Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka zhvilluar takime të veçanta me ambasadorët e SHBA-së, të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës si dhe kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ku ka biseduar në lidhje me çështjen e Luginës së Preshevës.
Në një njoftim për shtyp të MPJ, thuhet se Panariti i ka cilësuar të papranueshme qëndrimet e mbajtura nga kryeministri serb, që i ka quajtur shqiptarët terroristë.
“Ai vuri në dukje se qeveria shqiptare ka inkurajuar gjithmonë zgjidhjen e problemeve reale që lidhen me të drejtat e popullsisë shqiptare në Jugun e Serbisë përmes dialogut. Këtë e kemi komunikuar, tha ai, si në drejtim të autoriteteve lokale shqiptare ashtu edhe në drejtim të qeverisjes qëndrore në Serbi. Gjithashtu ministri Panariti, i vlerësoi si të papranueshme cilësimet, nga autoritetet më të larta serbe, të popullsisë shqiptare si elementë terroristë, të cilat dëmtojnë drejtpërdrejtë dialogun, mirëkuptimin dhe integrimin e plotë të pakicës shqiptare në jetën politike, ekonomike dhe sociale në Serbi,” thuhet në njoftimin e MPJ.
“Njëkohësisht, ministri Panariti, ka theksuar se qeveria shqiptare vazhdon të ruajë konstanten e qëndrimit të saj konstruktiv në rajon, e në këtë kontekst mbetet e angazhuar për të zhvilluar marrëdhëniet me Republikën e Serbisë në interes të të dy popujve, sikurse ka pritshmërinë legjitime që kjo frymë të reciprokohet nga qeveria serbe”, mbyllet njoftimi.
Ik ore legen, se ti firmose marrveshjen me Serbet para 4-5 javesh si te punesohet Serbi ne Shqiperi dhe Diplomatja Serbo-Shqiptare Argita Berisha ne Beograd. Duhen ruajtur familja e Berishes nga gjaku qe kerkon te marrin Haklajt. Ku mund te jene me mire se te Daja ne Beograd?
Kur do e caktosh Argiten Ambasadore ne Beograd?
O pilo ps e partia punes dhe ju kopeja e bythekuqeve nuk kane dashur kurre kosoven apo camerine ndersa sot po flitet e punohet per bashkimin e gjithe shqiptareve kudo qe jane!Sa panarite do vijne e shkojne ska rendesi por te pakten fara juaj mos te ndihet se jeni deri ne fyt ne borxh me shqiptaret kudo qe Jane brenda e jashte kufinjve shteterore!More vesh pizeveng kokekuq?
E papranueshme te quhen Shqiptaret terroriste!
Kjo eshte deklarata e Panaritit, por fjala “e Papranueshme” nuk eshte fjalor diplomatik, eshte dridhe Like me lesh Kombinati.
Shteti ka nota proteste qe i dorezon Ambasadorit Serb, jo llafe pazari, te pranueshme apo te papranueshme.
Shkruani dy gisht leter, se po beheni si Mon Kukaleshi dhe Qazim Mulleti me kete etike jodipllomatike, antishqiptare.
Ose duhet te jete ana tjeter, qe mbani ison e Serbise.
Panariti si ‘budallai’ qe nuk e qasnin ne fshat e ai kerkonte çupen e priftit pev grua.Meru me shqiperine po do te meresh me Presheven.Minister i jashtem i kujt shteti je?