AK: Berisha po hap vende pune në prag të fushatës për të vjedhur vota

25 Janar 2013, 13:38Politika TEMA

Sekretari Politik i Aleancës Kuq e Zi, Eduard Kaca, ka mbajtur një deklaratë për shtyp ku denoncoi vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për shtimin e 240 vendeve të pune me kontratë të përkohshme në prag të fushatës elektorale.

“Aleanca Kuq e Zi denoncon përpara opinionit publik vendimin e fundit te qeverisë së shtetasit Sali Berisha që lidhet me krijimin e vendeve të punës në prag të fushatës elektorale.

Ditën e mërkurë Sali Berisha ka firmosur fryrjen e administratës me 240 kontrata të përkohshme nga të cilat një pjesë e mirë në strukturat e Shërbimit Informativ. I njëjti fenomen po vërehet në disa nga Bashkitë dhe Komunat nën drejtimin e partisë-shtet.

Këto kontrata të përkohshme po përdoren nga Sali Berisha për qëllime elektorale, për të blerë votën e qytetarëve duke i krijuar kushte pagese për 6 muaj dhe për t’i flakur më pas në mes të katër rrugëve dhe zhytur në krizë ekonomike dhe sociale”, tha Kaca.

“Sali Berisha është antishqiptari më i madh pasi në kushtet kur arka e buxhetit të shtetit është e boshatisur krejtësisht, ku borxhi publik ka kapur pikën e moskthimit, kur investimet janë bllokuar nga mospagesat dhe kur investitorët e huaj po tërhiqen, ai krijon vende pune për qëllime elektorale duke e thelluar edhe më shumë “gropën e zezë” financiare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sali Berisha nuk ka ndryshuar, ai është po i njëjti me Berishën e viteve 1996, ai vijon të tregojë me vepra se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin duke e mbushur çdo organikë të shtetit shqiptar me militantë në prag të çdo procesi zgjedhor.

Ai këtë herë nuk do t’ia dalë. Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se ai është i ngjashëm me firmat piramidale, kolapsi i të cilave solli trazirat e 1997 dhe që mban sërish firmën e shtetasit Sali Berisha”. 

24 komente në “AK: Berisha po hap vende pune në prag të fushatës për të vjedhur vota”

  1. Genard says:

    Ju te AK jeni plehra qe nuk keni te pershkruar. Jeni kavje te shemtuara. Kryeministri zvogelon papunesine, ndersa ju cirreni si hienat. O plehra qe dini vetem te ankoheni: kur shtohet papunesia bertisni, kur pakesohet papunesia prap bertisni. O UFO.

    1. albaneca says:

      o genard djali, po ti pse lef per salen?apo je nje nga keta qe do marrin ne pune :)))) o pabuks dreqi!po pse morr zagar i sales 6 muaj ta ka caktuar jeten sala ty? ti o mbeturin e shoqeris sone edhe ti je serbe? ketu nuk po zvogelohet papunesia por po varferohet i tere populli! laro

    2. ZGJOHU says:

      O Gerard djali. Akoma se ke kuptuar se me njeres si ty qe genjehen me qyrrat e tyre e mbajne ate pushtet. Po vere cik trurin ne pune o derzi e pyete veten… “Kaq vjet ne pushtet, pse nuk hapi fronte pune???”. Apo tani u kujtua te genjeje debilat per Vote. Mjere o popull ku je katandisur… Viti 2013 dhe ti genjehesh akoma me qyrrat e pushtetareve, kurse ata ndajne milionat. Zgjohuni o njeres te mjere e mendoni per vete ne rradhe te pare pastaj per karrigen e padronit tuaj…

      1. Artan says:

        Ja une u ZGJOVA.
        Nese filloj pune tashti ka ndonje te keqe per mua kjo?
        Nuk po filloj pune se thua ti. Mire e ke pse nuk ma dha punen para kater vitesh nuk filloj tani, vetem per inat se ta ka me hile ty.
        Do pres sa te nderrohen pushtetet pas 6 muajsh dhe do filloj pune se po e njejta pune eshte me e mire pas zgjedhjeve se perpara zgjedhjeve.
        Tashti do shkoj te flej qe te zgjohem pas zgjedhjeve te filloj pune.

    3. rokobaroko says:

      Qetesohu djale i mbare si fillim merr ca leksione ekonomie dhe pastaj do kuptosh se cfare pallavrash te thote xhaxhi Sala nga mengjesi ne darke. AI dhe me Boden nuk i rakordon shifrat imagjino me realitetin. Thote kemi ul inflacionin, kemi ul papunesine….po kurba e Philipsit ku shkoi?! (qe ta marresh vesh ti dhe ndonje tjeter qe sja ka haberin ekonomise, kjo kurba e Philips-it tregon se inflacioni dhe papunesia jane ne lidhje te zhdrejte pra kur ulet njera kemi nje rritje te tjetres)…..ne fakt ketu praktikohe kurba BODE :P……..dhe keto politikat e punesimit para zgjedhjeve jane nje kosto shume e madhe qe pasojat i ka ne kurriz taksapaguesi por pas zgjedhjeve…….Lexoni o njerez pastaj flisni…

      1. A says:

        Profesor Rokobaroko, po vjedhja e votave cfare lidhje ka me punesimin?

        1. rokobaroko says:

          Keta te PD-se kane dhe kurben Sali qe sa me shume te rritet punesimi per militantet aq me shume shtohet siguria per te vjedhur me shume vota. Ti A dhe ky Genardi duhet te jeni nga keta te punesuarit parazgjedhore me kontrata pune 3 mujore :p…..
          Une per nje gje e vlersoj shume AK sepse jane te vetmit qe bejne opozite perballe shtetasit Berisha.

          1. A says:

            Domethene, edhe ujku te jete kundra Berishes eshte i mire sipas teje.

    4. fieraku says:

      o genard, ti je nga qurrashet e saliut ik ne dreq!!!

    5. Endi says:

      ore Genard ore plere…inat te madh ke zotrote me keto te AK.
      Ben mire te mos na japesh mend ne te tjereve se dime ti bejme vete llogarite. Ti ore klysh Berishian mos na trego se sa shume po perpiet “qeveria” per popullin se ate e kemi pare te gjith shiptaret me 21 Janar. Zotrote do kesh mbaruar “me dhjeta te Kristali” e ben ham ham per te mar ndonje post “te merituar” ne administraten militante publike.
      Mos u merzit se do vije dita qe dhe ti dhe ato qe jane si ti te marin vendin e merituar. shoket e qelise do te ti zgjedhim qe te te haet muhabeti ?

  2. A says:

    Hap vende pune per te vjedhur vota??????

  3. era says:

    Qetesohu Genard, qetesohu! Merr fryme o mi gjirizi. Nuk bie pertoke shkrimi dhe ti me vrap komentin.
    Te perfytyroj qe flet dhe peshtyma te del jashte si shatervan.Thuaj teta lilit te te japi dhe ty nje çike qetesues!

    Ne nje pike ke te drejte . jane shtuar disa vende pune -lehesa si puna jote.

    ps nuk e dija qe kishte shpellare me emrin genard

  4. gjethi says:

    O Niku ti e keinatin me SHIk-un e Visho Ajazit per ate DVD, qe i beri aktivitetit tend ne Morine me 28 nentorin e 100 vjetorit te Pavaresise.Po mire ore Niku greket ia kerkuan si nder Sales ne kembim te nje kasete me telefonata Vodafone te Xenit , Visho ia beri gati dhe DVD-ja jote shkoi ne Athine.Mos u merzitoniku se Salavertet eshte njeriu i serbeve por edhe ndonje favor te vogel duhet tia beje edghe grekeve apo jo?!

  5. alija says:

    Na rrofsh e Sali Berisha!!!!!!!!!

    1. fieraku says:

      na i rruafsh sali berisha!!!!!

  6. D.HASANI says:

    Po normal qe ky njeri do fillloj si gjithmone te bej ndonje rruge e ta lej pergjysem sapo te marri pushtetin,te punesoj njerez qe te tregoj qe eshte ulur papunsia dhe ti heq sapo te kete pushtetin ,te japi premtime dhe te mos i permbushi kurre pasi gjeja me e rendesishme per te eshte te fitoj karriken te tjeret nuk i interesojne …Eshte gjakete e vjeter e komunizmit por kete vit ajo xhakete do griset dhe nuk do vishet me pasi ai njeri pushtetin e tij do ta gezoj ne burgje atje ku duhet te ishte tani…AK perpara sic po beni mos u stepni sic nuk keni bere tani nga sfidat e padrejta qe ju dalin perpara nga kruekomisari i paudhe Berisha.

  7. i pavarur says:

    Kreshnik………. trimi Spahiu po nuk vure lapidarin ne Presheve si premtove te gjitha gjerat qe thua i ke genjeshtra . jemi ne pritje te lapidarit

  8. kushtrimi says:

    Po qfare vende pune hap ky ore edhe ata qe kishin ndonje pune e kane humbur.
    Ka 6 muaj qe nuk ka paguar te verberit, invalidet,dhe disa komunitete te tjera i ka lene nen meshiren e zotit pa para e pa strehe dhe tash me ato para
    paguan njerez per te vjedhur votat dhe kercenuar opozitaret. Nuk e di se cduhet akoma te beje ky qe te shohin realitetin disa komentues ketu.

  9. tamango says:

    prisni edhe pak se sa para do harxhoj saliu per te blere vota

  10. EDI RAMA DHE 40 BARJABET says:

    ORE KRESHNIK PAPAGALLI EDHE RAMA THOTE SE 300.000 VENDE PUNE DO TI HAPIM DHE DO HANI ME LUGE FLORIRI PAS ZGJEDHJEVE NESE FITON 0 VENDE PUNE DHE AS ME KETE LUGE CE KEMI NUK DO HAME.

  11. el says:

    I lumte palla qe po hap vende pune, plasni ju kerma komunista nudista
    tangista cocaista, te ushqehen Shqipetaret te mbajne familjet e tyre ne
    kete kohe te krizes continentale,ju doni te hani te hani vetem ju ka vdek ajo kohe kur ju hanit molle ne 5 maj e ne mezi blinim 1 liter
    qumesht.Rrace kriminele mocalore.

  12. ILIRI says:

    SALA eshte larpames nuk eshte tuhaf si kryetari PS. Me 23 qershor do te shihet rezultati dhe i ketyre te AK.

  13. SOT NDJEHEM SHUME I LUMTUR ,,,,SE MESOVA NJI GJE SHUME TE HABITSHME NGA ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ILIRI~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ !!!!!!!!!! Bravo ,,,ke te drejte ,se sala eshte largpames per mjerimin e popullit ! GDDHE !

  14. UniHannover says:

    Të lumtë o mik, se je po ai shembulli i pa shterur për 20 vite pune në gjermani, i dalluar me zgjuarsi, punë, vendosmëri dhe sinqeritet. Këso patrioti i vyen popullit ton. Po politika e zgjedhur gjithë kombëtare tani , me kujton Gjermanin e pas luftës se pare Botërore. .. E kam friken se popullit i duhet kohë për tu ngopur me gënjeshtrën e vetvetes,… duke i shërbye politikes sotme, atyre qe se donë veten ne perspektiv, e as popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje