karta te perdoret ne Internet, informacioni i saj nuk duhet kaluar asnjehere ne vende publike (internet kafe). Ekzistojne programe te fshehta (keylogers), te cilat regjistrojne informacionin e kartes pa dijenine e perdoruesit, kur perdoruesi e perdor kete informacion ne PC.

    Mbrojtja me mire, eshte qe te perdorni karta debiti Visa ne nje llogari te vecante, dhe te depozitoni ne to aq leke sa ju duhen per nje blerje qe mund te beni. Edhe sikur karta te vidhet, shuma qe do te humbisni eshte shume e vogel neqoftese llogaria mbahet ne nje vlere minimale.

  7. tironsirefugjat says:

    Po perfitoj nga rasti tju bej nje vrejtje ju gazetareve ! Ne i lexojm materialet qe na hidhni mbi leter por mendoj qe informacionin ta beni te sakt si detyrim ndaj ne lexuseve sepse nuk dua te dyshoj qe jeni nga ata gazetar te dal ne kohen koperativave bujqesore e qe nuk njohin respektin reciprok shkrus-lexus ! Ku e kam fjalen ! Dihet qe ne Shqiperi ndryshimi i lekut te ri me te vjetrin u be pjestim per 10 gabim qe u shfrytezua mjaft nga tregtaret mashtrus qe kur i pyesje te kallxonin me leket e vjetra (gje qe vazhdon edhe sot) dhe ne ate fillim ,sidomos shum Kosovar paguanin blerjen me lek te reja(10 her me lart ) Natyrisht populli u mesua me kte form komunikimi qe tashme esht fiziologjik Por ve re qe vendin e tyre e zut ju o gazetar qe shifrat na i plasni sipas deshires duke na injoruar ne lexuseve gjykimin dhe reagimin ton !14 nga 140 kur behet fjal per miliona shifra esht me diferenc kolosale ,prandaj nuk ju kushton gje or miq te mir te informimit te vini pran shifres milioneshe nje LR apo LV se ne do e kuptojm menjeher ndryshimin dhe nuk do vrasim mendjen LR apoLV Kjo gje me ka ndodhur edhe ne te tjera raste dhe ndaj e shpreh kte vrejtje ku besoj te mirkuptohem si lexues i regullt i juaj

    1. leku says:

      o tironci jo po te shkruajne VF.LP. Normale qe jane leke te reja, po ju si komb i trrashe qe jeni vazhdoni akoma edhe pas 50 vjetesh qe u nderu leku me pyet te reja apo te vjetra!!!!!!!!!sa vjet ju duhen akoma te ambientoheni???

  8. tironsirefugjat says:

    ne nje shkrim qe lexova aty nga fundi dhjetorit ne nje nga gazetat te cilen tani nuk e mbaj mend te ta them edhe daten, flitej sse pensionisteve kerkohej tu jipej nje dhurat shperblim me rastin e fund vitit dh ajo qe me habiti shuma ish shprehur ne lek te atyre “para 50 vjeteve” Me von e sqarova diku tjeter kte gabim Po ashtu edhe per nje rast gjobe ku behej i njejti gabim Pra mik Lek nuk me shkrepi keshtu ne hava dhe bile kerkova mirkuptim pa dashur te fyej njeri ! E tani dua te me thuash, ti qe shkruan me shqipe te paster a mundesh me me than nga cfar kombi i “holl” e ke prejardhjen !Mir do ish te gjeje nje shprehje me fisnike dhe mos peshtysh lart nese je me kombesi shqiptare Dua ta mbyll ktu debatin se kto lloj replikash vec atyre qe nuk na duan i sherbejn…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje