Ministria e Mbrojtjes censuron tekstin e këngës “Xhamadani vija- vija”

29 Janar 2013, 10:46Politika TEMA

Ansambli i Ushtrisë Shqiptare censuron këngën mjaft popullore patriotike “Xhamadani vija –vija” duke i hequr një prej pjesëve më emblematike të saj, pikërisht: “Sa e madhe është Shqipëria”.

Ky fakt ka ndodhur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në një koncert zyrtar për nder të themelimit të 100- vjetorit të ushtrisë në sallë e Pallatit të Kongreseve.

Kjo gjë është anashkaluar pa u vënë re, por me shpërndarjen e videos në YouTube më 28 dhjetor 2012 vihet re se refreni “Xhamadani vija- vija, sa e madhe është Shqipëria” nuk këndohet, por përsëritet në të gjithë refrenin “është Kosova, është Shqipëria” citohet në gazetën Shqip.

Koncerti me titull “Një shekull këngë dhe marshe patriotike” është organizuar nën kujdesin e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

8 komente në “Ministria e Mbrojtjes censuron tekstin e këngës “Xhamadani vija- vija””

  1. tak fak says:

    Do kete qene Fazllici i ftuar, e nuk ka dashur t’i lendoje ndjesite.

  2. zhaku i pamposhtur says:

    ky qelbesira imami ka dhene prova te pamohueshme si nje antishqiptar i devotshem,megjithate ky mire qe nuk e perdori korin qe te kendonte himnin grek me 28 nentorin e kaluar….une nuk e kuptoj se me cfare arsye do te dali para mediave ky person per te justifikuar censurimin e kenges?? ku eshte e keqja ne vargjet…’sa e madhe eshte shqiperia’??(ha haaa vargjet e kesaj kenge nuk kane asnje lidhje me shqiperine e madhe keshtu qe ska pse ka frike zoti imami).. une mendoj qe imamin nuk e ka futur as serbia dhe as greqia per te bere kete censurim por eshte i shtyre nga urrejtja e tij personale dhe nga shpirti i tij antishqiptar…perpara pak kohesh pame se si Jeremici perdori nje kor te ngjashem serb (i kesaj serbie qe vazhdon akoma edhe sot te perballet me gjykaten e te drejtave te njeriut ne hage) per te kenduar kenget e tyre te turpshme ultranacionaliste me himne gjakatare dhe rraciste ne seline e OKB dhe perpara personaliteteve dhe te diplomateve nga e gjithe bota …
    dikush duhet ti kujtoj z imami qe populli shqiptar per asnje moment nuk do pushoj se kenduari historise se tij dhe shqiperise qe ne shqiptaret kaq shume e duam pavaresisht se politikanet tane na tradhetojne na zhgenjejne dhe mundohen te na e largojne kete atdhedashuri…tek e fundit kjo eshte nje kenge reale dhe ben fjale per nje shqiperi reale dhe per nje kosove reale te njohur nga shba dhe be dhe 100 shtete te tjera,ku eshte e keqja ne kete mes?? mos z imami kerkon te kendojme per nje shqiperi te reduktuar nga shkumbini deri ne shkoder??mos kerkon qe kosovaret ti quajme serbe dhe shqiperine e jugut ta quajme vorio epir?? nuk arrij te kuptoj se ku e ka gjetur guximin z imami te censuroj nje kenge kaq brilante dhe kaq te dashur per te gjithe shqiptaret?? fjala turp nuk ka asnje kuptim ne kete ceshtje,nqs jemi nje shtet demokratik a imami duhet te japi llogari dhe te denohet sipas ligjeve te shtetit per kete ‘shkelje’apo censurim…

  3. ILIRET says:

    Ne fakt pjesa e tekstit qe duhet ndryshuar eshte;”Xhamadani vija vija”, Pse? Pse ashtu e ka Serbia. Xhamadani shqiptar nuk eshte vija vija…
    Aq me teper qe eshte bere per rime dhe jo ne menyre artistike. Si psh.
    kenga tjeter himn e shqiptareve-“Byrek, byrek, o usta Murat, kater copa bejne pese leke o usta Murat”. Ose “Ra Faja prej fikut…” B U D A L L I Q E ….

  4. beni says:

    SERBIA, MAQEDONIA, GREQIA, NUK I PELQEJNE KETO VARGJE EDHE SALA TE NJEJTIN MENDIM KA……..CTE KEQE KA KETU……….! DO THONI JU QE SALA ESHTE ANTISHQIPTAR…….KETE E DIME, LENI MORE LLAFET DUAM VEPRA KUR TE KUJTOHEMI NE, AI KA SHIT GJITH SHQIPERINE…….RREZONI KETE SERB KETE DIKTATOR MODERN SE DO TI BINI KOKES ME GRUSHTA…….!

  5. Liku says:

    Ketij i lejohet se ka qene Gjenerali i vitit 1997.

  6. Koz Dynjaja says:

    Vargu duhet te jete ………….eshte Kosova eshte Camerija , sa e madhe eshte Shqiperia ….tung

  7. E drejta e autorit says:

    Nuk eshte kenga e pare qe çensurohet.
    Vellezerit Laço dhe tv.Klan,nen petkun e kengeve te shekullit kane çensuruar nje numer te madhe kengesh,ne tekstin e tyre.
    Ato kenge i perkasin rrymes se realizmit socialist,duhet te mbeten ashtu si jane krijuar.
    Ne kete sistem nuk duhet te kete çensurim,aq me keq kur tekstet e kengeve i perkasin nje kohe te shkuar.
    Kenget qe ju thuren PPSH,E.Hoxhes dhe tani S.Berishes,kane te drejtat e autorit qe i kane krijuar,vetem ata mund te bejne keto ndryshime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje