Biznesi: Qeveria të na paguajë borxhet, pasi na ka futur në kolaps

26 Janar 2013, 17:45Politika TEMA

Biznesi kërkon nga ana e qeverisë që t’i paguajë borxhet e shumta. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ka deklaruar se biznesi është futur në ngërç për shkak të borxheve të papaguara të qeverisë ndaj dhe ka kërkuar nga kjo e fundit që të mbajë premtimin për kthimin e tyre.

“Kërkojmë shlyerjen e të gjitha detyrimeve që Qeveria i ka të gjithë sipërmarrjes private dhe në funksion të kësaj, ne i kërkojmë Ministrisë së Financave që të mbajë premtimin e dhënë që 6-mujorin e parë të 2013 do të jenë të shlyerja të gjitha detyrimet që Qeveria i ka sipërmarrjes private“, ka thënë gjatë një konference për shtyp Nikolin Jaka.

Njëkohësisht, ky i fundit ka kërkuar nga ana e deputetëve të opozitës që të miratojnë në Kuvend edhe ligjin për Gjykatën Administrative.

“Ne kërkojmë miratimin e ligjit që mundëson funksionimin e Gjykatës Administrative, si një nevojë dhe domosdoshmëri për sipërmarrjen private, në funksion të kësaj, ne i kërkojmë opozitës shqiptare që të japë kompromisin dhe vullnetin e saj pozitiv në miratimin e këtij ligji”, tha Jaka gjatë fjalës së tij.

 

9 komente në “Biznesi: Qeveria të na paguajë borxhet, pasi na ka futur në kolaps”

  1. mali says:

    Berisha: “Para, cfare parash doni ju?! Qeveria ime nuk ka para t’ju paguaj juve; parat na duhet per te paguar vajzen dhe djalin tim, oborrtaret e mi teveqela dhe militantet e mi te dashur tarrallak!”

  2. MALOKET .... DHE SHQIPERIA says:

    MALOKET GJITHE JETEN KANE TRADHETUAR, VJEDHUR DHE
    SHITUR SHQIPERINE.

    23 VJET SALI KRIMINELI KA MBIJETUR DUKE PERDORUR DHE
    SHITUR GJITHE VEPRAT E ENVERIT …. VETE ASGJE NUK KA BERE
    VETEM DROGE, MASHTRIME DHE KORRUPSION.

  3. SALI BARBARI says:

    SALI BARBAR KAFSHA KA 7-8 VJET QE NUK KA
    MBLEDHUR KRYESINE E CETES-DRAGOBI (PD).

    NGELI NEPER RRUGE SI ATO KURVAT QE KERKOJNE
    PARTENERE.

  4. plaku says:

    Nuk arrij te kuptoj faktin, qe keta zyrtaret tane nuk japin shifra. Pse kryetari i dhomes se tregetise, pervec deklarates per thtyp, nuk ju jep mediave shifra te hollesishme per mos pagesat per bisnesin nga ana e qeverise.
    Me siguri, qe ai ka ndonje tabelle me disa kollona ku te jepet emri i bisnesit, data e kontrates me qeverine, sa leke duhet e paguante qeveria sipas kontrates, sa ka paguar deri tani dhe sa mbeten per tu paguar, kuptohet te shoqeruara me datat respektive.
    Ke qejf te lexosh shtypin zvicerjan, ku gjithmone fliete me shifra dhe ja fjle ne pergjithsi.
    Kjo ka te beje shume me historine,kulturen,mentalitetin dhe eksperiencen. Anglezet thone, se edhe Roma nuk u ndertua ne dy jave.
    Neve duhet, qe ne administraten tone te mos kemi militante partie por njerez te zote, qe te justifikojne rrogen qe marrin. Meritokracia dhe vetem meritokracia dhe jo militantizem qe aplikon Sala i cili mendon vetem per kolltukun dhe jo popullin e tij qe po i merr shpirtin me genjeshtra dhe paaftesi.

    Shifni ju lutem nivelin e JOzit :
    http://www.youtube.com/watch?v=jS6ikySI2fQ

  5. drini says:

    Ky Nikolini ne foto ish zevender minister ne 2005 u denua me 1 vit e gjysem burg me vjedhjen e 1 milion eurove,ky leket i ka marre por ka per te bere edhe ca vite burg se vetem 13 muaj beri. Tani Maloku i
    Mirdites kryetar i dhomes tregtise ish burgaxhi BO BO BO kulmi.

    1. Leo says:

      O Drane se è ngaterova Drin e futi ne burg Sala ne 2005 se e kishte kundershtar e sa per lekt si ka vjedhur e din te gjith se nuk eshte e vertet.Ky miliona euro ka pasur qe ne 2000 o shoku .E sikur te ishe dhe ti malok si puna e ketij ,e si thua

      1. drini says:

        O Leo leo ne 2000 ky punonte si ekonomist tek Edmond Manollari e
        nuk kishte kokerr leku,kurse mu mos ma qaj hallin se kom prona sa te dush e jetoj si mret e nuk jom malok.Shif e gjej noi pune.
        Ky ne burg u fut ne 2007 kur idhte zevendes minister truni i ka hik
        e i del gjumi noten dakort Leo Leo.

  6. ad says:

    http://www.a1tv.al/index2.php?faqe=lajmi&lajmID=14542 Klikoni e do te shihni Nikolin Jaken ne pranga pa koment.

  7. ermal says:

    http://www.a1tv.al/index2.php?faqe=lajmi&lajmID=14542
    Nikolin Jaka ka sponsorizuar PD27.09.2007 21:01 – Kategoria: Politike
    Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka ndjerë detyrimin moral për të dhënë llogari lidhur me ngjarjet e fundit brenda kësaj force politike përballë elektoratit të tij në Shkodër. I ftuar në një nga një televizion lokal i qytetit të Shkodrës Ministri i Shëndetësisë ka sqaruar pozicionin që PDK mban ndaj zyrtarëve të arrestuar të cilët janë anëtarë të kësaj partie. Interesant është fakti se Ndoka në këtë intervistë është shprehur lidhur me të arrestuarin Nikolin Jaka ish-zëvendës Ministër i Punëve Publike se, ka qënë “një profesionist i mirë dhe bisnesmen, i cili ka qënë shumë afër PD dhe ka sponsorizuar pikërisht këtë parti, kur në fakt nuk ka pasur as teserën e PDK. Pra nuk ka qënë eventualisht anëtar i kësaj partie, por një njeri që është afruar shumë me partinë që sot drejton”. Kështu Ndoka me këtë deklaratë të tijën ka justifikuar faktin se emërimi i Nikolin jakës nuk ka qenë thjesht një preferencë e tij personale por edhe si një rrjedhojë e marrëdhënieve që vet Jaka ka pasur me Partinë Demokratike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje