Mirditë, konferenca e PD-së kryqëzon Mark Markun. Largohet nga PD-ja nënkryetari i partisë

27 Janar 2013, 19:29Politika TEMA
Mirditë, konferenca e PD-së kryqëzon Mark Markun. Largohet nga

Konferenca e PD, Rreshen

Edhe pse kandidaturat e PD-së për Mirditën u bënë të njohura vetëm 24 orë para se konferenca të niste punimet, tensioni në sallë por edhe jashtë saj ishte i madh. Të deleguarit nga qendra Gerti Bogdani dhe Mark Marku duke qenë në dijeni të kësaj situate, kërkuan që menjëherë pas përshendetjeve dhe fjalës së kandidatëve të kalohej direk në votim, duke shmangur kështu diskutimet që mund të shigjetonin (mos) drejtimin prej shumë viteve të degës së PD-së dhe defektet e rënda të punës së partisë, aq sa në zgjedhjet e fundit lokale u rendit si forcë e shtatë politike në Mirditë, duke humbur të dy bashkitë që ka Mirdita, dhe dy komuna.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i n/kryetarit të PD-së z. Gjon Ndoj, i cili ka kërkuar me ngulm që t’i jepej e drejta e fjalës në konferencë. Megjithëse nuk i është miratuar një kërkesë e tillë, ai e ka marrë fjalën dhe ka hedhur një lumë akuzash ndaj deputetëve, dhe vetë drejtimit të PD-së.

Në fjalën e tij n/kryetari i degës së PD-së për Mirditën z. Gjon Ndoj ka denoncuar faktin se shumë emërime në administratën e drejtuar nga PD-ja janë bërë përmes pagesave të ryshfeteve, duke ofruar dhe prova për këtë. Ai ka përmendur faktin se janë tre persona që marrin rrogën muaj për muaj në administratë, por janë prej kohësh emigrantë jashtë vendit, duke realizuar kështu vjedhje të fondeve publike. Sipas Ndojt, janë bërë katër reforma në policinë e shtetit në Mirditë, ku janë larguar nga puna ata policë që janë me bindje të djathta. Por sipas z. Gjon Ndoj, PD-ja ka heshtur edhe ndaj pushimeve nga puna të shumë antarëve të PD-së në Bashkinë Rrëshen, pas marrjes së drejtimit të saj nga socialistët.

Më tej z. Gjon Ndoj në cilësinë e n/kryetarit të degës, ka shigjetuar vetë deputetin Mark Marku dhe kryetarin e deritashëm Gjovalin Prenga për përcaktimin e delegatëve të konferencës duke vecuar faktin se janë përzgjedhur delegatë në mënyrë klienteliste. Ai ka deklaruar se në disa grupseksione, delegatë janë përzgjedhur persona të një familje, si burri, gruaja, djali apo vajza, duke veçuar edhe vetë xhaxhain e deputetit Mark Marku, i cili ishte delegat sëbashku me disa pjestarë të familjes së tij.

I menjëhershëm ka qënë edhe ragimi i deputetit Mark Marku i cili i ka kujtuar z. Gjon Ndojt se një reagim i tillë i tij vjen për faktin se nuk i kishte ardhur emri për kandidat për kryetar të degës së PD-së Mirditë, madje duke deklaruar publikisht në konferencë, se ai i kishte dërguar mesazh në celularin të tij. Po z. Gjon Ndoj i cili ka pranuar se i ka dërguar një mesazh për ta ndihmuar në zyrtarizimin e kërkesës së tij, i ka kujtuar z. Marku se me të tjerë kishte drekuar në livadhe për këtë çështje.

Pas këtij debati z. Gjon Ndoj ka dhënë dorheqjen e menjëhershme nga posti i n/kryetarit të PD-së dhe dhe nga antarësia e saj, duke u kujtuar delegatëve që të mos e votonin emrin e tij në listën për anëtar kryesie, pasi nuk do të ishte më pjesë e kësaj partie. Por edhe pas kësaj në kutinë e votimit janë gjetur 67 vota për Gjon Ndojn, pasi anëtarësia e partisë por edhe opinioni në Mirditë e vlerëson si drejtues që për dy mandate në krye të PD-së shënoi suksese të mëdha dhe PD, duke  fituar thellë të gjitha sfidat elektorale.

Ndërsa gara për kryetar ka vijuar me tre kandidatë, ku fitues me 10 vota diferencë u zgjodh kryetari i komunës Fanë, z. Gjergj Prenga.

Mesazhet:

N/kryetari i PD-së z. Gjon Ndoj i shkruan deputetit Marku.

Mirmbrëma! Ka 500 vjet që Mirdita i beson Oroshit, dhe është hera e parë që me daljen tënde si përfaqësues i Mirditës në parlament, po zhvendosesh. Megjithatë do e shikojmë rezultatin në qershor, sepse vetëm po i  dole kundër PD-së, atëherë ajo të vlerëson. Dhe po të jap fjalën se do jem i pari, por dhe kam shumë të tjerë pas meje. Kam një avantazh se jam i pa punë, pra nuk keni mundësi me më kërcënuar për heqje nga puna, si formë presioni për reagimin tim.

Deputeti Mark Marku përgjigjet:

Sa për dijeni, kandidaturat janë përcaktuar nga baza e janë kaluar nga kryesia Rrëshen, përzgjidhen nga kryesia në Tiranë dhe votohen prapë nga demokratët e Mirditës. Unë i besoj procedurës demokratike dhe e respektoj atë. Cilado qofshin kandidaturat dhe fituesit e dala prej këtij procesi përfshirë edhe ty, do të kenë urimet më të përzemërta nga unë. Te fala Marku..!

Ndërsa në përgjigje N/Kryetari i PD-së reagon:

O po të jetë për votë, megjithë manipulimet që keni bërë në Komunën Fanë, provojeni të votoheni me mua, dhe të shikojmë se kë do votojnë demokratët e Mirditës.

Në fund Gjon Ndoj duke bërë publikë mesazhet, thotë se ato nuk kanë qënë me synim ndikimin për të më propozuar mua sic u aludua nga depueteti para delegatëve, por në shenjë kundërshtie për manipulimet e shumta që kishin shoqëruar procesin.

Aleksandër Ndoja

http://respublica.al/artikuj/2013/01/27/debate-te-forta-ne-pd-ne-e-mirdites

 

32 komente në “Mirditë, konferenca e PD-së kryqëzon Mark Markun. Largohet nga PD-ja nënkryetari i partisë”

  1. mirdita says:

    me duket se po bjene nje nga nje guret e kulles te saliut pa filluar fushata, po ndihet humbja qe nga larg

    1. pilo lala says:

      Humbja eshte deklaruar me kohe nga Ambasadori Amerikan, por tani po e marrin vesh vet PD.
      Keta kerkojne ku te futen tani, se kane qene mercenare te Berishes. PD e ndershme eshte trajtuar si kamikaze. Besoj qe Mirditori i ndershem nuk do te vjedhe votat dhe te shkoje ne burg per leket e Argites.

  2. Tironci says:

    Care lajmi osht ky se jone ngatrru tre mirditore?! Prej ksaj gjoje e pritni fitoren e opozits?!

    1. fl says:

      he mer katnar se len nam duke ndruar 100 emra

    2. Dean says:

      Tamam,Tironci.Ene un jam me 1
      Menim me ty ene ta mbeshtes deri ne rreze.Por ti harrove me u tregu lexuesve te TEMA-s,se Mark Marku ka ken spiun mrena gjirit te PD-se,por Partia jone ka ken gjithmon vigjilente dhe e ka pas dit veprimtarine armiqsore te Mark Markut prej do kohesh.Keshtu partia asht pastrue nga 1 plehre dhe sot asht ma e forte se KURRE.Asht isoj si tradhtari Mehmet Shehu qy e zbulun ke PPSH-ja ne fillim te viteve 80,po ky asht ma i keq ene kush nuk ja shket dot heroit legjendar te gegve,Baca Saliut nga veriu.

  3. kapo says:

    Mua me duket se ne corben e prishur tePD zeri i Mark Markut eshte nga te rrallet qe e “ha” sadopak llogjiken .Ky deputet, edhe pse me ze fare te ulet, shpesh ka bere ndonje kritik.Sinqerishte se kam pare te hyje ne “korin” e sharjeve te dirigjuar nga Berisha e CO. Kam mendimin se zera te tille i duhen PD.

  4. plaku says:

    Me falni, por kete Mark Markun e kam pare ne disa panele televizive shqiptare. Thone qe ka nje grade shkencore. Thone! Me falni por ky trim ka nivelin e Jôzit dhe asgje me teper.
    Edhe Jozi ka dy fakultete te “dhena” ne universitetin e Shkoderes dhe bile ka edhe titullin doktoreshe e shkencave.
    Shifeni nivelin e Jozit ju lutem :

    http://www.youtube.com/watch?v=jS6ikySI2fQ

    1. matteo says:

      madheshtore. Ku gjen te tille njerez ne bote, me kete mentalitet, me kete vizion. Po ku ka demokraci qe zevendeson udheheqesin sa ai eshte ende gjalle. Edhe Papa nuk nderrohet me gjallje. C’jane keta komuniste qe duan t’i bejne rivalitet prijesit legjendar!

      1. pilo lala says:

        Do i vijne te dyja njera pas tjetres, edhe rrzimi, edhe “vizita” e Haklajve.
        Do jete vit me prodhim ye mire ky vit.

  5. Meleku says:

    Dera e Oroshit ka qene e nderuar per bese dhe burreri dhe nuk eshte marre me politike, sepse politika nuk i ka njohur e as i njeh keto dy veti.

  6. SKENDER BEU I VJETER says:

    PROKUROR DHALLA PO TE DALIN FAKTE PER LUFTEN KUNDER KORUPSIONIT NGA VETE PD,SI KY RASTI I MARK MARKUT QE ME RUSHFET VE NJERZIT EVET NE POSTE PER PERFITIME TE FONDEVE PUBLIKE.

  7. Katina says:

    Kto brenda sojit dhe i vjedhin zgjedhjet, imagjino ca do bejne ne qershor.
    Me ben pershtypje fjalia e fundit “jam pa pune e sme beni dot presion me pushim” besoj se kjo e tregon qarte karakterin e pd dhe te personit ne fjale. Nese deri sot mund te thoja jane idiote dhe nuk shofin ca ndodh tani kuptova qe e dine sh mire, E dine qe sala vjedh zgjedhjet, kercenon madje dhe vret dhe perseri e votojne. Duhet te na vije turp nga vetja! Sala eshte vetem nje psikopat sadist po ata mijera qe e votojne ?

  8. Zigur Qarri says:

    Përse(për kë)bien këmbanat?

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ne Mirdite nuk mundet me e dredhe Mark Marku se ja kallzojne vendin.
    Z. Gjon Ndoj mos humbni kohe asht nje parti e re qe quhet AK. Jane patriote e kene nevoje per mbeshtetje.
    Dergoji ndonje mesazh Kreshnik Spahise se si dihet mund te merreni vesh.

    1. pilo lala says:

      Nuk e ka keq Stefi.
      Sa te kalojne votimet. Behu me Saliun tjeter.
      Kur te rregullohet puna me Salen ne opozite, beji ndonje telefon, se nuk te merr inat ai.

  10. kel ukaj says:

    Sipas meje ky njoftim eshte jashtezakonisht i rendesishem pasi keshtu veteshkaterrohen strukturat e vjedhjes se votave. Eshte e pamundur qe Berisha te kenaqe te gjithe ujqerit keshtu kur ujqerit nuk kane te hane, hane njeri tjetrin.
    Nuk jam njohes i mirdites por mesa di nga gjeografia ajo ndahet ne pjeset malore e zona kodrinore ose vazhdim i lugines se Matit. Pjesa malore perfshire Oroshin njihet si vendbanim qe para 500 vitesh. Historia e kesaj zone fillon me luften e Krimese ku mirditasit luftuan per turkun ne udheheqjen e nje Oroshasi.
    Pjesa e ulet e Mirdites ka histori mijera vjeçare e banuar jo me pak se 5000 vjet. Kjo pjese ka njerre figura te medha per kombin shqiptar. Gjergj Katrioti ka pase dy gjenerale Pal Kuka, e Pjeter Perlati. Ndre Perlati ishte diplomat i Gjergj Kastriotit. Nga kjo zone vinin edhe vllezerit Gazulli njeri prej te cileve ishte Rektor i Universitetit te Padoves. Kjo zone as e ka njohur dhe as ka qene e influencuar nga Oroshi pasi ata kane qene shume te varfer nga koka dhe xhepi.

  11. e verteta says:

    Plak,
    jozin ke deshire ta degjosh kur diskuton.Natyrisht ati qe e urren per pikpamjet qe ka sa me mire te flase aq me e keqe do ti duket…

    1. plaku says:

      e verteta,
      Nuk e di se ku kam lexuar, por nje filosof ka thene se, ne nje diskutim, kur njeriu nuk ka argumenta dhe aresye perdor OFENDIMIN per te dale nga situata.
      Me thene te drejten Fejzo me habiti per gjakftohtesine por nga ana tjeter me erdhi keq per te. Fejzo duhet te paguaje nje cmim te madh moral per te degjuar ofendimin “idiot” dhe “gomar” pa reaguar fare.
      Eshte e kjarte se, cdo gje ka cmimin e saja, por ky çmim qe pagoi Fejzo, ne videon me siper, nuk pranohet nga asnje komentator televizori ne te gjithe boten.
      Nuk e di, por me mire buke e kripe, si i thone, dhe jo te pranosh ofendimet e nje injorantje, qofte kjo me dy diploma te marra ne universitetin e Shkoderes dhe me titullin doktore e shkencave juridike.
      E verteta, eshte per te qeshur midis loteve, sic thoshte Gogoli i madh.
      Pershendetje.

  12. Albania1 says:

    Te jesh N/Kryetari i PD Mirdit dhe te jesh i pa pune ……… ?! Lajmeroni Librin Guines kush mundet ?

    1. Bora says:

      Tamam, qenka per tu shenu.

    2. Horri i Bulevardit says:

      Ska gje per tu cudit cuno, njehere Fiks-fare tregoi me filmim dhe ze nje familje anej matan Dajtit, qe skishin buk me hongur, shifje ca therrime ne nje tavolin 50-vjecare, ca kusija te shtremta, ca placka qe bojshin vetem me la cimenton dhe ne murin pa ngjyre, ishte fotografija e Sales, tamam aty ku kishin pas fotografine e Enverit dhe prap me gjithe ate varferi, thoshin se do votojme per Sali Berishen, megjithse kishin 20-vjet pa drita, vec kur i sillte ndonji katunar se Sala o sekretar i KQ te partise dhe ata sdeshen me tjeter gje.
      Ata ishin brymos me parrullen edhe bar hame dhe parimet si leshojm.
      Keshtu si kta ka sa te duash.

  13. Gjon Ndoj nuk ka lidhje me kullen e Kapedanit. Markagjonet nuk bahen kurre me bijte e komunistave te bllokut.

    1. Ndrè Mjeda says:

      ty te lumt goja…jo me komunistet e bllokut por me turqit e bllokut

  14. fane mirdite says:

    URIMET E MIA KRYETARIT TE KOMUNES FANE. MIRDITEA ESHTE NE PERGJITHSI SOCIALISTE, DHE PER KETE ME VJEN KEQ JU E DINI SE SOCIALISTET BASTIONIN E TYRE E KANE NE MIRDITE, DHE LEZHE. SEPSE DEMOKRATET NUK KAN INVESTUAR KURRE NE MIRDIT, PERJASHTO RRUGEN .BASTIONI DEMOKRAT ESHTE FANI, NE FANE SOCIALISTET NUK FITOJNE KURRE. TE GJITH DEMOKRATET E RRESHENIT DHE RRUBIKUT KUR VJEN PUNA PER VOTIME VOTOJNE SOCIALISTET, DHE DOJNE TE KEN DHE DREJTIMIN E PD, FORCA FANI. OROSHJANET DIHET HISTORIA E TYRE. SA PER HISTORI MIRDITOR DO TE THOTE KATOLIK DHA SA KAN DHENE KATOLIKET PER SHQIPERI KJO DIHET GJERGJ ESHTE EMER KATOLIK E SHUM E SHUM TE TJER ZOTI E BEKOFTE FANIN DHE SHQIPTARET .

  15. Gjergj Ndoj says:

    Gjon Ndojper ju qe keni pak informacion, deri para pak kohesh ka qene Drejtor i Drejtorise Rajonale te Takse Tatimeve per qarkun e Lezhesh

  16. Dritan Frrok Kola says:

    Kur degjoj keto “mrekullira” te Mark Markut me shoke qe i thone vetes Mirditor – qe jane te shumta gjithe keto vite, me vjen turp t”u them njerzve me krenari siq bej gjithmone se “JAM MIRDITOR”. Ti vij turp MM me shoke qe po na e turperojne te gjithe krahinen. Mos harroni se Kryeministri yne ka vite qe e ka deklaruar se nuk i don Mirditoret… Ti Mark Marku e din mire se “TE JESH MIRDITOR ASHT MIRE, POR TE BAHESH I TILLE ASHT SHUME E VESHTIRE”. Siq duket ti nuk je, dhe keshtu qe ke te veshtire te behesh dicka qe nuk ke qene…
    Ti Mark qe nuk e meriton te quhesh zoteri, je intelektual dhe i zgjuar, por te gjitha ato qe te dha Mirdita jone e bekume i ke kthy vetem ne interes te ngushte personal dhe partiak. TURP DHE FAQJA E ZEZE do te thoshin nanat dhe gjyshet tona. Mos na korit se Mirdita din dhe me te mbrojte, dhe me te ba HARAM. Respekt dhe perulje per te tane Mirditoret e ndershem, Respekt dhe nderim per Oroshin dhe per bijte e saj.DO TA SHOHIM SE KUJ DO JA JAPE VOTEN MIRDITA…nderime

  17. bbb says:

    Ndryshime ne PD e Mirdits…ka hik Mark Doda me u zvensue me Dod Markun

  18. l says:

    Uragani, KUQ E ZI PO NGRIHET MJER KUSH DEL PER TA NDALUR NGA QEVERIA HAJDUTE.

  19. petraq says:

    edi rama ti beje llogarite per 2021, se sa te jete gjalle sali berisha, realisht nuk i fiton dot zgjedhjet. a e vini re sa i komplikuar paraqitet ne daljet e tij publike? pse nuk doli vete, por nxorri gruan te pergjigjesh per lejet korruptive qe kishte dhene? e kush i hongri ato rrena qe nuk i besonte as vete? pse more kaq kollaj i paska dhene lejet e ndertimit shoku rama?

    1. Horri i Bulevardit says:

      Ti si ha rrenat e Rames se ke hengur sallomin perpara dhe ste bje ndermend per ato qe thote Rama, ty te mjafton muti Berishes, per tu ngopur, turqeta petraqka.

  20. paulin says:

    Kshu do ndodhe ne cdo qark. n/kryetaret e PD-se do ti bashkohen FRD-se duke rikthyer fenomenin e vitit 2005 kur PS u nda nga LSI dhe humbi zgjedhjet.

  21. troja says:

    Mire o Z.Gjon Ndoj,qe luftoni korupsionin ne PD,gje qe eshte shume shume me e madhe se sa permendni ju.Vetem ne borderote e qenderes shendetesore te Kurbinit,jane aq njerez qe paguhen pa qene fare ne pune por edhe jane studente,te punesuar ne vende te tjera dhe marin dhe nje page dopio.E kur eshte njoftuar ministri aresimit,ka derguar kontrollin dhe te nesermen e ka hequr menjehere se u nderhy nga deputete,qe te mos dalin vjedhjet e papame ndonjehere.Kjo eshte PD,por ti e ke mare vesh shume vone,e me vone do ta kuptosh,se sa dem i ke bere popullit tend,qe te ka perfaqsuar e besuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje