Aleanca Kuq e Zi zhvilloi pasditen e të mërkurës një takim organizativ me strukturat e AK në Njësinë Bashkiake numër 9. Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në AK, Rezar Balla, dha mesazhin politik të kuqezinjve për situatën parazgjedhore si reagim për miratimin nga deputetët e mazhorancës të ndarjes së mandateve sipas skemës së vitit 2009 dhe kërkesave të partisë Demokratike.
“Sot u bëmë dëshmitarë për të disatën herë që pushteti i Sali Berishës kur vjen puna për votën që e mban në pushtet, nuk llogarit institucionet kushtetuese, madje nuk llogarit as pasojat që mund të vijnë nga kjo formë e të qeverisurit “kush është më i forti, fiton ai që ka kartonat”. Aleanca Kuq e Zi prej kohësh e ka dhënë alarmin se zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë në rrezik, pasi Sali Berisha e ka treguar jo me fjalë, por me vepra që di t’i shkatërrojë proceset zgjedhore në perfeksion, dhe këtë e ka treguar që prej vitit 1996 dhe deri në proceset më të fundit zgjedhore”, deklaroi Balla.
“Zëvendësimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me sallën e Kuvendit për shpërndarjen e mandateve ishte një mesazh i qartë i mazhorancës, e cila është e gatshme të përdhosë çdo institucion kushtetues me qëllimin e vetëm për të mbajtur pushtetin,” u shpreh Balla.
Sipas Ballës, miratimi i ndarjes së mandateve vetëm me votat e mazhorancës sipas skemës së vitit 2009, bëhet për një qëllim shumë diskret.
“Partia-shtet është e bindur që Aleanca Kuq e Zi në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të fitojë maksimalisht, ky fakt ata i tremb pamasë dhe me mos shtimin e mandateve ata kërkojnë të zbehin fitoren e kuqezinjve, por nuk do t’ia dalin,” tha ai.
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në AK në emër të Aleancës Kuq e Zi bëri apelin për forcat opozitare: “Në këto kushte Aleanca Kuq e Zi ka një apel të qartë për forcat opozitarë. Ata duhet të braktisin përfundimisht institucionet në të cilët vendimmarrja e tyre është e pamundur. Ata duhet të braktisin përfundimisht sallën e parlamentit që ka marrë vendimet më antidemokratike të një sistemi pluralist. Forcat opozitarë duhet të braktisin sa më parë çdo vendimmarrje që cenon demokracinë jo vetëm të zgjedhjeve të 23 qershorit, por që tronditin rendin kushtetues të Republikës së Shqipërisë”.
PD po hap varrin e vet me keto vendime.
Ju te AK shikoni strategjine tuaj. Edi Rama nuk ka nevoje ta mesoni ju.
Ai tashme e ka marre ne dore situaten. Ky vendim i KQZ ndihmon strategjine e PS dhe te majtes. LSI po shkon drejt daljes nka Qeveria, dhe do kete nje tjeter Kryeminister te PD qe te shkoje ne zgjedhjet e Qershorit.
KUSH DON BASHKIMIN KOMBËTAR NGA POPULLI: 64 perqind
KUSH NUK DON BASHKIMIN KOMBËTAR NGA POPULLI: 25 perqind
KUSH DON BASHKIMIN KOMBËTAR NGA PARTITE: Aleanca Kuqezi
KUSH NUK DON BASHKIMIN KOMBËTAR NGA PARTITE: PD, PS, LSI, FRD, etj.
a eshte kjo perfaqesuese? ku jane 64 perqind e popullates ne vend te perfaqesuar ne kuvend? kjo nuk eshte demokraci!
Ky do jete viti i pare qe popullata ne republiken e Shqiperise do te njihet me ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME nese nuk votojne AK-në, sepse shumice nuk mund te bejet asnje parti me qe kur erdhi AK.
ndersa PS luajti lojen me PD per shume vite
Mbeshtes AK-ne per c’far tha ne lidhje me braktisjen e parlamentit Berishian, opozita gabon kur qendron ne parlament sepse e mbane Berishen ne pushtet.
Bravo AK
Kjo eshte e vetmja gjuhe qe kupton Sali Berisha
Duhet qe e gjithe opozita te ndjeki me shumbull duke kordinuar veprimet qe te shkohet ne zgjedhje pa Berishen, perndryshe eshte e veshtire te ndalosh Berishen nga deformimi i vullnetit te popullit
Opozita (nen shmebullin e AK-se dhe FRD-se) duhet te shprehet hapurt per keto:
– Dergimin e Sales para drejtesise per gjith zullumet qe ka bere (may 1996, 1997,1998, vjedhjet e 2009 dhe 2011) korrupsionin galopant dhe keqperdorimin e fondeve dhe administrates publike
– Bojkotimin e parlamentit
– Mosbindje publike gjer sa Berisha te japi doreheqjen dhe nje qeveri teknike te organizoje zgjedhjet
Vetem keshtu ky vend do futet ne binaret e shtetit te se drejtes
Mendoj se eshte nje propozim konstruktiv.
PS duhet te shfaq deshiren e bashkimit me
te gjithe ata qe jane per te permbysur
rregjimin e Saliut.Gjithcka qe ka frymen
“Sali” duhet te bojkotohet.Kjo eshte
rezultantja e diteve te mbetura.
Jam shume dakord me kete propozim te AK. Opozita duhet te bojkotoje sallen e turpit.Nuk ka zgjedhje te lira me Salen ne pushtet.Duhet qeveri teknike qe te garantoje zgjedhjet e qeshorit.
Duhet te mbjellesh, qe te korresh.
Kur po mbillej gruri, AK ishte Nenkryetar i Keshillit te Drejtesise Berishes.
Tani qe erdhi Qershori qe korret gruri, AK ka blere autokombajna dhe kerkon te korri. Kete vit PS do e leri te korri kashten, se grurin e ka mbjelle vete, dhe do e korre vete.
Besoj qe e kuptoni ju qe shkoni mbas brrihajit, pa e analizuar pak.
Duhet derdhur djerse dhe gjak, qe te marresh pushtet.
Deri tani , AK ka dershur vere dhe raki. Te shikojme vitin tjeter, por ka mundesi te shkojne prape ne prehrin e Berishes.
Sa deputete ka AK?
Me cfare kerkon ta permbysi AK Berishen?
AK kerkon te permbyse Berishen me anen e PS?
Kesaj i thone te nxjerresh geshtenjat me gishtat e te tjereve.
Kete taktike me duket se ka perdorur deri me sot Berisha.
Del si rezultat qe keta te AK jane nxenesit e Berishes,ose me sakte Nenkryetar te Keshillit te Larte te Drejetesise Berishiane.
Nuk kalohet kollaj duke share keto 8 vjet kur AK dhe Topi lunin ne fushen e Berishes. Duhet me shume pune dhe me pak llafe.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, ne shtimin e ZAZ-ve, duke mare kompetencat e KQZ, dhe vendimi i parlamentit per numrin e deputeteve ne cdo qark, duke mare kompetencat e KQZ, ne fakt ben nul KQZ. Duke i vleresuar si shkelje te standarteve te zgjedhjeve, zgjedhjet e qershorit e moren damken si zgjedhje pa standarte pa filluar ende.
Ne keto kushte keto zgjedhje duhen ribere pa u bere. Pra duhet te kthehen, te filloje pergatitja nga e para edhe njehere. Me ligj te ri zgjedhor, KQZ te re dhe Zona e reja Zgjedhore.
Ndryshe ne nuk do ta plotesojme kurre kushtin per te mare statusin e kandidatit per ne BE. Keshtu nga tre sekonda ne jemi kater sekonda larg Europes, sic tha Xhozi…
O AK, CI KENI KETO FJAL KOTI? PS PO BEN 4 VJET QE KA IKUR NGA PARLAMENTI, PSE KERKONI GJERA KOTI? APO KESHU JU VIN URDHERAT NGA DOKTORI?
ANALIZE : PS duhet te kerkoje Qeveri Teknike ose te dale nga Parlamenti.
Me keto vendime do shkoje ne Europe Krim Berisha !!!!
Mund t’ja zgjasin jeten edhe per pak kohe krim Berishes Trojka por nuk kane si e shpetojne nga humnera.
Kane bere aq shume krime sa nuk mund te shpetojne nga ndeshkimi i Perendise.
Shikoni familjen e Mehmet Shehut e do e kuptoni se ka Zot.
akz po thote hapur se jan klyshat e edi rames me shoke, shoket e partise,vetem se kan ndryshu slloganin nga komunistat e kuq ne akz.
Ndrysho doktorin, se te jep doze per elefant, ti je lepur.
E di apo jo?
Edhe nuk esht zgjuar populli i shkrete, i mungone vizioni eshte i habitur gjithmone kam menue se populli shqiptar do ishte me i mencur! U pa nje interviste dhane nga djali i Petro Zhej qe intervistoj nje shqiptar CAME I turperuar “Neo Naziste” qe deklaronte me slogante te “Monarko Fashiste” qe jane ne gjendje te luftes
me Shqiperi dhe mbrenda Shqiperise. Doktor Berisha e coi Shqiperine ne nje state te pa sherueshme nuk duhet vota ska vote qe e shpeton Shqiperine me Saliun , po qe se Berisha nuk hiqet me force apo me lezete
atehere do ishte vone.
AK i ben thirje opozites te dali nga parlamenti, por nuk shpall koalicjonin opozitar parazgjedhor me PS. Kreshnik te keqen mos u be si Topi qe deklaron se do te bejme koalicjon mbas zgjedhjeve qe do te thote se neqoftese fiton PS do t’i atashohet PS dhe neqoftese fiton PD(larg qofte) do t’i atashohet PD. A ka ndonje qe e kupton kete moral? Une them se po. I pari ishte Xhuveli dhe gezon te drejten qe t’i vere emrin fenomenit, i dyti dhe me me shume pasoja ishte dhe eshte Ilir floriri, dhe nuk perjashtohet mundesia qe e treta te jete FRD ecila eshte para dilemes se me PS i ndan programi ndersa me PD nuk eshte shume i qarte se ce ndan.Sipas kesaj skeme Iliri i kthen votat e te majteve qe ishin dikur dhe vazhdojne te jene te pakenaqur nga qeverisja e majte e Nanos,qe per momentin eshte nje paradoks sepse e majta e sotme eshte me vite larg te majtes se Nanos, ndersa Topi i kthen perseri te Sala votat e te pakenaquarve te te djathteve qe jane te pakenaqur nga qeverisja e djathte e Sales. Pra ne kete veshtrim nuk ka nevoje per zgjedhje e per te harxhuar para nga taksapaguesit e shkrete.Lereni Salen qe t’ja heqi skalpin Shqiperise edhe juve edhe per kater vjet te tjera dhe kur te ndryshoni mendimin per koalicjone parazgjedhore kerkoni dhe beni zgjedhje parlamentare.Kete koalicjon, se e beni tani, se e beni mbas kater vjetesh ose ndonjehere,prap nuk jeni te sigurte se po nuk e ruajtet voten e popullit jo vetem ju por sebashku me popullin prap do e filloni nga e para.
Labi USA
Edhe dje Edi Rama,kete ju tha perfaqsuseve te trojkes;”Do te largohemi nga parlamenti.Asnje ligj nuk gjen zbatin nen diktaturen e Sali Berishes”
Dhe trojka ju pergjegj: ” Nuk je aq trim,sa te largohesh nga parlamenti,parlamentaret e tu jane me te koruptuar se ata te Saliut i cili sa te flasin ju hap dosjet” Mendohu mire,se dhe ne jemi ne ndihme te Saliut”
E kuptoni ju te AK? Mendimet e njerezve jane qe ai sa here nuk degjohet opozita duhet te dale nga parlamenti,po kush ta beje kete?
Ja cfare deklaron AK me siper- “Në këto kushte Aleanca Kuq e Zi ka një apel të qartë për forcat opozitarë. Ata duhet të braktisin përfundimisht institucionet në të cilët vendimmarrja e tyre është e pamundur. Ata duhet të braktisin përfundimisht sallën e parlamentit që ka marrë vendimet më antidemokratike të një sistemi pluralist. Forcat opozitarë duhet të braktisin sa më parë çdo vendimmarrje që cenon demokracinë jo vetëm të zgjedhjeve të 23 qershorit, por që tronditin rendin kushtetues të Republikës së Shqipërisë”.
Nje pyetje per drejtuesit e AK-“Ndjeheni opozitar te denje per te mundur qeverine e Sali Berishes“.Ne se PO atehere mos jepni direktiva nga planeti Mars,por ejani ne Toke,beni kompromiset e nevojshme,bashkoni forcat,i beni ftese te gjithe atyre qe e shohin se piramida Berisha ka nevoje per shume shpatulla per ta shembur,pastaj dilni ne zgjedhje te bashkuar(por me nje kusht,pa kerkuar copen e luanit ne tryeze para zgjedhjeve).
Vetem atehere AK-ja behet force konstruktive,por njekohesisht vendos nje balance ne peshoren e politikes shqiptare.Ndryshe direktivat dhe thirrjet nga majat e podiumeve,jane jo vetem nje kala rere,por jane edhe nje Kale Troje ne rradhet e opozites..