PS: Qeveria të pezullojë aktin e shitjes së 4 HEC-eve

25 Janar 2013, 19:11Politika TEMA

Partia Socialiste vazhdon të kërkojë nga qeveria që të mos shesë katër hidrocentralet shtetërore.

Deputeti i PS, Eduard Shalsi, që ka depozituar disa ditë më parë kemi depozituar një kallëzim në prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje me vendimin e qeverisë Shqiptare për të shitur 4 HEC-t, Ulzës, Shkopetit, Bistricës 1 dhe 2, shpjegoi arsyet e këtij denoncimi.

“Argumenti ynë ka të bëjë me faktin se qeveria shqiptare brenda një kohe të shkurtër ka shitur nga njëra anë HEC-in e Lanabregasit me një çmim 3 milion euro për 1 MW fuqi të instaluar dhe nga ana tjetër 4 HEC-et për 109.5 milion euro, që do të thotë 1.4 milion euro për 1 MW fuqi të instaluar. Të mos harrojmë se qeveria shqiptare ka marrë kredi për të modernizuar teknologjinë e Hidrocentraleve të Bistricës vetëm pak vite më parë. Kredi të cilën pas shitjes do të vazhdojë ta paguajë shteti shqiptar.

Pikëpyetjet e diferencave të çmimeve deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje serioze. Po përse duhen shitur këto HEC-e – pyet sot me të drejtë çdo shqiptar. Çfarë fitojnë dhe çfarë humbasin? Qeveria shqiptare nuk i ka bërë asnjëherë publike  bilancet dhe pasqyrat financiare të këtyre HEC-eve. Përse kjo mungesë transparence? Përse qeveria nuk është e interesuar t’i tregojë shqiptarëve se çfarë të ardhurash gjenerojnë këto HEC-e në mënyrë që çdo qytetar i këtij vendi, biznesmen ose jo, të ketë mundësinë të kuptoje dhe gjykojë. Kjo do të ndihmonte debatin publik dhe do të ofronte edhe zgjidhje të përshtatshme dhe realiste në interes të të gjithëve,” tha Shalsi.

“Përse një pasuri e përbashkët, fryt i mundit dhe sakrificave të shqiptarëve del në shitje pa u diskutuar gjerësisht me specialist të fushës apo profesioniste që janë marrë gjatë dhe thellë me të tilla procese? Çfarë e shtyn qeverinë që me nxitim të shesë këto HEC-e?

Si shpjegohet që ka një ligj të miratuar nga Parlamenti në lidhje me privatizimin e sektorëve strategjike ku përcaktohet kërkesa që blerësi të jetë me eksperiencë në fushën e menaxhimit të sipërmarrjeve të prodhimit të energjisë elektrike. Kërkesa fillestare flet për investitorin strategjik, i cili duhet të jetë një operator me reputacion rajonal dhe me aktivitet në tregun ndërkombëtar të energjisë dhe më pas kjo kërkesë hiqet me VKM duke i hapur rrugë çdo lloj investitori dhe këtë gjë e dinë vetëm pak vetë. Apo nuk ishte e interesuar qeveria shqiptare për t’i patur sa më shumë kompani të interesuara”.

10 komente në “PS: Qeveria të pezullojë aktin e shitjes së 4 HEC-eve”

  1. alban4eva says:

    o ju te PS-se, nuk zgjidhet gje vetem me deklarata. ato deklaratat e juaja vetem sa e gudulisin Saleh ariun, Saleh kucedren!! a ndjen gje ariu apo kucedra nga gudulisja??
    derri do plumb, Saleh pedofili rrezohet vetem me revolucion…

    1. raimondi says:

      Shalsi po flet shume bukur edhe ne koncept _-Kjo eshte pasuri e gjithe shqiptareve, sepse kjo lloj pasurie eshte ndertuar nga populli shqiptar,
      dhe njerezit qe kane punuar per ndertimin e ketyre Hec-eve jane paguar me 5 leke ,
      pra i kane ndertuar keto vepra gjigande falas fare __Ndaj keto vepra jane te shqiptareve dhe duhet marre parasysh vullneti i shqiptareve, –duhet pare cmimi i shitjes se ketyre HEC-eve , nese e justifikon vleren e HEC-eve,
      jo te shitet tek urgjenca sic ben Sala

      Mire eshte ne fakt qe shteti ti menaxhoje vete keto vepra , sepse keto jane vepra rentabile dhe fitimi eshte i siguruar pa asnje investim te madh ,
      dhe e gjithe kjo e ardhur nga keto Hec-E , PERDORET PER BUXHETORET , pensionet, , sportin , kulturen ,artet, shkollat publike etj etj

      Pra ne koncept e majta nuk duhet ti privatizoje keto ndermarje te Indsutrive primare

      Megjtihate Ketu nuk eshte qellimi te behet privatizimi per emer , por duhet bere i studjuar dhe te shikohet mudnesia qe shteti shqiptar te fitoje sa me shume nga ky privatizim , jo te shiten per 5 leke

      __Ndaj fjala e Shalsit eshte shume e drejte dhe e sakte __Bravo Shals !

      Mendoj se Arsyetimi ekonomik qe ben Shalsi per keto Hec-e eshte shume i sakte,
      me common sense ekonomik, shume i drejte –Dhe keto argumente qe nxjerr Shalsi ne kete rast duhen perdorur kudo ne parim kur bejme privatizime te pasurise kombetare te shqiptareve

      __Mendoj se oponenca qe ben Shalsi eshte oponenca me e drejte , me e specializuara
      dhe me e moralshmja ,( kjo e fundit ka me shume rendesi ) , sepse ve ne krye te shqetesimit te tij politik Demtimin financiaor qe i behet shqiptareve ne vazhdimesi , jo vetem per momentin e shitjes

      Duhet qe depudetet e opozites te flasin ne kete fryme qe po flet Shalsi fryme e cila permban brenda
      shqetesimin ne perspektive per demtimin qe i shkaktohet ekonomise sone nga vendimet e padrejta dhe amatoreske ne privatizime e kudo ne politken e shtetit…..

      __Shalsi me paraqitjen e tij serioze eshte figura me imponuese e opozites shqiptare , pa perdorur ato dialketet tiranse , se ato jane qesharake –por duke folur ne kete menyre serioze dhe ekspicite je super —

  2. EDI RAMA DHE 40 BARJABET says:

    AH SHALSI KY CE NUK DO VJEDH NE MENYRE FLAGRANTE POR NE NJE MENYRE ME TE BUKUR SIC KA THENE VETE POR UNE OR PAPAGALL TE THEM MOS U LODHE KOTE QEVERIA DO E ZBATOJ URDHERIN TUAJ PRA NUK DO TA PEZULLOJ KURRE

  3. era says:

    E mbani mend si therret Birce Haskoja te filmi radiostacioni ” Bertit moj fort- Radio TIRANAAAAAAAAAAA!
    Keshtu duhet te bertisni: Nuk do njihen privatizimeeeeeeet! Bejauni te qarte kompanive qe pretendojne ta blejne se nuk i le populli ti marrin.
    Me mire i hedhim ne ere si t’i rembejne horrat dhe serbi i shpellave.

  4. Meleku says:

    Kjo eshte politika e re e trumbetuar nga Edi Rama.
    Urrejtja ndaj privatizimeve, urrejtje ndaj kapitalit.

    Ku ua çon mushka drute?
    Vetem ne Athine!
    Edhe ata ishin kunder privatizimit te HEC-ve, veçanerisht te Bistricave, sepse po u vjen turku rrotull.

    Shalesi thuaj komandant Rames qe ti shkruaje nje leter Erdoganit.

  5. al says:

    or melek je injoranti me i madh i blogut.mos flit per ekonomine se ti nuk din as tabelen e shumezimit.asnje nuk eshte kunder privatizimit.por ty dish mer toc, se ne te gjithe europen,qe ne duam te hyjme ,privatizoen ata sektor qe nuk jane rentabel ne menyre qe te menaxhohen me mire. ne perkundrazi ,kemi privatizuar sektor qe mbanin shtetin me te ardhura. dhe po te jap shembuj: albtelekomin me fitime mbi 40 milion ne vit ,amc , metalurgjikun , nje pjese te mire te naftes shqiptare qe sot e kane ata qe dihen dhe nuk paguajne asnje lek taks,minierat dhe perpunimi i tyre. ky eshte shaku i krizes ne shqiperi ku parane e madhe e kane 10 duar dhe papunesia rritet.

    1. Meleku says:

      E gjithe ekonomia shqiptare eshte jorentabel, sepse keqadministrohet nga politika.
      E vetmja rrugezgjidhje eshte privatizimi i plote!
      Une jam partizan i privatizimit dhe jo i prones publike.
      Ketu ndahemi une dhe ti e jo tek tabela e shumezimit.
      Edhe Shalesi eshte si ti. E di pse? Sepse i duan pronat publike per te emeruar drejtore dhe anetare bordesh dhe per grabitje fondesh publike.
      Une jam kunder kesaj menyre administrimi.
      Mos harro nje gje, se nga krizat na shpetoi prona private (duke nisur qe nga viti 1991).

  6. Din Kruja says:

    PS-ja reagon gjithmone me vonese dhe pa argumenta bindese. Ketu problem nuk eshte cmimi, por vete shitja. Per interesat nacionale hidrocentralet nuk duhen shitur fare, per vete faktin jane pasuri kombetare dhe jo partiake. Ato jane mundi dhe sakrifica e disa brezave te cilat vazhdojne te japin fitime. Pra shitja e tyre perben trathti kombetare, nuk duhen bere disktum per cmimin. Ketu dalin disa probleme:
    – Kur qe puna per licensen e bixhozit PS-ja deklaroi se sa po te vinte ne pushtet do ta shpallte te paligjshme, ndersa per shitjen e hec-eve nuk u ndje.
    – Reagimet e PS-se po te ishin serioze duhej te ishin bere para berjes se ankandit.
    – Referimi i cmimit me ate te Lanabregasit nuk eshte korekt pasi, aty nuk eshte shitje aty thjeshte babai i kalon me letra nje prone te birit. Pra eshte nje shitje fiktive, pra dhe cmimi eshte i tille dhe jo real. Eshte njelloj si shitja e Hotel Dajtit tek Banka e Shtetit.
    – Sikur keto Hec-e do ti kishte blere ndonje firme greke PS-ja do te kishte ndenjur urte. Por problemi eshte se jane blere nga rivalet e grekeve, turqit, prandaj dhe po bejne nje fare zhurme.
    – Per sa kohe qe ne Shqiperi nuk ka nje opozite, nuk ka shoqeri civile, nuk ka reagim qytetar, por thjeshte ca zvarranike dhe b..lepires, gjithe pasurite e ketij kombi do te perfundojne me 1 euro.

  7. niku says:

    Saliu ka vendosur ta shakteroj sistemin energjitik shqiptar. Ky shkaterrim ka kohe qe ka filluar dhe shitja e 4 HEC-ve eshte vetem nje pjese e ketij skenari. Privatizimi i sektoreve te ekonomise, teresor ose i pjesshem eshte nje praktike e suksesshme dhe sidomos kur shteti ka nevoje per para. Por menyra se si kjo po behet eshte teresisht e gabuar dhe korruptive. Sot ato ndermarrje shteterore akoma menaxhohen nga shteti si ne kohen e komunizmit. Nese shoqerite tregtare private funksionojne mbi bazen e ekonomise se tregut, ndermarrjet shteterore funksionojne akoma si ne kohen e Enverit. Mjafton nje fakt qe ne to kemi drejtor dhe jo administrator. Nese keto shoqeri do te ndiqnin rregullat e tregut do te ishin te cliruara nga ndikimet politike dhe do te kishin vetem nje qellim, te ishin sa me rentabel. Sot KESH (prodhimi i energjise) psh ka drejtor dhe jo administrator. drejtori zgjidhet nga “Partia” dhe sot eshte nga LSI e cila ka METE. Si drejtor ka vetem nje qellim te punesoje njerezit e partise, qofte edhe te paafte, si dhe te vjedhe per llogari te veten ose te partise. Nuk eshte qellimi i tij qe KESH te jete ndermarrje fitimprurese (pavaresisht se fitimin e merr shteti si pronar). Ne rast se do te kishte nje strategji per nje privatizim te suksesshem nuk do te behej KESH copa copa per te shitur “per dhjam qeni” por do te fillohej ne rradhe te pare me funksionimin e BURSES SE TIRANES dhe vleresimin e KESH ne teresi dhe shteti do te shiste aksione. Aksionet mund ti blinin shqiptare ose te huaj (ne rast se do vetem te huaj mund ti kuotojne ne bursa te huaja) dhe shtei mban paketen kontrolluese. PSH ne rast se KESH ka nje vlere prej 5 miliarde EURO (shembull se vleren nuk e di) shteti mund te shese 5% te aksioneve dhe do te perfitonte 250 milion Euro. Aksioneret e rinj do te ishin anetare te Bordit drejtues dhe do te garantonin kontrollin per nje menaxhim me llogjiken e privatit. Me copetimin e KESH shteti nuk ben gje tjeter vecse i ul vleren KESH, natyrisht ka vend per amendsime per abuzime (sic e vertetojne keto fakte te dhena nga Shalsi) dhe copeton sistemin. Ne rast se shitet ne burse jane aksioneret qe mund te jene me mijera (cilido mund te bleje aksione) dhe eshte bursa = tregu qe i jep vleren reale.
    Prodi ne Itali ishte amministratore delegato i grupit IRI (Istituto Ricostruzione Italana) qe administronte te gjitha ndermarrjet shteterore italiane qe nga Autostradat, hekurudhat, telekomin, Alitalia, Alfa Romeo, ENEL etj etj. Dhe cfare beri i administroi ne menyre te sukseshme, u rriti vleren dhe shteti italian i shiti gradualisht me aksione duke ulur gradualisht % e aksioneve qe dispononte. Ky ishte nje nga faktoret qe zhvilloi Italine dhe nje nga aresyet qe Prodi therritet profesor dhe eshte nje nga ekonomistet me te nderuar ne Itali dhe me gjere. Arriti deri aty sa e dine qe drejtoi edhe Komisionin Europian.
    Pse nuk vihet ne funksionim Bursa e Tiranes? Sepse po te vihet nuk ka privatizime si ky i HEC-eve, Albpetrolit, CEZ etj. Nuk ka para per Saliun dhe familjen e tij. Nuk ka takime midis perfaqesuesit te KURUM dhe Shkelzen Berishes. Ka ekonomi tregu. Ja sa larg jemi ne nga Europa.

    1. Meleku says:

      Pershendetje niku. Shkrim perfekt. Kenaqesi qe ta lexosh.

      Ky mentalitet duhet qe te edukohet dhe tek shqiptaret e tjere, qe te diskutohet me mend dhe jo me emocione.

      Ekonomistet shqiptare e zhduken bursen qe qe ngritur ne fillim te viteve ’90 dhe ende sot e kesaj dite nuk eshte arritur qe te rivihet ne pune.

      Fakti qe nuk ka nje burse dhe fakti se kapitali shqiptar nuk e mat veten askund flet vete.

      Mirepo neve nuk na ben shume pershtypje sepse i matim gjerat me vetveten!

      Kemi kandarin ç’na duhet bursa te na hape telashe me lajmet dritheruese.

      Po do hape PS nje burse ne pazarin e Pezes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje