Komisioni i Ligjeve vendos me dhunën e kartonëve: Ndarja e mandateve do bëhet si në vitin 2009

23 Janar 2013, 13:59Politika TEMA

Kuvendi zëvendëson KQZ-në, duke mbajtur në fuqi një ndarje të vjetër mandatesh, që cenon barazinë e votës. PD ndjehet e kënaqur që mban disa mandate në bastionet e saj në veri, kurse LSI kënaqet që nuk u hoq një mandat në Berat

Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga opozita dhe nga shoqëria civile, Komisioni i Ligjeve ka vendosur që ndarja e mandateve të mbetet ajo që ka qenë në vitin 2009, duke pranuar kështu një kërkesë të PD, që kënaq këtë parti, por edhe LSI-në.

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, theksoi se ndarja e mandateve si në vitin 2009 nuk respekton kriterin e barazisë ndaj ligjit.

“Mandatet nuk janë pazare politike, ka afat deri me 7 mars për ndarjen e tyre. Po kërkoni të bëni një lojë vetëm të një pale, me këtë njëanshmëri po njollosni zgjedhjet. Kuvendi po luan si kasap politik. T’ia lëmë KQZ-së vendimin për ndarjen e mandateve. Kuvendi ka hyrë në procedurë të paligjshme”, theksoi Gjiknuri.

Ndërsa deputeti i PD-së Edi Paloka është shprehur se Komisioni i Ligjeve nuk po shkel ligjin duke shqyrtuar ndarjen e mandateve,  por ky është një detyrim ligjor.

Ndërkohë më herët në lidhje me çështjen e ndarjes së mandateve në Komisionin e Ligjeve raportuan edhe kryetarja dhe nënkryetari i KQZ-së.

Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, ka sqaruar arsyet se përse nuk u votua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndarja e mandateve.

“KQZ ka kryer llogaritjen e mandateve sipas informacioneve të marra nga Ministria e Brendshme. KQZ vendosi të mos ndante mandatet, pasi kjo gjë nuk u votua me shumicë të cilësuar”, tha Lleshi.

Ndërsa, nënkryetari Denar Biba theksoi se KQZ-ja është në gjendje të marrë një vendim për ndarjen e mandateve.

“Nuk dyshuam në falsitetin e të dhënave të Ministrisë së Brendshme, por donim verifikim, pasi hidhej dyshim mbi integritetin e votës. Nuk erdhi informacioni që kërkuam nga Ministria e Brendshme dhe KQZ nxitoi të votonte për mandatet. Nuk kemi dyshuar tek letra e MB, por të dhënat e dy akteve binin në kundërshtim me njëri-tjetrin. Në një moment të dytë ishim të gatshëm të votonim, por nuk mund të kalohet në një vendim tjetër, nëse i pari s’është kaluar parimisht. KQZ-ja është në gjendje të marrë një vendim për ndarjen e mandateve”, tha Biba.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit demokrat Edi Paloka, i cili i është drejtuar nënkryetarit të KQZ-së me fjalët: “Ku e gjeni të drejtën ligjore për të hetuar dyshimin?”

Por nënkryetari i KQZ-së ka theksuar se kodi i procedurës administrative thekson se një anëtar i një institucioni kolegjial ka të drejtë për të hetuar. “KQZ nuk funksionon vetëm në bazë të Kodit Zgjedhor”, ka shtuar Biba.

Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, theksoi se çështja e ndarjes së mandateve tani është në Kuvend dhe ka nisur të shqyrtohet.

35 komente në “Komisioni i Ligjeve vendos me dhunën e kartonëve: Ndarja e mandateve do bëhet si në vitin 2009”

  1. Kritiku says:

    Kush mendon qe do te kete zgjedhje te pakten normale me 23 qershor, ose eshte naiv ose i painformuar mire. Kur do ta mesoni qe me PD-ne nuk do te kete asnjehere zgjedhje normale? Perse humbet akoma kohe me revolucionin qe do te shporri PD-ne me gjithe maloket e vet nga skena politike? Kemi te njejten situate si me 1996 kur PD-ja “fitoi”(vodhi) zgjedhjet me 120%(??!!). Pas kesaj shqiptaret do te jene te detyruar te marrin perseri armet. Perse te presim deri me qershor apo korrik? Sa me shpejte te behet ky revolucion aq me te pakta jane humbjet qe do te shkaktohen deri ne qershor nga Berisha me maloket e tij.
    PS-ja duhet te shkeputet qe tani nga cfaredo lloj komunikimi me PD-ne dhe te perpiloje planin e kryengritjes popullore!!!!!!!!!!!!!

    1. Alb says:

      Kritik, mos u merzit nga dhuna e kartonave sepse PD mundet me dhunen e votave. Te vijne emigrantet nga e gjithe bota dhe gjithe shqiptaret qe nuk e duan kete regjim dhe le te fitoje fronti opozitar 80%

      1. Kritiku says:

        Eshte e vertetuar shume here qe kjo qeveri nuk hiqet me vota, sepse i ka ne dore te gjitha instituticionet qe e ndryshojne rezultatin ne tavoline. Kjo qeveri nuk ka fituar asnjehere zgjedhjet ne menyre te rregullt, por vetem me vjedhje dhe mashtrime. Kjo qeveri vetem me pushke iken. Nuk mundesh te fjales me gjuhen e te kulturuarit me shpellaret por duhet te flasesh vetem me ate gjuhe qe ai njeh….me dhune!

      2. landi says:

        Shqiptaret mund te votojne masivisht kundra BERISHES.
        Por kejo opozite nuk e meriton te qeverrise vendin
        sepse eshte nje opozite e pa-afte, mos harroje sepse
        Sala ka qendruar ne pushtet edhe fale opozites se
        Edi RAMES duke bere ciu ciu ciu.

        Rama nuk e meriton fitoren sepse nuk po fiton,
        por thjesht po merr nje pushtet te dorezuar nga
        keq qeverrisja dhe korrupsioni.

        1. Lugat says:

          Ashtu sikurse e mori pushtetin edhe Berisha ne 2005, sepse Nano me shoke e dhjene aq shume muhabetin me pasivitetin e tyre dhe korrupsionin e asaj kohe saqe shume njerez u genjyen duke menduar se Ujku me qimen nderron dhe zakonin. Pra kthehmi te ceshtja qe permend Kritiku, pra e gjithe forca ne pushtet por edhe klasa politike ne pergjithesi zhduket nga realiteti shqiptar vetem me dhune. Kjo sigurisht nuk do ndodhe ne te ardhmen e afert, sepse shqiptareve ju kane rene baterite ose me mire ia kane hequr fare, nuk ke cfare te karikosh me.

  2. Pisha flamur! says:

    Socjalistë mos bëni lëshim se po vazhdohet tradita dhe na muart në qafë, na latë ta shkojmë jetën ndën çismen e Sërbëve dhe mbeturinave të fashizmit që shkatërruan ç,do GJË shqipëtare që të shuajnë historin e cila duhet t filloi me sllavN Sali dhe fashisten Jozefin që po jargoset deri sa bie në ekstaz dhe jep mendime apsolute se Saliu është krYetar dhe udhëheqës i pa konkurueshëm. Bojkotoni zgjedhjet me salin. Deri sa të dorë hiqet saliu nuk duhet me shkue në zgjedhje, ndrYshe do mbani përgjegjësi ju socjalistja për boshadishjen e Shqipëris. Nuk jetohet më ndën diktatin e injorancës. “STOP INJORANCËS”

  3. llazi says:

    Mire ja ben Sala qe ja fut dor per dor ketyre leshave
    te PS-s. E bene kodin zgjedhor si pazar korce ne dem
    te partive te vogla dhe vete demokracise.

    Tani trapin kan per te fituar.

    1. iliri uk says:

      O llazi o cun I zgjut, nuk po ja fut ps-se sala por te gjithe neve. Kur do ta kuptoni se opozita vepron sipas ligjit dhe populli sipas maliqit. Kur pd ben hile e ben te na e fusi neve qe votojme kundra o rrush prandaj ne vend qe te protestosh ben gam gam si qen kunder opozites. Nuk behet e ardhmja me qurraveca jo

      1. llazi says:

        o shoku a jeton me realitetin ti apo jo!!!!!
        Un siper po thoja qe Sala me kete opozite
        ka gjet shesh dhe ka bo pershesh ok. Me qe
        ti na je djale me i zgjuar me thuaj nje beteje
        te vetme qe ka fituar opozita ne keto 8 vite?

        Sa per qurraveca populli nuk eshte qurravec sepse
        populli doli ne proteste me 21 janar, por pyetja
        qe lind eshte, ku ishte lideri qe ftoi popullin
        ne proteste?????ku. Apo po pinte kafe.

        1. Pilo Lala says:

          Opozita ka fituar betejen kryesore, ate te demaskimit te Berishes.
          Edi Rama e ka deklaruar qe sot fitoren.
          I eshte dashur 8 vjet te permbyste lukunine e shpifjeve te Berishes, te bindi Ambasadorin Amerikan, qe Berisha eshte nje hajdut, genjeshtar. Nuk bindet kollaj Ambasadori, por do e shiksh qe do ja bej sic ja beri Mariza Lino ne 1997.

  4. Deti says:

    Keshtu do te ndodhte,prandaj shkuan edhe “krushqit” e trojkes tek ps.
    Me sa duket me “konstruktivitet te KQZ” ka parasysh pikerisht kete vendimmarrje cubash ai gallofi gjerman,qe vec diplomat nuk ka si te je jete.
    Me shendet manipulimet e radhes !

  5. Kely J. Andress says:

    Akoma nuk e ka kuptuar opozita qe zgjedhjet I ka te humbura ose me sakte te vjedhura. Kur do ta kuptojne keta humbamenot e opozites se Saliu nuk pyet as per ambasadore te huaj, as per korrupsion, as per varferine e popullit dhe as per programin e PS qe gjoja e paskan (sipas Blushit). Pse keshtu fitohen zgjedhjet, kur Rama ciceron nga foleja e tij,(Tweeter), Namiku shkruan drama, Blushi shkruan libra, Majko ka hallin e nje lapidari ne Presheve, Fideli ka hallin se si te vishet bukur, Topit I ka marre uje baruti dhe nuk qellon dot as si nje pistolete uji, Kreshniku ka hall te bashkoje kosovaret ndersa po perçan shqiptaret. Pse ore me dy-tre deputete luftohet Saliu. Qe ta rrezosh Berishen nga pushteti duhet “bythë”. Opozitaret tane kete te fundit e paskan vetem per nevojat e tyre fizioligjike….dhe dihet ç’fare ere u vjen nga pas.

    1. migenatresa says:

      Salu s’pyet po ne 97 e pe si i degdisi femijet jashte vendit, per vakanca thua? E pate si ju shkaterrua familja dhe tani i ka ikur mendja

  6. ibrahim says:

    Rama Jo majtas jo djathtas e don ne mes,tash kur ja futen ne mes thot e dua ne goj.kote e keni me ramen nuk merresh vesh,tash i shkreti ka hapur firmen e sharrimit se bashku me linden,ne qofte se dikush ka ber nje kate me Shum thireni firmen rama basha dhe ju sharrojne katet,aty ndoshta gjeni edhe truall ku metri katrore kushton sa nje Pako cigare.

  7. al says:

    me ben pershtypje garipi paloka me shprehjet qe nxjerr. ti je deputet qe te kane nxjerr me list, ai zotni eshte i zgjedhur nga i gjithe kuvendi dhe eshte nenkryetar i kqz. ai ka te drejten juridike pasi eshte dhe perfaqesues i opozites ,qekur te behen ndryshimet te jene reale dhe jo te rreme. cte keqe ka, te verifikohet nga kqz numri i zgjedhesve ne kukes. ne qofte se eshte ai qe thote ministria e brendeshme, do themi bravo per punen e tyre serioze. per zgjedhjet tre jane zoterite qe e cojne ligjin sic do sala:poni, lleshi dhe kosovrasti . nje thirrje per ps te shikoje qe lsi jo vetem nuk terhiqet nga koalicioni por po ben lojen e pd.europa po vezhgon dhe zgjedhjet do te jene te lira.

    1. Pilo Lala says:

      Hey Al,
      Nuk e kupton qe Berisha po merr kohe, qe te ndryshoje gjithe gjendjen civile ne Kukes?
      Nuk e njeh hajdutin ti?

      1. Iliri says:

        Qe KQZ u krijua me kompromis, kjo dihet. Mund te ankohet ndonje parti e vogelo, por jo PD e PS jo. Por tani ne e dime se kush i vjedh zgjedhjet. KQZ, per mua duhet detyrur ti jape dum pergjegjesive te saj, per ndryshe te shkarkohen qe te shtate. Ky do te ishte i vetmi mjet presioni mbi ta, ne menyre qe te mos i nenshtroheshin presionit partiak. Ne kushtet kur kuvendaret demokrate duan te anashkalone KQZ, kuvendaret socialiste le te kerkojne shkarkimin dhe rikompozimin e gjithe KQZ-se, duke krijuar edhe kete precedentin e shkarkimit. Nese PD nuk pranon, sikurse dhe duket, sepse ata te vetet i konsiderojne si debila, PS te beje te veten dhe ti terheqe anetaret e saj. Ketu nuk behet fjale per nje vend pune per njerin apo tjetrin. Fundja ata te rikthehen en vendet qe kane patur. Eshte loje me e madhe se kaq, apo jo? Perndryshe, paci ne qafe veten dhe gjithe kete popull qe po e kerkon ndryshimin jo thjesht per karrigen e njerit apo tjetrin.

  8. tani says:

    se di sa e sigurt eshte ps qe fiton zgjedhjet se ne dy zgjedhjet e fundit ka humbur dhe gjithmon ka thene qe te te tjerat do rregullojm sistemin zgjedhor qe te mos na vjedhin me..po ja qe sala pershtatet dhe gjen hapesira ligjore ne cfaredo sistem zgjedhor.po humbet ne qershor prap..(larg qofte..jo per ju po per ate qe eshte atje)cdo thoni kesaj radhe?!nuk arrij ta mendoj nje skenar me salen fitues zgjedhjesh se nuk e kam iden cmund te ndodh me pas po mos te habiten keta te ps nqs nuk i ndjek me njeri nga pas po i vodhen prap..

  9. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

    Opozita e Rames duhe ti bashkohet AK-se per te larguar Berishen para zgjedhjeve te 23 qeshorit, pra vetem keshtu mund te fitoje popullaritet opozita e Rames. Meqense kjo opozite nuk ka force te largoje Berishen e veteme, zgjidhja eshte qe te bashkohet me te gjitha forcat kunder Berishes, pra per ta larguar ate sharlatan para zgjedhjeve.

    1. Kritiku says:

      Nuk i thuhet Ak por AKZ. PS-ja nuk duhet te bashkohet me kete Parti qe eshte vetem sateliti i PD-se. AKZ-ja vetem fjale ka por jo vepra. Kjo Parti po dergon uje vetem ne mullirin e PD-se.

      1. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

        kritiku, ashtu me pelqen ti them AK.

        1. Kritiku says:

          Ti mund ta quash edhe “Anadollak Kosove” kete Parti.

  10. uragan says:

    …Rrahim uje ne havan…Nuk eshte puna se Saliu dhe kopeja e tij si ne opozite edhe ne
    mazhorance kane imponuar, dhunuar apo fituar vetem me dhune. Peshku qelbet nga KOKA! Saliu mbi te gjitha i ka blere! Dhe jo vetem ata komisioneret qe iu qante hallin ai dhe Zhozefina. Cilet jane keta keshilltaret e medhenj juridike te PS, qe gjithmone jane jo nje hap, por vite drite larg keshilltareve te PD? Me cfare ekipi i beri Rama ndryshimet ? Mua ka ca kohe ,qe keta e Rames nuk ma mbushin shume mendjen. Qofsha i gabuar!

  11. tourkofagos says:

    kush beson se,islamiku Berisha do te lejoi votime te lira,thjesht eshte per psikiatro…..!
    me 23 qershor,talebanet e PD,”rifitojne”me dhune zgjedhjet dhe vazhdojne shkerdhimin e shqipfolesve edhe per 4vjt te tjera…….popull zoulou!

  12. Kaqola says:

    Kaqola te PS-se dhe te opozites! Mos t’ju genjeje mendja se ne zgjedhjet e ketij viti do te kete drejtesi!
    E kunderta do te ndodhe: Zgjedhjet e 23 Qershorit te ketij viti kane per te qene zgjedhjet me te manipuluara e me te pa drejta te bera ndonjehere ne kete vend. Nuk e leshojne pushtetin kriminelet me duart e tyre e te vene me kembet e tyre ne burg, nuk ka ndodhur ndonjehere e nuk ka per te ndodhur as me 23 Qershor 2013.
    Prandaj, verini gishtin kokes dhe i beni planet me kembe ne toke, jo per pushtetin e pasurite tuaja, por per ata njerez te varfer e te ndershem qe jetojne ne kete toke te pabekuar…

  13. Silva says:

    D.m.th.perfundimisht nje vote maloku vlen sa dy- tre vota qytetaresh.Dhe Edi Rama me konet e veta qe vetem sa bejne kot gam-gam sepse prape ne fund do te hyjne ne zgjedhje si cjapi tek kasapi.Domosdo,se per kete i kane shkuar ambasadoret sot ne zyre,qe te rrije urte e te hyje ne zgjedhje sipas skemes se zakonshme saliste.Dhe Edi i kapur e i tredhur do te beje sic ka bere perhere,do pranoje me bisht nder shale skemat e vjedhjes e Saliut duke u kafosur para te veteve se nuk ka problem pasi e ka te sigurte fitoren.
    Keto zgjedhje do te jene kopja e atyre te 2009,ne mos me keq.As qe duhet te besh budallain te besosh se do te jene te ndershme.As qe duhet te shkosh e te votosh.

    1. kaqola says:

      keto do jene kopja e atyre te 2006-tes, por me keq…

  14. uragan says:

    …Re brenda qirje ,(zoteri) ne greqisht, turkofagos! Shqipfoles je dhe zotrote, keshtu qe …

  15. Pilo Lala says:

    Cdo gje po ecen sipas planit te PS dhe Ambasadoreve.
    PD tashme ka ikur nga pushteti. Ky veprim mund te sherbeje si shkak qe LSi te dale nga koalicioni qeveritar. Kjo eshte e edhe strategjia e Ambasadorit Amerikan, qe te mos shkoje ne zgjedhje me Berishen Kryeminister.
    Ky vendim eshte nje nga piket qe po fiton PS dhe Edi Rama.
    Cdo gje qe behet me force nga rregjimi Berisha, i heq perfundimisht karriken Berishes ne muajin Shkurt.

  16. Pilo Lala says:

    PD po hap varrin e vetes me kete megalomani.
    PS po e lejon te beje keto manipulime, qe te rrezoje Sali Berishen me LSi ne Shkurt.
    Me duket se Ambasadori Amerikan e ka piketuar Berishen si Mariza Lino.

    1. krik krak says:

      haha.. o Pilo o vella, kte strategji ka pasur opozita qe ne 2005??? ? Jo per gje por kur ti vi fundi strategjise se Rames,mund te na thone Serbi ose Greqi. Do na kete shitur Sala te gjitheve!!

      Problemi i ambasadorit American dhe te gjithe te tjereve eshte se operojne ne baze te strategjive,dijeve politike dhe diplomacise! Edhe sa ligje te tjera duhet te thyej Sala qe te iki?? Sa te madhe po kerkojne qe tja bejne gracken PD-se?! Nderkohe qe neve po na nxihet jeta!! Ty,mua dhe te gjithe te tjereve qe jetojme ne kete vend. Dhe breket qe do veshim do i kemi te argites!!!

      Shpresoj qe Rama kur te vije ne pushtet,ti marre ndonje Lek dhe pasurite e patundshme ketyre qe deri tani kane siguruar nga 10 breza!! Ndryshe ska ne gje ne vije as populli,dhe as Rama vet! ?

  17. ardian says:

    as behet fjale qe skizofreni sali te beje ndonjehere zgjedhje te sinqerta dhe te pastra e pamundur dhe per llojin e tij prej krimineli i lyere kembe e krye me gjak populli te pafajshem vetem e vetem nga skizofrenia perverse e nje burracaku per te qeverisur per te vjedhur sic ka bere perhere dhe qe po i kushtojne shume popullit dhe vendit gjithnje e me shume po behemi si venezuela e cavesit regjim totalitar i nje skizofrenie te kalbur,psiqiku sali nuk i bejne derman as ilacet po mos zhyti duart tek kutiat e votimit …

  18. neqoftese opozita me ed ramen dhe socialistat e tjere pranojne haptazi skemat e vjetra te votimit ,atehere De Fakto dhe De Juro ,zgjedhjet jane te humbura !Nuk ka asnji lloj llogjike te pranojne halene sali me skenaret e vjeter ,,,,duhet te sensibilizojne kudo dhe gjithshka ,te ngrene zerin ne europe dhe me ambasadat ,te bashkohen si asnjihere me pertite e tjera opozitare dhe te bojkotojne cdo gje ,per te vene piken mbi (i)dmth ,te ligjerohet varianti i barazise ne zgjedhje ,dhe te mos kete akoma skenare PPSH -je !Vetem keshtu dhe pahumbur kohe zhgarravitet i vendosuri i serbeve ne pushtet ,mund te hiqet automatikisht ,per ndryshe ,fatkeqesisht vetem me dyfek dhe asgje tjeter !Zere se jemi ne lufte per tu cliruar nga serbet e armiqte qe po na bluajne e perbuzin perdite ! !

  19. SKENDER BEU I VJETER says:

    ME DUKET SE VALLEN E ZGJEDHJEVE PO E UDHEHEQ PD,QE KA DAULLEN DHE GERNETEN NE DORE DHE PO U BIJE VEGLAVE SI VALLE KUKSI.OPOZITA KA DY GJERA NE DORE OSE TE SJELLE VEGLA TE TJERA DHE TE NDROJE VALLEN OSE TE DALE NGA VALLJA DHE TE HEDHE NJE VALLE ME VEHTE KU TE TJERT TE SHOHIN NE CILEN VALLE HYNE ME SHUME NJERZIA DHE TE PERCAKTOJE FITUSIN.KOMISIONERET E HUAJ MOS I KERKOJNE ZGJEDHJE TE NDERSHME OPOZITES POR TJA IMPONOJNE ZGJEDHJET E NDERSHME QEVERISE.

  20. kapo says:

    Zoti Kreshnik Spahiu ka dhene nje kshille te mire Dac degjoheni dac jo ,por nje gje eshte e sigurte :Nese PS pranon cdo vendim anti kushtetus te mar me diktatin ekartonave te PD ne parlament eshte ekote te shkojme ne zgjedhje.NEse nuk zbatohn te gjitha rregullat evotimit, atehere emira do ishte ta braktisni ate palo parlament,nese mendoni per demokracin;po qe se mendoni per nje bythekolltuku atehere shkoni e beni estrade ne parlament.Por ta dini,se,do talleni me vetveten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje