Kompania CEZ me qendër në Çeki ka deklaruar se çështja e tyre në Shqipëri nuk do të ndikojë në zgjerimin e kompanisë, kësaj here në vende si Gjermania e Polonia, për të mos i hedhur më sytë nga Ballkani.
Drejtori i bordit të CEZ, Martin Novak, tha për mediat çeke se kanë shanse të mira për të fituar në arbitrazh ndërkombëtar.
“Mjedisi i biznesit në Shqipëri, çmimet e vendosura nga autoritetet vendore dhe fakti se CEZ Shpërndarje shumë shpejt u kthye në një kompani me humbje, këto të gjitha krijojnë një pozicion të mirë për çështjen në arbitrazh,” tha Novak.
Mediat kanë raportuar se CEZ do të kërkojë një shumë prej 200 milion eurosh, ku përfshihet investimi fillestar, shërbimet dhe investimet në kompani si dhe blerja e energjisë.
“Kjo megjithatë është shuma maksimale. Çdo shumë që do të marrë CEZ, do të ndikojë në uljen e humbjeve,” shtoi Novak.
Nuk mjafton piramiden e borxheve qe po na e le si kopilin tek dera Sali Kancer Berisha, hopa edhe nje fature tjeter 200 milion Euro.
E car jane 200 milion Euro per popllin me pague kur perfitimi osht qeverisja e ndritshme e Doktorit. Une jom gati me pague ma teper veq me e pas ne nja 4 vjet mbi kaptine ket kaulicion t’magjishem
200 MILIONE EUR JANE NJE KERKESE MJAFT MODESTE E CEKEVE TE CEZ-it DHE SALIU DUHET T’JA DIJE PER NDER.
Sepse BO-BO-NONE! Po te kerkonin edhe interesat bankare, fitimin e parealizuar dhe demet morale nga denigrimi i prestigjit te kompansise ne Bote shuma do te ishte mjaft me e madhe. Mesiguri me kete shume modeste ceket e CEZ-it i kane meshiruar shqiptaret si popull dallkauk qe s’di se me ke KRUHET. Gjykata Nderkombetare e Arbitrazhzhit ne Hage e krijuar ne vitin 1899 per zgjidhjen e mosmarveshjeve midis shteteve nuk ka ASNJE shans qe t’i jape te drejte Shqiperise. Konfiskimi stalinist i aseteve dhe i prones private te kompanise CEZ nga ana e shtetit shqiptar si ne kohen e Enver Hoxhes eeshte nje SKANDAL nonsens dhe nuk ka sesi te marre MIRATIMIN e gjykatesve nderkombetare konservative ne Hage te Hollandes, sepse keta gjykates nuk jane si Sashenkat e Saliut ne Tirane dhe nuk mund te YSHTEN me ledhatime financiare. Prandaj edhe nastradini thote qe:
200 MILIONE EUR JANE NJE KERKESE MJAFT MODESTE E CEKEVE TE CEZ-it DHE SALIU DUHET T’JA DIJE PER NDER.
Demet qe ka sjelle CEZ plus gjoba, i kalojne 1-miljardet ne dollare.
Plus demi me i madh eshte se tani e tutje, si hedh njeri syte nga Shqipeia, per investime.
po ne qofte se CEZ ka fituar tenderin me ryshfet,asnje detyrim nuk i kemi po ajo do na kete neve ,si komb detyrime per gjithe rastet kur ne nuk kemi pasur drite ,per gjithe rastet kur ne jemi detyruar ,si rasti ime, me paguar dy a tri here rymen e prape mos me pas rryme! Pra edhe une do shkoj ne hague kur kjo kompani te padise Shqiperine se edhe une jam demtuar nga CEZ ne jeten time!
Zoterinj te nderuar
Shoqeria ceke qe investoi ne Shqiperi tek CEZi nuk eshte shoqeri per te bere beneficence, eshte nje shoqeri private, zbarkoi ne shqiperi per te fituar. Fajin nuk e ka kompania por shqiptaret qe akoma nuk jane mesuar te paguajne energjine si ne cdo vend te Europes. Kur ne mes futen dhe politikanet albaneze per te kapur ndonje lek atehere e merr lumi gjithcka. Prandaj nqs ceket duan te ikin bejne shume mire. Ka polic qe merret vesh me shqiptaret. jemi kokeforte te prapambetur dhe te pa gdhendur. per te mo folur pastaj per inteligjencen qe kemi , ce pyet ne maximum……
Keq qeverisjen e Berishen do ta vuajme gjithe jeten. Ky eshte vetem fillimi.
Berisha e kishte problem te madh shperndarjen e energjise elektrike.
Ta mbante si ndermarrje shteterore edhe donte edhe nuk donte.
Donte sepse fuste ne pune qindra e mijra militante dhe u mbyllte gojen.
Nuk donte sepse energjia nuk paguhej por vidhej, kryesisht dhe ne mase derrmuese nga elektorati i tij (shkodrane, kuksiane, hasjane, dibrane, bulqizake, pukjane, matjane, apo ardhacaket e vendosur rreth Tiranes, Durresit etj)
Kur Shperndarja u ble nga nje kompani e huaj, Berisha tha se shpetoi. Shpetoi nga presioni per ti fut ne pune, shpetoi nga presioni per mos me jua heq dritat mospaguesve, shpetoi nga nevoja per te bere investime ne shperndarje, cka donte miliona euro.
Kompania Ceke kujtoi se ishte ne Europe, thjesht do faturonte dhe do mblidhte pagesat e mallit qe shiste. Nuk e dinin mjeranet ku kishin hyre. Ky vend i prapambetur, me hajdute qe jane gati te vendosin kapucin e zi ne koke dhe te dalin ne rruge per me vjedh sapo nuhasin dobesine me te vogel te shtetit, nuk mund ti shkonte ndermend te paguante energjine.
Situata do te perkeqesohet me tej gjate kesaj “faze tranzitore” ku nuk dihet cfar do behet. Mendoj se te gjitha kostot e ketij deshtimi do i perballoje buxheti i shtetit shqiptar.
Ne Shqiperi energjia vidhet, ose s’paguhet. Çmimi i energjise eshte shume i larte se, ata qe paguajne, mbulojne edhe me shume se 50% te asaj qe vidhet ose s’paguhet. Lidhjet e paligjeshme jane bere te zakoneshme jo vetem ne zonat rurale apo Bathore e Kenete, por edhe ne qytete(ne pallate, apo shtepi private) dhe keto lidhje i ofrojne vete punonjesit e KESH-it. Ndersja Qeveria, siç beri para zgjedhjeve te 2009, do t’ fale faturat e papaguara edhe para zgjedhejve parlamentare, atyre qe vjedhin, si vete ajo vjedh votat. Ne çvend te botes merret energia edhe kur s’paguhet? Nuk e di ç’beri ÇEZ-i, fitoi apo humbi, po ne kurris e kane ata qe paguajne energjine.