Prindërit e Gentianit: Nuk është vrasës, vëmë dorën në zjarr. Po nëse provohet e kundërta, le të varet

24 Janar 2013, 10:42Politika TEMA

“Djali ynë nuk është vrasës. Ne e dimë se çfarë fëmijësh kemi rritur. Ne vëmë dorën në zjarr për këtë, por nëse organet e drejtësisë provojnë të kundërtën, atëherë ta varin në litar”.

Kështu kanë deklaruar prindërit e Gentian Shahinajt, i cili dyshohet se është autor i ekzekutimit të 21- vjeçarit nga Fieri, Andi Prifti.

“Ne kemi një stan me dele në tokat mbas Sheqit të Madh. Gentiani ka qenë atje me kushërinjtë e tij. Në orën 21:30, ai erdhi në shtëpi dhe hëngri bukë. Pasi ndenji pak, iku përsëri tek kushërinjtë në stan. Në orën 23:00 u kthye sërish në banesë. Motorin nuk e ka përdorur atë mbrëmje, e la në shtëpi”, pohon nëna e 25- vjetarit, Flora Shahinaj.

Ajo shprehet se kërkon drejtësi pasi: “Nuk kam fëmijë të tillë, I kam rritur me halle, e shikoni vetë se çfarë banese kam. Mos më rëndoni shumë se nuk mund të flas”, shprehet ajo për GSH.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi i riu Prifti kishte fituar në lojëra fati shumën prej 60 mijë lekë të rinj.

3 komente në “Prindërit e Gentianit: Nuk është vrasës, vëmë dorën në zjarr. Po nëse provohet e kundërta, le të varet”

  1. duro says:

    Per motive te dobeta vriten moraket s”kane tolerance se keshtu jane mesuar ..gjithsesi e kemi nga ADN -JA..

  2. kokcepi says:

    Edhe sorra per zogun e vet e kam me te mirin thoshte.

  3. BESA says:

    OH MOJ NENZEZA CKA TA BEN FEMIJA STA BEN KUSH GJITH NJI FSHAT ME UMUNDU ME TE BE KEQ SMUNDEN AQ SA AI,ALLAHU NA UDHEZOFT EDUKONI FEMIJET QE PIK SE PARI TE KEN FRIK ALLAHUN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje