Italia i kërkon Shqipërisë: Ndiko që të ulen tensionet në rajon

26 Janar 2013, 11:05Politika TEMA

Shefi i diplomacisë italiane, Giuglio Terezi, ka telefonuar dje homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti, për të diskutuar mbi acarimin e marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Beogradit, gjë e cila mund të minojë dialogun e saponisur me shumë mundim nga Brukseli ndërmjet krerëve të Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e zyrës së MPJ thuhet se: “Të dy ministrat diskutuan rreth situatës në Luginën e Preshevës dhe ndanë  mendime lidhur me gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e problemeve në këtë vend”.

Mësohet se homologu italian ka kërkuar Tirana zyrtare të  ndikojë në qendrat e tjera politikbërëse shqiptare në rajon që të ulin tonet.

“Ai e vlerësoi si të papranueshme cilësimet, nga autoritetet më të larta serbe të popullsisë shqiptare si elementë terroristë, të cilat dëmtojnë drejtpërdrejtë dialogun, mirëkuptimin dhe integrimin e plotë të pakicës politike,ekonomike dhe sociale në Serbi”, citohet në gazetën Shqip ministri Edmond Panariti.

7 komente në “Italia i kërkon Shqipërisë: Ndiko që të ulen tensionet në rajon”

  1. antonio says:

    ..gjerat le te jene reciproke ne marrdheniet dypaleshe..,dhe Shqiperia te jete me e vemendeshme ne lidhje me mardheniet me Italine..,dhe te perpiqet te terheqe sa me shume Investitore Serioze Italiane..,duke qene se jemikaq afer njeri tjetrit….

    1. suli says:

      Italianet jane Karagjoze. at se vrasin per jugun e italise jo per shqiperine.

  2. sherbeti says:

    shqiperia i kerkon italise: ndiko qe te respektohen te drejtat e shqiptareve ne serbi dhe rajon dhe mos na cani shum trapin

  3. gl says:

    Nenvizim per gazetarin e artikullit: ministri i jashtem i Italise quhet Giulio Terzi.

  4. MATJANI says:

    ITALIA te shohe e te jape te drejtat qe u takojne emigranteve ne itali e jo te merret me punet e brendeshme te SHQIPERISE.dhe Italia eshte nje perkrahese e Serbise dhe jo e SHQIPERISE.TE merret me KRIZEN qe ka ketu ne itali.Italia perse nuk e atakoje SERBINE ne VITET 1998-99,por dhe kur reagonte reagonte NE FAVOR TE serbise,edhe kur u djeg FLAMURI SHQIPTAR ne stadiumin e GENOVES /bon sehir dhe nuk reaguan/.Mos u merrni me ITALINE THOTE MIRE AMERIKANI…dy luftera boterore ka dale tradhetare…ne kuptimin qe,futet ne lufte me njerin dhe e perfundon me tjetrin,shqip hesapi/DAVA BRESHKAZHINJSH/.

  5. alban4eva says:

    shume e drejte matjan, Italia ka qene gjithmone pro Serbise cuditerisht, biles edhe gjate luftes ne Kosove..
    para ca muajsh, kur erdhi per visite ne Itali ministri i jashtem serb, apo presidenti serb, ne mos gaboj, presidenti Italise Napolitano, i shprehu mendimin kolegut te tij, qe “Serbia nuk eshte e DETYRUAR qe te njohe Kosoven”..

    kam ngelur shume i zhgenjyer, sepse kam patur shume respekt per Napolitanon, mendoja se eshte njeri me vizion dhe ndjenje njerezore..
    por qenkam gabuar, sepse te besh nje pohim te tille, do te thote qe ne nje fare menyre tu japesh te drejte masakrave serbe mbi popullin kosovar..

    pra, politika italiane per ceshtje te tilla humane, le shume per te deshiruar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje