ERE i heq licencën CEZ, Sahit Dollapi merr përsipër shpërndarjen e energjisë

21 Janar 2013, 16:44Politika TEMA
ERE i heq licencën CEZ, Sahit Dollapi merr përsipër

Enti Rregullator i Energjisë mori vendim të hënën për të hequr licencën për kompaninë CEZ, duke deklaruar se ajo nuk ka investuar sa duhet si dhe nuk ka importuar energji.

Paralelisht me këtë vendim, ERE caktoi edhe administratorin shtetëror, i cili është caktuar të jetë ish-drejtori i KESH-it, Sahit Dollapi.

Vendimi i Entit Rregullator erdhi pas një sërë konfliktesh me kompaninë çeke në lidhje me mospërmbushjen e kushteve sipas kontratës së lidhur me qeverinë shqiptare. Më kryesoret ishte mosimportimi i energjisë elektrike, ndërprerjet kolektive të energjisë dhe mungesa e bilanceve financiare.

Enti disa muaj me pare paralajmëroi CEZ-in që të reflektojë duke përmbushur kushtet, por kompania çeke akuzoi qeverinë se e ka vënë përballë vështirësish të mëdha ekonomike si pasojë e gjobave dhe mospagesës së energjisë nga konsumatorët dhe ku një nga debitorët më të mëdhenj ishin edhe vetë institucionet dhe entet shtetërore.

Kulmi i përplasjes me qeverinë erdhi kur CEZ i ndërpreu furnizimin me energji të gjithë ndërmarrjeve të ujësjellësit që kishin detyrime të papaguara, duke lënë pa ujë më shumë se gjysmën e vendit. Ky veprim shkaktoi indinjatë popullore dhe qeveria u detyrua të sigurojë një vendim gjykate për ta detyruar CEZ-in të mos e ndërpresë më energjinë deri në zgjidhjen e konfliktit me këtë kompani.

Heqja e licencës së CEZ-it është një nga dështimet më të mëdha në privatizimin e ndërmarrjeve strategjike në Shqipëri.

23 komente në “ERE i heq licencën CEZ, Sahit Dollapi merr përsipër shpërndarjen e energjisë”

  1. salk,,, says:

    JO PO DOLLAP BERRISHA,,,DIHET MO QE SALKARI E SHTE MBAS DOLLAPIT APO ZULLAPIT TE TRAPOJES.

    1. fl says:

      Llogjika e plehrave te qeverise. E merr ne administrim energjine, ky qe nuk paguante detyrimet e ndermarjes se vete te Ujsjellsave.

      Pra qe gjithe bagetia e “bastioneve” te PD-se vazhdoni mos paguani edhe kete vit energjine – se paguajme ne dhe per ju

    2. antonio says:

      Qe ne emer duket se eshte nje TURKOSHAK FASHIST BERISHIAN!!!
      Kur i sheh TURIRIN duket komplet DAUN,kopje e Sali Berishes!!!
      Ja kush eshte SHTETI KOPIL I BERISHES:MALOKET BEJNE LIGJIN KUDO!!!
      Dhe thone pastaj “PSE NA URRENI KAQ SHUME”!!!
      Jo t’u URREJME,por T’U HAME TE GJALLE!!!
      Ja kete arritet ju me Berishen:FITUAT URREJTJEN E MBARE POPULLIT!!!

  2. Latif Dreqi says:

    Nuk jam jurist, por ne mungese te transparences, dhe heshtjes per kete ngjarje jam i mjegullt.E di, ne emisionet tona nuk ka gje qe nuk trajtohet, qe nga breket e Rihanes, e deri tek fb e Berishes..por per energjine askush.Cdo et thote ‘heqje licence’sipas ligjit shqiptar?Kompania konfiskohet apo cfare?!Apo nuk i lejohet operimi ne Shqiperi?Di qe CEZi ka dale ne shitje, zyrtarisht, dhe kjo heqja e licences me duket ‘larje goje’, per tju thene atyre qe do vijne.Shikoni e perzume ne CEZin, nuk iku vete..Nuk e di, nje shtet bastard si ky yni,ku askush smban pergjegjesi, mund te presesh cdo gje. Sahit Dollapi do drejtoje CEZin?!! shakaja e dites!

    1. plaku says:

      Latif Dreqi,
      Me sa di une :
      – Heqja licences do te thote se, firma e huaj CEZ nuk ka me te drejte te shperndaje dhe faturoje energjine elektrike tek konsumatoret shqiptare qofshin keta private ose shteterore ( publike ).
      – Ti pyet ; Kompania konfiskohet apo cfare ?
      Une di me siguri se, paisjet per furnizimin me energji elektrike jane prone e CEZ-it, prandaj sic thua ti me te drejte kjo firma ka dale ne shitje.
      Pershendetje.

  3. Çimi, shoku i Melamin says:

    Opaaa, Opaaa, Opaaaa……

  4. upthearse says:

    shahit dollap,ose ne turkoshqip dollapi i vrare.
    puro turk qynef tropoje ne sherbim te sali serbit.

  5. Fatjon says:

    Po mire mo! Gjith kjo bote me 7 miliard njerez, shqiptare e te huaj… sahit dollapi na qenkesh me profesionisti?! picke e mizes

  6. kapo says:

    Kushedi sa do na i sjelli faturat tani ky sherbetori kar tropojan i sali boles.

  7. lili says:

    bab i tij ishte i derguari i Nexhmijes ne perendim..Edhe i rimartuar me shkine.

  8. anticensurë says:

    “ERE caktoi edhe administratori shteteror, i cili eshte caktuar te jetë ish-drejtori i KESH-it, Sahit Dollapi.”
    si thoshte njëherë e një kohë hajduti i ndershëm prifti??
    “ilir meta më kërkonte të bëja 600 mijë euro”!
    kështu dhe salës i duhen para për vjedhjet e ardhëshme!
    gjëja që të bën përshtypje është “CEZ, duke deklaruar se ajo nuk ka investuar sa duhet si dhe nuk ka importuar energji.”mungesa e importimit të energjisë!krushqit e saliut nuk paskan fituar sa duhet!

  9. Sajmir says:

    Po me Albpetrolin cfare u be ka ndonje lajm apo ende asgje? Po Armo i ka plotesuar te gjitha kushtet dhe kriteret e vendosura dhe te firmosura ne kontraten e privatizimit? Ore po borxhin e shleu ndaj Albpetrolit Armo apo i duheshin leket Tacit per ta privatizu hahahaha. Ndonje pergjigje, investigim apo dicka te ketij lloji do ishte mire ta kishim

  10. anonim says:

    Mbasi vodhi te ujesjellsi ju rikthye rivjedhjeve te CEz. Ketu ka me shume mundesi se ka gjithe Shqiperine se ke ujesjellsi kishte vetem Tiranen.

  11. Albania1 says:

    Nuk mjaftojne Arkat per Fushate ….. dhe ne momente shum te veshtira ne drit te nxjerr Dollapi … mban me shume ky i fundit ;)ahahahahhahahahaha

  12. saliheqenefi says:

    sahit dollapi sekretar i rinise partise punes ne kukes miku mehmet elezit,konvertuar ne mamluk te salihes administron ujin dhe energjine per qytetaret ,sa poshte ka rene ky popull, rrehet dhe behet sus per hic gje

  13. cez dollapi says:

    Ky dollapi e dhjeu njehere CEZ-in kur ishe OSSH,tani do ta dhjese fare .Drejtor i CEZ faktikisht eshte Sala qe e do CEZ per fushate er te punesuar militante nga mali ,keta e dine se energjia elektrike eshte njesoj me mjeljen e lopes

  14. Tani says:

    falliqesia cecene do vazhdoje te mos paguaje asnje lek energji, o rrace plackitesash, ndyresirat e PD-se

  15. Din Kruja says:

    Cfare do te ndodhe? Po perseritet viti 96, ky Dollapi zevendeson Ballen e Keshit te ketij viti. Do vazhdoje perseri te mos u merren parate per energjine e harxhuar zonave qe tradiconalisht nuk paguajne. Me kete do te sigurohen te pakten 10-15 % vota me teper per koalicionin aktual qeverises. Njekohesisht Keshi do te financoje edhe para per PD-ne. Ndersa nepermjet gjykatave nderkombetare firma ceke mund te gjeneroje te pakten 500 milion euro nga penalitetet qe do te jepen per Qeverine Shqiptare. Ndersa opozita vazhdon gjumin e ariut, vazhdon te merret me kalamajt e shokut Shpati. Mjere kete popull ce ka gjetur.

  16. Goni says:

    Pervec cfare thote Din Kruja ai cohet ne ate post per te pastruar te gjitha dokumentat korruptive te vajzes se kryekriminelit dhe kryekriminelit bashke. Perqindjen e suksesit te biznesit e morri vajza dhe perqindjen e mossuksesit do e paguajme ne populli nepermjet taksave. Persa i perket sahitit eshte vecse nje loder ne doren e kruekriminelit te cilin ai e perdor si kobure ne cdo kohe.Mos harroni se kush i gjuajti me grusht komandantit te dhjere te gardes ne zyren e kryekriminelit.Dhe ky dhjeramani( komandanti i gardes) vrau dy njerez pas kesaj.

  17. malsor jo berishist says:

    gjeagjeza shqiptare :
    konkurojne per drejtor te madh apo e quajne Administrator te CEZ, 5 ing.elektrik e nje ing. Minierash nga Tropoja; fiton gjeologu tropojan se ka CV me unike ne shqipri. Ka drejtuar ujesjllesin Tirane, zv.drejtor i KESH e 92-96 ka qene makazinjer i ARMO Tirane.
    Perfundimisht tiranasit qe votojne PD e kane hallall qe ja kane shaluar Tropozhasit trima

    1. anonim says:

      hahaha s’kam si mos jem dakort me siperfolsin o zot cfare niveli he me thoni ju a ka me normal se kaq? Hajt se e rregullon dollapi tani e nergjine ne shqiperi e ne tirane administrim alla tropojance sipas methodes unike dhe te shkelqyer alla berishiane qe e ka be ket ven superfuqi energjetike dhe e dyta mbas gjermanise me dollapin e sigurt vendin e pare do kapim.

  18. qytetar says:

    Gjygji në arbitraszhin ndërkombëtar me ÇEZ do të jetë varri ekonomik i Shqipërisë për kater vitet e ardhshme, njëkohësisht do të na prokurojë edhe një errësirë të zgjatur.

  19. Petro furrtari says:

    Kush mund ta kryente këtë detyrë më mirë se një tropojan?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje