KQZ rrëzon kërkesën për mandatet: Tani e ka Kuvendi në dorë (për çfarë na duhet KQZ?)

28 Janar 2013, 18:27Politika TEMA

Pas rreth 2 orë debatesh, kërkesa e 3 anëtarëve për të futur në rendin e ditës çështjen e ndarjes së mandateve është rrëzuar nga shumica në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi ka argumentuar, se ndarja e mandateve tashme është në Kuvend dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund ta shqyrtoje më.

Përballë këtyre argumenteve, nënkryetari Denar Biba ka sqaruar se neni 22 i Kodit Zgjedhor, i jep të drejtë 2 anëtareve të KQZ të thërrasin mbledhjen, për çështjet qe dëshirojnë dhe kjo duhet të pasohet nga futja automatike në rendin e ditës e ndarjes së mandateve.

“Në bazë të ligjit kërkesa jonë duhet të përfshihet në rendin e ditës dhe të diskutojmë përmbajtjen, sepse ndryshe nuk mund të diskutohet”, tha ai.

Sipas kryetares Lleshi, kërkesa e opozitës nuk ka objekt për ta futur në rendin e ditës. Ajo tha se nuk po shkel ligjin duke mos e futur kërkesën e dy anëtarëve të KQZ, duke nënvizuar se tashmë procedura e ndarjes së mandateve nuk i përket më KQZ. Rrjedhimisht kërkesa nuk u mor në konsideratë.

“Për anëtarët e tjerë e kemi mbyllur procedurën, për ty ndoshta jo. Procedura tashmë i ka kaluar Parlamentit. KQZ nuk ka më tagrin t’i rikthehet dhe të marrë në shqyrtim mandatet. Nuk kemi më punë me caktimin e mandateve, ju vetë nuk votuat as në parim. Nëse do votosh në parim ke të drejtë të caktosh mandate. Argumenti juaj që unë po shkel ligjin është antiligjor. Ne nuk kemi më punë me mandatet”, iu përgjigj ajo Bibës.

Një tjetër shqetësim i ngritur në mbledhjen e sotme nga ana e kreut të sekretariatit zgjedhor të PS-së në KQZ-zë, Genc Gjonçaj, kishte të bënte me lëvizjet demografike, sipas tij, të qëllimshme, të bëra në prag zgjedhjesh. Gjonçaj iu drejtua komisionit me kërkesën për të hetuar mbi lëvizjet e qytetarëve drejt zonave verilindore, pikërisht në periudha parazgjedhore, pasi siç u shpreh ai, “Partia Socialiste ka mbledhur informacion të mjaftueshëm që vërteton këtë dyshim”.

Të mërkurën e kaluar, Komisioni i Ligjeve, vetëm me votat e mazhorancës miratoi p/vendimin që përcakton shpërndarjen e mandateve sipas formulës së zgjedhjeve të 2009-s.

Të enjten pritet që parlamenti të votojë ndarjen e mandateve që është përdorur edhe në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, vendim që nga opozita cilësohet antikushtetues.

20 komente në “KQZ rrëzon kërkesën për mandatet: Tani e ka Kuvendi në dorë (për çfarë na duhet KQZ?)”

  1. fieraku4u says:

    NORMALE…QE KJO DO NDODHTE. SHTET FASHIST

    1. fl says:

      Kot lodhet Sala te ngushtoje diferencen. Pas te shporret nga pushteti, deputetet e tij jane lehtesisht te kercenushem me zgjedhje te parakohshme. Nuk e mbron dot sot Mubarakun as ish partia e tij.

    2. Dede Kola, New York says:

      Kjo sozia e Zhozit kenka ma burrnesh
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/turp.html

  2. Horri i Bulevardit says:

    Kur ne pushtet esht Saliu, KQZ-ja eshte nje tjeter vend pune per militantet, keshtu qe sna thate ndonje gje te re.

  3. beni says:

    Per mendimin tim PS nuk duhet te hyje ne zgjedhje sepse eshte e pa barabarte qe ne start me PD duke filluar nga KQZ,Kolegji Zgjedhor Gjykatat etj. Pas zgjedhjeve gjithshka do te kaloje ne Kolegjin Zgjedhor me pretendimin se jemi shtet ligjor dhe fitohet ne tavoline sic u veprua per Bashkine e Tiranes.

  4. ILIRET says:

    Deri me tash, te gjitha zhvillimet tregojne se KQZ nuk duhet. Heren e pare vendimin e mori Kolegji Zgjedhor dhe tani ju la parlamentit..

  5. jkkjh says:

    eshte interesante te shikosh se si shkelet ligji ne menyre ligjore,diten per diell.dhe kjo e transmetar ne televizion drejt per drejt ndersa po ndodh

    1. Pelasgian says:

      nuk e kuptoj sesi kta te PS-se dhe te gjithe partite e tjera qe jan ne opozit nuk ankohen tek europjanet .

  6. zekthi says:

    (për çfarë na duhet KQZ?)
    DUHET , DUHET SE PJESA E TIJ , e Saliut ,( TE TRE DHE KRYETARI – KATER ) pastron halete qe ben saliu per zgjedhjet. Doren e fundit te ketij pastrimi ja jep kolegji zgjedhor dhe ne fund Josefina e parfumos me SKATOL qe atyre ju pelqen aq shume si parfum.
    Ja ,per kete e don dinastia e tyre KQZ-ja

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ja per cfare duhet KQZ :
    1. – Me i gjete pune do te papuneve ne Europe. Po te hiqet KQZ vate edhe OSBE. Woolfsprapthin nuk e merr ne pune askush ne Gjermani e keshtu qe i kane gjete nje pune fantastike ne Albanistan.
    2. – Kur krim Berisha i vjedh zgjedhjet duhet me ja lane fajin dikujt. E keshtu kane kriju KQZ. Kur vidhet vota mileti nuk shkon per te protestu tek zyra e krim Berishes por shkon tek zyra E znj. L. Leshi. Ha, ha, ha ….
    3. – Ku do prodhohen deputeti si puna e Nerd Ndokes e Ilir Metes ? Tek KQZ !!!

  8. Pushteti i njeshit says:

    Sot kishte nje sikronizim te shkelqyer midis KQZ dhe mbledhjes se grupit parlamentar te PD.
    Mbyllet mbledhja ne KQZ dhe hapet LIVE mbledhja e grupit parlamentar te PD,ku fjalen e rastit si gjithmon e mbante kryetari i saj Berisha.
    Nen komande te plote edhe KQZ dhe maninkini drejtues.
    Nje qetesi absolute ne sallen e mbledhjes se grupit parlamentar,do ta kishte zili çdo lektor.A thua se jane keta burra trimosh qe i degjon qe ulurijne neper ekranet e tv,apo i kane klonuar me qente e racave qe ulurinjne,sa here kerkon i Zoti!!

  9. MEMEDHETARI says:

    A u be reforma Zgjedhore?????
    TURP per Partine Socialiste qe nuk kerkon ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME…
    Ku shkoni si cjapi tek kasapi PERDERISA Saliu ben cfare i do qejfi???
    Mos do te ndodhe cudia me 23 Qershor???
    Braktiseni ate MUT PARLAMENT dhe NGRINI POPULLIN NE KEMBE!!!!!!!!!
    SALIU DESHIRON TE TERHIQET ZVARRE…
    PLOTESOJANI DESHIREN…

  10. xhili says:

    Nuk e kuptoj perse japin gjithe diten mbledhje pa rendesi te KQZ! Po kerkohet te behet mediatizimi i disa personave qe jo vetem qe nuk jane juristre te shquar por nuk marrin as provimin minimal te avokatise.

  11. fidaho says:

    Kur K.Q.Z-ja nuk respekton detyrimin qe ja ngarkon Kodi Zgjedhor,ndarjen e mandateve,por e delegon kete detyrim te organi ligjvenes,minimalisht trupa e kesaj K.Q.Z-je duhet te dorehiqet,per paaftesi ne kryerjen e detyrimit qe u ngarkon ligji.Nese perfaqesuesit e mazhorances nuk e bejne kete veprim,(pasi jane militante besnik te PD-se),atehere duhet te dorehiqen perfaqesuesit e PS-se.Ky veprim duhet bere per ti bere te qarte bashkesise Nderkombetare,por dhe popullit, se opozita shqiptare nuk mund te sherbeje si fasade e maskarades zgjedhore qe po realizon Berisha.Opozita ka detyrim,moral dhe kushtetues qe te garantoje voten e lire te qytetareve.Si mund ti kerkohet qytetareve mbrojtja e votes,kur perfaqesuesit e opozites ne K.Q.Z po bejne “garnituren” e gostise se hidhur qe S.Berisha po u kerkon tu ofroje Shqiptareve!!! Z.Rama largoni perfaqesuesit nga K.Q.Z-ja,lereni Berishen zbuluar,tregojini,Zoterinjve Europiane,por dhe popullit shqiptar se ju do te hyni ne zgjedhje per te garuar ndershmerisht,dhe jo si fasade e Berishes.Z.Rama HAJDUTIT nuk i hapet rruge,Hajdutit i hiqet maska dhe i “priten”duart.Populli “sepaten” e tij ua ka besuar juve.Mos e shperdoroni besimin e popullit se do t’ju zere mallkimi i tij.

  12. Kely J. Andress says:

    Duhen zgjedhje te parakoheshme sa me pare.

  13. sa te kemi ne partine ,,,,,shoqen nezhmije dhe shokun Enver ne mender parlament ,,,,mos kini frike ,,sepse eshte parti e forte dhe fiton gjithmon me shifren 99, 99,1 % ,dhe per aresye teknike ,humb nji perqindje te vogel ,por do ta marrim kete rradhe !KQZ ,i merre te keqen partise !Partija eshte mbi gjithshka !

  14. Silva says:

    Ne qofte se KQZ-ja nuk na duhet me atehere shume e thjeshte-perfaqesuesit e PS te dorehiqen nga kjo KQZ.Edhe PS te dale nga parlamenti e te mos marre pjese ne keto fare zgjedhjesh ku shkelet hapur ligji e kushtetuta per barazine e votes.Perndryshe n.q.s.shkojne ne zgjedhje te perdhunuar nga Saliu as te mos qurraviten si kalamaje dhe as mos te genjejne votuesit e tyre per fitore te sigurte.

  15. ibrahim says:

    O shpurdhjak te rames rama ju tha heren e pare mos votojn.se nuk i ngrihej dot,kur pa se nuk po i ngrihej rames si homo qe eshte morri nja dy ekstazi dhe nja dy viagra pas nje muaji ju qua rames dhe tha tash votoni por i trulluart siq eshte rama harroi se treni kishte ikur,tash marroqi rama duhet te pres kqz 2017.

  16. SKENDER BEU I VJETER says:

    IBRAHIM SELIM QERIM,
    PUNA JOTE AFERIM,
    GOMOR TI ,GOMOR KUSH TE VUNI,
    SOT O NESER VALON DRUNI.

  17. loku says:

    Na to maja rripa-rripa njehere ta hipa njehere ta zbrita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje