“E sulmova gjyqtaren me acidin që laja banjot kur isha në burg”

24 Janar 2013, 13:15Politika TEMA

“Gjyqtarja Mirela Mishgjoni më mbajti në burg më shumë sesa ishte dënimi. Ajo vendosi të më lirojë dy javë pasi kisha mbaruar dënimin, prandaj bleva acidin sanitar dhe ia hodha. E mësova në burg se ai lloj ilaçi për larjen e pllakave të jepte djegie, pasi merresha me pastrimin e tualeteve të burgut”.

Kështu është shprehur përpara oficerëve Nertil Zotaj, i cili dyshohet për sulmin ndaj gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjonit.

Sipas deklarimit të policisë “ky person ka qenë i arrestuar më parë së bashku me vëllain e tij, Pauli Zotaj, për vjedhje dhe është dënuar nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni me 11 muaj burg dhe 150 mijë lekë gjobë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky person këtë veprim e ka kryer me pretendimin se është dënuar me masë dënimi më të rëndë nga ajo që i takon dhe se nuk është  liruar në kohë pas vuajtjes së dënimit”.

Zotaj ka qenë i dënuar për vjedhjen e një pompe uji në një kalçeto, raporton Shqip.

“Unë kisha detyrë të laja tualetet me acid sanitar çdo ditë. Një ditë një bashkëvuajtës bëri duart me acid. Brenda pak minutash duart iu acaruan deri në djegie. Nga ky moment unë mendova se e gjeta mënyrën se si të hakmerresha ndaj gjyqtares më shumë për ta trembur, sesa për t’i bërë keq. Nga burgu kam dalë në janar. Ato dy ditë para sulmit, mendoja për të kryer veprimin. Bleva bidonin me acid në një dyqan, çmimi ishte 200 lekë. Kisha informacion se ku banonte gjyqtarja dhe ditën e ngjarjes u ngrita herët dhe me bidon në dorë e prita sa doli nga banesa e saj. Aty te kolonat hodha acidin në drejtim të saj pa e ditur  se ku do e kapte dhe më pas u largova me vrap”, ka deklaruar 24- vjeçari.

Sipas tij është absurde që për vjedhjen e një pompe që kushtonte 3 mijë lekë, ta dënonte me 11 muaj burg dhe 150 mijë lekë gjobë, me shumë se ç’përmban ligji. Gjithashtu ai sqaron se duhej të ishte liruar me 16 dhjetor dhe është liruar më 12 janar.

33 komente në ““E sulmova gjyqtaren me acidin që laja banjot kur isha në burg””

  1. el says:

    Absurde që për vjedhjen e një pompe që kushton 3 mijë lekë, ta dënohet me robi 11 muaj burg dhe 150 mijë lekë gjobë, me shumë se ç’përmban ligji.
    Kurse Ilir Kryemadhi 700.000 euro……….. Tan Prifti 70.000 euro
    …………..pa koment.

    1. Vlora says:

      se ka paguar mishgjonin prandaj i ka dhene ate denim.

      njeket te lene te vdesesh po si pagove, ndersa gjyqtaret te japin maksimunin po si pagove.

      ky lloj sistemi eshte bere si “krisja”, ska burre qe e shkul.

    2. coku says:

      jo me acid sanitar heres tjeter me aci mineral.

  2. fl says:

    Te lumte dora o djale. Marrshin shembull dhe guxim dhe gjithe te tjeret nga ty.

    Se kur nuk kane leke ose udhezim nga pushteti kete legena Gjyqtare dikan dhe te jepkan denime maksimale edhe per vjedhje ordinere.

    Jane liruar lloj-lloj monstrash pa bere 1 muaj burg dhe ky u denoka 11 muaj burg per “vjedhjen e një pompe uji”.

    Sa thoni do e denojne koleget e kesaj Prendin me Llupon?

  3. el says:

    Absurde që për vjedhjen e një pompe që kushton 3 mijë lekë, ta dënohet me robi 11 muaj burg dhe 150 mijë lekë gjobë, me shumë se ç’përmban ligji.
    Kurse Ilir Kryemadhi 700.000 euro……….. Tan Prifti 70.000 euro
    …………..pa koment……

  4. kondi says:

    Per kete vjedhje qe ka bere patjeter qe duhet te denohesh.Po bastardet e politikes shqiptare me ne krye monstren Berisha ,sa duhet te denoheshin? Prandaj veprimi i ketij te riu eshte i drejt dhe kundra padrejtesive duhet te kundraveprojm jo vetem ne menyre individe por te gjithe se bashku si kombe.Jo asid vetem politikaneve te perfolur por edhe me keq.

  5. analist says:

    Po Sashenka kur e ka radhen?
    Sashenka behet 10000 vjeçe e nuk i hyn ferre ne kembe se nuk bythe Edi Rama as ti ktheje mbrapsht te sharat me liber shtepie Saliut e jo ti rrasi acidin surratit Sashenkes.

    1. Lilo Labi says:

      Sashenkes ia ka hedhur acidin dikush tjeter, kjo duket ne surratin e saj.
      Besoj se AI eshte i vetmi qe do te vendosi drejtesi.

  6. alban4eva says:

    epo ky eshte Albanistani, hajdutat e pulave kalben brenda, hajdutat e milionave dhe te gjakut te popullit ngrihen ne detyre..

    1. jura says:

      Ne Europw eshte i njejti ligj ,11 muaj eshte denimi me i ulet.
      ligjet nuk jane ne vartesi te vleres ,por te aktit .
      GJYGHETARJA NUK MUNDET TA DENOJE ME KOKEN E VET, SEPSE
      MBAN PERGJEGJESI PER MOS RESPEKTIM LIGJI .

      PS KETO HAJDUTE NESER DO TE VJEDHIN SHTEPITE E JUAJA DHE KUR TE VINI NGA PUNA
      DO TA GJENI BOSH . TE TILLA RASTE KA SHUME .
      MOS I MBRONI KRIMINELET DHE HAJDUTET.
      HAJDUTET VJEDIN GJITHE JETEN .

      1. genta says:

        Jo moj jo kush tha ta denonte gjykatesja me koken e vet, po themi te kishte pyetur njehere saliun, sa t’i japim ketij fukarait se nje pompe uji, qameti 2500 leke ben, se po te shkoje denimi simbas ligjeve te evropes, ne progresion aritmetik me vleren e demit te shkaktuar nuk i del hesapi gjykatave tona per ca te tjere…..

  7. el says:

    Mos e ofendo Afganistanin se me ngel hatri atje ligji respektohet pak
    primitiv por ska meshire per hajdutin vrasesin perdhunuesin, fillon me
    prerje dore,nxerrje syshe ndersa denimi me vdekje me kallash ose
    me gjuajtje me gure. Like kokemadhi do ta kishte me dy te parat.

  8. babezia says:

    po pse e bleve nga keto te tregut qe eshte i holluar apo tu dhimbs….

    1. iliri says:

      gjyqtaret po su paguan te denojne me shume, nuk te japin pronen edhe kur ke te drejte si puna e fatmira hajdarit qe na dha vendimin kundra per oborret ne perdorim megjithese shtepia ishte ndertuar qe ne vitin 1943. vitoria e hipotekes se sarandes te merr leket dhe nuk te jep certifikatat e pronesise delenxhie nderkombetare po.

  9. ben tirona says:

    E veshtire qe ne kete vend,njerezit detyrohen te bejne vetegjyqesi.Sa shpejt qeka denuar per nje pompe…….po vrasesit e gerdecit ku jane valle ,a jane denuar ato qe vrane ne 21 janar,a po denohen ato qe vjedhin kromin e shqiperise……vend i qelbur,dhe pa shpese

  10. Kapo says:

    Per fatin e keq te ne te varfeve ndodh gjithmon keshtu : Vjedhim nje buke dhe denohemi nje vite burg,ndersa ata lart. edhe pse vjedhin miliona asnje dite. Me thoni o miq,si mund ti besojme kesaj drejtesie? Dhe ka qene gjithmon keshtu:Me ZOGUN dhe Enverin,meBrishen e Nanon,me Ramen dhe Meten. Thua te kete drejtesi per te varferit? Une besoj vetem te drejresia e zotit.

  11. Berlusconi says:

    Chi ruba pocho va in galera,chi ruba troppo fa cariera.

  12. EZ says:

    Vjedhja eshte vjedhje. Kushdo qe ben nje krim duhet ndeshkuar sipas ligjit. Ky i paska bere 11 muaj burg, tani le te bej edhe 11 vite te tjera, se vete e kerkoi.

  13. elinor says:

    Edhe hajdut edhe krenar! Shikohet qarte qe nje tipi si ky vetem nder i ben ta mbajsh ne burg. Ai nuk di te rrije urte jashte burgut, shkon dhe e hap vete deren e qelise.
    Ec tani, t’i fuse edhe nja dy vite te tjera pastrim kakash ne biruce…..shpresoj qe kete here ta detyrojne t’i laje pllakat me gjuhe talibanin e dreqit!

  14. populli says:

    kodoshet dhe kodoshkat ne kete bote do ti lajne gjynahet,sa me shume ti kene aq me tmer per to dhe per ta,edhe gjumi do ti denoje me pa gjumesine.populli.

  15. Ky Zoto(aj) himariot duket, sidoqoft, me kete veprim te tijen vetem denim me vdekje, kthene njehere e pergjithmone denimin me vdekje, se ska ligj e rend per shqiptaret nese ska denime te merituara si ndaj keti horri ai sulmon shtetin me sulmin ndaj gjyqtares, pastaj e shohim se sa do te kete kriminele !!!

  16. Goni says:

    Duket si apsurde por ne nuk duhet te perkrahim thyersit e ligjit ne asnje lloj menyre qofte ajo,per arsye sepse ne nuke e njohim ne rradhe te pare ligjin por njekohesisht ne duhet te perkrahim gjyqtaret e ndershem per te cilet veprojne ne baze te ligjit dhe te denojme qofte dhe gjyqtaret te cilet nuke veprojne ne baze te ligjit. Une nuke e di nese gjyqtarja ne fjale e ka denuar ne baze te ligjit kete hajdut qe me bindje te plote thote se ka vjedhur por nuke jame dakort edhe me ata gjyqtare qe gjoja ne baze te ligjit nuke i denojne hajdutet miljonere ku hyn kallupi i sashenkave apo tomrave. Ligji ne demokraci duhet zbatuar ne menyre korrekte sepse per tu zbatuar eshte bere, ne shqiptaret duhet te mesohemi me zbatimin e ligjit dhe duhet ta respektojme ate sepse ne kete menure dhe kallupi i sashenkave do te dale ne gjyq nje dite dhe do ti vjelle te gjitha ato cka vjedhur nga ky popull. Cdo njeri duhet pergjigjet perpara ligjit ne rast se e thyen ate. Jo si kryekrimineli jone qe nuke pyet fare per te sepse ka si kallupi i sashenkave qe vjedhin gjithe diten dhe pastaj ai bene gallate me vjedhje miliardeshe dhe vrasje ne mes te dites. Ne populli duhet ti perkrahim gjyqtaret e ndershem sepse vetem ashtu munde te ndihmohet dhe vendoset drejtesia.Duke i ndihmuar ne gjyqtaret munde te fitojne besimin dhe te japin denime te drejta. Kurse kruekriminelit i intereson qe te duket sikur te gjithe gjyqtaret dhe gjykatat jane te korruptuar dhe qe populli te mos kete me besim tek to dhe ai kryekrimineli te beje gallate me ne popullin se thote qe gjykatat jane te korruptuara dhe se nuke japin vendime te drejta.

  17. Agim Kamberi says:

    Kjo Mishgjoni nuk njihet per korrupsion,por eshte nje i gjate ne Apelin e Vlores me vetulla te zeza dhe nje i shkurter i shemtuar te dy nga Korca qe mos renc ne dore te tyre se nuk shpeton i gjalle

  18. agim says:

    Kjo Mishgjoni nuk ka ndonje emer per e koruptuar.Provoni dhe hapni nje rubrike ku qytetaret te votonin per me te koruptuarit Ne vlore do te ishin te paret Gjyqatri Andi dhe ai me emrin Hysen,njeri myslyman dhe tjetri ortodoks por qe nuk kane din e iman

  19. miri says:

    o agim po vasil hanxharin e gjate e le pas dore,se keta qe thua ti jane kampion,kuptohet njeri eshte edhe anetar kld.nuk e di cfare ke hequr ti nga keta, por nuk pjerdhin para ligjit keta mostra jane .ajo qe thua ti per te hapur nje rubruk per gjyqtaret me te koruptuar ne vend te pare eshte hyseni pastaj andi dhe me mbrapa vjen vaso hanxhari ka edhe te tjere .po te duash shikoj te henen ne mengjese kur vijne nga tirana qe te tre ose te premten me camten plot ,kuptohet me euro prerje 500 si nuk bien shume ne sy.jane me termend plera.

  20. miri says:

    dmth e gjeten vendin te dyja palet, njera u dogj dhe tjetri do kalbet ne burg, njera e korruptuar dhe tjetri hajdut

  21. sadiku says:

    O SHTET, O QEVRI, O GJYGJTAR, KODIN PENAL E KE HARTUAR TI TA PERDORISH SI TE TEKET TY APO KE NENE TE PERCAKTUAR.
    PSE KJO GJYQTARE NUK U DENUA KUR E MBAJTI MBI 20 DIT PERTEJ DENIMIT NE BURG, APO DENIMI ESHTE VETEM PER FSHATARET DHE TE VARFERIT QE NUK KANE lek ME I DHENE KESAJ PALOGJYGJTARJE. KUJT I SHERBEJNE KETA LLOJ GJYGJTARESH APO VETEM XHEPIT?

  22. ligji says:

    ligji eshte llastik ore djale same pake te vjedhesh me shume denohesh Edhe kure vjeth shume nuke denohesh fare PO ti marresh te gjitha behesh hero EDHE heren tjeter kure te vjedhesh behu militanti i partise ne pushtet qe te behet e ligjshme vjedhja Ashtu si vodhe dhe pa leke ne xhep pake te kane denuar

  23. FLAMUR KADENA says:

    E VESHTIRE NE KETE VEND QE MOS TE DISHE SI REGULLOHEN GJERAT.AGIM PO TE ISHE TREGUAR PAK I ZGJUAR EDHE MUND TA KISHIM SISTEMUAR .SHIKO KETA QE PERMEND TI NUK JANE DHE AQ TE KEQ.

  24. 100 vjet shtet says:

    Edhe hajduti duhet te denohet per ate qe ka vjedhur, pavrsisht nga vlera, por kjo gjygjtarja e paska pasur te rende doren ne gjykim. Le te sherbeje kjo ngjarje si mesim per gjygjtaret e tjere te korruptuar, te cilet jane me shumice ne vendin tone.

    1. tirana says:

      Ne kohen e xhaxhit Enver njw djale i ri kishrw hyre ne dyqan dhe kishte
      vjedhur dy paketa cigare . E denuan nje vit burg jo per vleren e mallit ,por si mase edukimi.

  25. andrea says:

    gabim ke bere more djale………qe ke perdorur acid sanitar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje