Prokurori i Përgjithshëm premton se në ditët në vijim do ketë të dhëna në lidhje me hetimet ndaj disa zyrtarëve të lartë. Ai thotë se Bashkia e Tiranës ka depozituar një padi për godinën e të afërmve të Lindita Bashës, ndërkohë që thekson për të larguarit nga postet drejtuese në prokurori se: “Dhënia e dorëheqjes me ardhjen e një drejtuesi të ri është një akt qytetar”.
Kryeprokurori Adriatik Llalla, në një intervistë për Sokol Ballën në Top Story, e nisi fillimisht duke rrëfyer për momentin kur mësoi për propozimin e emrit të tij si Prokuror i Përgjithshëm.
“Unë isha në një post të rëndësishëm, të barazvlefshëm me këtë që kam tani,” tha Llalla, duke shtuar se pasi ka punuar si prokuror më parë, e pranoi këtë sfidë.
Llalla tha se opozita abstenoi për të, por nuk kishte gjë më emrin e tij.
“E falenderoj opozitën për mbështetjen që më ka dhënë,” tha Llalla, duke shtuar se për votën e Topallit, duhet pyetur ajo.
Në këtë intervistë, Llalla ishte shumë i kufizuar, duke folur vetëm gjëra të përgjithshme, pa dhënë shumë detaje.
“Ka nisur hetimi për zyrtarë të lartë, emrat e tyre do bëhen publik në ditët në vijim,” deklaroi ai, duke premtuar se: “Do sjell risi të reja dhe një rizgjim të prokurorisë”.
Llalla tha se “Bashkia e Tiranës ka depozituar një padi për objektin e ndërtuar nga të afërm të zonjës Basha”.
I pyetur në lidhje me punën e Ina Ramës, ai tha: “Gjykoj se nuk është momenti i duhur për të dhënë gjykime për paraardhësen time. Nga pozicioni që kam qenë, kam pasur gjithmonë vërejtje për punën e prokurorisë. Ky institucion nuk kontrollonte siç duhet shkallët më të ulëta, duke pushuar kallëzimet që bëheshin edhe nga institucioni që unë drejtoja”.
Lalla tha se mjaft prokurorë janë në një detyrë në një rreth prej 10- 15 vitesh. “Unë do krijoj një qarkullim,” premtoi ai.
Duke folur për çështjen e Gërdecit, ai pranoi se personalisht do të shohë kërkesat e familjarëve të viktimave.
Një pjesë e mirë bisedës u përqendrua tek 21 janari.
“Ishte përgjegjësi e të gjithëve atyre që morën pjesë në atë ngjarje. Nga pozicioni ku jam nuk mund të jap më shumë gjykime,” tha në fillim Llalla.
Ai deklaroi se nuk do të ndërhyjë në punën që kanë bërë prokurorët për 21 janarin.
“Më datë 30 gjykata ka caktuar ditën kur prokuroria do të japë konkluzionet përfundimtare. Unë nuk kam tentuar të mos ndikoj në vendimmarrjen e prokurorëve, pasi kam ardhur kur dosja ishte drejt përfundimit. Mbështes prokurorët për atë që do të kërkojnë. Kam zgjedhur të mos ndërhyj,” tha Llalla.
Për organizatorët, ai tha se “Nuk mund të rihapen hetimet për organizatorët e 21 janarit sepse kjo vepër është amnistuar”.
“Nuk do bëjmë asnjë qokë. Nëse do ketë të dhëna të reja, do vendoset për rifillimin e hetimeve”.
Duke komentuar çështjen e Aleks Nikës, ai tha: “Për të ndjerin Nika vijojnë hetimet, që nuk mund të bëhen publike. Besojmë se do të shkojmë drejt zbulimit të autorit që ka qëlluar mbi të ndjerin Nika. Presim rezultatet e ekspertizës nga laboratorët më të mirë, përfshi edhe ato të FBI”.
I pyetur në lidhje me largimin e drejtuesve të këtij institucioni, ai tha se asnjë nga të larguarit nuk është pjesë e grupit hetimor.
“Dhënia e dorëheqjes me ardhjen e një drejtuesi të ri është një akt qytetar,” deklaroi Llalla.
“Ata nuk janë përjashtuar nga përfaqësimi i akuzës për këtë rast, por nga pozicioni i tyre,” shtoi ai.
I pyetur për punën e gjyqësorit, ai tha: “Unë kam rezervat e mia ndaj punës së sistemit gjyqësor, gjë që besoj se do ndryshojë në vitet në vijim”.
Llalla u shpreh skeptik për ekzistencën e prokurorisë së krimeve të rënda.
“Në Shqipëri nuk është e tillë gjendja e kriminalitetit që të krijohen struktura të tilla speciale,” tha ai.
I pyetur për kërkesat e prokurorisë për dënime të ulëta, Llalla tha: “Një nga kërkesat e mia ka qenë rritja e masës së dënimeve, me synim që këto masa të shërbejnë si mjet parandalues për përhapjen e një fenomeni të tillë”.
Duke premtuar zbatim të ligjit, ai deklaroi se nuk do ketë standarde të ndryshme për dënimin e një krimi.
Ky nuk ështëe hallvëe e ftohtë,
Ky është dhallë e ngrohtë ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/turp.html
Ju besoj e dini se ky zoteria eshte me cen shendetesor: ai vuan nga epilepsia!.
Pas presidentit te cnderuar qe ngjan si me qene vete zoti nentoger Dubi, kemi nje tjeter handikapat ne krye te nje institucioni te rendesishem, qe edhe ky i ngjan shume kadetit te dhjere Bigler. Dhe po ti shtosh ketij cifti nje kryeminister psikopat dhe nje spikere parlamenti skizofrene, na bejne fiks fare nje shtet sakat, por edhe dordolec njeherazi.
Zoti Llalla me deziluzionoj totalisht. Na tha qe Ai eshte “Rambo” apo “Robokopi” i drejtesise. Fjalite e tij gjysmake vertetuan qe eshte thjesht injorant klasi. Genjeshtrat e tij ishin si nxenes i keq i klases se peste. Do bente mire te tregonte kush e shkruan listen e kush i komandon emerimet. Sa shume i ceket ne gjykim. Llalle po por dhe i holluar me sh uje te piset. Zoti i ruajte shqiptare.
“Kam zgjedhur te mos nderhyej”, ku jemi na te mjere, shtet arnautesh. Po ku ka te drejte ne boten demokratike te nderhyeje Prokurori i pergjithshem ne nje çeshtje konkrete. Cfare injorance mama mia! Prokurori e nis e çon ne fund hetimin e mbron ne gjykate ose e pushon çeshtjen. Ketu hyn ne pune Prokurori i pergjithshem i cili e kontrollon dhe nxjerr pergjgjesite se ka te tilla. Pergjegjesia duhet te jete konkrete. Denoncimet Zoteri duhen kopsit mire por ndoshta je nga ata 6-mujoret qe se kane as idene.
o Llalle o llull druni…
ke msu gramatik mor tutkun….
mor tutkall kshu do me e luftu krrimin ti mer vemje…
o llulle po ti dhe dashnorin e grus nuk e gje dot…
Ky prokuleshi eshte mire te filloje te hetoje edhe per “Znj 3 milion euro firma”.
Llalla,
Vajza e kryeministrit i kerkoi 3 milion Euro nje biznesmeni per firmen e babait te saj., dhe e pranoi vete publikisht.
A do te hetohet per kete?
A perben ky rast konflikt interesi? Nqs jo, e di ti perkufizimin e “konflikt interesi”?
o Llalla, e bere muhabetin dhalle, perse nuk flet shkoqur!! kush eshte pergjegjesi i 21 janarit dihet, pse i bie rreth e rrotull. ca hetimesh do beni akoma!! pastaj, cfare hetimesh do besh per Linda Bashen ti o dhalle e thartuar..!!
hetimet duhen bere per familjen mafioze Berishovic!! per Arqiten 3 milioneshe. po thuaj qe je kelysh i Salehut, ate thuaj o pis..!! vemja e Salehut je edhe ti..!!
Lalla e ka bere muhabetin dhalle te thartuar, nuk besoj ta nxjerri qimen nga qulli,vjen nga ILDKP po te kishte bythe do i kishte denoncuar te gjitha pasurite marramendese qe kane bere Saliu bashke me Ramen dhe zagaret etyre.
Bravo Llalla; këtej nga ne i thonë se ti e ke nisur mirë, dmth e ke kapur demin për koqesh.
Nuk ka hall më të madh Shqipëria sot se sa problemi i atij pallat-shtëpisë që ka bërë xhaxhai dhe vëllai i Linda Bashës në truallin e vet.
Lum si Partia që të ka ty, ti nuk merresh me cikërima si psh me ato punët e “pastra” të Lilit, Xenit, Gitës Saliut dhe faslliçërve të tyre.
Ti or llallë nuk vlen as për gjë veçse të përfundosh në gjizë.
Tashme e qemoti dihet qe llalla eshte nenprodukt i qumeshtit,ndersa ne rastin konkret ky eshte nenprodukt i urines se Saliut!Mos kerkon ta na thuash se po punohet intestivissht per zbulimin e vrasjes se te ndjerit Nika?Sipas porosise se ambasadorit mik,thenies se kryekriminelit se se shpejti drejtesia do te nxjerre vrasesit,kjo qe na thua zotrote te perkoje me akuzen e satrapit se ate e ka qelluar Rama meçader pistolete,apo je me i avancuar e do te na thuash se eshte qelluar me thike me helm?
Ah mor Adriatik,ju ishit nè njè post tè mirè,por partisè i duhej qarkullimi,sepse kèshtu ngelet enigmè faji–sepse ju nuk pèrziheni me ktè çèshtje-por shumè mirè dhe lani gojèn kur thoni qè ajo nuk èshtè dosja juaj,gjithashtu na kujtoni qè nuk mund tè rihapen hetimet–èshtè e amnistuar.Llalla ju e dini shumè mirè ,qè kjo nuk èshtè kèshtu,sidomos rihetimi nuk èshtè ligjore ajo qè po thoni.Por nuk ja vlen as tè rri tu shkruaj ,sepse ndoshta dhe unè,do bèja si ju…ndoshta jo.
Ishte pèrgjegjèsi e tè gjithève-keni tè drejtè..por nga pozicioni qè jam nuk mund tè jepni gjykime???Ju jeni prekuror,ju nuk gjykoni,ju mund vetèm tè akuzoni,ju duhet ta bèni….Duhet ,dikush duhet ta bèj,dhe ju pranuat postin,po merrni rrogèn,jetimèt presin qè dikush tè akuzojè fajtorèt,ose mè saktè dikush tè deklarojè qè prindrit e tyre nuk ishin kokèpalar.
Adriatik,ju nuk mè pèlqeni-ju ma shpifni,njerèz si ty ,po i humbasin nocionin drejtèsisè,po bèheni njè model shoqèror negativ,po u tregoni tè rinjve qè po qe jurist,bèhesh prekuror–por pèr tu bèr prekuror duhet tè jesh burr—jo unè nuk dua heronj–por nuk dua as ngrohès kolltuku,nuk dua rrogètar tè mjer nè shèrbim tè Sali Argita Berrishès.
Adriatik,ajo pjesa pèr zt.Nika ma shpifi fare–sepse diçka mè thotè qè vrasèsi qè do *zbuloni*,nuk do jetè gardist…..ju ndoqa nè intervistè,sepse ka dal lumi dhe kam njerèz nè shtèpi,jo se shoh tv,por pjesa ku ti flisje pèr zt.Nika ishte mjaft *interesante*,jam mèsuar tè lexoj atè qè nuk thonè njerzit.
-thatè qè nqs nuk do kryenit dot detyrèn ka rrugè tè tjera—rrini nè shtèpi,prekuror,do jeni mè i nderuar—asnjèher nuk janè vlerèsuar njerzit qè u shèrbejnè diktaturave.Herèt apo vonè bishat i kanè ngrènè kèlyshat shèrbètor.Thuaj babit tè tregojè historinè e K.Azbiut!
nika
ça e ka pas babin ky??
Pyeti balla
U pergjigj llalla
Ik se u talla
Allbani_stalla
Une tani do te diskutoj per nje teme te rendesishme jasht kesaj teme te rendesishme.
E kam fjalen per gjuhen shqipe. O Tiku, ( Adriatik Llalla )cfare domethene kjo qe thua ti :
” Unë nuk kam tentuar të mos ndikoj në vendimmarrjen e prokurorëve,…”
A ka njeri me mend ne koke qe te deshifroje kete shprehje te KRYEPROKURORIT?
Per ju lexuesit, une do te paraqes tani 3-(tre) variantet e ndryshme te kesaj shprehjeje…dhe ju mundohuni me vehten e juaj te kuptoni se cila nga keto variante eshte shume gabim te thuhet nga nje KRYEPROKUROR
1- Une nuk kam ndikuar te mos ndikoj…
2- Une nuk kam ndikuar te ndikoj…
3- Une kam ndikuar te mos ndikoj…
Pergjigja:
Varianti numer ” 1 ” i dhene nga KRYEPROKURORI yne, nuk duhet thene nga nje kryeprokuror.
JU PERSHENDES TRE GJITHEVE KUDO QE TE JENI…edhe krueprokurorin tone gjithashtu.
Sikur te ishte kryeprokuror ky ne kohen e xhaxhit, kushedi sa armiq do kishte denuar, do ta kishte pastruar Shqiperine nga armiqte dhe Saliu sot sdo te kishte me kundershtar.
Llalla,do ta regullojme,nuk nderhy,do ta shikojme,konkluzioni: as mish as peshk
“Devolliu”; i ke rene pikes.
Ky eshte halli me i madh qe ka sote shqiperia,shtepin e xhaxhait dhe vellait te Linda Bashes,ndersa keto si gerdeci,21 janari,3 milion eurot e Argites,privatizimet e alpetrolit,hidrocentralet,koncensionet,
krimet qe po ndodhin cdo dite,te gjitha keto jane te pa perfilleshme ne krahasim me nje shtepi te ndertuar ne truall te vete.
Dhe meqe ka mbetur akoma pa u ekzaminuar vrasja e Aleks Nikes,me siguri do dali ndonje xhevahir i ri si rikoshet ne gjethe apo ndonje predhe e qelluar nga cadrat pistolete.
Z. Prokuror, e di se nuk do te lexoxh komentin tim, ndoshta dhe te gjithe…, por, ne qofte se ju, do te arrini ta distanconi organin, ta denonconi nderhyrjen politike dhe diktatin e qeverise mbi prokurorine, e keni filluar dhe mbaruar mire detyren. Une mendoj se fuqia e prokurorise duhet te matet me kejsat(ceshtjet) penale te nisura nga ju kryesisht, per krime te renda, me potencial demtimesh financiare, me grupe e organizata kriminale e mafioze te gjitha ngjyrave, duke i kethyer finances vleren e pervetsuar, shoqerise sigurine dhe shtetit punen normale. Me kete nuk dua te them se ato ceshtje penale qe i filloni me denoncime nuk kane vlere, edhe ato kane, por te pakten, ketu subjekti(apo grupi) eshte i njohur, nuk kerkon zbulim autori, vetem thellsi hetimi! Tek puna e profesionalizmi i organit te akuzes, do te zbulohet dhe puna e dobet, ose raste te kompromentimit dhe mos gjykimit ne kohe dhe me cilsi te gjykates! Z. Prokuror sa i perket pritjes dhe degjimit te familjarve te demtuar te Gerdecit, ka dy forma, e thjeshta dhe e komplikuara, per te paren eshte normale se je sherbetor i specializuar, ndersa i komplikuari shikohet dhe rishikohet nga ana juaj sa here qe ju siguroni prova te reja dhe me procedure te regullt ligjore sepse populli i demtuar ka kshilltare per cilindo qe ngarkohet per zbatimin e ligjit. Dhe e fundit, z. Prokuror i Pergjithshem, per te gjitha ngjarjet e renda, kudo qe te cojne gjurmet e krimit, provat, deshmitaret, ekspertizat, mos u step, zbato ligjin dhe sa here te ezaurosh volume te medha pune, kur te therrasin dhe vete ju, te jepni llogari ne organin epror, sepse do t’ju degjoje e respektoje populli!
llalle pa kripe fare…ma shpifi
nuk kemi per te pritur ndonje gje pej teje,edhe se ti ke ndermen te besh pun te paster,nuk te len te tjeret,pra sistemi i korruptuar
C’MUND TE PRESESH NGA DORDOLECI I SALIUT ADRIATIK LLALLA?
Qe nga MUT ne ILDKP eshte bere KAKE ne Prokurori? Ne emisionin TOP STORY gazetari sokol Balla me kot perpiqej t’i nxirrte nga dhembet zotit Llalla ndonje plan me te shkoqur se brockullat qe degjuan me miliona teleshikues Kryeprokurori Famoz i Saliut. Por deri ne fund te intervistes ky DORDOLEC i vendosur nga Saliu vetem per te trembur LARASKAT e pabindura i qendroi besnik kauzes dhe nuk u tut nga istikami i PD-se duke e zhvleftesuar emisionin famoz te Kol Balles dhe intervisten ne rejtingun me te ulet qe ka psur deri tani. Sepse te gjithe shqyptaret nderruan kanalin qe ne mes te TPO STORY-it dhe shkuan te ndiqnin Fatos Lubonjen me interesant ne OPINION-in e Blendi Fevziut ne luften e tij epike me sigurimsin e Partise Artan Hoxha. Sepse u pa qe qarte nga te gjithe qe:
DORDOLECI I SALIUT ADRIATIK LLALLA NUK THOTE ASGJE TE RE.
Perfundimisht mundet te themi se ky Prokuror eshte me nivel shume te ulete profesional,statur e dobet dhe i kapur.Premtimet e tij jane si premtimet e “Bujari ju degjon” kur fliste per zbadhjen e vrasjes se deputetit Xhindi,vrasjen e Gjyqtarit ne Vlore apo Komunarin ne kukes.
Ne perfundim Sokol Balla nga menyra si drejtoi pyetjet u duke se kishte me shume hallin qe te krijonte kontakt me Tikun per te mbar ndonje pune ne prokurori.Kolo po e bene emisionin edhe ti si pune e Fejzos!
intervistë e shkëlqyer e një K/prokurori vërte të çpolitizuar!të gjtha shprehjet e tij janë të pastra dhe pa asnjë ngjyrë politike!me të vërtet i pregatitur shumë mirë!
POR sado të pregatitesh ajo e shkretë nënndërgjegje nuk të lë rehat!ajo do ta nxjerrë jasht atë që ndërgjegjia e fsheh!është thejshtë lufta ndërmjet 300 milionë vjetëve të trurit emocional me 100 mijë vjetët e ndërgjegjes!
“Llalla tha se “Bashkia e Tiranës ka depozituar një padi për objektin e ndërtuar nga të afërm të zonjës Basha”.kjo i ka shpëtuar kosit të holluar,ose llallës pa kripë!dikush mund ta quaj si dëshirë për protagonizëm përmëndjen e emrit të bashkshortes së K/opozitarit,por unë e quaj gjithnjë mbizotërim të nënndërgjegjes!nuk ma merr mëndja se juristët e bashkisë së tiranës janë aq gomerë sa të bëjnë një aktpadi duke cilësuar “kushërinjt e linda bashës”.nuk do të kishte asnjë vlerë,juridike!
një variant i dytë mund të jetë kërcënimi ndaj ramës,K/opozitarit që po bën ti “dridhen leqet e këmbëve” sundimtarit të shqipërisë!
kurse për një variant të tretë nuk po flas,do të quhej punë filmash!
Mjafton te shikoni pozen e Llalles ne foton e zgjedhur nga Mero dhe kuptohet malli me te cilin kemi te bejme!
nga ai vend qe eshte ky perdoret shume boza dhe ky mender prekuror nga llalle neser do kethehet ne boze e boze e peshtire se ne ate ene qendron ku e ka hedhur pronari i saj maloku plak Berisha.
Sa e ka sot pasurine llalla dhe sa do ta kete kur ta lere kete fron?
zoteria llalle deklaro pasurine e sotme te familjes.
Po pse mor palle sa here te nderrohen drejtuesit vartesit duhet te japin doreheqje ? Akt Qytetar eshte kur doreheqja nuk jepet “e detyruar”
DHALLA duhet ta dije mire se saliu eshte nje i vdekur i pa kallur.Ai po i fut te gjith ne nje çanak edhe vrasesit edhe viktimat .Hap syte o Shaqo Ziu(tik llalla)
Ky eshte nje matuf, bythelepires ….. tani po pranon doreheqjet si akt qytetar ………….. kur te vije PS-ja ne pushtet do pranoje ‘doreheqje’ te tjera se ashtu ia dikton partia (nderron bytha, por jo Palla). Sa fatkeqesi per kete vend. Nje njeri pesanjoz, i paafte, medioker te vije ne krye te nje institucioni te tille. S’ka pse te mos falenderoje te majte e te djathte ky epileptik, se te tille drejtues ka patur e do kete ky vend. Noli i madh ka shkruar qe paa nje shekulli per njerez te tille ……. TURP