Arvizu “blu”, Withers “i kuq”

21 Janar 2013, 22:26Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

Vjet në qershor e përuruam. Kemi ndoshta zyrën më moderne dhe funksionale të turizmit në mbarë vendin. Edhe guida të ndryshme në disa gjuhë të huaja kemi botuar. Mbajmë të dhëna për hyrje-daljet e turistëve, mundohemi të mirëmbajmë ambientin përreth, trashëgiminë kulturore ta ruajmë me fanatizëm e jo për mburrje, por vitet e fundit ua kemi kthyer sytë njerëzve nga Përmeti dhe kemi vizitorë në çdo stinë. Sytë e njerëzve, se sytë e qeverisë për ne janë të verbuar dhe infrastruktura e këtushme është katandisur më keq se fytyra e deputetit të qarkut tonë, Gencit të bagëtisë dhe bujqësisë.

Përmetin e kanë lenë në harresë qeverisjet e doktorit, të Tosit dhe të doktorit prapë, por kurrsesi nuk e lemë ne që na dhimbset.

Dhimbjen për degradimin e këtij qyteti nuk e ndjejmë vetëm ne. Qysh kur vendosa të punoj pranë bashkisë këtu, pata fatin dhe ndjehem i privilegjuar të kem asistente të mia edhe dy amerikane bukuroshe dhe sexy, dy vullnetare të Korpusit të Paqes, të cilat jo vetëm e kanë kthyer atmosferën lokale në ndërkombëtare, por më ndihmojnë sa herë që unë, institucioni im dhe komuniteti ka nevojë.

Dhe gjithçka e bëjnë pa shpërblime financiare, pa donacione e pa sponsorizime. I admiroj të dyja edhe kalifornianen Maayan Rooks edhe ilionisianen Liila Bagby. U jemi mirënjohës të gjithë ne, sepse po sakrifikojnë moshën dhe vendin e tyre duke u mbyllur për dy vjet në këtë qoshkë (tolerante) të Ballkanit të egër.

Historikisht përmetarët kanë një lidhje të rimbursueshme me Amerikën. Pas korçarëve ne ishim i dyti grup shqiptar që emigruam atje dhe për gati 170 vjet dashuria jonë vice-versa nuk njeh ulje.

Edhe unë personalisht e respektoj atë vend dhe detyrën që ia kisha vënë vetes qysh adoleshent për ta vizituar e bëra realitet disa herë pavarësisht sirkumstancave :-).

Që unë, ti, të gjithë ne shqiptarët e duam Amerikën kjo nuk ka dyshim. 22 vitet e fundit pavarësisht fukarallëkut apo bollëkut tonë, dashuria jonë për ju matanë oqeanit nuk ka zbehje. Gjithçka që ju thoni a bëni për ne këtu është etalon. Ju na dhuroni epshin e lirisë dhe kapitalizmit, ju na argëtoni me filma dhe muzikë hollivudiane dhe ne nuk ua kursejmë reston.

Gjithkush që vjen për vizitë nga ju këtu në Shqipëri mikpritet si kryemik e plot salltanete. Edhe pastruesja e Shtëpisë së Bardhë të vijë për pushime, tapeti i kuq apo eskorta e policisë do e shoqërojë nga Rinasi deri në Dhërmi. Çdo përfaqësues apo ambasador amerikan në Tiranë kuotohet me famën e James Dean-it apo Lady Gaga-së, e ndryshe nga vendet problematike të gadishullit ne rrezikojmë edhe veten nëse qytetarit më ordiner amerikan i cenohet diçka.

Që të jem transparent, më duhet të shkruaj i lirë dhe i çlirët porsi një filadelfist. Dashuria jonë për ju si çdo produkt me etiketën Made in Albania nuk është një e tëra, nuk është unisone. Është dashuri e përgjysmuar në blu dhe në të kuqe dhe kjo jo si përsiatje servile për ngjyrat e flamurit tuaj, por ndoshta për fajin e histerizmit tonë ose herë-herë edhe nga simpatitë fillestare të vetë ju ambasadorëve.

Sa herë flitet për ish ambasadorin Withers, ne këtu pikturojmë në kokë “portretin e beniaminit të tij piktorit Edi Rama” dhe sa herë zëmë në gojë ambasadorin aktual Arvizu, “na shfaqet vetë Arvizu porsi një mjek i cili i rri te koka pacientit mjek Berisha”. Si të përçarë që jemi, edhe dashurinë apo marrëdhëniet me ju të përçara i kemi, ndërsa Ju shkëlqesi ambasadorë pavarësisht diplomacisë së kujdesshme i lini të zbuluara simpatitë tuaja personale për këta liderët tanë.

Dhe këta tanët natyrisht që pak, vetëm pak suport nga i juaji duan dhe marrin kot. Të lindur e rritur në një tokë të egër ku ka bërë devër Sulltani, Zogu, Enveri nuk pyesin për shkaqe e pasoja dhe nuk përmbahen. Abuzojnë aq shumë sa një shtrëngim duarsh apo një foto me ju dhe eprorët tuaj në Washington është dhe mbetet kosto e pazëvendësueshme për ne dhe për këtë vend pa kosto tashmë.

Ekspertiza e 21 janarit, bërë nga ekspertët e FBI me paratë e taksapaguesve amerikanë, e hedhur poshtë nga halabakët e drejtësisë shqiptare, mbetet rast me shqetësim serioz. Pavarësisht ngjyrimeve politike që kërkon t’i veshë mazhoranca qeverisëse, ekspertiza e vrasjeve mbetet test i marrëdhënieve tona në të ardhmen.

Pacienti yt, doktori Berishë, i ngazëllyer nga furçat e tua “burrë shteti” bëri që muaj më pas ta grisë ekspertizën amerikane porsi gazetën New York Times, e cila ia zhveshi nudo bizneset e ndyra të të birit. Drejtësia këtu, e cila parimet e së drejtës penale dhe civile i lidh me formën mendore dhe shpirtërore të vetë kryeministrit, e ka marrë tashmë mesazhin.

Trajnojini sa të doni policët, prokurorët e gjykatësit shqiptarë atje në Amerikë me paratë dhe standardet tuaja, prapëseprapë kur kthehen këtu i nënshtrohen si eunukë jo Kushtetutës dhe ligjeve, por kanunit të kryeqeverisësit. Dhe kjo është një tjetër kosto e marrëdhënieve tona me ju, e dashurisë tonë me ju, e ngjyrave tona blu dhe të kuqe. Pretencat dhe vendimet e çështjeve shqiptaro-amerikane të Gërdecit dhe 21 Janarit do e qurravisin më keq dhe do e gërryejnë frikshëm marrëdhënien tonë.

Është serioze, është shqetësuese.

Po vihet re ftohje e zbehtë mes nesh, të cilën qytetarët e këtushëm e lidhin jo me politikën e Washingtonit, por me reagimet tuaja, me simpatitë tuaja, me deklaratat tuaja ambasadoriale.

Trysni dhe presion aspak diplomatik e pa kompromis mbi klasën tonë politike duhet sistematikisht. Mos ua kini frikën liderëve të ndërzyer spontanisht të këtij vendi. Ky vend nuk ka rrezik për ju. Këtu nuk prodhohet as kokainë, as heroinë, as naftë, as gaz e as armatime. Politika pa sedër e këtij vendi prodhon vetëm konflikte sociale me shumicë, të cilat nuk dëmtojnë më as Shkupin e jo më Washingtonin apo sigurinë globale. Është e kotë në këtë vend, përvishni mëngët sa të duash për të numëruar votat apo mëkatet. Në fund të fundit është Sashenka e doktorit që vendos. Sashenka nga Vlora, të cilën e tolerojnë derisa jo vetëm Vlora, por e gjithë Shqipëria shpërthen prej varfërisë dhe poshtërimeve sistematike.

 

 

facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

 

18 komente në “Arvizu “blu”, Withers “i kuq””

  1. zekthi says:

    Withers – objektiv,transparent dhe i drejteperdrejte ne etiketimin e fajtoreve.
    Arvizu ( ambasadori me menge te shperveshura )- Mbas kaq vitesh si ambasador ne Shqiperi ende nuk eshte orientuar ne politiken shqiptare dhe sillet verdall pa bereqet. Trembet se Saliu e shpall non grata po t’i thote gjerat me fytyren e tyre te vertete.
    Ky eshte ndryshimi midis ketyre te dyve.Dhe kjo eshte esenciale ,apo jo ?

  2. homeri says:

    ….kisha dyshime —si eshte e mundur nje perle e gazetarise rri ne periferi , dhe e verteta qenka ndryshe –paska shoqerin e dy bukurosheve seksi amerikane qe me siguri do te jene bjonde—-
    —-per artikullin–cfardo lloji reaksioni publik qe mbajne ambasadoret amerikan ne momente te caktuara nuk do te thote se mbeshtesin nje pale por i shikojne fenomenet ne interes te strategjise se tyre por, edhe ne interes te integrimit tone demokratik
    ——-BLENDI–jam kurioz i dini bukuroshet e tua permasat

  3. enea says:

    Ky eshte nje tjeter aspekt i trishtueshem i popullit tone, qe mbajti syte nga amerika dhe harroi identitetin e vet.

    Politika amerikane eshte e ndyre po aq sa edhe vete Sali Berisha. Sipas vendit dhe kuvendi…dhe amerika eshte perfshire ne gerdec, ndaj edhe burri i shtetit e ka te lehte.

    Populli yne duhet te pushoje se adhuruari idhuj te pavlere. Amerika per ne eshte shume larg. I kemi lejuar ambasadoret te futen thelle ne jeten tone.

    1. qyfli says:

      OOOOOKKKKKKK!!!!!!!!

  4. bushi says:

    Komplimenti ktij djali per kurajon ,aftesit shkruse ne nje vend ku vec demokraci nuk ka, edhe njeher komplimenti.

  5. gladiatore says:

    I nderuar Zoti Gazetar,
    Fillova te lexoja artikullin tuaj e gjer ne 10 rreshtat e para qe keni shkruar jeni per t’ju admiruar sepse shkruani diçka me vlere, duke pasqyruar sektorin e Turizmit ne qytetin e bukur te Permetit.

    Artikulli juaj i nderuar gazetar i humb vlerat e verteta ne momentin e te shkruarit ” dy amerikane bukuroshe dhe sexy”. A mundet ti shpjegoni lexuesve i nderuar Gazetar çfare donit me te vertete te trasmetonit me keto dy fjale???

  6. BABA says:

    dili dili zot Rames o gomar, por edhe ti e di mire se ai eshte totalisht psikopat e ti do jesh i pari qe do e hash prej tij.

  7. Besa says:

    Bledi shume bukur, mesa duket rri ne permet edhe per ato dy bukuroshet:).

  8. valiko says:

    perca e sundo kjo shprehje e lashte nuk dihet se sa kohe me pare eshte thene per here te pare por kjo shprehje eshte bere me adekuate tani kure shume agjentura te huaja apo “biznesmese” te huaj qe vine ne Shqiperi per pastrim parash nuk duan tia dine per bukurine e vendit tone por e duan Shqiperine te renuar ashtu sic eshte e renuar dhe ndertesa ku ju kini zyren apo shtepia e kultures qe ju e administroni prandaj para se ta kerkoni tek te huajt shpetimin e ketij vendi kerkoni nga vetja cbejme ne per te zhvilluar kete vend te lashte ic vec numurojme pllakat e thyera te trotuareve te qyteteve shajme neper kafene politikanet tane qe na qeverisin dhe presim qe ndonje te kujtohet se ne kete vend ka nevoje dhe per punesim apo per sherbim shendetesor arsimor dhe si rjedhim politikanet tane pasurohen me shpejtesi kurse shumica e popullit tashme i mesuar me rutinen e perditshme varferohet duke mare borxhe te vazhdueshme neper dyqane buke apo ushqimesh ky eshte realiteti Shqiptar dhe nga ky realitet nuk do na nxjerin te huajt por vetem puna jone e perbashket pa sharje per kundershtaret apo klithmat per grushte shteti apo deshira per te mare apo mbajtur pushtetin politik

    1. Genti says:

      Ndaj te njejtin mendim me Valiko. Ne radhe te pare duhet te jemi ne NDRYSHIMI, te mos e pranojme kete realitet qe na e kane imponuar te dyja partite apo sic e cilesonte nje nga ambasadoret “dy grupimet te ngritura per te bere para”, se parti nuk mund t’u thuash. A nuk mendoni se duhet t’u themi mjaft ketyre 2 partive me voten tone. Une kete here do te votoj dhe do te votoj per nje nga partite e reja qe kane dale ne skene, sepse tashme 2 grupimet po ia ndjene friken e rreshkitjes se karriges; edhe pse te trajnuar shume mire nga e kaluara, nuk d ote lene ferra pa i futur ne kembe. Edhe Arvizu po jep mesazhin qe ndryshimi duhet te vije nga ne vete, pasi ai eshte diplomat dhe nuk mundet ai te “mesoje” Saliun, Ramen apo Meten te mos vjedhin, perkundrazi presioni duhet te vije nga ne. nese kjo arrihet, atehere mundet Arvizu dhe cdo diplomat tjeter t’i terheqe veshin Saliut, Rames, Metes, gjyqtareve, policeve te korruptuar, etj. Duhet te bashkohemi si ne 1991 per nje ndryshim te vertete; ne si popull t’ua ulim hunden njehere ketyre pasanikeve – pronare te ketij vendi. Me pas edhe partise qe do vije ne pushtet duhet t’i kerkojme llogari qe te mos bjere ne gjurmet e paraardhesve.

  9. ILIRET says:

    Problemi eshte se Bledi zbraz cfare ka ne shpirt e ne mendje, mirepo ambasadori Arvizu, as qe mer mundimin te lexoje ato qe thote Bledi.
    Eshte e vertete, ajo qe shkruan autori se ka nje ftohje dhe nje mosbesim e nenvlesresim ndaj SHBA-ve ne pergjithesi. Aq sa qarkullon fjala dhe (sipas shprehjes qe ka qejf te perdore Naimi (Cili)), eshte krijuar ideja, se Amerika as qe e rruan per Shqiperine, sepse nuk ka asnje interes ndaj saj. I nevoitet vetem ruajtja e statusquo-se, gjendja e qete, pa trazime te brendeshme dhe me fqinjet. E njejta gje si me regjimin e Enver Hoxhes. Mbeshtetja me e madhe per ate regjim, ka qene pikerisht Amerika. Faktet e reja qe dalin perdite e me shume e vertetojne kete.
    Keshtu edhe Arvizu. Po ju mbush mendjen shqiptareve, se edhe po vdiqen nga uria nen regjimin e Berishes, Amerika do te pertoje te levize edhe gishtin. Mjafton te vdesin pa bere zhurme. Si ne vendet Arabe. Sa nuk kishte levizje, ishin me diktatoret. Kur filloi populli dhe e pane rendimin e situates, amerikanet nderhyne. Kudo keshtu.
    Konkluzioni ! O popull mos shpresoni nga askush por levizni dhe sakrifikoni vete. Edhe Amerika u be Amerike sepse sakrifikoi vete. Bile luftoi edhe kunder Anglise, megjithese ishte bije e saj.

  10. EuroMaloku says:

    Po ashtu si te gjithe ne qe banojme ne Shqiperi edhe Arvziu e nje friken:Saliu te vret!
    -Hiresi koka ime dhe koka tende vlejne njelloj…!
    Ju kujtohet filmi..?
    Prandaj edhe Arvziu ka frike se Saliu te vret kur shkon per gjueti…por mund te vritesh kot se koti…madje te vije te te qaj edhe Saliu me Argiten!?

  11. ergys says:

    o Blendi hiqe ate foto se na shtive friken…..duket si foto filmi horror

  12. Lleshi says:

    Asnje ambasador i SHBA nuk mund te kete qendrim te ndryshem nga ai zyrtar i Departamentit te Shtetit.
    Zoti Withers, i lejoi vehtes vetem “ca nuanca te zbehta” ndryshe , dhe doli ne pension para kohe :)…..
    by the way

  13. Askushi says:

    Allooo ….! CIMIII…!
    Merru pak dhe me kete MANEN megjithse s’qelloi dhe aq keq!…

  14. besniku says:

    Gazetar Mane, mire i ke thene gjerat, por cfare t’u bejme ketyre ambasasdoreve, qe vijne ketu me “breke te grisura” dhe ikin nga Shqiperia me miliona e miliona euro apo dollare. Lidhur me ambasadorin ne fjale, kete te tanishmin, ju e dini se ai eshte marre me rekrutime agjentesh dhe operacione te fshehta per rrezimin e qeverive te ndryshme neper ato vende qe ka qene, por ketu ka ndryshuar puna. Nga kryespiun eshte bere sherbetor i Berishes, ne kuptimin e nje bashkepunetori: E ka rekrtutuar Berisha. Trio jane rruget me te mundhsme, 1) me pare; 2) me kurva; dhe 3) me materiale shtrenguese, qe do te thote me ndonje pisllek qe ky ambasador mund te kete bere ketu gjate kohes qe eshte ambasador. Une vras mendjen se si eshte e mundur qe nje ambasador i nje vendi te madh dhe te fuqishem, te bjere ne pozitat e nje shpellari qe e quan veten kryeminister. Mire qe ne ngjarjen e Gerdecit ai nuk ka qene i pranishem, por ne 21 janar, po me vjedhjen e zgjedhjeve te bashkise se Tiranes dhe ne pergjithesi te zgjedhjeve te majit 2011, ky ka qene ky njeri? Edhe me zgjedhjet e qershorit te 2013, do te luaje te njejtin skenar si ne zgjedhjet vendore, do te lejoje qe Sali Vrasesi te vjedhe perseri zgjedhjet. Do te deshiroja shume qe sot te ishte 23 qershori i vitit 2013, qe ju te bindeshit per kete qe po them. Shihemi mbas 23 qershorit!

  15. albani says:

    Kjo per Z. Valiko, por cfare te bejme ne o Valiko,. kur keta nderkombetare qe na ja vene persiper kane te drejten e plote per te thene qe zgjedhjet jane te ndershme apo jo. Saliu vjedhne mes te dites dhe keta thone se jne zgjedhjet me te mira gjate ketyre 20 vjeteve. Populli ngrihet ner proteste, Saliu i vret ne mes te dites dhe keta i thone “Burre Shteti”. Me pak fjale, nderkombetaret tane te nderuar, me nder, i ka zene frika nga Saliu me shume se neve. Ndryshimi eshte se ne varferohemi cdo dite, ata marrin kestet nga Sali Berisha per cdo fjale qe ata nxjerrin nga goja ne favor te kryeministrit tone, me nder.

  16. valiko says:

    z Alban nuk mbahet shtepia nga komshinjte por nga vete i zoti i shtepise ne rast se ne do te pranojme te nenshtrohemi nga kushdo qofte perseri do te qahemi se po na vjedhin. Askush nuk te vjedh po qe se ata qe e kane per detyre te ruajne votat nuk koruptohen askush nuk e mban pushtetin me dhune po qe se ata deputete qe kane mare votat nga populli te mos tradhetojne interesat e popullit per disa interesa te tyre vetiake. Jetojme ne nje shtet ku idealet nuk ekzistojne ideal i vetem eshte paraja dhe per ate para ne vrasim dhe babane. Perfundimi eshte qe nje grusht njerzish pasurohen me shpejtesi dhe harojne se ne kete shtet jetojne edhe banore qe nuk kane asnje te ardhur askush nuk do tia dije per kete. Mjeku pasi te zhvat nga leket te le te vdesesh kur shikon se nuk ka cfare te mare me. Po keshtu dhe policet gjykatesit nepunesit e shtetit etj. Nderkohe profesioni i papaguar i numurimit te pllakave te thyera te qytetit po perhapet me shpejtesi dhe tashme nuk jane me pensionistet qe ushtrojne kete profesion por gjithe popullsia aktive nga 18-65vjec kur ne do te ndergjegjesohemi qe nuk vazhdohet me keshtu kur rinia te mos kaloje kohen neper disko por te jjete ne krye te protestave atehere po mund te themi se vertet demokracia funksionon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje