KZLN kundër veprimeve të PD: Duhet ndarje e re mandatesh, të mos përdoret ajo e vitit 2009

22 Janar 2013, 19:17Politika TEMA

Partia Demokratike, përmes dhunës së kartonëve, kërkon të mbajë në fuqi ndarjen e mandateve si në vitin 2009. Por opozita dhe shoqëria civile janë kundër, duke deklaruar se kjo shkel të drejtën e barazisë së votës

Ndërkohë që Partia Demokratike po kërkon me ngulm që të miratojë në Kuvend të njëjtën ndarje mandatesh siç ishte në vitin 2009, opozita ka kundërshtuar duke kërkuar së pari që të mos jetë Kuvendi që të bëjë ndarjen, por edhe që të mos ruhet ndarja e vitit 2009.

Zërit të opozitës i është bashkuar edhe Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme (KZLN), në përbërje të të cilit janë disa organizata të shoqërisë civile, që mbikëqyrin procesin zgjedhor.

Sipas KZLN, duhet një ndarje e re mandatesh duke respektuar numrin e zgjedhësve në çdo zonë.

“Në “Kodin e Praktikave më të mira për Çështjet Zgjedhore”, të miratuar nga Komisioni i Venecias, më 2002, midis të tjerave thuhet se vota e çdo votuesi duhet të ketë të njëjtën vlerë dhe të njëjtën fuqi në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve. Për këto arsye, por jo vetëm, ndarja e mandateve për çdo zonë zgjedhore detyrimisht është e lidhur me numrin e zgjedhësve dhe shtetasve, që ajo zone ka, duke mbajtur mire parasysh çdo ndryshim demografik të ndodhur në 4 vitet e fundit, meqenëse edhe Kodi ynë Zgjedhor ka përcaktuar se: “Numri i mandateve të çdo zone zgjedhore përcaktohet në raport me numrin e shtetasve të secilës zonë zgjedhore”,” thuhet në deklaratën e KZLN.

“KZLN mendon se ruajtja e skemës së ndarjes së mandateve, të përdorur në zgjedhjet e vitit 2009, nuk  respekton detyrimet ligjore e ndërkombëtare të sipërcituara. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e deputetëve të Kuvendit, me qëllim që në ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore të mos ketë disproporcione diskriminuese për shkaqe politike, të përbërjes etnike, të seksit, gjuhës, fesë, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual të grupeve të shtetasve që përbëjnë popullatën e zonave zgjedhore, apo kufizime të tjera që vijnë në kundërshtim me angazhimet ligjore e konventore, të marra përsipër në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi”.

8 komente në “KZLN kundër veprimeve të PD: Duhet ndarje e re mandatesh, të mos përdoret ajo e vitit 2009”

  1. kelmendasi says:

    Kartonat shprehin vullnetin e shumices te popullit.Ky eshte rregulli i demokracise.Populli cakton depudetet qe po i quani kartona te vendosin ne emer te POPULLIT.Se me ke eshte POPULLI e shikuet me 21 janar qe RAmes nuk i shkuen as 2000 vete.POPULLI komuniste POPULLI nuk eshte me ju.
    Ata $ rrezikzezet e 21 janarit sot qenkan harrue per INAT TE POPULLIT.
    Duhet ndrrue POPULLI o komuniste se ndryshe jeni te mbaruar me KETE POPULL

    1. avatari says:

      Meso te shkruash dhe pastaj komento o analfabet i edukuar ne sistemin arsimor te Sales. Bythlepiresa dhe asgje tjeter sjeni. Demokracia ka rrotacion dhe jo diktator si Sala yt qe ka me se Enveri ne pushtet.

    2. tani says:

      blegeriu edhe Shyta blu.. ku ta mesonte shqipen ky ne kulle me dhite apo ne mal me ariun

  2. I larguari says:

    KZLN duhet te kuptoje se neraste se perendimi do te lejoje te vidhen votat ne 23 qershore plani eshte Shqipera te bashkohet me Kosoven por pa jugun ( nga Vlora e poshte) ku do telejoje levizjen e gjthe kristjanve ne drejtim te jugut dhe levizjen e gjithe myslimanve ne drejtim te veriut.23 qershori do te vendose jo vetem se kush krahe do te fitoje por do te vendosen fatet e jne kombi te ndare ndermjet tyre nga besmi fetare.

  3. Leone-53 says:

    Gabon ti z.kelmendasi, jo gjithmone shumica ka te drejt!
    Ligji ka perhere te drejt.
    Ne ate parlament atje ne Shqiperi, vetem kur te marim pjese ne emmigrantet ne zgjedhje mund “te kristalizohet” diçka demokracia.
    Krijimi i FRD-se e AKZ-se e ka afruar kete proçes sepse per PD-ne e PS-ne veshtire se do arinte shpejt!

  4. Alban says:

    Ky kualicioni i vezhguesve vebdor u krijuar ne mbeshtetje te Edi Rames per zgjedhjet vendore 2011. Duke qene te politizuar kaq shume nuk u beson njeri. Premto Gogo eshte bashkepunetor me Erion Veline dhe Mjaft-istet e tjere. Ky politizim i atyre qe pretendojne se jane shoqeri civile po shkaterron plotesisht imazhin e shoqerise civile ne shqiperi. Krijojne aksione te tilla dhe pastaj e perdorin kete mision per te hyre ne politike PS.

    1. grroku says:

      Sa mire qe dhe njerezit pa pushtet thone fjalen e tyre ne kete rubrike.Duhet gjetur zgjidhja qe dhe emigrantet te votojne. Menyren e ben te mundur teknologjia elektronike.

  5. ANDREA says:

    Perse nuk behet ndarja pas zgjedhjeve, perse??
    Menjehere pas zgjedhjeve te pjestohet numuri i votuesve (jo sipas listes por sipas votimit real) dhe pjestohet per 140-nr. i deputeteve te Kuvendit. Del numuri i votuesve per 1 deputet.
    Pas kesaj ne baze rrethi apo qarku, percaktohet numuri i deputeteve per cdo qark apo rreth. Ndryshimet do te jene te vogla ne rast se lejohet edhe “difuzimi” ne periferi te Qarqeve, per te pasur sa me pak gabim absolut per nr. e votuesve per cdo deputet.
    A mund te kete percaktim me te drejte te nr. te mandateve per cdo qark, se sa veprimi i mesiperm?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje