Berisha dorëzohet, heq taksën e sheshtë për pagat e ulëta, siç propozoi PS

28 Janar 2013, 19:53Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha heq dorë nga taksa e sheshtë për pagat e ulëta duke iu kthyer tatimit progresiv, siç ka propozuar opozita. Pas një presioni njëvjeçar kundër taksës së sheshtë në taksimin e rrogave, opozita ka arritur fitoren e parë në prag të zgjedhjeve, duke i imponuar qeverisë programin e saj. Qeveria ka vendosur të miratojë sot me ligj që rrogat deri 30 mijë lek (të reja) nuk do tatohen më me 10% e tatimit mbi të ardhurat.

Ky vendim është marrë pasi Berisha ka kundërshtuar ashpër për gati një vit tatimin e shkallëzuar për pagat e ulëta dhe e ka quajtur atë marksist.

Vendimi i sotëm i qeverisë vjen në fillim të vitit elektoral dhe pas presionit të gjatë të opozitës, e cila e ka pjesë të programit të saj këtë shkallëzim në taksa.

Opozita ka këmbëngulur për një kohë të gjatë se taksa e sheshtë rrënon të ardhurat e shumicës së popullsisë, e cila ka një pagë rreth 30 mijë lek.

Rama për heqjen e taksës së sheshtë një javë më parë

Një javë më parë Berisha dhe Rama patën shkëmbyer publikisht akuza për taksën e sheshtë për biznesin e vogël dhe pagat e ulëta. Në një reagim publik, Rama tha se taksa e sheshtë trefishon barrën e taksave mbi biznesin e vogël.

“Ne ia kemi thënë kësaj qeverie qysh prej vitit 2007, që taksa e sheshtë 10% që vuri për biznesin e vogël duke e deri trefishuar barrën mbi biznesin e vogël, do të sillte pasoja rrënuese mbi këtë biznes në vite dhe ky është padyshim viti më i keq në historinë e biznesit të vogël në Shqipëri. Qeveria duhet të veprojë me shpejtësi tani, dhe ta bëjë zero taksën e biznesit të vogël, pa humbur kohë me trillime dhe me marrëzira kundër opozitës që ngulmon fortë në zerimin e kësaj takse,” deklaroi Rama.

Berisha ka ironizuar Ramën për taksën e sheshtë

Berisha vetëm një javë më parë ka sulmuar ashpër Ramën për taksën progresive. “Natyrisht çdo taksë është një barrë për qytetarin, por ndryshe nuk funksionon dhe rëndësi më të jashtëzakonshme ka shpërndarja. Dhe ne sot kemi një certifikatë, kemi një pasaportë nga grupet më të fuqishme të konsulencës ku Shqipëria renditet e katërta në botë për shndërrimin e zhvillimit në mirëqenie, kjo e irriton z.Rama, e irriton shumë. Kjo është e vërteta, të vërtetat duhen pranuar. Ajo çka fakton ky studim është se, një taksë është e rrezikshme, kjo është taksa Koleka apo taksa progresive. Jo thotë ai, përkundrazi, nëpërmjet saj ti vetëm sa përpiqesh të arrish në një barazi, e thellon më shumë pabarazinë. Prandaj ky parim thotë se, ky parim duhet harruar. Ky në një anë thotë nuk e kam dajë. E dinë gjithë bregu, historinë e dajave të tij”, u shpreh Berisha, duke u shprehur se taksa progresive përbën kërcënim serioz për biznesin.

Sot ka bërë krejt të kundërtën, për fat të mirë.

18 komente në “Berisha dorëzohet, heq taksën e sheshtë për pagat e ulëta, siç propozoi PS”

  1. Dean says:

    Nuk dorzohet ”BACA” Saliu nga veriu,por kjo asht taktika.
    I din shum mire ”BACA” keto pune.

    1. Vlora says:

      ha ha ha ha ha ha

      dhe me e forta eshte se do ta quaj aritje te tij, edhe pse u detyrua ta beje me dhune.

  2. Ne burg kriminelin- mashtrusin- tradhetarin -injorantin -shpellarin -maskarain -pleren- bushtern- bastardin -sharlatanin -djallin >shkaterrusin e shqiperise e gjithckaje shqiptare
    Para bankes akuzes, te arrestohet menjiher,e mos ti lihet asnji shans te arratiset ,e ti sekuestrohen gjithcka .

  3. al says:

    z sali mos ke mendjen tek konsulentet e tu ,se po te keshillojne gabim ,qe ose e kane nga mungesa ne njohurite ekonomike ose e bejne me keq dashje.fmn si organizata me e fuqishme ne bote per administrimin e financave e sheh veten ngushte me recetat e dhena ne shume vende . ajo sot nepermjet zedhenesve te vet pranojne gabime te renda ne metodat ekonomike te rekomanduara. bb dhe fmn po dergojne ne kine perfaqesuesit e tyre qe te marrin eksperience nga kina.kordinimi i p[rones shteterore dhe private si dhe inovacioni kane rritur ekonomine kineze ,qe per pak vite do jete lokomotiva e zhvillimit boteror. taksa progresive qe po aplikojne usa ,franca dhe vendet skandinave ka hyre ne fuqi. kjo nuk eshte taks marksiste se ai mendonte per nje shoqeri pa taksa. miliardieret amerikane jane pro nje pjese e madhe se e shohin si e vetmja shprese per te rikthyer mireqenien e humbur. ekonomine boterore e shkaterruan neoliberalet duke privatizur gjithcka sheterore ,kjo po ndodh dhe tek ne, kur ekonomia ka muaj qe ka falimentuar ,por nuk deklarohet. shenjat jane papunesia e madhe, ulja e konsumit dhe marrja e borxheve mbi limitin e lejuar. kthe drejtimin sa nuk eshte vone,mos degjo ata keshilltar qinglash qe nuk kane haber nga ekonomia e sotme e tregut.

  4. psikologu says:

    SHKALLA E KOKEFORTESISE TE POLITIKANIT:

    Shkalla 1- ( e ulta) kokeforti pas nje muaji ndron mendim.
    shkalla 2- ( e mesmja) kokeforti pas tre muaj ndron mendim
    shkalla 3- ( e larta) kokeforti pas kater muaj ndron mendim

    shkalla 4- (jashte standartit) kokeforti pas nje viti ndron mendim.

  5. plaku says:

    Gjithe bota e qyteteruar dhe demokratike ka taksen progresive. Vetem plaku rrugac dhe inatçor do te mesoje boten se si lidhet gomari.
    Ky duhet lidhur dhe derguar urgjentisht ne cmendine qe te shpetoi populli.
    Tik, tak, tik, tak……..ambulanca e cmendines po vjen.

  6. qifqia says:

    Nuk quhet dorezim i Saliut tani, a te marça te keqen. Thuaj qe Saliut i rane breket fare dhe i dolli bytha ne diell e tromaksi dunjane. Breket saliut ja hoqen : Argita,Zeni,ministrat e deputetet e tij qe e hengren dhe e bene si kalin germuq , ashtu si katandisen edhe Shqiperine. Ashtu te keqen qifqia.

  7. Pensionisti says:

    Fol cfar te duash,vepro si te duash ,o Sali, po nuk dole ne televizion te shash me rrenje e dege Ahmet Zogun e te lavderosh ENVER HOZHEN ,po me rrenje e dege ,sepse e njeh mire ,pasi i ke qendruar nga mbrapa si ne shtepi dhe ne Drilon,nuk i fiton zgjedhjet kete radhe. Bej si them une e mos u lodh kot. Ose me mire dil
    ne pencion e rri rehat,ja keshtu si puna ime.As me shajne e as me lavderojne. Po ti pencionin do ta kesh te madh,prandaj dil nje here ketej nga TAJVANI e na jep nga nje kafe,dhe quaje rritje pensioni se nuk ka gje e pranojme ne si e kemi pranuar. He si thua ,do rrish prap kryetar partie ,apo do vish ne ushtrine e pencionisteve,se per kryeminister he, he mori fund qe nuk behesh me.SI thoshte RAJMONDA BULKU e nxuaren ne nje konference? Tik tak,Tik tak. Per tre ligjet jemi ne merak!

  8. kashi says:

    pastaj te thone pd-istet qe sala eshte me social se socialistet

  9. Genti says:

    Sali Berishen e njihte edhe e ema e vet qe mashtronte – nga historia e lopes qe iu humbi e treguar nga Dritero Agolli. Cfare mund te presesh prej Berishes qe edhe ne kohen kur bashkemoshataret e tij ne moshe te njome ishin te paster e te sinqerte ai mashtronte.
    Edhe Enver Hoxha i tille ishte, mashtures. Dhe Sali Berisha festonte ditelindjen me Enver Hoxhen duke thene se e jema nuk e kishte lindur ne daten 15 por ne daten 16 tetor, ne nje dite me kriminelein dhe diktatorin e Shqiperise. Mashtrimet e mashtruesit.
    Fundi i mashtruesve njesoj si Enver Hoxha eshte shume i afert.

  10. nastradini says:

    PSE TAKSA PROGRESIVE ESHTE NJE “FLLUSKE SAPUNI” QE NUK I DUHET SHQYPTAREVE DHE DUKET SI AGJITACION ELEKTORAL?

    Sepse biznesi dhe prodhimi vendas eshte pothuaj ZERO. Sepse tatimi mbi pagat eshte “flluske sapuni” tjeter per buxhetin e shtetit me shume brima dhe diskutimi vetem mbi kete fushe na ben nonsens dhe qesharak ne syte e Botes. Sepse ku ta gjejne shqyptaret aktorin miliarder DEPARDIEU qe ta tatoje si Presidenti Holland ne France me nje takse progresive qe te luan mende e kokes? Sepse vendi yne nuk prodhon ASGJE qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes. Sepse vendi yne eshte ne fund te liste per GDP-ne per fryme te popullates me te ardhura ditore 4-5 $ per koke shqyptari. Ne vendet ish-komuniste te vendeve te KNER-it apo te ish Kampit Socialist totalisht eshte vendosur me kohe “taksa e sheshte” me rekomandim te FMN-se dhe Bankes Boterore vetem sepse eshte me e thjeshte per t’u aplikuar dhe ka treguar rrezultate me te larta ne mbledhjen e taksave se sistemet e nderlikuara qe aplikoheshin me pare. Qe ka siguruar stabilitet ne funksionimin e shteteve sidomos ne kohe krize. Kjo takse nuk eshte ASPAK e “sheshte”, por proporcionale dhe ne shume vende me e larte se 10%. Ne Lituani pershembell 24 %, ndersa ne Estoni 25 %. Ne SHBA ka gjithashtu shtete qe aplikojne “taksen e sheshte” si pershembell: Ilinois, Indiana, Masacuzets dhe Pensilvania. Dihet se ne SHBA taksat qe paguajne amerikanet e mesem ne shtet kap shifren 35 % mbi te ardhurat qe eshte nje shifer e paimagjinueshme per taksapaguesin shqiptar. per biznesin aplikohet taksa 12 % kur ri-investon fitimin ne prodhim. Kete takse Obama donte ta conte ne 15 % dhe u quajt komunist ne Senat nga Opozita.
    Ne Shqiperi ceshtja po shtrohet sikur formula e aplikimit te takses mbi fitimin do te zgjidhe problemin e ekonomise. Aventurat e Edi Rames qe i meshon nga njera ane heqjes se taksave, ose ZERIMIN e takses per biznesin e vogel dhe nga ana tjeter aplikimin e takses progresive per biznesin e madh pasqyron dhe perben nje mosnjohje totale te kreut te Opozites per financat e shtetit. Sepse me kete llogjike sa te hapesh dhe te mbyllesh syte Biznesi i Madh do te dale nga brimat e miut ku eshte fshehur tani dhe do te ndahet ne mijera biznese te vogla qe t’i meshiroje Edi Socialisti kur te marre pushtetin. Pse vazhdon Edi me kete teze dallkauke e di vetem ai, ndofta per qellime populiste per te fituar vota. Saliur nga ana tjeter nuk do te mbetet pas Edit ne populizem dhe e ka kthyer mesallen. Vendos vetem per pagat e mjeraneve qe jane nen 30 mije leke te mos i tatoje me takse. a ka llogjike nje mase e tille, kur mund t’u rriste pagen nga 30 mije LEKA NE 33 mije LEKA dhe mepas t’i mbante 10 % e tatimit te sheshte. Pse nuk e ben kete gje Sali Dinaku kur me nje gur vret dy zogj? Edhe i ngroh shpirtin mjeraneve me page te ulet dhe garanton vota nga per PD-ne edhe mbush me shume buxhetin e shtetit duke i trafguar gishtin e mesit Edi Rames dhe PS-se me populizmin e tyre. Thuaj pse nuk e ben? Sepse nuk e le FMN-ja qe monitoron borxhin e Shqiperise dhe e ka paralajmeruar Saliun dhe Boden disa here per te shkurtuar shpenzimet ne buxhet. Prandaj Saliu ka zgjedhur populizmin e Edi Rames per te garantuar do vota ne zgjedhjet e ardheshme. Prandaj edhe nuk eshte shume me vend qe te te komentohet me buje ne TEMA zgjidhja e krizes me formulen magjike per tatimin e popullates sikur kjo do te hapte SEZAMIN e prosperitetit dhe zhvillimit te vendit. Aq me shume kur Shqiperine e krahasojne me vende te tjera qe e kane GDP-ne disa here me te larte per fryme se vendi yne.

  11. Dy qindarkat e mija says:

    Sa per djeni, per ata qe jane te rinj apo me memorje te dobet, Spiro Koleka ka qene burre shuuuume i nderuar, atdhetar me vepra dhe njeri tej mase i ditur. Kush e ka njohur nga afer e di mire. Punoi tere jeten vetem per kete vend dhe vdiq i varfer, por i ndershem. Kurse ky kryeministri yne i perjetshem eshte nje bandit i epokes se gurit, tani e njohim te gjithe, e kemi barre prej kohesh. Pasurite e tij dhe te femijeve te tij nuk kane te mbaruar, brenda e jashte vendit. Na shiti detin, token dhe cdo gje qe mundi. Ky vend sot eshte i shkretuar, nuk ka as pune, as buke, as te ardhme, as gezim e as nje lloj shprese. Ky individ megaloman, delirant e sociopat eshte i vetmi personazh qe ka arritur ti zhvase shqiptareve ate qe nuk arriti dot askush te na e zhvase me pare: dinjitetin. Dinjitetin personal & dinjitetin kombetar. Sot e shikojme njeri-tjetrin sikur jemi bisha: vret vellai vellane per nje pule, jo pse jane te varfer, po sepse nuk kane me respekt per jeten e njeriut. Nuk ka dashuri, nuk ka tolerance, nuk ka civilizim. Sot ti del ne televizor dhe denoncon nje vjedhje pronash publike dhe populli nuk leviz fare, neser harrohet ai muhabet. Une them jo sepse eshte populli idiot, po sepse pesha e fjales se burrit sot eshte inekzistente, qytetarise i eshte shpallur lufte. Besa ka vdekur, doemos. Po edhe burra s’ka. Burre psh. eshte ai qe i drejton gishtin e mesit shefit te tij hajdut dhe i thote “Ik pirdhu mor hale, kam dinjitetin tim, me mire ha mut sesa te ndyj duart e te vjedh me ty e per ty”. Ka me nga keta burra? Jo, i ka tredhur Sala.
    ———-
    Nese ka ndonje debil qe po i leshon goja leng ti kunderpergjigjet ketij postimi duke permendur ndonje figure tjeter si psh. Rama qe me demek nuk eshte me i mire, po ju them se prej njerezve si ju ky vend ka marre fund. Nuk po denojme dot nje politikan kemi 21 vjet se degjojme parrullen “te gjithe jane njesoj”. Kush kapet me vjedhje apo shkelje ligji te denohet. Secili ka lindur me kerthize vecmas, edhe burgun ta haje vecmas.
    ———-
    Nuk pretendoj te edukoj ndonje me kete qe shkruaj, kerkoj ndjese edhe per gjuhen e vrazhde. Shpresoj te njohim demokracine e vertete sa me shpejt. Por i marre eshte ai qe mendon se do na e sjelle Rama, apo kushdo tjeter. Demokracia lind prej popullit dhe i imponohet pakices drejtuese. Po te lihet ne dore te pakices drejtuese ajo qe do te imponohet eshte autoritarizmi ndaj popullit. Deri me sot kete kemi provuar. Ne historine e kombit tone nuk ka pasur kurre demokraci te mirefillte: as ne kohen e Ilireve, as nen Bizant, as ne kohen e principatave, as ne kohen e Skenderbeut, as ne kohen e turkut, as ne kohen Zogut e as ne konen e Enverit, Ramizit, Tosit dhe as ne kohen e ketij Sifilizit te sotem. Ka pasur vetem ne kohen e Ismail Qemalit, per nje periudhe shume te shkurter, qe fatkeqesisht u harrua shpejt mesa duket.
    ———–
    Ju bej thirrje Shqiptare te rikthehemi tek vlerat dhe te braktisim plehrat, kane zene frymen e po na mbysin. Le te orientohemi te gjithe nga njerez si Qosja & Frasheri, kemi nevoje per qytetari dhe iluminim. Mjaft me me halabake, rrufjane e injorante. Kemi nevoje per ndryshim, kemi nevoje per dinjitet!

  12. lindi says:

    i ziu sali, po mundohet me çdo kusht te fitoje ndonje pike te zgjedhjet.
    Eshte mesuar te lepije gjithmone ate qe ka peshtyer.Palo burre!

  13. Drejtesia says:

    po he o sali se plase duke e share Ramen si marksist.Tashti po e merr vete flamurin se tu dogj shume barku per fakir fukarain….

  14. Amant says:

    Nje sklizofren pa asnje ide qe kerkon tu imponohet shqiptareve pa asnje projekt te se ardhmes, rri si skuth , pergjon e u vjedh idete opozitareve. ne fillim me nacionalizmin e AK se dhe tani me taksen dhe ndryshimet sociale qe ka ndermend ajo ti bej ne se do te vije ne pushtet. Ky eshte mjerani qe mban peng sot shqiptaret, dhe qe e tmeron e ardhmja si kriminel, plaçkites, vjedhes pasurish e autokrat deri ne kufijt pertej te nje diktatori.
    Qendrimi mbi Berishen duhet qe te jete guri i proves dhe morali i opozites kur te vij ne pushtet, ne se nuk e ben dhe nuk instalon pmerballjen me ligjin te atyre qe kane hyre ne spiralen e krimit, do te jete nje fatkeqesi e dyfishte per ate vend qe inspiron per demokraci shoqerore.

  15. SKENDER BEU I VJETER says:

    O MELEK TE QENKA BERE KOMUNIST BACA.AI DERI DJE NA CAU VESHET HEQJA E TAKSES SE SHESHTE ESHTE KOMUNISTE,ESHTE ENVERISTE,ESHTE BLLOKISTE.SOT E PRANOI QE TEORITE EKONOMIKE TE EKONOMISTIT KOOPERATIVIST RITVAN BODE JANE TE DESHTUARA DHE JO QE NUK ZGJIDHIN KRIZEN POR E THELLOJNE ATE.MANOVRON SI ME THASET E MJELLIT PER VOTAT,POR MEGJITHSE DO JU HEQESH KETE TAKSE SHQIPTARET DO TE TAKSOJNE ME NDESHKIMIN BURGIM TE PERJETSHEM.I VOFSH TE GJITHA TE KEQIJAT QE U KE BERE SHQIPTARVE.

  16. ILIRET says:

    Ou ! Po kopjoka Salushi taksen e Spiro Kolekes per te cilen nuk le gje pa thene. Po kopjoka Sala taksen e Marksit, per te cilen ka mara dhjete ne lenden e marksizem leninizmit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje