Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian, Ditmir Bushati, njëkohësisht deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste insiston se me veprimet aventuriere kryeministri Berisha ka krijuar varësi ndaj Serbisë. Në një intervistë për portalin informativ “Lajmifundit.al”, Bushati sqaron se nacionalizmi anakronik i shefit të mazhorancës synon të fshehë skandalet e qeverisjes dhe rrënimin ekonomik. Bushati ndalet edhe tek perspektiva e politikës së jashtme dhe asaj rajonale në qeverisjen socialiste në rast fitoreje të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Bisedoi: Dardan Malaj
Z.Bushati cili është vlerësimi juaj për ngjarjet e fundit në Preshevë që kulmuan me heqjen e përmendores kushtuar dëshmorëve dhe tubimin e shqiptarëve të Preshevës?
Heqja e dhunshme e përmendores së martirëve në Preshevë nga qeveria serbe, është dëshmia më e qartë se Serbia vijon të mos kuptojë përgjegjësitë e së shkuarës së përgjakshme në këtë rajon. Përmes këtij veprimi, Serbia evidenton gjithashtu mungesë përgatitje për t’u ballafaquar me angazhimet aktuale ndërkombëtare dhe sfidat e së ardhmes evropiane. Pikërisht në një rajon që ka vuajtur luftërat, spastrimin etnik dhe intolerancën ndëretnike. Nga ana tjetër, është për t’u përshëndetur reagimi i pjekur e në mënyrë unike i shqiptarëve të Preshevës.
Si do ta vlerësonit qëndrimin e qeverisë për këto ngjarje? Kryeministri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së tha se: “ky akt dëshmon edhe njëherë se ka vetëm një rrugë, bashkimi i kombit shqiptar, në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë liritë, që i fituan me gjak”. Ndërkohë që zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme i cilësuan “qytetarë serbë me përkatësi shqiptare”.
Jemi përballë një reagimi të shtirur të një qeverie në ikje, e të një kryeministri aventurier që mendon veç për një grusht votash më tepër. Pse e them këtë? Sepse një kryeministër serioz, vendi i të cilit është anëtar i OKB-së, NATO-s, OSBE, KiE-së nuk përdor foltoret partiake, por kanalet diplomatike dhe ndërkombëtare për të adresuar situatën e papranueshme në Preshevë, ku shkelen hapur nga qeveria serbe Karta e Kombeve të Bashkuara, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut,Konventa kuadër për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare, Rezoluta e Parlamentit Europian dhe Karta Evropiane e vetë-qeverisjes vendore. Ku cenohet, për më tepër, harmonia ndëretnike. Ndërkohë që kakofonia semantike e Ministrisë së Punëve të Jashtme më së shumti vjen prej padijes dhe paaftësisë që prej kohësh bren këtë institucion.
Nuk besoj se kryeministri e ka harruar detyrimin që buron prej Nenit 8 (1) të Kushtetutës, i cili thotë se: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Por, ai nuk reagon dot ndërkombëtarisht, sepse qeveria e tij është shkelëse e të gjitha angazhimeve të ndërmarra në dokumentet e sipërcituara.
Nuk duhet harruar se nën qeverisjen e tij u hoqën dhunshëm apo u lanë në degradim një pjesë e mirë e përmendoreve të heronjve të luftës antifashiste si: pesë e heronjtë e Vigut, të cilët simbolizojnë harmoninë dhe unitetin fetar të Shkodrës në luftën kundër fashizmit, apo monumentet e Qemal Stafës dhe Avni Rustemit, vepra e të cilëve është shembull frymëzimi për brezat e rinj.
Duke i bishtnuar ballafaqimit me aktualitetin, kryeministri propozon si “zgjidhje” të ashtuquajturin “bashkim të kombit shqiptar në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë liritë, që i fituan me gjak”. Në këtë mënyrë, krijon iluzionin e “përjetësisë së pushtetit të tij” dhe njëkohësisht projekton “ekzilin politik” të të gjitha autoriteteve të tjera përfaqësuese në trojet shqiptare.
A besoni se do të ketë një rishikim të marrëdhënieve me Serbinë siç premtoi kryeministri?
Edhe ky deklarim i kryeministrit në foltoren partiake, i pa kolauduar me faktorët e tjerë politike në Shqipëri e rajon, apo kancelaritë perëndimore, do të koleksionohet në enciklopedinë e aventurave politike. Politikat e ndjekura nga ky kryeministër e kjo qeveri kanë sjellë një varësi të pakuptueshme ndaj Serbisë në: i) sektorin energjetik; ii) furnizimin me drithëra; iii) tregtinë e armëve. Ia vlen të reflektohet në mënyrë më të kthjellët e strategjike për këto çështje, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejt me interesin kombëtar.
Me aderimin e pritshëm të Kroacisë në BE, stabiliteti dhe demokratizimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor dhe në të njëjtën kohë ankorimi i tij në BE, do të varet në masë të konsiderueshme nga niveli dhe cilësia e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Kjo marrëdhënie nuk duhet karakterizuar si një marrëdhënie urrejtje e dashurie. Ajo ka nevojë të trajtohet me realizëm nga Shqipëria. Me peshën gjeostrategjike dhe përgjegjësinë që na jep anëtarësimi në NATO. Shembujt frymëzues nga historia nuk mungojnë. Mjafton të kujtojmë se themelet e Evropës së sotme u hodhën nga gjermanët dhe francezët – të cilët luftuan kundër njëri-tjetrit gjatës Luftës së Dytë Botërore – për t’i dhënë jetë një projekti realist bashkëpunimi shqiptaro-serb.
A mendoni se tonet nacionaliste po dominojnë debatin politik duke eklipsuar njëkohësisht edhe integrimin Europian dhe çështjet thelbësore për zhvillimin e vendit?
Për fat të keq po. Shqetësimi për retorikën nacionaliste pasqyrohet në qëndrimet e SHBA-ve apo në konkluzionet e BE për Shqipërinë. Që nga përmbysja e regjimit komunist, është hera e parë që vendit tonë i kërkohet vetëpërmbajte në këtë drejtim. Aq më tepër kur dihet se efektet e kësaj retorike mund të shtrihen në disa shtete të rajonit ku jeton popullsi shqiptare.
Terreni i “nacionalizmit anakronik”, duket se i leverdis kryeministrit, i cili është personi më i interesuar për t’i bishtnuar temave apo sfidave reale me të cilat përballet shoqëria shqiptare të tilla si: papunësia, korrupsioni, varfëria, padrejtësia, pasiguria, shërbimi arsimor, shëndetësor, social etj. Është kryeministri që ka hequr dorë nga projekti i integrimit evropian, duke treguar me gisht opozitën, si shkaktare të mungesës së reformave dhe keqqeverisjes. Është kryeministri që shpreson të mbulojë skandalet e panumërta të qeverisjes së tij, e të “kërcënojë” stabilitetin demokratik në rajon, duke përvetësuar taktika nacionaliste. Në fakt, është i vetmi kryeministër në Evropë që “punon” që vendi i tij të transferohet nga radari i demokracisë dhe shtetit të së drejtës në atë të destabilitetit.
A besoni se tema e “bashkimit kombëtar” apo “çështja kombëtare në përgjithësi” do të jetë përcaktuese në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit? Cili është qëndrimi i PS?
Nga mënyra se si shtrohet pyetja, përgjigja ime është jo. Pasi nuk besoj se ka shqiptarë që është kundër bashkimit kombëtar në hapësirën e përbashkët Evropiane. Çështja shtrohet nëse jemi përballë një strategjie të mirëfilltë bashkimi apo taktikash elektorale. Për fat të keq kjo e dyta tenton ta dominojë diskutimin publik në kurriz jo thjesht të projektit Evropian të kombit shqiptar, por para së gjithash të mirëqenies dhe përmirësimit të cilësisë së jetës të shqiptarëve kudo që ato jetojnë në rajon.
Programi ynë “Për një Rilindje Shqiptare” e konsideron dhe shtjellon çështjen kombëtare si elementin themelor të Shqipërisë Evropiane në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për ta mundësuar këtë, Shqipëria duhet të ndryshojë për të qenë realisht burim frymëzim demokratik i hapësirës mbarë shqiptare. Sepse, Shqipëria 100 vjeç shtet ende nuk ka institucione mirëfilli demokratike që konstituohen mbi bazën e vullnetit popullor, nuk gjeneron ujdi politike për reforma të rëndësishme, nuk ka një ekonomi tregu funksionale, nuk ofron shërbime sipas nevojën por sipas xhepit, nuk ka një administrim publik evropian.
Nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit çfarë pritet të rishikohet sa i takon politikës së jashtme në rajon?
Bazuar në programin tonë “Për një Rilindje Shqiptare” do të thellojmë kursin e politikës konstruktive në rajon, për shkak të eksperiencës përgjithësisht pozitive në këtë drejtim, duke pasur në qendër të vëmendjes mbrojtjen e interesave kombëtare, parandalimin e konflikteve, kontributin për paqe, fqinjësi të mirë dhe stabilitet demokratik në rajon.
Ndërtimi i një partneriteti shumëplanësh me shtetin e ri të Kosovës është i nevojshëm në rrafshin diplomatik, i detyrueshëm në rrafshin kombëtar dhe i domosdoshëm në rrafshin strategjik.
Respektimi i të drejtave themelore të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, Mal të Zi e Luginën e Preshevës duhet të fitojë një dimension të ri, për shkak të rëndësisë strategjike për paqen, demokracinë, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të rajonit.
Duke e konsideruar çështjen çame si një çështje të patrajtuar në kuadër të çështjes shqiptare në Ballkan dhe duke u mbështetur në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, ka ardhur koha që kjo çështje të adresohet në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, larg retorikës nacionaliste dhe etheve elektorale.
Natyrisht, sfidë jo më pak e rëndësishme mbetet gjetja e një ekuilibri në formulimin e politikës së jashtme ndërmjet Ballkanit në kuptimin klasik të fjalës dhe Ballkanit Perëndimor.
po ata jane n je bande zombish
Ore po si ka mundesi kaq trapa keta te PS-se
Sala ka plot defekte dhe gafa qe ka bere e po ben, por ne lidhje me patriotizmin nuk ka azgje anakronike
Ca quajne anakronizem ne ceshtjet patriotike keta modernet e PS-se ?
Keta te PS-se kur flasin ne kete menyre behen qesharak , se keta hiqen sikur vetem keta kane Monopolin e mendimit modern ne cdo gje …..Ndersa te tjeret nuk kuptojne ,
Keta te PS-se duke folur keshtu per Salen po bejne autogol .
Per salen dhe per PD-ne ai ka 101% te drejt por nuk kuptoj sesi kta te PS-se kur kan qene ne pushtet nuk kan bere ASGJE per shqiptaret jashte kufijve . sala e ka bere shqiperine te varet nga serbia , kta kur kan qene ne pushtet e kan bere te varet nga greqia !
te dyja palet jan MUTA por kan dy pole te ndryshme . NJERA SERBINE DHE TJETRA GREQINE – HISTORIKISHT 2 VENDET ME ” MIKE ” TE SHQIPTARVE !
KY DITEZI BUSHATI NE ABC NUK E PRANONTE SE TRE LIGJET JANE KUSHTEPER ANTEARSIMIN E SHQIPERIS NE EU DERISA NGA BRUKSELLI ERDHE LAJMI I KJARTE SE TRE LIGJET JANE KUSHTE DHE DITZIU U VU NE POZITE TE VESHTIRE
MIRDITA-DITMIR
Ja dhepyetjet e shqipetareve:
1-Pse nuk kerkohet nje qeverri e shpetimit te kombit ,ku ne vend te ministrise se mbrojtjes,’integrimit’,e mjedisit te krijohet ministrija e pajtim it te gjaqeve?
2-Pse nuk permendet fjala ‘komunizem’,komuniste apo per te justifikuar 22 vjet pushtet te enveristeve e enverjaneve apo te ‘femijeve bastarde te nomeklatures se Mihal Bishes nga e majta e qepes tek e djathta e hudhres e per te shkelur mbi rilindasit e deshmoret e luftes qe derdhen gjak?
3-Kujt nomeklature i perkasin emrat:POLLO,BUSHATI,NANO,BISHA,NESHO,NGJELA,BERISHA,MANJANI,GJINUSHI,BESHA,BERISHA.NANO.META,BISHA,BERISHA,tarifa,meta bisha nano berisha
4-sI E KENI MENDUAR INTEGRIMIN DUKE I PERZENE TERE SHQIPETARET ME METODA TITISTE E PJESEN E NGELUR TE NGUJUAR?
Ditmir, varesia ndaj serbise eshte evidente dhe eshte bere e qellimshmshme. Pse nuk permendni qe rubinetin e energjise elektrike per shqiperine e kane kompani serbe, qe serbet kane rrjete tregtare ne shqiperi, qe kane blere prona te paliuajteshme dhe jane investitore te rendesishem ne shqiperi? Kjo eshte njera ane e medaljes. Ana tjeter eshte se shkembimet tregtare te Kosoves me Serbine jane mbi tre here me te medha se me Shqiperine, gje qe ekonomikisht perfaqson nje fitim te madh te munguar (perralla e rruges se kombit dhe e portit te Sdhe politikisht perfaqson nje varesi
Ditmir, varesia e Shqiperise nga Serbia eshte shume evidente dhe nuk eshte aspak e rastit. Serbia ka rubinetin e energjise elektrike te Shqiperise sepse jane kompanite serbe qe fitojne rregullisht tenderat e importit te energjise. Kompanite serbe fitojne deri tenderat e kompjuterave ne Shqiperi. Kane blere prona te paluajtshme, kane investuar ne rrjete tregtare dhe ku dihet ne cfare projekte te tjera. Kesaj varesie te shqiptareve nga Serbia i duhet shtuar edhe fakti qe shkembimet ekonomike te kosoves me serbine jane mbi tre here me te medha se me shqiperine. Ne aspektin ekonomik ky eshte nje fitim kolosal i munguar (mendo rrugen e kombit dhe portin kosovar te Shengjinit. Ne aspektin politik kjo tregon se integrimi ekonomik i shqiptareve eshte vetem nje perralle. Nese do ta analizoni me thelle dhe me shifra kete varesi do tja beni te qarte shqiptareve se kjo eshte pasoje e politikave te qellimshme qe ka ndjekur Saliu e kompani. Vini re Saliun, flet per integrim futbolli dhe jo per integrim ekonomik!
Teper i zgjuar ky Bushat, por me lejoni tju them se me sali Berishen vetem fitoria fizike ekziston, se te gjitha te tjerat i ka ai ne dore me manipulimet qe ben
http:// gazetatema.net/web/si-i-vodhi-saliu-zgjedhjet/
Bravo Bushat, analize e thelle llogjike, e gjuhe e kujdeshshme per te garantu ekuilibrin midis politikes se brendshme e asaj te jashtme.
Por problemi esht e para te vini ne pushtet, dhe e dyta te jene te rinjte e edukuar si ti vendimares ne PS, se po ngeli ne partia ne doren e ZISAVE te komunismit, skemi gje ne vije.
—Ditmiri ,ka nje formim te mrekullushem, nje edukate qytetare te shkelqyer, i drejteperdrejt me publikun dhe me integritet . —sa me shume politikan te tille te rinj nga te gjitha krahet aq me e mire do behet politikberja
Eshte nje analize mjaft preòize. Kjo qeveri ka punuar kunder popullit dhe atdheut. Kjo qeveri e ka larguar Shqiperine nga partneriteti Europian. Kjo qeveri ka punuar per shkaterrimin e fqinjsise se mire. Kjo qeveri ka punuar per shtimin e hasmerise dhe gjakmarrjes duke vendosur ligjin e Leke Dukagjinit ku ben pjese dhe kryeministri si gjak-dhenes. Familja kryeministrore eshte e perfshire ne ligjin e Lek Dukagjinit dhe porsa te lere pushtetin eshte i detyruar te lere vendin. Dhe kur te largohet nuk eshte se do jete i sigurte atje ku mund te shkoje. Bota sa e madhe eshte
po aq e vogel behet kur ke siklet.
Kot shpreso,o lecist majtist:
Ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi qe femija(djali)te vendoset ne pozicion kunder bindjeve te te atit ne pikpamjet politike?Kurre ndonjehere.Keshtu qe kot shpreso…
Perfundimisht ti ED RAMA ketij populli nuk i do te miren, thjesht te intereson karrigja e kryeministrit.
– Ne ditën e antaresimit ne NATO, dole e bllokove bulevardin
-Kur erdhi Bushi na nxorre bojen duke thene se i kishim vjedhur oren
-ditën kur pritej të hiqeshin vizat, deklarove se do ishin 1 milion azilante, e dole në greva
-ditën kur duheshin votuar 3 nenet për në BE nuk i voton per fierin e u terhoqe 1 dite me pas
-Javen e 100 vjetorit te pavarsise ke fol vetem negativisht per cdo ghe…cdo gje. Me cunat e bllokut nuk ka rilindje por vazhdimesi e 60 viteve
te veteizolimit e fukarallekut.
Perfundimisht ti ED RAMA ketij popullinuk i do te miren, thjesht te intereson karrigja e kryeministrit.
– Ne ditën e antaresimit ne NATO, dole e bllokove bulevardin
-Kur erdhi Bushi na nxorre bojen duke thene se i kishim vjedhur oren
-ditën kur pritej të hiqeshin vizat, deklarove se do ishin 1 milion azilante, e dole në greva.
-ditën kur duheshin votuar 3 nenet për në BE nuk i voton per fierin e u terhoqe 1 dite me pas
-Javen e 100 vjetorit te pavarsise ke fol vetem negativisht per cdo ghe…cdo gje. Me cunat e bllokut nuk ka rilindje por vazhdimesi e 60 viteve
te veteizolimit e fukarallekut…….
Perfundimisht ti ED RAMA ketij popullinuk i do te miren, thjesht te intereson karrigja e kryeministrit.
– Ne ditën e antaresimit ne NATO, dole e bllokove bulevardin
-Kur erdhi Bushi na nxorre bojen duke thene se i kishim vjedhur oren
-ditën kur pritej të hiqeshin vizat, deklarove se do ishin 1 milion azilante, e dole në greva
-ditën kur duheshin votuar 3 nenet për në BE nuk i voton per fierin e u terhoqe 1 dite me pas
-Javen e 100 vjetorit te pavarsise ke fol vetem negativisht per cdo ghe…cdo gje. Me cunat e bllokut nuk ka rilindje por vazhdimesi e 60 viteve
te veteizolimit e fukarallekut.
Perfundimisht ti ED RAMA ketij popullinuk i do te miren, thjesht te intereson karrigja e kryeministrit.
– Ne ditën e antaresimit ne NATO, dole e bllokove bulevardin
-Kur erdhi Bushi na nxorre bojen duke thene se i kishim vjedhur oren
-ditën kur pritej të hiqeshin vizat, deklarove se do ishin 1 milion azilante, e dole në greva….
-ditën kur duheshin votuar 3 nenet për në BE nuk i voton per fierin e u terhoqe 1 dite me pas
-Javen e 100 vjetorit te pavarsise ke fol vetem negativisht per cdo ghe…cdo gje. Me cunat e bllokut nuk ka rilindje por vazhdimesi e 60 viteve
te veteizolimit e fukarallekut.
Perfundimisht ti ED RAMA ketij popullinuk i do te miren, thjesht te intereson karrigja e kryeministrit.
– Ne ditën e antaresimit ne NATO, dole e bllokove bulevardin
-Kur erdhi Bushi na nxorre bojen duke thene se i kishim vjedhur oren
-ditën kur pritej të hiqeshin vizat, deklarove se do ishin 1 milion azilante, e dole në greva
-ditën kur duheshin votuar 3 nenet për në BE nuk i voton per fierin e u terhoqe 1 dite me pas
-Javen e 100 vjetorit te pavarsise ke fol vetem negativisht per cdo ghe…cdo gje. Me cunat e bllokut nuk ka rilindje por vazhdimesi e 60 viteve
te veteizolimit e fukarallekut.
E re qife, harrove me nderru emrin, se ke dale si roni, si el, ne si qife, si el dhe si qife ta kuptoj hallin se paske pas tkalume tbukur ne Elbason, por si roni, mos ke kalu dhe nga Kavaja?
E ke mush faqen vetem me nji koment qife.
Trevisio,
ke ndonje parashikim cdo te te ndodhe ty kur te shohesh se edhe nese PD-ja humbet zgjedhjet Berisha perseri do te jete idhull i nderuar nga qindra mijra pasues te tij? E ke parasyesh se ligjet nuk veprojne sipas deshirave dhe shpifjeve tuaja por ne baze te ligjeve dhe te vertetave te faktuara?Po tjetren,e ke parasyesh se sa perkrahes ka ay ne kombin shqiptar dhe kush jan ata? Do te mbesesh i zhgenjyer keq more zemer zhuritur per hakmarrje,qe Berisha qe ay qe te krijoi mundesine te strehohesh atje nga ku ti kakaris cdo cdo dite kunder tij…
Per ligjin,
Me vjen zor te tregoj te verteten por po me detyron qe ta them.
Kam qene simpatizant me shume se ti per Berishen. Them me shume se ti,
sepse ti paguhesh prej tije kurse une mendoja se do ishte malsor si shume shoke qe kam njoftur nga tropoja. Deri para se tu largoja nga Atdheu, kam votuar per Berishen. Kur piramidave po i vinte fundi,”zoti” sali del dhe
garanton popullin ne televizorin shteteror qe parat jane te sigurta. Te nesermen futa dhe une nje shume. Pas dy ditesh u mbyllen piramidat si te falimentuara. Une e kançelova si politikan sali Berishen dhe ta kam lene ty,zoti ligji. Duke ngelir pa para u detyrova te gjeje rruget e jetes me te mire. Siç me ndodhi mua i ka ndodhur miljona shqiptareve qe u larguan nga halli. Per mua ketu e nisi krimineli sali rrugen e mu….
Zoti ligji, dhe per ju nuk do jete e gjate dashuria per kriminelin sali.
Te uroj qe te heci mbare jeta, por jo ne korriz tetjereve
Nuk e besohet se je i sinqerte per ata qe thua.Qe e ke tjeter kund hallin asqe diskutohet.Nje gjykim normal nuk ka se si krijon nje urrejtje aq te eger per shkak te humbjes se ca parave ne kushtet qe u krijuan ne shtet demokratik te brishte.Se kush i krijoi firmat piramidale dhe qellimin pse u krijuan e vertetuan ngjarjet e 97-tes.Nuk eshte thene se parat e shqipetareve jane te sigurta,por eshte thene se jan te pastra.Ndersa ata te krahut qe ti perkrah premtuan se do ti kthejne 100% dhe nuk kthyen asnje lek.Sidoqofte,zoteri,edhe sikur shkaku i urrejtjes tende te jete humbja e parave,sipas komenteve thellsisht brutale e madje gjaksore qe ben,tregon se,per ty,perpara parave ideali demokratik dhe lirija nuk paskan asnje lloj vlere.Per ca para te humbura lirine e shum pritur pas nje barbarije gjysem shekullore ju e flakerkeni tej pa asnje ngurim.Edhe une kam humbur jo pak para ne firmat piramidale dhe asnje perfitim materjal nuk kam pasur nga ardhja e demokracise,por jam i lumtur se kam fituar gjene me te me te shtrejte,gjene qe vlersoj me teper se gjithcka ne kete bote,kam fituar L I R I N E…
1.JA NACIONALIZMI PRIMITIV I BERISHES. ,theue embargon botrore te naftes kunder Serbise Sali Berisha i dha Nafte Serbise , nafte e cila vuri ne levizje maqinerin luftarake te Sllobodan Millosheviçit kunder poullit vlla te Kosoves. Kunder nje populli te pa mbrojtur. . Nafta e Berishes vrau gra ,femij, njerz te pa fajshem PORE JO 4% PORE ME SHUME SE 4%^ Ne Kosove e Bosnje.
2. JA NACIONALIZMI PRIMITIV I BERISHES Perndoci loftetaret e UCK-se kur burgosi Adem Jasharin, dhe Remzi Hoxhen e zhduku fare madje kohet e fundit ai i vuri edhe nofkemn „bashkepuntore“ me UDB-ne. Mos harroni se Remzi Hoxha sipas te gjitha komnteve kishte te rregjistruar biselen e Berishes ne Oher me Sllobodan Milloshevicin dhe Kiro Glogorovin.
3. JA NACIONALIZMI PRIMITIV I BERISHES KURE UCK-ne e cuajti organizate e Narkotrafikanteve dhe krijes Marksiste Leniniste. Njelloi si e gjith medjat Serbe. Pra ky ishte ne karrigen e Presidentit te shtetit kure e beri kete.
4. JA NACIONALIZMI PRIMITIV I BERISHES.? Kur doli hapur kunder pajtimit ton kombetare ne vitet 1992 – 1994. Pra Komisionin nismetar per kete problem e sabotoje, neve sote to te kishim nje komitet mbar kombetar dhe do te benim nje politike mbare kombetare. Kjo nuk duhet harruar zotri.
5 JA NACIONALIZMI PRIMITIV I BERISHES i kur ,favorizon qarqet atishqiptare Greke, sote pas 20 vjetve demokraci u del para shqiptarve dhe u thot. Ja une ua solla Janullatesin ne shqiperi dhe humbem autoqefalin e kishes Ortodoksde shqiptare.? Per kete dualet juve te dashur qytetar qe rezuat diktatorin, me duar tona rrezuam nje diktator dhe sollem nje Tirane.? venjen ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje prifte Grek te çuajtur Janullatasi.i cili kurr nuk ka qendruar ne pozicionin e tije fetar por eshte marre me politik te hapur antishqiptare. Konkretishte.
– Ngritja e momerialit te ushtarve grek ne tokat shqiptare. Me kockat e te vdekurve tane.
– Dhenjen e 355 milje det Greqise.
– Lufta e tije per greqizimin e shqiperise ku hape shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet,grek.
– Regjistrimi i poullsise mbi baz vetdeklarues si dhe rregjistrimi i pasurise se palujtshme te minoritetit grek nga qeveria greke?
-Deklarata e Konsullit Grek ku deklaron qe Korrça eshte Greqi etj.
-Para realizove 8- pikat e Mici-Tacesit qe ti dhe qe ne vitin 1992. Pra Berisha sot duhet te jape llogari para qytatarve shqiptar dhe para zotit.-Berisha hoqi dore tersishte nga keresa per zgjidhjen e çeshtjes çame. Keto kerkesa per rregjistrim jane hjedhur poshte nga 5-se fuqite e medh qe ne vitin 1919 dhe sot ato po vihen ne zbatim nga nje antishjqiptar qe eshte Berish.Po kjo situat i perket gjumit letargjike.?
6. JA NACIONALIZMI PRIMITIV I BERISHES pasi kur nxore shqiperin ne shitje.Shqiperia nje evro . Nje shitje e tille nje mashtrim i tille ka krijuar nje mekat te pa pa pare ndonjeher.Ne keto kushte Serbet turravrap me Fazliçin vazhdojne te gelltisin ekonomin shqiptare dhe me vone edhe te realizojne qellimet e tyre te mbrapshta kunder shqiptarve.Pra Berisha nuk ishte ne gjume pore syqel dhe me krahe te perveshur kunder vendit te vete .
7. JA NACIONALIZMI PRIMITIV I BERISHES pasi kohet e fundit shiti detin ku po te mose ishte PS e shqiperise qe ta denanconte ne gjykaten kushtetuese neve sopt do te kishjim 355 milje det me pake . 355 milje ajre dhe drit me pak dhe 355 milje tok me pak. pra berisha duhet te jape llogari para poullit shqiptar per keto akete historike, kaq te rende per popullin shqiptare
Per te gjitha keto Parlamenti shqiptar I ka te gjitha mundesit per ta ven para drejtesis.Berisha jo vetem per ceshtjen kombetar qe ka ber veper penale pore edhe lidhur me shkatrrimin e shtetit ku u gropos e ter ekonomia e vendit u dogj dhe u rrenua dhe u pervetsua per skrap me orjentim te Berishes dhe askush nuk e penalizoi.