Plasaritet tavani tek Komisioni i Ekonomisë, suvaja bie mbi kokat e deputetëve

24 Janar 2013, 11:59Politika TEMA

Komisioni i Ekonomisë është mbyllur dje mes panikut të disa prej anëtarëve dhe mes të qeshurash të të tjerëve. Teksa po debatohej për statistikat, është dëgjuar një kërcitje e fortë, që ka ardhur nga pjesa e tarracës, dhe pas kësaj copa të imëta suvaje kanë rënë mbi koka e deputetëve, disa prej të cilëve janë çuar menjëherë nga karriget. Komisioni është ndërprerë për dy minuta dhe më pas kryetari Edmond Spaho e ka mbyllur mbledhjen.

Ndërkohë që dje në këtë komision janë diskutuar dy projektligje: I pari kishte të bënte me kalendarin pesëvjeçar të statistikave dhe që boton Instituti i Statistikave, dhe i dyti me ndryshimet në ligjin kuadër për statistikat.
Deputetja Mimi Kodheli ka debatuar ashpër me drejtoreshën e INSTAT-it, Ines Nurja, lidhur me vonesën e miratimit të kalendarit të INSTAT-it.
Një pikë tjetër debati ishte ajo e publikimit të të dhënave mbi varfërinë, të cilat INSTAT deklaroi se do t’i publikojë në mars ose prill të këtij viti.
Siç shkruhet në gazetën Panorama, drejtoresha Ines Nurja ka sqaruar se INSTAT e ka parë të arsyeshme që t’i rifreskojë të dhënat për të nxjerrë përfundime sa më të sakta dhe kjo kërkoi që popullsia 3.2 milionë banorë të zëvendësohej me shifrën e re 2.8 milionë banorë.
Por Kodheli ka këmbëngulur se është një tjetër problem, pasi të dhënat e INSTAT-it mbi varfërinë do të publikohen fiks dy muaj para zgjedhjeve.
Në fund opozita ka votuar kundër kalendarit të publikimit të INSTAT dhe miratoi në parim ndryshimet në ligjin në kuadër të INSTAT-it.

17 komente në “Plasaritet tavani tek Komisioni i Ekonomisë, suvaja bie mbi kokat e deputetëve”

  1. artiles says:

    Te dhenat e vitit 2012, keta te PD-se do i pasqyrojne ne vitin 2022, se u duhen per historik, jo per te ndikuar ne hartimin e politikave ekonomike.

    1. fl says:

      Po ndonje te dhene per popullsine e komunave te p.arushes se Kuksit a do publikoje Instat, se aty thuhet qe tufa e PD-se shumohet shume.

  2. dashamir muhedini says:

    Po sbie rrufeja ne hale. pse si coj ne te s’emes se hapeshin ca vende te reja pune e ne shpetonim nga fytyra te berzhityra qe shikojme pa pushim.

  3. e verteta says:

    Skemi fat, te binte soleta. Gjithnje pa fat ky popull.

  4. endrra me sy hapur says:

    Nuk bie rrufeja ne qenef jo.

  5. Ahhhh, per nje cik… Mund te ishte alamet mundesie per te heq qafe nje pjese te parlamentit. Gjynah qe paskan shpetuar.

  6. tefta says:

    ate qe kerkon tja besh tjetrit ,ate do gjesh edhe per vehte

  7. Radio Brukseli says:

    ‘PUNE E ZOTIT’
    Popullit pake i intereson suvaja se keto jane pune e zotit e sipas te dhenave te Marija Madalenes(kupto Topalleshen)e kish pare qe aty tek taraca ndodhej ulur kembe kryq vete JOZEF-i.
    Ajo qe eshte tragjike per popullin qe ky shtet e kjo qeverri kane kaluar nje çerek shekulli jo me lufte si Skenderbeu po me vjedhje e NUK DIHET NUMRI I POPULLIT QE BANON NE KETO TROJE.(3,2 milion apo 2,8 milion).Deputetet e korrupsionit nuk arrijne ta kuptojne qe nga njera shifer ne tjetren flitet per 400.000 veta te ‘humbur’ ose 12perqind e popullsise.IMAGJINONI NJE SHTET ME 80 MILION TI MUNGOJNE NE LISTE 10 MILION OSE 3 HERE ME SHUME SE SA E KEMI NE TERE POPULLSINE?nDERSA 100 PARTITE ME NGA NJE NJERI PARTI JO VETEM DIHEN EGZAKT POR SHTOHEN çDO DITE ‘POPULLI TUTJE E PARTITE TEHU’.ZOTI NUK EGZISTON SE PO TE EGZISTONTE NUK HIDHTE VETEM SUVA.

  8. Iliri says:

    A ju kujtohet nje aktrim i te famshmit Roland Trebicka tek Pallati 96 (ne kohen e para 90`s)dhe se si tundej teatri nga te qeshurat: ….amani more,se mos ka ndodhur gje nga ndermarja ??? sapo e kujtova kur degjova “renien e tavanit”…..Iliri

  9. alban4eva says:

    sa popull pa fat qe jemi… po pse nk ra e gjithe soleta, dhe ti derrmonte te gjithe sa ishin.. pfffffff, popull fatkeq…

    1. tourkofagos says:

      popull zoulou……

  10. babezia says:

    Zoti e beri te veten e leshoi suvane sa per shqiptaret i ngelet te rrezojne soleten

  11. gruaja says:

    kane shpetu hajdutat sa keq si nuk kan dek nja tre a kater

  12. kozenca says:

    Po kjo Zofinka ka harru me bo ndonje tender per rikostruksjon godines

  13. fshatari says:

    Plehrat kane fat!

  14. askushi usa says:

    Po tavani t’iu kishte rene zagareve se kushedi do binim rehat,se vetem per pronat e bizneset e tyre diskutojne.

  15. tefta says:

    ju rafte e gjithe SHQIPERIA mbi kokat tuaja ore bij dhe bija PLANGPLISHES DEPUTET ; HARRAM BUKA QE KENI NGRENE NE MEMEDHEUN TONE DHE PASURINE QE KENI VENE NE KURRIZ TE SHQIPERISE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje