Marrëdhëniet me Serbinë, Arvizu: Duhet vetëpërmbajtje dhe dialog

24 Janar 2013, 17:57Politika TEMA

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, kërkon vetëpërmbajtje nga Tirana zyrtare në qëndrimet për situatën në Luginën e Preshevës, edhe në kohën kur fushata elektorale është përpara. Diplomati amerikan ndërsa tha se SHBA mbështet integrimin në strukturat euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, apeloi kujdes për çështjet etnike.

“SHBA, sikurse e dinë të gjithë që mbështesin anëtarësimin e vendeve në Euroatlantik dhe nga të gjitha pjesët e lëvizshme është pjesa e dialogut Prishtinë-Beograd, prandaj është e rëndësishme ta mbajmë këtë në lëvizje në drejtimin pozitiv. Qartazi për njerëzit në Shqipëri ka vërtet interes për mirëqenien e shqiptarëve, qoftë nëse jetojnë në Maqedoni, Kosovë, apo Preshevë, por ana e kundërta e kësaj janë shqiptarët etnikë që jetojnë në këto zona. Ata shohin tek Tirana, qeveria politikë për udhëheqje. Është e rëndësishme që të mund t’i rezistohet tundimit, veçanërisht në klimën e zgjedhjeve që keni përpara”, tha Arvizu.

“Ajo që ka rëndësi është që Prishtina dhe Beogradi të vazhdojnë dialogun. Shqiptarët e dinë që jetojnë në shumë zona në rajonin e Ballkanit, por ata shohin tek Tirana, tek qeveria e saj, tek liderët drejtimin e tyre. Është absolutisht e rëndësishme që të ndodhë integrimi i Ballkanit Perëndimor. Duhet një lidership pozitiv nga Tirana. Prandaj është e rëndësishme t’i rezistohet tundimit per t’u angazhuar në retorika nacionaliste, veçanërisht në klimën e e zgjedhjeve, pasi kjo vetëm bën që të heqim vëmendjen nga qëllime më të rëndësishme, që janë qëllime që të gjithë shqiptaret bashkëndajnë”, vijoi Arvizu.

Deklarata e ambasadorit amerikan u bë pas takimit me kreun e FRD-së Bamir Topi, ku ky i fundit, në oponencë me qëndrimin e kryeministrit për rishikim të marrëdhënieve me Serbinë, tha se është koha për vijimin e dialogut nga palët për situatën e krijuar.

“Duhet patjetër që komunikimi të mos ndërpritet, mungesa e komunikimit nuk i shërben asgjëje. Do të thosha që në këtë kuadër qoftë Qeveria shqiptare duhet të vazhdojë komunikimin me Qeverinë serbe, që gjërat të shtrohen të diskutohen, por nga ana tjetër dhe të inkurajojnë bisedimet Prishtinë-Beograd, duhet që të futet si çështje edhe fati dhe standardet e sjelljes së Qeverisë serbe me qytetarët shqiptarë në Preshevë,” tha Topi.

14 komente në “Marrëdhëniet me Serbinë, Arvizu: Duhet vetëpërmbajtje dhe dialog”

  1. fox says:

    Me teper kjo dalje e k/m faktik te shqiptareve z.arvizu ne kete pseudo interviste ka elemente komike.
    Edhe sikur ti lene shqiptaret me kryeplakun e tyre berishe “te mos permbahen” pervec blegerimeve ne tv dhe media nuk shkojne dot as ne bathore me ushtrine e gjeneralit grek arben imami.Me ate ushtri cope-cope me ate popull te percare pefundesisht,me ate shtet pa ekonomi jo serbine por as maqedonine nuk mund ta trembi.
    Kjo dalje arvizuse me kujton ‘xhiron’ e tij ne prill 2011 kur shume protestues te rinj ishin te MPB te lul brashes me parrulla “Luli Vrases”
    Pash zotin o arvizu mos e tallni me ate popull..Sinqerisht je bere jo i vetem merzitshem por dhe karagjoz.Mos u mundo ti japesh kaq rendesi berishes ketij kelyshi te serbise .. turp per ju qe po abuzoni me ndjenjat pro amerikane te atij populli.

  2. Kritiku says:

    U be si boze kjo puna e Preshevez. Na merzitet, sikur ne shqiptaret nuk kemi probleme te tjera, pervec kesaj. Fundja lapidari qe u hoq u trajtua shume me mire sa do ta trajtonin vete shqiptaret. Ai nuk u shkaterrua por vetem u zhvendos. Shikoni se cfare kane bere vete shqiptaret me simbolet e tyre historike. I kane shkaterruar gati te gjitha sa nuk ka ngelur shume si objekte per te dokumentuar historine tone. Kur u hoqen 5 Heronjt e Vigut as protesta me e vogel u ben, por u injorua sikur ata te renet te ishin armiqte tane. Per pak sa u hoq dhe busti i Avni Rustemit sepse i pengnte planet e Berishes per te ngritur bustin e tradhetarit te shqiptareve, Ahmet Zogut.
    Shumica e shqiptareve ketu tek ne po vuajne per buken e gojes dhe askush nuk flet apo te ngreje zerin. Disa vriten ne mes te rruges sepse po demostronin me duar ne xhepa dhe shume pak kujtohen per ta. Kriminelet e vertete te ’97, te ’98, te Gerdecit dhe te 21 Janarit 2011, jane te lire dhe nuk u ka hyre as gjembi ne kembe dhe askush nuk e ve ujin ne zjarr.
    Por u desh te zhvendoseshe nje bust ne Shtetin Serb qe te behet gjithe kjo rremuje qe ne te vertete eshte e pakuptueshme. Ashtu sic edhe ne kerkojme qe Serbia apo nje shtet tjeter te na respektoje per ato qe bejme ne ne territorin tone, ashtu dhe ne duhet te respektojme ate qe bejne ata ne territorin e tyre. Arvizu dhe te tjeret me mire te shohin vulosjen e vjedhjeve te zgjedhjeve te ardhshme qe u be dje realitet, perpara se te na jani “mesime demokratike”! Arvizu ishte nje nga ata qe toleruan vjedhjen e vitave qe u be para syrit te tij, me 2011. Arvizu e ka humbur kredibilitetin si ambasador ashtu dhe si njeri, per te na dhene “mesime demokratike”, duke e vertetuar qe u be mbeshtetje e krimeve te pushtetit te Sali Shpellar Berishes. Te mbeshteses diktaturen e re te Berishes, do te thote te jesh armik i ketij kombi kaq te duruar sic jemi ne.
    Ik ore Arvizu sepse nuk duam me te na fusni hundet ne punet tona, sepse vetem probleme kemi patur nga ju dhe asnjehere te mire.

  3. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

    Mbeshtes ambasadorin amerikan per c’far tha pak me siper. Serbia nuk ka nevoje per Shqiperine, kurse mllefat e Presheves qe protestuan para ambasades se Serbise jane thjesht shaelatan dhe te paafte ne lidhje me politiken e jashtme.

    1. Ramy says:

      Edhe une ta mbeshtes ty B,L po ashtu edhe Fule ferfalles, jeni te pa pare ne cauzen socialkomuniste

      1. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

        Ramy, ti je idiot.

        1. Ramy says:

          Se kush eshte idiot nuk do shume mend, je i pa precedent

  4. era says:

    Do i sugjeroja stafit te ambasades amerikane t’i perkthente mire komente dhe t’ja tregoje ato ambasadorit.

    Mos nenvleresoni opinionin e shumices se shqiptareve qe ai(ambsadori)po luan nje rol shume negativ lidhur me intstalimi e diktatures ne Shqiperi.

    Perversi serb i tropojes po pergatit vjedhjen e radhes te zgjedhjeve ne Shqiperi dhe une po shoh se ambasadori po behet gati te perveshi menget.

    Mos i pervish menget, por justifiko misionin, dhe mos abuzo me respektin dhe mirenjohjen e shqiptareve per shtetin e amerikes!

  5. Fllad says:

    Ramy me boje qielli, ngjan si nje jashteqitje maceje kur e ze barku. Ta shpif kur del dhe me beso vjen era dhi shpellash.

    1. Ramy says:

      Flladiii, njerz me te trash se ju socialkomunistat nuk kam para ndonjehere, per qe jeni ne gjendje ta digjeni vendin per nje cope muti sic eshte Edushki une veq juve ju kam pare, rrace e prishure

      1. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

        Rami, ti je injorant.

  6. Dukati. says:

    RAMIS KRIMBI. TË PYS, E DI FJALËN SOCIAL KOMUNIST MORE INJORANT Ç,DO ME THËNË, KUR PËRDORET, PSE PËRDORET, RRËMJËN FILOZOFIKE TË SAJ. RRËMJËN HISTORIKE? pIS JE NJË FËLLIQËSIRË. uNË NUK KAM QËNË KOMUNIST, POR ME Ç,DO IDEOLOGJI MUNT TË JETOJA, POR JO ME NJË KUFOMË TË QELBUR SI JU, PTU, GJALLES E NEVERITËSHME.

  7. Luan Burimi i burgosur politik says:

    Zoti Arvizu ju po beni shume per popullin shqipetare,tregon jeta e lumtur qe po bejme http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  8. besniku says:

    Per opoziten ketu ne Shqiperi dhe per kosovaret ne Kosove duhet vetepermbajtje, durim dhe dialog, ndersa per dhunuesin e demokracise dhe diktatorin Sali Berisha dhe nga ana tjeter per Serbijne, nuk thuhet asnje fjale. Per ata qe rrine e bejne sehir duhet vetepermbajtje, per ata qe vrasin dhe vjedhin dhe uzurpojne te gjitha pushtetet, nuk thuhet asnje fjale. Permbajtje popull i mjere dhe i dhunuar,liri te plote veprimi per dhunuesit e lirise dhe parimeve te demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje