Biberaj: Berisha të heqë dorë nga skenarët e manipulimit të zgjedhjeve

27 Janar 2013, 15:20Politika TEMA

Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të heqë dorë nga praktikat dhe skenarët e manipulimit të zgjedhjeve.

Në një konferencë për shtyp, Biberaj duke iu referuar vizitës së tij në SHBA theksoi se partnerët amerikanë janë shprehur se do të monitorojnë nga afër zhvillimet politike në Shqipëri si dhe gjithë procesin zgjedhor.

Te të gjitha takimet, shqetësimi kryesor i partnerëve amerikanë, ishin zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme, si kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë, të shtetit ligjor si dhe të integrimit të vendit. Qëndrimi ynë si FRD është thirrja për kryeministrin dhe maxhorancën për të hequr dorë nga praktikat dhe skenarët e manipulimit të zgjedhjeve, pasi në rast të kundërt, do të mbajnë përgjegjësi para kombit, përgjegjësi që do të jenë jo vetëm politike, por edhe administrative dhe ligjore. Praktikat e manipulimit të zgjedhjeve na largojnë nga partnerët tanë strategjikë perëndimorë dhe na çojnë drejt lindjes” theksoi Biberaj.

Sipas, Biberajt mesazhet e sekretares Klinton duhej të përbënin edhe një moment reflektimi dhe kthese për politikën shqiptare, gjë që faktikisht nuk po ndodh. “Partnerët amerikanë presin nga politika shqiptare që të reflektojë realisht ndaj mesazheve të Sekretares së Shtetit Klinton. Shqetësim tjetër kryesor i të gjitha takimeve kishte të bënte me retorikën nacionaliste që ka filluar të përdoret gjatë kohëve të fundit nga një pjesë e politikës shqiptare, përfshirë edhe politikën zyrtare. Partnerët amerikanë – siç u shprehën – nuk mund të pajtohen me këtë retorikë, ndërkohë që promovojnë, motivojnë dhe mbështesin dialogun politik për zgjidhjen e të gjithë problemeve që ka sot Ballkani” shtoi Biberaj.

Gjithashtu Biberaj theksoi se Fryma e Re Demokratike dënon retorikat nacionaliste të kryeministrit të cilat bëhën për të fshehur problemet e shumta që ka qeverisja e tij, dështimet spektakolare të qeverisë së tij, skandale e njëpasnjëshme të korrupsionit, rritjen e papunësisë, varfërisë dhe krimit të organizuar dhe të rrugës, krizën e thellë ekonomike, morale, sociale, psokologjike si dhe dhe mjerimin ku e ka zhytur popullin shqiptar, humbjen e shpresës dhe besimit të qytetarëve se Shqipëria bëhet.

Kishte kohë kryeministri sundimtar që të tregonte patriotizmin e tij gjatë këtyre 8 viteve të qeverisjes, ndërkohë që bëri të kundërtën. I bëjmë thirrje që të heqë dorë nga këto retorika, që nuk i shërbejnë interesit tonë kombëtar. Nuk i shërbejnë këto thirrje as për vota se votat e patriotëve të djathtë shqiptarë, ka kohë që i ka humbur dhe nuk i fiton dot më” shtoi Berisha.

18 komente në “Biberaj: Berisha të heqë dorë nga skenarët e manipulimit të zgjedhjeve”

  1. Ina says:

    Qe Berisha do manipuloje zgjedhjet, kete e di edhe bufi. Cuditem si beni keto deklarata e pyetje retorike kot se koti. Berisha, Meta & Co kane instaluar klanin mafioz me te rrezikshem ne Ballkan e kurre nuk do pranojne te largohen me vote duke humbur keshtu avantazhet marramendese e duke rrezikuar burgun. Ndaj na thoni ore derezinj cfare masash do merren e si do ruhet vota, se kete here eshte me ne rrezik se kurre e mos rrini duke bere bla-bla-bla demagogjike tere diten…

    1. feniks says:

      Pse i kerkon Berishes ky Biberaj,qe te mos i vjedhe VOTAT???
      Ne se Berisha i VURI NEN HYQEM TE GJITHE INSTIUCIONET KUSHTETUESE,PRESIDENTIN GJUTYRYM,DREJTESINE PO E PO,POLICINE etj ,atehere kush do ta ndaloje te VJEDHE VOTAT???
      Ketij BARBARI nuk duhet t’i luteni,por TE NGRIHENI NE PROTESTA POPULLORE PER SHKARKIMIN E TIJ PARA ZGJEDHJEVE!!!
      Ti Biberaj bashke me partine tende je PRO BERISHES,sic eshte edhe Aleanca Kuq e Zi,sepse ,ne se do ishin kunder tij,NUK DO KERKONIT TE HYNIT NE ZAGJEDHJE TE PERCARE dhe kunder PS-se si partia me e madhe OPOZITARE!!!
      Edhe ENVER HOXHA KOMUNIST,ndonese BALLISTET E ZOGISTET KISHIN LUFTUAR KU*NDER PARTIZANEVE,PER HIR TE PERBALLIMIT TE PUSHTUESIT NAZIST,I FTOI ATA NE KONFERENCEN E PEZES!!
      JU JENI PRO BERISHES DHE KUNDER SHPORRJES SE TIJ!!
      JU JENI FALANGAT E TROJESA SE BERISHES,se lehjet kunder tij jane vete POROSI E TIJ!!!

  2. Po pse mre kur ka manipulue naihere zgjedhjet Doktori? Vallai nuk m’kujtohet asi rast. Me 96 mu m’thane s’ka nai gjo t’keqe me qel kutine ne me e mush me votat t’atyne qe s’jan paraqit. Ene ket dot me e qujt manipulim?

  3. Kritiku says:

    Ky Biberaj nuk eshte me i mire se te tjeret qe dolen nga rradhet e PD-se. Keta i kerkojne “ujkut” qe te mos haje me dele sepse “mund te denohet” per kete. “Ujku” pasi ka rene mbi kopene duhet vrare, ju i thoni qe te mos haje me?! Ju duhet te kerkoni ndjeke penale te Sali Berishes duke mos humbur kohe. Saliu ka mbi 30 vjet qe shkel ligjet. Qe kur ishte sekretar partie vetem me fjalen e tij jane denuar shume njerez dhe mbas ’90 ai eshte pergjegjes kryesor per vrasjen e mijerave te tjere. Cfare provash doni ju, te tjera, qe te shpallni Sali Berishen kriminel dhe ta denoni sipas ligjit?

  4. shqiptari says:

    THIRJE E KOHES.
    Jo vetem saliu te heqe dore nga dredhite e tij alla komuniste por c’do ish komunist apo neokomunist i maskuar te heqe dore nga metodat gangrenoze te kalbura komuniste.

    1. pilo lala says:

      Shqiptar ,
      Mos i perzje, se ta ka dhene ne koke. Ik nje xhiro nga Lazarati, se ata e kane te mbjelle ne gure.

  5. komunisti i parafundit says:

    Biberon,ti dhe radiozhurma ‘zeri i Amerikes’ duhet te denoheni me burgim te perjetshem per terrorrizem mediatik me pasoja shkaterrimin e ketij vendi sjelljen ne pushtet te antishqipetareve si Berisha me pikesynim ‘luften’ kunder ‘komunizmit’ per te mbijetuar enveristet e enverjanet ‘shurranjoze te bllokut’

  6. Albi says:

    Zoti Biberaj,
    Ne te gjithe i kemi shpresat te ty qe te na ndihmosh per kete gje. Ti duhet ta dish me mire se kushdo tjeter se si vjedh Berisha votat pasi ke qene bashkautor me te ne te gjitha vjedhjet e meparshme duke filluar qe nga 1996. Ke qene nje nga daullet me te mira te Berishes ne vend dhe ne Evrope por kur tu pre rroga ke filluar dhe bem MAK MAK si rosat.
    Te kesh turp qe ti dhe shume te tjere te brezit tend e kthyhet levizjen e dhjetorit ne metode per te rrjepur atdheun tend!! Pthuu!!! Njelloj si Enveri dhe bijte e tij jeni bere te gjithe

  7. tironci says:

    Care thu mer lal?! Ene tropojan ene sha Sal Berishen. Te partia e tironcve te vjeter te Bomirit ne pese vete tre jeni tropojane ( ti, afrimi ene besniku) Ene ne partine e Kreshnik Spahiut keni cu nji tropojan. Sa shume intelektuale qe jeni mor burre?!

  8. besa says:

    o biberaj ti more e njeh sal hajnin ai ska manipulu por ka vjedhur vrare plaçkitur perdhunuar kush i ka dal perpara po se naluat edhe kete her marume

  9. Meleku says:

    Aleksander Pollo.
    Po si nuk nxoret mesime nga Genc Pollo & Co.
    Nuk iket nga partia per te bere opozite, por qendrohet aty ne menyre stoike per t’a bere ate opozite, duke qene pjese e saj.
    Ky ka qene gabimi juaj me i madh.
    Sigurisht PD ka shume faje, mirepo ju do te ishit me te vlefshem brenda saj, qofte dhe si anetare te thjeshte.
    Jeni nje grup tropojanesh qe nuk beni dot pa poste te larta!

  10. trojani says:

    ore ju jeni mire nga mente e kokes?? parap keshtu do veni ne zgjedhje me deklarata idjote (ne vlore thone si p.dhi ne dasem.mos tentoj salushi te manipuloje zgjedhjet!!!?? ai jo do ti manipuloje po do tua vjedh si gjithmon dhe ju pas pilafit do ti rruani topet nuk do ti beni gje fare, se ai dhe po u ngritet ne protesta do ju vras prap me duart ne xhepa.
    shtrohuni punes verifikoni sa keni kohe,mendimi im eshte qe po te jeni kujtuar tani nuk keni kohe as te pirdhni jo te verifikoni.sllogani duhet te jete o sot (23 qershor)o kurr ,ai eshte 8 vjet ne pushtet dhe ka thithur miliarda dhe do jap po aq qe te fitoje,me c’do kosto, dhe me gjak se ka problem fare.ai do ti blej votat, njerzit kan vajtur ne derexhe ju duket 5 mijshia si 100 euro plus bathoristat qe i ka deri ne vdekje me veten,po ju ca keni!!?? celsat e kashtes ju skeni lek ti jepni nje kafe vetes.ata bisnesmen qe mbeshtesin PS i ka varrosur persegjalli,po humbet dhe kete rradhe do tju bejne topin dhe ata do behen me te, se s’kane vetem PS kane dhe goje te tjera per te ushqyer.
    me vjen keq per ate popull qe te kete kete fat,jo se ju do beni cudira, po ka ardhur koha per ndryshim, dhe Rama kam bindjen e plote qe do ta beje.

  11. Beto says:

    Qe Sali Berisha gjithe shpresat i ka mbeshtetur te hilet,nuk ka asnje dyshim.Nuk eshte veshtire te kuptosh edhe perse vendosi minister te brendshem Ndoken dhe zv, minister mjeshtrin e hileve-Ristanin.

    Kam qene disa here anetar i komisionit ne qendrat e votimit.Sipas pervojes sime,mundesia per te bere hile qendron ne kohen kur zyrtarisht mbaron afati i votimit.Ne gjithe boten ,mbas perfundimit te ketij afati votimi nderpritet ,Mund te behet nje perjashtim kur ka ndonje person te vonuar Por jo grumbull personash).
    Po te keni vene rè,ne qendrat tona te votimit ne kohen kur duhet te mbyllet Q.V.,shfaqet te porta nje grumbull i konsiderueshem (kryesisht te rinj) qe kerkojne te votojne.
    Sikurse dihet,nje perqindje e madhe nga lista e zgjedhesve rezulton qe nuk ka votuar.
    A paraqet veshtiresi per autoritetet qe duke marre informacionin e duhur per emrat e atyra qe nuk jane paraqitur ne Q.V. deri 1/2 ore para mbylljes se votimit per te pergatitur karta identiteti me emrat e te munguarve dhe me fotot e militanteve te tyre per t’u dyndur dhe per te rivotuar?Sigurisht jo. Persa i perket çeshtjes se bojes gjurme-lenese,ka metoda te sofistikuara per ta eliminuar.
    Si mund shmanget ky rrezik?
    Ka dy menyra;
    1.- Te gjithe atyre qe paraqiten ne mbyllje te orarit te votimit,tu mbahet karta e identitetit dhe t’iu dorezohet pas fotokopjimit.Njekohesisht ne nje liste te veçante te regjistrohen dhe te t’u merret firma per kete vonese votimi.
    2.- Menyra e dyte eshte me e thjeshte.Te mos pranohet votimi pas kalimit te afatit zyrtar te votimit

  12. LORA says:

    Nese ky,qe shpaloset nga A.Biberaj,do te jete kualiteti ne komunikimin me publikun pergjate kohes deri ne 23 qershor;per mua kjo do te thote se nuk ka per tu shenjestruar kurre si duhet krimi i vjedhjes se votes nga dr.dhjeramani;do te thote se FRD-ja do te sherbeje si nje rezervuar per zhvatjen e votes se te zhgenjyerve me PD-ne, e per cuarjen e kesaj vote ne thesin e brekedhjerit te historise.
    Me 22 vjet ne politike,nga zoti Biberaj,,,,,,nuk shoh vecse frym te vjeter ne kete artikulim te tij.Avazi i garantimit te zgjedhjeve tona nga pertej Atlantikut,do te marre fund(edhe per zotin Biberaj) ne 23 qershor.Shqiptaret nuk e lene me fatin e tyre ne duart e kodosheve nderkombetare.TUNG.

  13. zqk says:

    Po zotni Biberaj, zotni Berishaj do t’ua degjoje fjalen! Se jeni nga nje krahine bre. Po jo vetem kaq:
    – A e mban mend kur the se vertet u fute ne nje parti te re, por ti nuk do e tradhetosh mandatin qe mban nga PDja. Dhe e ke votuar PD ne te gjitha rastet. Pra me voten tende po e mban ne pushtet, hajnin e votave pra. Pastaj me perulesi i thua qe te mos beje me hajni se nuk ka lezet.

  14. banija01 says:

    Biberaj e ish PD-ista te tjere e kane me te lehte ta luftojne Berishen se duhet ta dine si mendon dhe veprin ai.

    Keta ish PD-ista duhet te dine qe Berisha ri gjithe naten per te menduar djallezin qe do perdore diten e neserme ose djallezine e rradhes.

    Ne se keta qe kane qene afer Berishes qe ja dine huqet dhe nuk mund ta mposhtin me mire ti ngjiten prape si Pollo,Ceka ,Imami, Ruli e Co.

  15. Ah Ali, Ali, ç`na bëre ! says:

    Nje shoku im qe eshte ne burg thote :
    I joti mishin ta ha, por kocken ta ruan.

    Nuk pritet asgje nga Biberaj, Greta Picari, Lisander Gojorja dhe Blerim Cela. Bobobobo Blerim Cela ! ?

    Kjo u pershtatet ketyre qe kane dale nga PD-ja e qe rreken me na mbush mendjen qe jane opozitare.

    Gaz Oketa , Minister i Mbrojtjes se pas Gerdecit opozitar? Asnje fjale nuk ka thene per 26 te vdekur a thu se kane vdek ne disko ne Brazil.

    Tjeter pyetje qe kam une per keta te FRD-se se Bamirit : ajo Ina Rama, pra Prokurorja e Pergjithshme, pse e coi ceshtjen per hetim gjyqsor pa e zbardh akoma vrasjen e Aleks Nikes, atij lezhianit qe la jetime 2 vajza kerthi? Cer mendimi keni per kete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje